"Trafiku i votave" në Berat, sherr në Facebook midis Erion Braçes dhe Fidel Yllit

22 Prill 2013, 10:02Politika TEMA

Deklarata e deputetit socialist Erjon Braçe, për trafikun e votave në Berat për zgjedhjet e vitit 2009, ka vijuar të sjellë reagime brenda Partisë Socialiste. Fidel Ylli, deputeti tjetër i PS-së në Berat, e ka quajtur të çuditshme dhe çoroditëse për socialistët deklaratën e kolegut të tij Braçe.

“Nuk e kuptoj dot si mund të ngrihet një furtunë në gotë kur s’ka as gotë. Nuk e di kush e ka dezinformuar Braçen, që nuk ishte as në mbledhje. Por nuk e kuptoj si ka mundësi që, pa e përmendur askush kolegun e nderuar në mbledhje, të ngrihet në publik një thashethem aspak dashamirës ndaj PS-së Berat dhe kryetarit Rama, i cili ka folur më shumë se një orë me Asamblenë e qarkut për nevojën që të unifikohemi në qëndrime dhe mesazhe, që të mos përsërisim gabimet e 2009-ës, ku partia hyri në fushatë me inate dhe me konflikte të kota me njëri-tjetrin. Kryetari Rama ka kërkuar që të gjithë të jemi bashkë për fitoren dhe të mos ketë më fenomene të dëmshme, që janë shfaqur edhe si trakte në të shkuarën, por dhe sot për denigrimin e një kolegeje të nderuar deputete. Fryma e diskutimit, ku me pyetje e përgjigje janë sqaruar të gjitha gjërat, ishte shumë konstruktive. Të gjithë kanë dalë të qartë dhe të motivuar nga mbledhja. Prandaj nuk e kuptoj çfarë janë këto histori gazetash dhe pse duhet të ndodhë, -edhe pse ne jemi në fushatë, – ky fenomen çoroditës për njerëzit që mezi presin fitoren. Prandaj, duke respektuar gjithë kontributet e kolegut Braçe, si dhe çdo kolegu tjetër, është koha që të gjithë bashkë të mendojmë për të frymëzuar njerëzit në luftën me këtë qeveri të papërgjegjshme dhe me këtë kryeministër sharlatan të rrezikshëm”, shkruan Ylli në rrjetin social “Facebook”.

Ndërkaq Braçe i është përgjigjur, “Mos më kërkoni të reagoj ndaj ‘të Dyve”. Nuk e bëj, jo vetëm sepse po merrem me punë, ‘gënjeshtrën e Sali Berishës me rrugët’, por edhe sepse ata të dy, janë tashmë ‘pjesëtarët e skuadrës së Rilindjes’. Tamam për këtë kam detyrimin t’i mbështes. Siç i mbështeta në 2009-ën; njërin, i cili nuk ‘pranonte’ të kandidonte pa i thënë unë ‘po’; tjetrin, duke i bërë fushatën, atë fushatë për të cilën unë akuzohem. Pra, janë kandidatët e partisë sime dhe unë do mbledh vota për partinë time. Ua kam thënë: s’ka pikë rëndësie se gënjejnë sa herë më përmendin, – kanë lirinë e tyre; s’ka pikë rëndësie nëse unë jam kandidat apo jo, – ka lirinë e tij; s’ka pikë rëndësie ku do të jem unë nesër, – kam profesionin tim; e rëndësishme është që PS-ja të fitojë. Ky jam unë, anëtari i Partisë Socialiste”./A.XH

38 komente në ““Trafiku i votave” në Berat, sherr në Facebook midis Erion Braçes dhe Fidel Yllit”

  1. dada says:

    Bla bla bla, Brace, Brace ke mierita por mos beje viktimen duke dashur te mbroje Sali Berisha…..

    1. juliano says:

      BRAVO ERION QENTE LE TE LEHIN,BRACE ESHTE IKONA E RINISE SE SOTME KUSHDO QE NUK E KUPTON KETE NUK ESHTE GJE TJETER VECSE NJE PD-ist I PA SHPRESE,KA DHENE SHUME ENERGJI POZITIVE PER PARTINE SOCIALISTE,DHE NESE AI SHULI I GJATE I PS-es NUK JA DI MERITAT ATEHERE HUMBSH DHE IK NGA UDHEHEQJA E PARTISE DHE LIRO VENDIN PER NJE DJALE TE RI SIC ESHTE ERIONI

    2. Aléanca ps-lsi alence mafioze says:

      Brace,socialist me shume mérita te pakrahasueshme,attentat-politikan model qe kurde nuk mund ti afrohen kupola rama-doshi-ylli-meta ,ky grup shume i rrezikshem per shoqerine te lidhur me mafian me te rrezikshme te botes,pra n’qs brace-blushi-majko do Ishin drejtuesit e ps-se ,nuk do kishte asnje hezitim per te votuar per ta,te djathte dhe te majte,por kurrsesi nuk duhet te zevendesohet nje kryeminister autoritar me nje mafioso-diktator

  2. Xha Beqo says:

    Se c’u tha, se c’u be..une s’di gje..ama Edi i mori vesh te tera..po pergjonte pas deres.

    1. gzimi says:

      Lajmi i fundit Erion Brace kalon me AK…urime per levizjen e zgjuar !

  3. ardian says:

    se kuptoj ku eshte sherri dhe lajmi ktu? kto gjera jane normale dhe debate ka kudo (pervec se ne partine fashiste PD) nuk ka debate e mendime te lira.

  4. TROJA says:

    Po vertetohet parashikimi,i disa muajve me pare,qe Braçja me format me elitare fashiste do te largohet nga deputet.
    Ajo qe ka bere ky deputet,nuk e kane bere 60 deputetet e PS.Por…..ato qe ka kerkuar ky njeri i ndershem,kurajoz,nuk i sherben grupit te ri Edvin,Meta e kompani.Amnistia qe ju be grupit mafjoz te Ilirit,me ministrat e tij,jane ne kundershtim me aspiraten e Braçes dhe te socialisteve te ndershem qe kane mbetur dhe do mbeten me gisht ne b….
    Mos luani me zjarin brenda PS,largimi apo denigrimi i Erjon Braçes,do ti kushtoje PS jo me pak se 10 deputete te humbur nga vete socialistet.
    Do shekoni, dhe vleresojeni vete mareveshjen qe do lidhet,midis Rames dhe Metes,ne Shkoder,do ju lutemi ju te Temes ta pasqyroni me detaje ate paçavure,ku i humbur do jete çdo socialist.Shenjat jane dhene;Monika kandidate ne Lezhe??? e ka te humbur,por e kane te humbur edhe si qark,PS.Edhe per kete kam shkruar dhe argumentuar,perse nuk do meret asnje deputet ne kete qark.Zoti ju ndihmofte ju si PS,por ka akoma e dy muaj,dhe mundesisht,largoni edhe te tjere deputete,qe jane me popullin dhe mblidhni te tjere qe dine te vjedhin kete popull,i cili do tju vleresoje kudo ne shqiperi.

  5. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Me vjen keq qe Brace merret me nje injorant si Fidel Ylli qe ka mbaruar IKF-ne me korrespondence.

    1. Askushi says:

      Nje ‘injorant me korrespondence’por me shume eksperience ne luften e ‘berrylave’,servilizmin e peshtir edhe dinakerine e reflekset per t’mos i shpetuar asnje ‘llokme’e okazion.
      …’nje fortune ne gote'( Kryetari do ngasherehet!),…’thashethem aspak dshamires ndaj…Kryetarit(Kryetari do ndjehet si ‘veshka mes dhjamit’!),…’Kryetari Rama ka kerkuar…’,-qe te jemi ‘fidele-yje’!
      Ky pra eshte ‘Ylli Model’.
      ‘Ylli’Model-Fidel i bi(s)zneseve(edhe kjoskave te dikurshme),i sipermarrjeve,i sporteve,turizmit dhe kultures,i deputetit,i Kryetarit,Partise dhe ‘Rilindjes’,i te ‘ardhmes’!!

      1. ofside says:

        bravo bravo bravo sinqerisht!

    2. Eri says:

      Sa te lehte e keni te ofendoni te tjeret duke mos ditur asgje rreth debatit paraprakisht.
      Nuk kam qejf te bej krahasime kush je ti, kush eshte Brace apo kush jam une, por nuk mund t’i thuash injorant tjetrit vetem sepse eshte me Institut Fizkulture dhe paska shprehur nje te vertete te madhe.

      Fidel Ylli eshte lindur dhe rritur ne Tirane ne nje familje me tradita te shkelqyera e ardhur nga Skrapari, ka qene nje sportist shume i mire, i suksesshem ne biznes qe nga koha e hershme e Westit ne Parkun Rinia dhe deri tek ndertimet, i perkushtuar ndaj sportit ne kohen qe drejtoi Komitetin Olimpik e me pas. Keto jane indicie qe tregojne qe s’eshte dhe aq injorant dhe shkolla apo dega e studimit s’eshte elementi kryesor ne formimin e njeriut.
      Sa per ato qe Ylli ka shprehur ne Facebook jane teper etike bazuar nga konfliktet qe Erion Brace shkaktoi ne zgjedhjet e 2009-es ne qarkun e Beratit dhe ka gjasa te kete filluar te njejten “lufte” brenda llojit edhe kete fushate duke akuzuar qendren per trafik votash ne drejtim te LSI-se ne qarkun e Beratit. Dikush ka bere freskim te fushates qe beri Erion Brace ne 2009-en kunder te tijve dhe jo kunder PD-se ne Kucove e Ure Vajgurore.
      Rezultati 1 deputet me pak PS, 1 me teper PD, cka mund te ndryshonte balancat dhe ku i dihet nese LSI qe ne ate kohe mund te bente koalicion me PS-ne dhe te nxirrte PD-ne ne opozite me 69 deputete.

      1. Ema says:

        Sa bukur e ke shpjeguar!

        Po si nuk paska rendesi aresimimi, pse njesoj eshte shtangisti Ilir Meta me ekonomistin Shkelqim Cani?
        O juve ju ka hikur mendja me pushime, po jo ne fakt ju leverdis qe te shkelni me kembe te shkolluarit e te ndershmit.
        Vetem mos u mprifni shume, se njerezit me ne fund po e kuptojne sec po ndodh.

        1. Eri says:

          Sa bukur me ke kundershtuar Ema me kete krahasim. Njesoj si te krahasoj une 3-4 Milione shqiptaret me Sali Berishen? I rrofshin Saliut edukimi, titujt shkencore, kur eshte kryekrimineli me i madh i vendit. Kap thelbin e ceshtjes dhe mundohu te mesosh dicka me teper rreth asaj qe ka ndodhur, mos gjyko mbi emrat.

          Me thuaj cfare pune ka bere Brace ne jeten e tij qe kur la bankat e shkolles deri me sot, ate te deputetit dhe kryeredaktorit te ZP-se. Vetem kaq, pjesa tjeter ka qene show ne televizion dhe intriga ne baze duke shkaterruar gjithcka per inate personale. Sot me teper se kurre eshte e nevojshme te rrezohet Sali Berisha nga pushteti, neser te behet lufta per te pastruar politiken nga llumrat e tipit Ilir Meta me shoke.

          Sa per te tjerat kurrizi im e di c’eshte sakrifica per te nxjerr paren me ndershmeri, keshtu qe matu here tjeter kur komenton.

          1. Askushi says:

            Nje ‘Mikja ime idealiste’thote se ,-te nxjerresh paren me ndershmeri eshte NORME,ndersa ta tregosh kete si merite ,eshte turp!!

  6. deda says:

    turku ka nje fjale te urte qe thote:se kur njeriut idel shpirti eshte i vdekur kurse shqiptarit pervec shpir tit duhet ti dale dhe inati qe te quhet i vdekur.

  7. AGON says:

    Si e dua une Partine Socialiste:

    e dua me zemer si tenden,
    e dua energjike ashtu si ju,
    e dua te vertete si reagimet e tua,
    e dua me thelb social demokrat si thelbi i doktrines politike qe ju personalisht mbroni,
    e dua te moralshme, ashtu si modeli qe ju perfaqesoni

    Ka disa raste me te cilat une nuk bie dakord me ju ne qendrimet tuaja publike.

    Sigurisht qe gabiet jane njerzore, dhe une pranoj cdo gabim i cili vjen nga menyra juaj te berit politike.

    Per rastin ne fjale dua te them qe menyra e perfaqesimit te qytetareve nga Ermonala Felaj dhe Fidel Ylli kurrsesi nuk eshte ajo qe socialistet presin.
    Me vjen keq ta them por Ermonela Felaj/Fidel Ylli/Mazniku/Veliaj/Xhacka/Shalsi/Leskaj/Klodiana Spahiu/Evis Kushi/Arben Ahmetaj/Artan Gaci/Eglantina Gjermeni/Vasilika Hysi jane kalimtare ne Partine Socialiste.

    Nuk ju mjafton qe bujten kaq perzersisht po na paskan filluar edhe pordhet.

    Suksese vlla!

  8. andi says:

    Nuk mendoj se Edi eshte aq i cmendur sa te lere jashte listes nje nga te

    paktet njerez qe eshte i “Rilindur” sipas konceptit te Edit.

    Sepse po e beri kete do te humbase votat e atyre jo pak njerezve te

    ndershem qe ka PS. Te pakten per hipokrizi nuk do ta lere Erionin jashte

    parlamentit.

  9. LORA says:

    Jam teresisht ne mbeshtetje te Erjon Braces,sepse ai eshte perfaqesuesi me dinjitoz i shqetesimeve te mija;sepse ai eshte nje socialist 24-karatsh,qe nuk i lejon kurre vetes te humbase toruan dhe zemren e popullit te tij mbeshtetes,pa kushte,ne kuintat e lojtareve te ndyre te te gjithe mender spektrit politik,ne pergjithesi,dhe te atij ps-ist ne vecanti.
    Per komentuesin Troja,nuk mund ta coj neper mend qe lezhjanet do te vene ne transaksion gjakun e djalit te tyre Aleks Nika me karrigen parlamentare te bundres m.kryemadhi.

  10. Ema says:

    Ligji zgjedhor na coi prane diktatures.Duhet te ndryshoje urgjentisht qe

    mos te lejohet kryetari i cilesdo parti te tallet me kontribuesit e saj

    me te shquar, e ta mbushe listen me sherbetore te tij zhgarravina.

  11. ilash says:

    Pershendetje
    Mos beni gabim te mos jete ne liste Erion Braçe ,ai duhet te jete ne krye te listes se qarkut Beratit,nqs doni te fitoni shmicen ne ate qark.Mbi 60% te deputeteve te Ps vlejne per nga admirimi dhe dashuria e elektoratit socialist,vetem sa deputeti Erion Braçe.
    Erioni eshte shembelltyra e njeriut te drejt,e njeriut te zgjuar,trim dhe mbrojtes i idelalit te paster te social-demokracise.Une me gjithe te afermit dhe dashamiresit e mije jam gadi ti jap voten pa asnje medyshje atije sepse eshte nga te paktet deputete qe ruan idealet per te cilat luftuam ne vitin 1990 dhe qe shumca po i shkel me kembe.

    1. Alergji nga baxhellat e mafies pushtetare says:

      Ne vijim te komentit tend te sakte zoti Ilash, do te shtoja , se Erion Brace eshte nga te paket deputet qe opoziten ndaj mafies, e ka bere dhe vazhdon ta baj me argumenta, fakte te pakundershtueshme ne cdo detaj, ai pa ligesi , eshte munduar te mbaj nje raport shume trasparent me te gjithe…si ata qe e admirojne po ashtu dhe ata qe jane kundershtare te tij!
      Eshte fat per Ps dhe votuesit e saj qe kane nje njeri kaq korrekt, kurajoz dhe inteligjent… sic eshte ERION BRACE!
      Dhe per ta mbyllur, nese votuesit e Ps kane akoma besim te ajo force politike , kane sepse e dine te gjithe fare mire, qe Erioni eshte njeriu qe kurre nuk do t’i lere balte!

    2. lani says:

      Po ne 90`luftuan demokratet dhe jo komunistet moj goce, ti je tek partia e bijve te bllokut, e komunisteve.

  12. fatmiri says:

    Une nuk i kuptoj keto reagime ne fb. Pse nuk takohen keta njerez te bisedojne e sqarojne, por reagojne me perpara ne publik. Qofte Braçe e qofte Ylli, e kushdo tjeter duhet ta kuptojne qe problemet zgjidhen atje ku lindin dhe jo ne stratosfer si eshte fb. U kthyet ne aliene.

  13. Fllad says:

    Komentin e TROJES do perserisja edhe une.
    Pershendes komentin e LORES. Emes dhe te tjere.I bejMe thirrje Rames qe nqs Meta i duhet me patjeter per keto zgjedhje, le te “bashkepunoje” por jo te bjerre ne filozofine e pazareve te pista te tij.
    Mos haroni se sa do qe te manipulohet me voten e shqiptarit perseri do vareni nga vota e tij.
    Dhe ne syte ne balle dhe mendjen ne koke e kemi, per te gjykuar se kush eshte per Rilindje dhe kush ben sikur eshte per Rilindje!

    Me kete qe po ndodh duket sikur Lir Kryemadhi i ka dhene hashash Rames dhe ky po sillet si adoleshent politik.
    Mos perfito se populli do te largoje saliserbin dhe ti mund te sillesh me papergjegjshmeri.

  14. The Eminence says:

    Mendoj se per te gjithe eshte e qarte se rilindja ishte nje shprehje demagogjike.Piktori po krijon partine e tij duke ndruar ngjyrat dhe figurat.per te rilindja e popullit permes idealit socialist eshte nje leter higjenike.
    uroj qe bashkimi me hajdutet e lsi te mos rrezikoj fitoren me se paku te gjithe atyre qytetareve me binje te majta qe aspirojne ndryshimin.sa per idealet keto kane vdekur ne pilitiken shqiptare.tashme te gjithe krijojne parti personale me ushtar besnik duke flakur pa meshire te gjithe ata qe jane kunder liderit qe eshte nje diktator i vogel dhe qesharak si ne librat Green. E gjithe kjo per te sunduar nje vend ne formen e republikes se bananeve si nga zhvillimi ashtu edhe nga filozofia. nuk dua te komentoj njerez dhe ngjarje sepse te gjithe tashme i njohin dhe i dine mire se kush jane. duke i njohur te dy palet sna mbetet vecse ti lutemi zotit qe te mos na shkaterrojne perseri si ne 97.

    1. AGON says:

      Na rrujtet leshte na rrujtet.
      Shko mor pirdhu ti.

  15. lori says:

    Jam simpatizant i PS me moral e ideologji,pra jam mbeshtetes i luftes se paepur te E.Braçes e kundershtoj hapur me bindje politiken prostitute pa identitet per aate qe perfaqeson Edi Rama,duke mos dashur te permend emra qe nuk ia vlen te permenden.Edin e Erionin e diferencon ideoogjia,morali e se fundemi heqja e brekeve ,çka per te cilen Edvini e ka treguar se se ka problem qe ti ule sa here te jete nevoja.Poshte diktatura e torollakeve qe. per fatkeqesi te ketij vendi do ti kemi perseri ne qeverisje e jeten politike .

  16. Osumi says:

    Brace ka merite ne Berat qekur mbante shofer Sami Nezen,i cili dihet mire cfare perfaqeson edhe pse Brace e coi neper ambasada nga Kroacia ne Romë…Brace,nuk ka pasur bodigarde dinjitoze dhe per keto arsye dhe te tjera e te tjera duhet te mos kandidoje ketu,por diku gjetke!Eshte shkaktar i manipulimit te votes ne zgjedhjet e shkuara ne Berat…Mbeshteti Pelivan Shatrin,Fadil Nasufin duke eleminuar figura potenciale te PS ne kete rreth.Duhet te korrigjohet Brace se ka shume pikpyetje edhe gjoja kurajua e tij kunder Berishës!Zgjedhjet e kaluara ne Berat,me korruptim te Krenar Suku,Vjollca Hoxhes(kjo e perhershme ne korrupsione,ka edhe padi penale vite me pare,te mbyllur)kane firmen edhe te z.Brace…Ndaj ne Berat nuk duhet kandiduar edhe pse jam qe diku tjeter mund te sherbejë!F.Ylli me i pranueshem,pasi ka mbeshtetje te gjere fisnore dhe merr shume vota edhe nga e djathta!….Nuk eshte koha per grindje,por per reflektim te thelle!Berati i takon se majtes dhe kete rradhe PD ne merr nje deputet ka marre shume!Brace duhet te kuptoje fjalen boll ne Berat!Sami Neza,Shasho Meta,Luan Shmilli,Edi Spahiu,Vullnet Zylyftari mund ta duan,por ai vet nuk duhet te percaje PS aty!…

    1. andi says:

      Qepe o Fidel, kush je ti te besh si pronar i Beratit. Lere pastaj ajo

      teza se ti merrke edhe vota djathtas! Sa rrace e qelbur paskeni qene

      more! Ju doni te keni edhe lekun, edhe partine, edhe biznesin, edhe

      deputetllekun edhe te hani me te djathten e me te majten. Po kush kerkon

      shume shpesh merr gishtin e mesit/.

      A me kuptove?

    2. meksi says:

      O Osum, nuk po perdor epitete se paske zgjedhur per nick name Osumin e Beratit qe na nderon te gjitheve dhe turperon ata qe po e shkaterrojne ate, nje prej te cileve qenke dhe ti…… Po pse mo bir njeriu, pyet nese nuk di, shoferi i erjonit ka qene Samiu apo i Metes i cili kur u be Sekretar Shteti ne Ministrine e Jashtme e nisi neper ambasada. Erjoni nuk ka qene kurre funksionar ne ekzekutiv dhe po te kishte zgjedhur te kishte influence ne keto “emerime” do kish zgjedhur ta bente per njerezit e tij me te afert e jo shoferin apo bodigardet te cilet ke gabuar qe i ke zene ne goje ne kete koment se i ke bumerang……..pyet njehere ku ka qene fideli ne 92-96, c’raport kishte me Meksin, si i beri leket nje bodigard Kryeministri per te ngritur me pas kulla binjake ne qender te kryeqytetit!!!!!!!!! gojet e liga thone se se c’bente me pasaportat diplomatike, ai po qe paska qene bodigard, po le qe c’them dhe une, jane ndryshe keta te Qeverise Berisha-Meksi! Tung, e mos u merr me llafe por bej sic te tha kryetari: puno e mos fol!

  17. “Mos më kërkoni të reagoj ndaj ‘të Dyve”. Nuk e bëj, jo vetëm sepse po merrem me punë, ‘gënjeshtrën e Sali Berishës me rrugët’, por edhe sepse ata të dy, janë tashmë ‘pjesëtarët e skuadrës së Rilindjes’. Tamam për këtë kam detyrimin t’i mbështes. Siç i mbështeta në 2009-ën; njërin, i cili nuk ‘pranonte’ të kandidonte pa i thënë unë ‘po’; tjetrin, duke i bërë fushatën, atë fushatë për të cilën unë akuzohem. Pra, janë kandidatët e partisë sime dhe unë do mbledh vota për partinë time. Ua kam thënë: s’ka pikë rëndësie se gënjejnë sa herë më përmendin, – kanë lirinë e tyre; s’ka pikë rëndësie nëse unë jam kandidat apo jo, – ka lirinë e tij; s’ka pikë rëndësie ku do të jem unë nesër, – kam profesionin tim; e rëndësishme është që PS-ja të fitojë. Ky jam unë, anëtari i Partisë Socialiste” E. Braçe

    Nuk ka tekst me lejfenist se ky. Erion Braçes mund t’i therrisni, pas shkrimit te ketij teksti, fare mire “bir i popullit Lej Fen”. Lej Feni mblidhte gozhde dhe bulona rruges dhe i çonte ne bashki, Erion Braçe mbledh vota dhe i çn ne parti.

  18. anticensurë says:

    hermetizëm ose gzoterizëm do ta quaja këtë “duel” feisbukjan të të dyve!!
    sigurisht që kanë thënë shumë fjalë,por duhet të jesh i “grupit”që të nxjerrësh ndonjë kuptim!!

  19. nosi says:

    Po me Bracen c’paten? Kishte mbetur thuajse i vetmi ze i mirefillte opozitar!!!!!!!!! Kaq shume vlekerka hajduteria e LSI per PS sa t’u kepuse kokat e me te perkushtuarve!!!!!!!!!????????? Po na fusin vertet ne dyzim nese te votojme PS me keto mrekullira qe po ben lideri yne. Jam i bindur se me numra do fitoje Rama-Meta, por nuk mund te na frymezojne pas 23 qershorit me anti-berishizem. Kam frike se kur te fillojne te qeverisin do ia shohin hajrin. Berisha e mbajti me dhune e force 8 vjet po Rama druaj se as 8 muaj nuk e mban me formulen qe ka shpikur.Mblidhi ore njerezit tuja te perkushtuar e mos kenaq oreksin e lapanjozeve te LSI se t’a bejne gropen shpejt. Ia mbathen nga Berisha 2 muaj para perfundimit te mandatit e tani hiqen opozitare te thekur. Po Ramen e lene ne balte diten me te bukur, e pastaj nuk mund te na thote me me falni se gabova perseri.

  20. ardian says:

    Filluan futjet tek byroja politike. kush do shpallet i pari tradhetar, Petrit Dumja, Kadri hazbiu apo mehmeti? Pune komunistash kjo, si ne lufte dhe gjate socializmit.

  21. Shoku "Shpati" says:

    Bravo Erion , dhitua te gjithve dhe tregoju se sa i zoti je ne zanatin tend ! Aq shume sa ke bertit ti ke nevoj per ” pak ” relax te gjat .

  22. Elena says:

    hahahha…ikni o zoterinj unifikoni marrdheniet me njeri tjetrin nje here pastaj enderroni per pushtetin..me keto lloj percarjesh qe keni ju merrni ne qafe popullin more te shkrete!!! pupupu larg o Zot te qeverisemi nga ju

  23. ardjan says:

    o Erjon po mos ja nxirr te palarat ne shesh tani para zgjedhjeve se pak terren ka humbur nga koalicionet PS-ja e me se shumti me ate te sotmin e PBDNJ-se, e di qe ujqerit nuk te lene rehat por kujdes se ke edhe cakenjt si Fideli me shoke. e verteta eshte e hidhur por ta dijne mire shqipetaret se cfare pislleqesh po ben Edi Rama vetem e vetem qe te siguroje karrigen e tij, ki kujdes se pas dere e ke vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje