TemA TV/ KQZ miraton vendime me vetëm 4 anëtarë. Osmanaj (ai që i çonte SMS Flamurit) thotë se ndihet komod (VIDEO)

19 Prill 2013, 14:31Sociale TEMA
TemA TV/ KQZ miraton vendime me vetëm 4 anëtarë. Osmanaj (ai

Hysen Osmanaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar punën e vet edhe pse dy prej anëtarëve të saj kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa një tjetër ka ngrirë marrëdhëniet me KQZ-në.

Mbledhja është shoqëruar me debate të shumta. Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, ka thënë se shkarkimi i Ilirian Muhos ishte si një proces publik i gjyqeve të bëra në kohën e diktaturës.

“Në anën e majtë tuajën zonja kryetare është ulur zoti Zguri, që do kisha dëshirë ta uroja për detyrën e re, pasi mendoj që çdokush që ulet aty përgëzohet për misionin, por më lejoni të them që e kam të pamundur, pasi pak ditë më parë një koleg u shkarkua pa të drejtë nëpërmjet procedurave dhe vendimmarrjes që më ngjasonte me gjyqet publike të kohës së diktaturës. Ajo vendimmarrje nuk cenoi vetë anëtarin, por preku legjitimitetin e KQZ-së dhe të këtij procesi. Tashmë një gjë të tillë e thonë të gjithë partnerët ndërkombëtarë që kujdesen që Shqipëria të largohet nga mentalitetet e komunizmit dhe të marrë rrugën drejt demokracisë europiane. Tre karrige bosh, flasin shumë, tregojnë që institucionet janë të kapura nga politika. Sot KQZ është kthyer në një organ politik. Veprimi i fundit i Kuvendit më ngjan me zgjedhjet e vitit 2011 ku në përfundim të zgjedhjeve, KQZ-ja e asaj kohe ndryshoi rregullat e lojës kur gara kishte përfunduar, ndërsa sot u ndryshua arbitri i kësaj loje, kjo ndodh sa herë ndjeni frikën e mazhorancës”, tha Gjonçaj.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, ka thënë se nuk KQZ nuk duhet bërë deklarata politike, ndërsa ka premtuar zgjedhje të lira, pavarësisht se për momentin KQZ është e cunguar.

“Nuk është hera e parë që mungojnë 3 anëtarë. Edhe në 2011 nuk erdhën për tre muaj, donin të sabotonin procesin zgjedhor. Po tentohet t’i bëhet presion KQZ, por procesi do vazhdojë, do bëjmë të gjitha përpjekjet që zgjedhjet të bëhen sa më të mira më 23 qershor”, tha ai.

Ndërsa anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj, propozuar nga PD, ka thënë se ndihet komod, pavarësisht mungesës së tre kolegëve të tij, dy prej të cilëve kanë dhënë dorëheqje.

“Ne jemi legjitim në këtë tavolinë, ne jemi betuar për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike. Ne vërtetë na propozon politika, por ne nuk kemi vepruar ndonjëherë si njerëz politikë, kemi zbatuar detyrën dhe kodin. Unë jam shumë komod në këtë tavolinë”, tha Osmanaj, njeriu që i raportonte me SMS direkt Flamurit në zgjedhjet lokale.

Pavarësisht situatës së krijuar, KQZ shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro disa projekt vendime të rëndësishme.

KQZ shqyrtoi projektvendimin “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të 72 partive politike, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23.06.2013.”, sipas listës së paraqitur në KQZ”.

Nga 72 parti politike që kanë paraqitur kërkesë për tu regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 23 qershorit, KQZ miratoi kërkesën e 67 prej tyre.

KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës për 5 parti politike për shkak të dorëzimit në KQZ të dokumentacionit jo të saktë apo jashtë afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

KQZ miratoi projektvendimin “Për regjistrimin e Komitetit Nismëtar, i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zotit Alket Troka si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Fier”.

Gjithashtu u miratua projektvendimi “Për regjistrimin e Komitetit Nismëtar, i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zonjës Laureta Gjoni si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Vlorë” si dhe projektvendimi “Për regjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zotit Skënder Tufa si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Tiranë”.

10 komente në “TemA TV/ KQZ miraton vendime me vetëm 4 anëtarë. Osmanaj (ai që i çonte SMS Flamurit) thotë se ndihet komod (VIDEO)”

  1. jozi says:

    kane dale maskat tek fshati mulit….me maska. do jene komshinjte e babit te mulit dhe grabisin se kane komshiun minister….ngeli babi Mulit pa marre pensionin.

  2. al says:

    cfar betimi ke bere ti mer osmanaj ,po ti je militant 24 karatesh por ke dhe kosovrastin strategun e maniupulimeve me vete. iku kryetarlliku ne bashki tani do e kesh afer per te shpall fitoren e opozites. osmanaj flet per komoditet ,por ti je pjestar i manipulimeve qe kur ke hyre aty,por megjithate tia leme kohes ate fodullekun tend. vazhdo plako se po vjen dita te japesh llogari,mjaft ke shire lame ti dhe zguri.sa per kosovrastin do kete dite dhe me te mira per te pare .vetem po deshet qe dhe ne qytetaret te jemi te skjaruar mire vendosni flamurin e pd ne tavoline qe ta dine te gjithe se sa te pamvarur jeni. urime per punen qe do te kryeni se dhe opozita do ju nderoj per kontributin e vyer .

  3. rilindasit e leshit says:

    hahahah DERISA KING JONG RAMA THA SE BERISHA PO TI NUMEROJ VOTAT NE SHTEPINE E TIJ NE DO FITOJME POR SIC SHIHET DERRI RAMA JA FUT KOT SE PA MUHON NUK MUND TE FITOJ.

  4. Ben Chicago says:

    karnavale i katandisi saliu

    1. jozy jeme says:

      mo katunari dhjere se eshte ky osmanaj as shpellat nuk pjellin me nje qenie si ky,katnari lyn dhe floket do kete nostalgji per dolce gabanen ,ku e ka juristin ky qe lyen koken me boje ky eshte vetem per coban shkerdhate katnar …

  5. situate e shqiperise e ngjashme me zgjedhjet e 96 duhet te nderhyjne nderkombetaret sa nuk eshte vone

    1. dorela says:

      Zoti na ruajt nga keto mostra!

      1. arsen says:

        Duket qe ne ftyre..se çfare robi REHAT eshte…

  6. sherifi says:

    Po more kosovrast po, biles ti mund ti besh zgjedhjet edhe sikur opozita te mos mari pjese fare ne votime dhe ta nxieresh rezultatin 99.99 %, biles ta paraqitesh sikur kane mare pjese ne votime mbi tre milion shqiptare dhe keta votuat te gjithe per P.D-ne.

  7. luani londer says:

    Pomire more shoke po ky Zguri nga eshte gjithmone tere jeten do mbetet ne komisionin e zgjedhjeve a din pune tjeter ky i besuari isalihit,kush na thote se sa shkolle ka bere ne kohen e sales,urte e bute e tigani plote per te,apo eshte i varfer e se ka mbush thesin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje