(E PERDITESUAR)- Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka vendosur që të padisë deputetin socialist Saimir Tahiri, pas publikimit të disa fotove nga ana e këtij të fundit, ku Noka ishte nën shoqërinë e shoferit të Arben Frrokut, të akuzuarit për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Leonard Olli, ka thënë se Tahiri shpif, duke qenë se asnjë prej të pranishmëve në takim nuk ka pasur lidhje me Frrokun.
“Asnjë nga personat e pranishëm në fotot e publikuara nuk ka kurrfarë lidhje me Arben Frokun. Asnjë shpifës nuk do të mund të pengojë zbardhjen e krimit ku humbi jetën komisari Dritan Lamaj. Shpifja është rezultat i panikut që ka përfshirë zotin Rama dhe humbësit e tij përpara zgjedhjeve. Ministri Noka do të paraqesë në gjykatë padi ndaj shpifësit të pandreqshëm Saimir Tahiri”, deklaroi Olli.
Pas kësaj padie ka reaguar deputeti socialist, Sajmir Tahiri. Ai thotë se e ka paditur ministri, të cilin i janë vrarë pesë vetë në pak orë.
“Nul Moka më paska paditur? Dje u vranë 2 e u plagos 1, sot në 4 orë u vrane 3, u plagos një 15 vjeçar e sapo u grabit me armë një biznes, e ky Nul Moka më padit mua?!
5 të vrarë e 2 të plagosur në 24 orë, dhe ky ka kohë të merret me paditë ndaj meje?
Nuk e ka fajin Nul Moka… Nuk i flitet çirakut para të zotit….
Terror në rrugë, armë, vrasje, plagosje, grabitje, trafiqe, aksidente, vjedhje… kjo është siguria në vendin tonë sot.
Dhe ky vend është më i pasigurtë se kurrë, pikërisht pse qeveriset nga të paaftë, militantë kokëbosh e amatorë, por mbi të gjitha nga njerëz që këtë vend nuk e duan të qetë, nuk e duan të sigurtë, siç nuk duan qytetarë të lirë, të lirë nga varfëria, nga papunësia, nga korrupsioni, nga krimi. Qytetarë të lirë nga pushteti.
Vazhdoni merruni me ne, me padi ndaj deputetëve të opozitës. Ne do merremi me qytetarët, për t’ua bërë jetën më të sigurtë dhe më të mirë,” shkruan në FB Tahiri./ep
shikojeni se cfare bejne ~ skuadra e hajdutllekut te sali berishes ~
hahaha i lezetshem muli, mundohet te mbuloje kaken me uje te holle..hahaha! o kriminelaaaa!
Kjo eshte kalbesira “demokratike” e shpellarit te kerrusur.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html
shikojnei se cfare bejne ` skuadra e hajdutllekut te sali berishes `
Ngri 1 komision parlamentar,o mul maloku!
bobo ku ka arritur ` skuadra e hajdutllekut dhe vrasjes se sali berishe`
faj ka populli qe si ndershkon kketa !
po besoi se tani i kan thirrur mendjes dhe me 23 qershor do votojne per ate qe ne te vertete do ndrysihm e ketij vendi !
Lerini zvarraniket te zvarriten,meshire per ta,fundi… eshte afer ;)!
SHIHET QARTE NE FOTO ME KE KA LIDHJE ARBEN FRROKU, ME QEVERINE E SALIUT!
“Shpifja është rezultat i panikut që ka përfshirë zotin Rama dhe humbësit e tij përpara zgjedhjeve.” Në Europë zgjedhjet i organizon Ministria e Brendshme. A do mundet që të kishte shans kush në Europë ta bënte një deklaratë të tillë? Në Shqipërim Ministria e Brendshme drejton procesin e listave dhe kartave të identitetit.
Muli te vret naten me duart e kriminelave dhe te qan diten…..
Hajde pushtetare hajde…..
ky flamuri jo se eshte ndonje bure i mire por ne disa raste ka te drejt.sajmir tahiri eshte nje “grua e lige” nje goje hale dhe shume intrigant qe po ja humbet vlerat rilindjes.ka shume gjera ku duhet ta kapi f.noken me preshe ne duar se ai eshte i lyer me m… kok e kembe por vete denoncon per ca gjera qe skan pik lidhje.ca tipa na kan bere te mos ta shikojme PS si force qe do te rilindi shqiperin dhe keta jane s.tahiri,e.veliaj,t.balla e ca te tjere te rinje qe per nje cik karige i ulin vlerat partis me te madhe ne vend dhe me shume na shuajn shpresat sesa na bejne te mendojme se nje dit mund ta zhdukim sali korupsionin.shporineni saliun nga pushteti po jo me keta llafazan ordiner qe na e bene PS si G99.
pash zotin (o e verteta), me thuj, a je i pd-se apo i ak-se?
apo me keq, je noi deshtak qe ta zune vendin keta cunat e rinj me te afte se ty?
Se jo per gjo, po jam vete PS e jam krenar per PS e sidomos per keta te tre. Prandaj beju me i zgjut nese do me bo noi film o garroqe
Cfare bajne kto more…Na e bane te zezen te bardhe edhe anasjelltas. Ooo popull pergjigjuni me 23 Qeshor. Largojeni se Na moren frymen
Me falni po me duket se ishte saimir tahiri ai qe protestoi para komisariatit per llogari te arben frrokut per gjoja dhune te ushtruar ndaj ti dhe ju temes I keni bere nje jehone asaj ngjarje
po gerdeci e 21 janari me video audio a kishte lidhje ndonjeri mer marres ne goje i cdokujt qe ka lidhje me sali berishen. pusht
mulo aman të keqen mos bërtit kaq shumë,re!kemi dhe kalamojt afër,e ju mbushet mëndja dhe këtyre!
se je gomar!!
Mos u bini kot ne qafe.Ai shoferi kaloi rastesisht aty dhe si i impresionuar nga puna e policise se shtetit dhe e drejtueseve te saj u kerkoi nje resme.Cfare te benin drejtuesit,ta refuzonin?Ketu buron forca jone ,gju me gju me popullin.
U bëj thirrje , te universiteti i Frrokut VITRINA , kërcënojnë studentët për një votë ose ngeleni në provime , po thuajse të gjithë kanë marë teserën e lëvizjes Shqiperia e Re , në këtë universiteti të pasqyruar që ndjekë mashtrimet e Berishës duhet pas Qershorit të mbyllej , apelojë te PS , LSI -ja .
MUL NOKA apo NUL MOKA ? Kjo e fundit është më pranë realitetit.