Petro Koçi: Bashkohemi pa kushte me PS-në. Votat tona mund të shkonin për partinë e dytë brenda koalicionit

23 Prill 2013, 11:21Politika TEMA

Kryetari i PSV ’91, Petro Koçi ka deklaruar se partia e tij do të bashkohet pa asnjë kusht me Partinë Socialiste.

Pas bashkimit të PS dhe LSI, Koçi shkruan se është rikthyer në krye të PSV ’91 në vitin 2009, për të mos lejuar që kjo parti të kalonte në krahun e Berishës.

Ai shton se misioni i kësaj partie ishte afatshkurtër.

Por Koçi thekson se votat që mund të kishte fituar PSV 91 në koalicionin opozitar, mund të shkonin për partinë e renditur e dyta ose e treta, duke dëmtuar rezultatin e PS.

Për këtë arsye, Koçi ka deklaruar bashkimin pa kushte me PS./ep

22 komente në “Petro Koçi: Bashkohemi pa kushte me PS-në. Votat tona mund të shkonin për partinë e dytë brenda koalicionit”

    1. Shqiptari says:

      Vertet Bravo!

      Nje veprim per tu vleresuar.Nuk kane rendesi paskuintat, futet a jo ne listen e PS. Por veprimi i kryer dhe fjala e thene flet me shume se cdo gje. Edhe sikur te futej ne listat e PS do ishte dicka e mire dhe teper normale, per arsye se eshte nje nga mbeshtetsit koherent te PS ne kto vite opozite.

      1. matufi says:

        Ore po Kreshnikun e mori vesh njeri se ku eshte futur???
        Se sikur ishte opozitar dhe ai…
        Kjo e Petro kocit eshte levizje me sens.
        Duhet te bashkohen te gjithe per te luftuar te keqen e madhe.
        Sali Berisha duhet te ike ne 23 qershor.

    2. halldup Sali says:

      Keshtu duhet te bashkohen te gjithe ata qe duan lirine dhe te drejtat ne kete vend me shume se sa perfitimet private te njerit apo tjetrit ne emer te parase dhe te shtypjes se demokracise se dobet shqiptare. Po ajo e flamosura AK e Kreshnik byces ca do beje?? Do marre paret e Saliut dhe do i puthe kembet tradhtarit?????

  1. gogo says:

    Bravo Petro,e tregove qe je nje bir i vertete i Himares!

  2. nuk harroj says:

    Rilindja ka nevoje per cdo vote te mundeshme.Shpellari,duam nuk duam,nuk do lere gur pa luajtur se bashku me ca palo podester per te ruajtur pushtetin.Vetem te bashkuar mund ta permbysim plakun e rrjedhur berishe .Por eshte nje gje.

  3. era says:

    Bravo! Te njejten gje duhet te bejne PSD dhe PDS.

  4. x says:

    Kjo tregon kur njeriu kapercen egon. Dikush mund te thot po nuk ka vota. Po ato dy vota, por qe kane shume vlere.

    1. Rodrigo says:

      Nuk ka thone por me mbi 2000 votat e tyre ne 2009 PSV91 i hoqi mandatin e 10 ne Fier PS-se….

      1. mirel says:

        Epo keto pislleqe nuk i permendin sot, dhe shfaqen si heronj qe kapercejne egon si thote X
        Eshte momenti i duhur, dyert e karrieres jane hapur gjere e gjate, dhe Koci si ish funksionar i PS, kerkon pjesen.
        C.D.V.
        cfare deshem vertetuam

  5. toni says:

    Kjo tregon qe aleanca per nje shqiperie europjane po behet me e forte se kurre.

  6. Martin says:

    Kam shume respekt per Petro Kocin eshte idealist i guximshem dhe punetor. Uroj qe Edi Rama ta konsideroj krah dhe ta suport ate .

  7. bbb says:

    Nuk kuptohet u shkri PSV91 me PSne apo u bashkua ne koalicion parazgjedhor?

    1. Rodrigo says:

      PSV91 nk do ekzistoje me si formacion politik sepse qe sot e me tej do shkrihet me PS

  8. Qemali says:

    Petro Koci ka qene gjithnje nje politikan i pjekur, me nje shpirt te paster shqiptari dhe kontributor vlerash per te majten dhe vecanerisht per PS-ne.
    Qysh para 20 vjetesh e ka filluar aktivitetin e tij Petroja dhe roli tij spikati kur Saliu i I-re e arrestoi e i qethi koken.
    Ne raport me te tjeret, kontributi i Petros eshte shume me i madh nga ai i nje pjese figurash qe drejtojne PS-ne.
    Por ai nuk mund ta lere mundin dhe djersen e dekadave kontribute te tij duke e dobesuar PS-ne dhe te majten.
    URIME PETRO, ZE VENDIN QE TE TAKON NE UDHEHEQJEN E PS-se.

  9. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Alooooooo Çimi jam…prof. Petro.
    Bravo, bravo, bravo.
    Per te hequr te keqen me te madhe per shqiptaret ne keto kohe, vlejne punet me mend por edhe me zemer.
    Alooooooo Çimi jam…prof. Petro, nje ish student i juaji ne shkollen e mesme P. Sota, qe kam patur gjithmone respekt!!!

  10. Kasollja Vjeter says:

    Eja mblidhuni ketu ketu
    Bashke me ne

    Te lumte Petro, pas teje me shume do vijne.

  11. kelmendasi says:

    Bravo Petro se ke pase veshtire ta shkrishe ate alamet partije me 10 antare.Medet mender PSV91 u shkri

    1. mirel says:

      U be si skene Hollivudi, me celula dhe parti.
      Sot dalin te gjithe heronj edhe kontribus te demokracise.
      Vetem aksioni mungon, po ne aksion marrin pjese kokepalaret, qe edhe e hane nga nje plumb “qorr”, heronjte jane ata te aleancave.

  12. Arben says:

    Bravo Petro Koci, djale i ndershem dhe trim!
    Asnjehere nuk e hengri turpin me buke si puna e LSI. Po ca ti besh, nganjehere duhet me i thene Ilirit daje, se na ha ujku Birisha pastaj…….

    Eh more Sale, po te rreshqet kemba, e te gjithe po te versulen te ta bejne gropen, se ti i ke bere mire vetem rraces tate e te tjeret i ke lene pa buke, me qellim qe ti lesh edhe pa nder.Perfundimisht ke hik per lesh…….

  13. Per Arbenin says:

    Me kujtohet nje here nje histori me shokun Petro Koci, kur ishte sekretar i PS.
    Te zyrat e selise roze ne Tirane, ne fund te vitit 1999 ne mos gaboj, minatoret a punetoret e Fhushe-Arrezit, kishin bllokur hyrjen dhe kerkonin medoemos takim me Petron.
    Kishin 6 muaj pa marre rrogen.
    Ishte nje qytet i tere pa buke, se Partia nuk kishte fonde ti paguante minierat dhe minatoret.
    Dhe shoku Petro ishte shume i zene me pune dhe nuk kish kohe ti takonte.
    Derisa ata shperthyen ne zyre te revoltuar.
    Petri thjesht u tall,”Zoterinj iu thoshte, keni gabuar adrese duhet te shkoni te ankoheni te ministria perkatese”
    Por minatoret e lodhur qe kishin fjetur jashte ne rruge ne Tirane per tre dite u ankuan se nuk i kishte pritur njeri fare, dhe shpresa e tyre e vetme ishte partia ne pushtet se mos i degjonte zerat e tyre te shuar prej urije.
    Te shkretet, nuk ankoheshin per vete, por per femijet e lene pa buke.
    Dhe zoti Petri vazhdoi rrugen e talljes: do ta shqyrtojme me lart problemin tuaj.
    Dhe fatkeqesisht para disa kohesh ne gazetat shqiptare u botua nje proteste e punetoreve te Fushe-Arrezit per te njejtin problem, firma qe kishte marre fabriken nuk i paguante.
    Maskarallek thashe, tragjedia vazhdon.
    Kush merret seriozisht me keta te mjere te fshehur ne skajet me te largeta, atje ku vuajtja e tyre rri e pagoje.
    E pagoje si i duhet partive dhe pushteteve qe te mos u degjohen klithmat e urise.
    Larg, ne harrese..
    Atje le te ngelen,
    Prania e tyre iu prish dekorin fitimtareve.
    Iu prishin sloganet dhe iu ndotin lavdine.
    Fitorja duhet te kete ngjyra te gezuara.
    Dhe me heronj te tille si puna e Petros.

  14. aron says:

    Edhe pds e psd te bashkohen pa kushte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje