Podesta - Shpresa e fundit

23 Prill 2013, 10:03Politika TEMA

Marrëdhënia e qeverisë shqiptare me Podesta Group apo edhe Pattons Bogs, ka ngritur prej kohësh dyshime dhe kritika të shumta, në lidhje me abuzimin e hapur politik që i ka bërë kabineti Berisha parave publike që shkojnë në adresë të këtyre kompanive të lobimit. Formalisht të kontraktuara për qëllime të nxitjes e përmirësimit të imazhit, apo afrimit të investitorëve amerikanë në vendin tonë, këto firma janë kthyer praktikisht në truprojat e qeverisë në dyert e kancelarive të Uashingtonit

Nga Skender Minxhozi, JAVA

 

Tri ditë më parë shtypi njoftoi se qeveria shqiptare kishte nisur 200 mijë dollarë në numrin e llogarisë së Podesta Group, kompanisë së fuqishme të lobimit në Uashington. Nëse do të konfirmohej, do të ishte e disata pagesë që bëhet në adresë të kësaj kompanie lobimi, formalisht me qëllimin e “përmirësimit të imazhit të Shqipërisë” në qarqet influente politike e financiare amerikane. Më herët, në fillim të vitit, qeveria akordoi 80 milion lekë të reja për qëllime lobimi, në buxhetin e saj.

Paralelisht me lajmin e 200 mijë dollarëve, mediat botuan edhe disa mesazhe elektronike që kjo kompani ka shpërndarë, për të lobuar në favor të qeverisë shqiptare, në konfliktin më të fundit të saj me opozitën, për anëtarin e KQZ Ilirian Muho. Ndërkohë që gazeta e madhe amerikane Uashington Post shkruante se “Ligjvënësit në Shqipëri kanë votuar për të zëvendësuar një anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përpara zgjedhjeve të përgjithshme më 23 qershor, duke nxitur kritika të ashpra nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara”, Podesta Group shpjegonte, përmes përfaqësuesit të saj John Anderson, se vendimi i qeverisë për Muhon kishte qenë i drejtë dhe i motivuar. Madje ky ekspert i firmës lobuese ofronte si argument të largimit të Muhos, variantin e dytë që shumica mbrojti në Kuvend. Pra, atë të “zbulimit” të së shkuarës së papastër të këtij anëtari të KQZ, që ishte shkarkuar dikur nga presidenti Moisiu “pasi ishte përfshirë në lirimin e një vrasësi dhe trafikanti armësh”.

Por nuk mbaron me kaq. Shenjat tregojnë se kjo kompani do të ketë një prezencë të fortë në zgjedhjet që po afrojnë. Është lajm i orëve të fundit, angazhimi i Podestas në një tentativë të qartë për të zbutur deklaratat e Jonathan Moore, drejtorit për Europën qendrore e lindore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Kjo sjellje përbën një provë publike të vullnetit dhe angazhimit aktiv të kësaj kompanie, në ruajtjen dhe përmirësimin  e imazhit të qeverisë shqiptare. E jo të vetë Shqipërisë, siç thuhet në kredencialet e kontratës së saj me palën tonë.

Këto tentativa të Podesta Group për të kompensuar kritikat në rritje për krizën më të fundit politike shqiptare, që po shfaqeshin në mediat amerikane, vijnë në një moment kur ambasada e SHBA në Tiranë përdor tone gjithnjë e më të ashpra kundër sjelljes së maxhorancës së djathtë. Ambasadori Aleksandër Arvizu ka pasur në muajt e fundit një trajektore qëndrimesh, që e kanë përplasur në mënyrë të përsëritur me qeverinë. Deklarimet e tij për 21 janarin, gjyqin e gardistëve dhe së fundi për KQZ, përbëjnë një evolucion të dukshëm në perceptimin e tij për zhvillimet në Shqipëri. Kritikat e ashpra që paraardhësi i tij Xhon Uithers lëshon nga rezidenca e tij private në Merilend, ngjajnë përherë e më shumë me kritikat ambasadorit Arvizu.

Ka pasur një parashikim, që në fakt ishte një gjysmë batute, në rrethet politike e mediatike, në momentin që ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu merrte detyrën në Shqipëri, në vjeshtën e vitit 2010. Parashikimi thoshte se, sipas një rituali të vjetër të pashkruar, edhe ky diplomat i lartë amerikan do të ndiqte fatin e paraardhësve të tij, në marrëdhëniet me Sali Berishën. Sot cikli duket se është mbyllur. Aleksandër Arvizu ka “zënë vend” në listën e zezë të kryeministrit. Ky ka qenë njëri ndër motivet reale që ka shtyrë qeverinë, për të gjetur një mënyrë për të zbutur efektin e kritikave të ambasadës amerikane në Tiranë, mbi Departamentin e Shtetit dhe institucionet e tjera qendrore në Uashington.

Marrëdhënia e qeverisë shqiptare me Podesta Group apo edhe Pattons Bogs, ka ngritur prej kohësh dyshime dhe kritika të shumta, në lidhje me abuzimin e hapur politik që i ka bërë kabineti Berisha parave publike që shkojnë në adresë të këtyre kompanive të lobimit. Formalisht të kontraktuara për qëllime të nxitjes e përmirësimit të imazhit, apo afrimit të investitorëve amerikanë në vendin tonë, këto firma janë kthyer praktikisht në truprojat e qeverisë në dyert e kancelarive të Uashingtonit. Aksesi i dukshëm që Podesta Group ka në qendrat e mëdha të vendimmarrjes në SHBA, ka bërë që kryeministri Berisha të përkujdeset që lidhjet preferenciale me këtë firmë lobuese të vijojnë edhe në të ardhmen. Kjo ndodh natyrisht përmes angazhimit të burimeve financiare të buxhetit të shtetit. Pra, të taksapaguesve të varfër shqiptarë, prej të cilëve të paktën gjysma, dëshirojnë largimin sa më parë të kësaj qeverie.

Nuk është e tepërt të thuhet se Podesta është shpresa e vetme që ka sot kryeministri, për të drejtpeshuar disi marrëdhëniet thellësisht problematike që ai ka thuajse me të gjitha vendet e mëdha të Perëndimit. Vjeshtën e shkuar, kur diskutohej marrja e statusit të vendit kandidat në BE, disa shtete anëtare u shprehën skeptike ndaj standardit demokratik në Shqipëri. Kjo ndodhi në sfondin e një kriticizmi në rritje nga përfaqësues diplomatikë të vendeve europiane e SHBA, ndërkohë që edhe ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë ashpërsuan kritikat ndaj qeverisë. Berisha e ka gjithnjë e më të vështirë të shpjegojë në mënyrë të besueshme sjelljen e tij agresive ndaj kundërshtarëve politikë, korrupsionin galopant, mungesën e zbatimit të ligjit, paprekshmërinë e zyrtarëve të lartë apo edhe kapjen e institucioneve të pavarura të shtetit.

Në këto kushte, një kompani “makijazhi” si Podesta duket një zgjidhje afatshkurtër por rezultative. Është ky shkaku që, ndonëse në krizë të thellë financiare, qeveria nuk ka ngurruar në asnjë rast që të jetë korrekte dhe mjaft operative në pagesat e honorarëve të kësaj kompanie. Dhe rezultatet duken. Podesta po përpiqet të dublojë ambasadën e SHBA në Tiranë dhe titullarin e saj, duke u përpjekur të influencojë pas kuintave, institucionet qendrore të politikës amerikane, sa herë që ato ftohen për të mbajtur një qëndrim ndaj vendit të vogël ballkanik.

Në SHBA lobimi është një aktivitet normal dhe mjaft i praktikuar, që nga Kongresi amerikan deri në Shtëpinë e Bardhë. Por jo për këtë arsye kjo veprimtari është e paqortueshme dhe fisnike. Përkundrazi. Angazhimi përkundrejt parave të shqiptarëve, i një kompanie lobimi, është një gjest hileqar i Tiranës zyrtare, që e rreshton atë në një listë jo fort të këndshme diktaturash a regjimesh rrumpallë, që blejnë sekserë imazhi në qendrat e mëdha politike të botës, për të zgjatur jetën e tyre. Ka ardhur dhe kaluar koha, që qeveria të bëjë transparente marrëdhënien reale që ka me kompani si Podesta Group, sepse këtë marrëdhënie që lidhet ngushtësisht me përfitimet politike të maxhorancës së sotme, po e paguajnë të gjithë shqiptarët nga xhepi i tyre. Dhe siç mund të imagjinohet lehtësisht, shqiptarët do t’i mbanin me shumë dëshirë ato para për vete, para se t’ia jepnin kauzave mercenare të kompanive të lobimit matanë oqeanit.

15 komente në “Podesta – Shpresa e fundit”

  1. sokol zadrima says:

    Makijazhi nuk pengon plakjen. Keshtu sado te rregullohet ftyra, prape se prape pleqnia aty eshte. Trute e rrjedhun nuk makijohen.

    1. renato says:

      Podesta…aleanca kuqezi…keta i kane mbetur shprese vetem!

    2. ypplala says:

      Qeveria e Berishes nuk ka me asnje lidhje me qytetaret e ketij vendi,.
      Ndaj le te marre sado pare qe do Podesta, po bneser pasneser duhet ti ktheje ndryshe le ti gjeje vend te futen te gjithe. Ligji duhet ti denoje te gjithe keta maskarenj qe po shesin e po falin pasurite tona te perbashketa.

  2. Ilir says:

    Analiza eshte shume e plote.Problemi eshte se kush degjon !? Mbi 90% e Shqiptareve,nuk kane kulturen e nevojshme per ta kuptuar kete Korupsion te permasave te jashtezakonshme.Nje Qeveri normale do binte brenda 24 oreve….gjithashtu nje Prokuror i Pergjithshem,po normal,do kishte nisur invetigimin dhe procedimin penal….diku ne informacionet qe u dhane ne ditet e vizites se zyrtarit te larte te DASH,u fol per nje pyetje te tij ndaj Ministrit te Jashtem : kush e paguan Podesten,PD apo Qeveria ?? Ne fakt,pyetja behej sepse ishte shume e qarte qe lobimi eshte ne favor te politikave te maxhorances/PD dhe aspak te nxitjes se interesit ndaj vendit.Pyetja mbeti pa pegjigje edhe media nuk e komentoi me tej….Vetem nje shtet diktatorial ben ate qe do dhe nuk i trembet as ligjit dhe as per opinionit publik.Iliri

  3. era says:

    Sokol Zadrima Ashtu mendoj edhe une lidhur me makiazhin por puna eshte sa ta marrin vesh bota se ajo eshte plake kam frike se do haje edhe nje mandat tjeter.

    Opozita dhe shoqeria e pjerdhur shqiptare do duhej ta kishte hedhur ne gjyq nderkombetar gangsteret e Podesta Group dhe qeverine e saliserbit per shperdorin te parave te popullit shqiptar.

    Edhe sot mund ta bej!

  4. albi says:

    O Zot, shpetoje popullin shqiptar.

  5. arjanita says:

    Sales nuk i plas se ¢mendojne e ndjejne shqiptaret.
    Ai na konsideron si dhite qe ruante dikur ne malet e
    Vi¢idolit.Zgjohu populli im i mire.T’i tregojme vendin
    te keqes.¢do dite me shume ne pushtet e kesaj Bishe
    eshte shkurtim i jetes sone.Eshte vrasje per te ardhmen
    e tyre.Bisha e ka vendin ne kafaz.Jo ne krye te qeverise.

  6. sizmografi politik says:

    LISTA E HILEVE TE QEVERIVE TE SHQIPERISE NE 100 VITE.
    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
    Sikur te hartosh nje liste te HILEVE qe ka praktikuar qeveria e saliut me siguri ze vendin e pare midis te gjitha qeverive qe kane sunduar ne allbanistan ne keto 100 vite paloshtet.

  7. al says:

    kur nje popull pranon ne gjumin e tij ,qeverine qe e perdor si kavie do te lulezojne dhe gangsterret e grupit podesta dhe paton boggs. vet usa eshte e ndertuar e tille, dhe i jep ketyre vampireve fuqi te kryejne pirjen e gjakut te nje populli teper fukara. sot shqiptaret nuk duhet kurrsesi te ndikohen nga keta monstra ,qe mbajten ne jete mubarakun dhe shoket e tij. ne qofte se ka mbetur usa ne dore te podestes sikterr dhe ndihma e saj.

  8. Dada says:

    Cdo shtet i perdor lobet ne shtetet tjera per te miren e te gjithe vendit,sepse edhe parate qe paguhen per keto lobe nxirren nga buxheti shteteror.Por kryeministri Berisha i perdor keto lobe per te perjetesuar sundimin e tij, me parate e te gjithe popullit.Keshtu qe kjo eshte e denueshme.Berisha ua ka marre doren mashtrimeve.Gjithnje gjate fushatave elektorale ai ka ftuar miqte e tij,nga nje here te paguar per te bere fushate ne favor te tij dhe kete po ben edhe ne zgjedhjet e tanishme.Por populli duhet t’i kuptoje levizjet e Berishes,ai duhet ta kuptoje se cdo i huaj qe ftohet ne prag te zgjedhjeve ne Shqiperi,vjen per te bere propagande per Berishen,per te shtuar votat per kete njeri pacipe,qe e ka hedhur turpin pas shpine,sepse ai nuk interesohet per popullin,por per veten dhe rrethin e tij.Prandaj votuesit,sa me shume qe Berisha te beje nje loje te tille,aq me teper ata duhet te distancohen nga ai,duke i dhene atij goditjen perfundimtare me anen e votes se tyre .

  9. tini says:

    Po,pse,nuk eshte Arvizu ai qe na ben biografine?

  10. A E DINE PODESTA SE PER KE LOBONE.?

    Lobimi qenka i lejueshem ne Amerike pore a duhet te lobohet per gjithcka qe paguhet.? Une mendoi qe edhe lobingu duhet te kete caqe te caktuera se perse duhet te lobojshe, Po ti referohem nje retrospektive te Berishes ne aktivitetin e punes se tije 22 vjecare mendoi une qe ka mjafte probleme qe e pengojn Podesten te loboje. Pra ne se duhet te lobosh edhe ne ato raste kure drejtues i shtetit i ben keq atdheut te vet ateher lobimi eshte i pa drejte.
    Ne lidhje me lobingun e Berishes une mendoi qe nuk behet fjale qe te loboj per shqiptaret.Ket duhet ta harroje Podesta, pore Podesta lufton atje ne DAHS qe te ndryshoi imazhin e keq qe eshte krijuar per Berishan qe ne te vertet kete imazh Berisha e ka krijuar vete me sjellejt e tija jashte te gjitha normave dhe ligjeve qe rregullojne mardhenjet Qeveri Atedhe .
    Me qe ata kerkojn te lobojne per Berishen dhe ta zbukurojne ate ne nje kohe qe Berisha vet veten e tija nuk e ka zbukuruar pore perkundrazi e ka nxire ateher si paska mundesi qe te behet nje lobingew kaq i pa moraleshem dhe antiligjore.
    Une po i rendis Podestes se si munde te lobohet per nje njeri si Berisha qe ka bere keto aventura ndaj shqiptarev.
    A mundet ti fshhet te gjith keto Podesta.?
    PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?Tash, 20 vjeet rrjeshte ka vene ne funksionim lufte e re klasore duke zvensuar instruksionin e KQPPSH me ligjit 24/1 dhe per pasoj akoma jo ligjerisht e zbaton kete ligj.? Duke hequr specialistet me te mire nga puna e kjo ne emer te “Demokracise”.? Dhunimi i Demomokracise a munde te konsiderohet politiken njesh.Referoj ngjarjeve ne Tiran.Drejtori Bashkise rrahe punonjesit duke i larguar nga puna me dhune.Pore shifni tani se c`do te ndodhe me
    2 PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?
    i cili ,theue embargon botrore te naftes kunder Serbise Sali Berisha i dha Nafte Serbise , nafte e cila vuri ne levizje maqinerin luftarake te Sllobodan Millosheviçit kunder poullit vlla te Kosoves. Kunder nje populli te pa mbrojtur. . Nafta e Berishes vrau gra ,femij, njerz te pa fajshem. Ne Kosove e Bosnje.Mos harroni luften kunder drejtuesve te UCK-se dhe thirrjet kunder Rambujese.
    3. PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?i cili, bere , rrenimin ekonomik nepermes firmave piramidale si dhe renjen e shtetit.Kjoskzimi i qyteteve dhe veçanrishte i Tranes.? Nga kjo renje gjeten vdekjen mijra shqipatr te pa fajshem. Ai u talle me kete popull bashk me Fatos Nanon, kur thoshte: Ti Berish, i veshe Nenat shqiptare me te zeza. Ndersa Berisha Nanos, i thoje :ti je klani zemunit. Dhe tani hani bashke.
    4 PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?
    i cili Pasi, para 20 vjeteve mashtroj puntoret , ku ne programin e PD-se ishte berja e minatorve puntor bashkohore po ashtu dhe profesione te tjeraBerisha ua mbylli deren e punes puntoreve duke i flaken ne rruge te madhe . Si u be me minatoret e Burrelit.Ku gjenden sot ata.? Si po hiqet shqiperia nga harta industriel , bujqesore dhe po kthehemi me keqe se ne vitet 1939.
    5 PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?i cili tentoi te ndryshoj rregjhinmi ne shqiperi, pasi ne forma mashtruese deshi te ndrroje rregjimin duke u shpallur mbret. Çndodhi me kushtettuten e viti 1995 e cila u hodh poshte me referendum.? Kjo eshte historia prapa krahve
    6. PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?i cili qellimishte e shkatrroj shtetit ne vitin 1997 Ketu Berisha mobilizoi militantet e PD-se dhe nje pjese te anadollakeve ne veri te shqiperise per te sulmuar Jugun e shqiperise ,te cilet u kthyen me turp Dy rrebelime njihen ne Historine te dhembshme, Rrebelimi i Xhafer Deves ne vitin 1943, kunder Jugut dhe i Sali Berishes ne vitin 1997.Po ne vitin 1998, deshi te marre pushtetin me dhumn duke perdorur edhe kufomen e Azem Hajdarit Ky eshte grushti i shtetit dhe berisha krijoi beri mekatin me te madhe duke perdorur edhe kufomen e te ndjerit Azem, per karrigen e tije..?
    7 PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?
    i cili me qellime te caktuera e futi vendin tone ne organizaten islamie Berisha po perpiqet te krijoi kushte per talebanet ne shqiperi kjo u vertetua edhe gjate viteve 1992-1997.
    8. PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?i cili Kur bere Shkatrrimi e industrse sone qe u ndertua me mundin dhe djersen tone. Berisha dhe Jozofina e shiti per skrap. Ne se Enveri bente nga nje veper ne çdo pesvjeçar Saliu dhe Jozofina , vite pas viti qe 20 vjet shkatrroni duke i hequr keto vepra edhe nga harta e shqiperise
    9 PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?cili. vrau ne Gerdec.?. Dhe qendrimi i qeverise eshte tejet mashtues, fajtoret jo vetem qe nuk denohen pore edhe behen ministra.? A nuk eshte nje histori mekatare , ku Berisha me Gerdecaret , ku nga ky gjeten vdekjen 26 veta dhe 355 te tjer u plagosen Kata nuk u vran se ishin ne lufte pore u vrane per te perfituar vet dhe oborri qeveritar. shqiperi.? Ndofta kjo te duket pake .
    10 PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?i cili Ku hoqe ligjin dhe vendose kanunin duke futur ne hasmeri gjysmen e veriut jane i ngujuar mijra femije shqiptare per efekte te gjakmarrjes femijet, nuk shkojn dote ne shkolle. Berisha qellimishte zv/soi ligjin me kanunin kjo nxiti vllavrasjen duke krijuar nje hasmeri te dyfishte ne njeren ane popull i mes veti dhe nga ana tjeter populli me Sali Berishen. Nga dokumetat e shoqates se pajtimit te gjeqeve deri tani vllavrasja ka marre 10 000 viktima. Pjesen me te madhe e ze veriu i shqiperise nga eshte dhe ky kryeminister fallco dhe vendi i tije Tropoja zen vendin e pare. Ky vet eshte nga Veriu e dine mire psikologjin e malsorit perse nxite vllavrasjen? Apo per tu hutuar ata qe te mos kerkoj llogar,
    11. PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?i cili kur ,favorizon qarqet atishqiptare Greke, sote pas 20 vjetve demokraci u del para shqiptarve dhe u thot. Ja une ua solla Janullatesin ne shqiperi dhe humba autoqefalin e kishes Ortodoksde shqiptare.? Per kete dualet juve te dashur qytetar qe rezuat diktatorin, me duar tona rrezuam nje diktator dhe sollem nje Tirane.? venjen ne krye te kishes autoqefale shqiptare nje prifte Grek te çuajtur Janullatasi.i cili kurr nuk ka qendruar ne pozicionin e tije fetar por eshte marre me politik te hapur antishqiptare. Konkretishte.
    – Ngritja e momerialit te ushtarve grek ne tokat shqiptare.
    – Dhenjen e 355 milje det Greqise.
    – Lufta e tije per greqizimin e shqiperise ku hape shkolla greke edhe atje ku nuk ka minoritet,grek.
    – Regjistrimi i poullsise mbi baz vetdeklarues si dhe rregjistrimi i pasurise se palujtshme te minoritetit grek nga qeveria greke?
    -Deklarata e Konsullit Grek ku deklaron qe Korrça eshte Greqi etj.
    -Para realizove 12 pikat e Mici-Tacesit qe ti dhe qe ne vitin 1992. Pra Berisha sot duhet te jape llogari para qytatarve shqiptar dhe para zotit.-Berisha hoqi dore tersishte nga keresa per zgjidhjen e çeshtjes çame. Keto kerkesa per rregjistrim jane hjedhur poshte nga 5-se fuqite e medh qe ne vitin 1919 dhe sot ato po vihen ne zbatim nga nje antishjqiptar qe eshte Berish.
    12 PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?i cili kur nxore shqiperin ne shitje.Shqiperia nje evro . Nje shitje e tille nje mashtrim i tille ka krijuar nje mekat te pa pa pare ndonjeher.Ne keto kushte Serbet turravrap me Fazliçin vazhdojne te gelltisin ekonomin shqiptare dhe me vone edhe te realizojne qellimet e tyre te mbrapshta kunder shqiptarve.Ky eshte makati me i madh qe i bere popullit shqiptar. \
    13. PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?i cili Nuk harrohet vjedhja e shqiptarve , me Lule Bashen ne rrugen e kombit. Ne perudhen e berishes lulzoi edhe me shume korrupsioni si rezultat i luftes kunder korrupasioni nga opozita sote jane 4 Ministrat,qe jane te penalizuar ? A nuk eshte mekat te pasurohesh ne kurriz te shqiptarve.? Zoti nuk thot te hash djersen e tjeteri. Ky rezultat beri qe shqiperia te mos afrovet si vende kandida perse.? Se Berisha punoi keq.
    14 PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?i cili Pasi me daten 21 Janar 2011 ne demonstraten e organizuar vrau 4-ter, veta dhe dy te tjer vdiqen pas demonstrates si rezultar i reflekseve te kesaj ngjarje. Pra Berisha krijoi nje , histori te zeze njelloj si Rexzhep mitrovice qe gjakosi rruget e tiranes me 4 shkurt te viti 1944, pra edhe ky gjakosi bulevardin me 21 Janar si Rexhep Mitrovica. Pra ne histori do te ngelet: “Satrapi Berisha dhe bulevardi i pergjakur.”
    15. PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?i cili nuk ka te ndalur.Per te mbajtur pushtetin tashme me pushtim ai vjedh dhe pushton organet e pavarura si gjykat e KQZ per te mbajtur pushtetin me force. vjedhjen e votave nga qeveria dhe mosberjen e transparences. Berisha dhe Meta nuk ben transparencen duke e lene pa legjitimitet qeverin e tyre.Vjedhja e votave eshte kthyer ne sistem nga keto qe thashe me larte. Kjo histori po e ben shqiperin te rrezikoje republiken. Shqiperia ne rrezik nga keta njerz qe historikisht qe 20 vjet vazhdojne ta pushtojn demokracin shqiptare dhe asnjeher ta fitojne.
    16 PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?i cili Kur berisha e mori popullin shqiptar 95 % ishin te arsimuar tani shqiparve u hoqi diturine.Nuk ka mekat me te dhembshme sa te lejsh nje pjese te femijeve shqiptar pa arsim ku nuk dine te shkruiajne ase emrin e tyre dhe ne vende te firmes do te vendosin gishtin. Aktualishte sot kemi 13 % e te rijve pa arsim fare.
    17 . PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?rehabiletoj tradhetari Mbretin Zog.koloboracionistin dhe tradhetarin e kombit shqiptar, mikun e ngushte Nikolla Pashicit.Lexoni konventen Nikolla Pashic –Ahmet Zog dhe do te bindeni. Ahmet Zohu vrasesi i patrioteve dhe herojve shqiptar, Hasan Prishines ,Bajram Currit, Riza Ceroves, Avdi Rustemit Deputeti i Kosoves, Elez Isufuin, Patriotin dhe firmatarin e Pavarsise se Shqiperise Luigj Gurakuqin e plote te tjere. Ahmet Zogu njelli si Berisha qe shiti Detin dhe ai kishte shitur Shenaumin, Vermoshin dhe si tradhetar ai nadloi cetat luftarake te Kosoves te ankaroheshin ne prapavijen e tyre teke Nena Shqiperi. Imagjinoni vllejze shqiptar c`do te ndodhte me Kosoven ne se Qeveria Socialiste do tu mbyllte kufirin, por jo vetem qe nuk ua mbylli pore dhe i ndihmi deri ne pavarsin e tyre. E ja Pra se c`beri Berish Ja se c`u solli shqiptarve si ndryshim.

    18. PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?cili. kur shendetsia shqiptare eshte shkatrruar dhe demtuar totalishte.Populli nuk ka para per ti perballuar problemeve shendetsore. U mbyllen mijra ambulanca ne fshatra, dhjetra qendra shentesore.Sherbimi spitalore u degradua ne nivel shume te ulta, ku hiustorikisht nuk munde te krahasohet kurre me historin 50 –vjeçare te sistemit te kaluiar.
    19. PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?i cili la shqiperin pa armaten ashqiptare. Jemi i vetmi vende ne bote qe nuk kemi armate. Berisha “mburret” me hyrjen ne Nato. Pore perse vendet e tjra kan ushtri bile edhe te sofistikuar me tekniken ma moderne te kohes ndersa ne shqiptaret duhet te jemi pa armat si ne kohen e turkut ku shqiperia nuk ishte shtet per te mabajtur ushtri.? A ka mekat me te madh se sa djali shqiptar te jet i privuar nga njohja ushtarake..!
    20 PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?i cili shqiptarve u hoqi akademin e shkencave dhe me tendence per korrigjimin e historise ka tentuar te heqe faqet e historise thesare te shqkelqyera duke u munduar te vej dore deri dhe tek historia e Skenderbut, tek Ismail Qemali e shume te tjera. Ka pordhosur epopen me te lavdishme te luftes Nc-çl e plote probleme te tjera. Pra Berisha tenton te vej ne histori ato rryma politike qe i kthyen pushken kualicionit antifashit botrore gjate luftes Naciaonal-çlirimtare. A ka mekat me te madh sa te tallesh me heroit dhe deshkomet e kombit.?
    21. PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?i cili pasi kohet e fundit shiti detin ku po te mose ishte PS e shqiperise qe ta denanconte ne gjykaten kushtetuese neve sopt do te kishjim 355 milje det me pake . 355 milje ajre dhe drit me pak dhe 355 milje tok me pak. pra berisha duhet te jape llogari para poullit shqiptar per keto ket histori kaq te rende per popullin shqiptare
    22. PODESTE.! A MUNDESH TE FSHEHISH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA.?cili e mbushi shqiperin me plehra te evropes.Pa marr parasyshe rreziqet qe i sjell vendit
    Podesta duhet tilexoi keto madje edhe ti studioje e pastaj te marre vemdime per te lobuar.
    Nje lobim per nje njeri te tille tregon se para paras nuk ka asnje moral asnje dhe ne plan te pare del paraja duke i shkatrruar vlerat fonementale te shtetit se te drejtese .
    Nje lobim i tille per mua eshte turpa,

  11. ARBER says:

    MOS U MERZISNI SE AMERIKA JU DO DHE JU KA XHAN DHE VDES PER JU, JU MERR GAZIN, NAFTEN ,MINERALET, JU NDERTON RRUGE ME BILIONA DOLLARE, JU VJEDH ARMET DHE JU SHKAKTON GERDECIN DHE TANI JU MERR DHE LEKET PER ZGJEDHJET, DUAJENI AMERIKEN SE JU RRJEP MIRE DHE JU NGOP ME LUGE BOSH DHE CEQE TE NARDHE, VDISNI PER AMERIKEN URRAAAAA POPULL GOMAR SHQIPTAR

  12. banija01 says:

    Aliu nga Selenic ,nje replik.

    A MUNDESH TE FSHEHESH KETO AVENTURA QE KA BER BERISHA ?

    Dhe e pyet 22 here Podesten!

    Podesta eshte si çdo firme qe ka nje aktivitet privat,eshte njesoj sikur ti kerkosh llogari firmes qe qeveria porositi kompiutetat te nje cilesie te dobet me nje çmim te shtrenjte (keshtu eshte marveshja verbale).

    Faji nuk eshte i Podestes qe me parate e popullit qeveria e plakur do te beje makiazh te duket si e re.

    Opozita kur te vije ne pushtet duhet ti shfletoje te gjitha dokumentat dhe te çdemtohet taksapaguesi.

    Nga kjo histori Berisha del i paster dhe do ti ngarkohet Bodes ose ai Institucion qe ka nenshkruar kontraten.

    Duhet kapur ana ligjore se ku kemi shkelje financiare te ndiqen penalisht,se po u bene veprime per gjueti shtrigash e humbi davane qeveria qe do vije.

  13. Koke Llulla says:

    Cfare fytyre, te vjen mare te dhjesesh mbi te!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje