Edi Rama ka zgjeruar koalicionin opozitar duke përfshirë brenda ombrellës së PS-së 43 parti të vogla, ndërkohë që ende nuk dihet fati i Partisë Socialdemokrate, e kryesuar nga Skënder Gjinushi dhe asaj të kryesuar nga Paskal Milo.
Aleatët historikë të Partisë Socialiste duket se ende nuk kanë vendosur për të qenë pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Fati i tyre duket se është kushtëzuar fort nga përfshirja në koalicion e Partisë Lëvizja për Integrim, ndërkohë që kanë afat deri më 23 prill për të vendosur përfundimisht pozicionin e tyre në zgjedhjet e 23 qershorit.
Zyrtarisht Partia Socialiste deklaron se po vazhdon bisedimet me aleatët e saj historikë, ndërkohë që ka ftuar të jenë pjesë të koalicionit opozitar edhe PPDNJ-ë, Aleancën Kuqezi dhe FRD-në.
Ndërsa negociatat ende vazhdojnë, Partia Socialiste zyrtarizoi marrëveshjen paraelektorale me 43 parti të koalicionit opozitar. Partitë, të cilat kanë pranuar ftesën e socialistëve për koalicion, nënshkruan marrëveshjen për të cilën kreu i Partisë PSV’91, Petro Koçi u shpreh entuziast.
Sipas Koçit, marrëveshja përmban detyrime të partisë për të respektuar besnikërinë e votës dhe detyrimet pas rezultatit zgjedhor, teksa shtoi se kushti i vetëm është rotacioni politik. “Ky dokument nuk përmban kërkesa specifike të partive në raport me PS por është baza për regjistrimin e këtij koalicioni në KQZ. Marrëveshja është ajo që kemi miratuar më parë, kushti kryesor është rotacioni politik, të tjera lidhen me vendime specifike por s’kanë lidhje mbi parimet e ndërtimit të koalicionit”, deklaroi Koçi.
Ndërsa kreu i PLD-së, Spartak Ngjela, tha se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë në siglën e partisë së tij.
“Unë nuk kam ardhur për të bërë kërkesë për të hyrë në PS. Unë jam me partinë time dhe dal deputet”, tha Ngjela, që sipas tij me këtë marrëveshje, ku janë përfshirë në koalicion 43 parti, Sali Berisha është i rrethuar totalisht.
E ndërsa partitë e vogla janë shprehur optimiste nën përfshirjen e ombrellës së Partisë Socialiste, mësohet se për aleatët historikë do të ketë një marrëveshje tjetër, që burimet zyrtare thonë se do të jetë bilaterale.
Mësohet se shumë shpejt do të ketë një marrëveshje tjetër ndërmjet Metës, Milos dhe Gjinushit, kushtet e së cilës ende nuk janë të qarta.
Po kështu ende e paqartë është dhe përfshirja në koalicionin opozitarë e Aleancës Kuq e Zi dhe PBDNJ-së ndërkohë që Fryma e Re Demokratike, e kryesuar nga Bamir Topi, ka deklaruar se do të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit./l.ç
Aleanca e PS me LSI brenda eshte minus i madh per frymen opozitare. LSI ka qene forca qe mbajti ne pozite Berishen nga 2009 e ketej. Keshtu ska kuptim te quhet opozitare. Do kish kuptim aleance e Ps me FRD ose AKZ por jo me LSI…Opozite me LSI sjell renien e kartes morale dmth nje plus per fushaten e PDse. LSI eshte kufome politike dhe kancer politik…
Si mund te jete nje minus i madh kur jane bashkuar forcat,dhe LSI doli nga qeveria e tashme nuk quhet me pozite?
Ta rrezojne me ne fund ate diktator nga karrigia e tij te cilen e ka ngjitur me super attack me te prapmet!
Diskutimet e pavlera nuk kane me vend ketu, duhet vepruar sa me pare per te zhdukur kete kancer qe ka pushtuar Shqiperine, e ndaj duheshin bere keto bashkime!
Per Alma
LSI ka treguar se ka qene e interesuar per ta mbajtur ne pushtet Berishen. Me 2009 po te mos bente aleance me PD, ribeheshin zgjedhjet ne 45 dite. Por LSI si “levizje” qe eshte sic ka edhe emrin, nuk eshte parti por levizje dhe shkon e leviz aty ku mendohet ku shkon pushteti. LSL eshte nje tufe hajdutash, pa program pa ideologji dhe ska sesi te tjete opozite kur sic ka thene edhe PSja ka qene paterice qe mbajti ne pushtet Berishen
Edhe PeDe asht zgjerue boll mir, bajagi
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html
42 nga ato parti marrin 1100 vota se bashku.
Jam kurioz te shoh si eshte Gjinushi me shtyllen kurrizore.
Fatosi me thane kisht epire shume dhe ulurinte rrugeve e kishte humbur, mbushi dynjane me te vjellle—
Me sa duket Berisha kete here eshte i rrethuar. Duhen edhe 60 e pak dite qe ky Komunist dhe diktator te dale ne pension. Jane 60 ditet e fundit te Plakut Mere…Dhe ska fund me i hidhur se sa ai qe kalohet me Greta Kocin dhe Mulin e rendit.
Saliu eshte i mbaruar. Eshte momenti ku te gjithe te behemi bashke te largojme kete plak te harruar ne karriken e kryeministrit. Ndryshimi vjen me lider te rinj dhe jo me 70 Vjecare te kapur nga korrupsioni.
Aleksandri ka te drejte,po une nuk besoj se ndryshimi vjen duke larguar nje plak te mbaruar 70 vjec e duke vene nje me te ri po qe ne gjykate ka fituar 5-0.Po ti kthehemi pak kohes mbrapa dhe te shikojme deklaratat e Rames per Meten athere do e kuptojme se cfare ndryshimi shihet ne horizont.Ministrat e LSI ne qeverine e plakut 70 vjecar ishin ministrat me te korruptuar,aq sa doli dhe shprehja se ku shkelnin ata nuk mbinte as bari.flm
JO me 43 parti te besh kualicion ti Edvin Kristaq Rama por edhe me 100 parti ske per te fituar kurre Shyqyr qe na more keto hajdutet E lsi
Na ke ber nder e pastrove PD Mbajeni Plehrat.
Jepi Saleeee ec aty….:)
43 parti politike? 1 Morr dhe 42 pleshta do te thoja une, qe duan te mbysin mizen.
A moj shqypni e mjera shqypni…
Mjaft me nje njeri 100 vjet ne nje karige,se nuk na solli parajsen dhe hajde ta rivotojme.Boll na mbushi tere institucionet nga Shqiperia veriore.
kjo tregon friken e rames ….me 43 parti me mujte 1 hhahahahah po si do ja beje pas zgjedhjeve a do te mund ti mbaje bashke edhe pse keto parti nuk nxjerrin deputet dhe ai i ka thirrur vetem per numer hahahah turpi politikes shqiptare
po cfar parti ka afruar rama, te gjithe jane fantazem. po ju sjell vetem nje shembull aty eshte partia e imer kurtit emrin e partis nuk ja kujtoj ai ka vetem tre sipatizant, keshtu jane edhe 43 te tjerat pervec partis se petro kocit qe ka 4 simpatzant. O SHQIPTAR ZGJOHUNI SE PO VJEN NJE PSIKOPAT NE KRY TE SHTETIT.
Ne kemi shume qef te mburemi,por e verteta eshte se na jane larguar dhe po largohen cdo dite njerezit tane. Meta po ben lojen e madhe dhe ne do ngelemi me gisht ne goje e rrugeve. Si do bejme? A mendoni se duhet te heshtim..
Bashkimi ben fuqine,thote nje shprehje popullore,qe thone se e ka thene Skenderbeu,por ne te vertete eshte shprehje e te gjithe popullit.Bashkimi i partive eshte per t’u pershendetur dhe pavaresisht nga mosmarreveshjet ato duhet te veprojne si nje front i bashkuar per te hequr qafe kafshen qe eshte duke ngordhur si nga mosha ashtu edhe nga perkrahja si ajo brenda vendit,ashtu edhe ajo nderkombetare dhe po e ndien se pushteti po i rreshqet nga duart dhe tani po ben perpelitjet e fundit ne agonine e vdekjes.U bej thirrje edhe partive te Gjinushit, Milos dhe Topit e te tjera qe te bashkohen ne frontin e perbashket kunder Berishes.Sepse vetem keshtu do te arrijne fitoren.Pa bashkim nuk ka fitore as per Topin as per ndonje parti tjeter qe do te dale me vete sepse partite e medha kane shumicen e votave.Vetem te bashkuar do te fitojne megjithe manipulimet qe pritet te beje Berisha dhe klani i tij.
Saliu ka dore vjedh. po ti heqesh vesin e vjedhjes dhe te krimit se i ka duart me gjak ai mundet vetem nga AK. Vete PS i fiton zgjedhjet ,pa LSI, ne bashkepunim me aleatet e vjeter 8 vjecare
Saliu ka dore vjedh. Po ti heqesh vesin e vjedhjes dhe te krimit, se i ka duart me gjak, ai mundet vetem nga AK. Vete PS i fiton zgjedhjet ,pa LSI, ne bashkepunim me aleatet e vjeter 8 vjecare. Nuk ka nevoje PS, per 43 a me shume aleate.
MBLODHI KOMUNISTA,ENVERISTA,QELBESIRA,FLIQSIRA,VETEM PER TA MUND BERISHEN
Edhe ty
O ARSEN KOT E KA SE RAMA ESHTE MESUAR TE HUMBE NGA SALIU PRA JU DHE KING JONG RAMA VAZHDONI RRUGEN NGA HUMBJA NE HUMBJE.
LSI u bashkua me PS thjesht per faktin se e dinte rrezikun e zgjedhjeve se nese do ishte akoma ne aleance me PD mund te rrezikonte qe te zhdukej fare si parti duke mos marre numrin e mjaftueshem te mandateve. Keshtu qe me mire i leverdiste ti shtrinte tentakulat nga PS sepse aty i ka interesat me te forta duke menduar se mund te arrijen te marrin pushtetin ne zgjedhet e qershorit. Duket qarte se po e ndjejne friken e zgjedhjeve perderisa nuk kane lene parti pa i kerkuar qe te bejne koalicion.