Media në ditë të mjerueshme, gazetarët të premten në protestë

30 Prill 2013, 19:12Sociale TEMA
Media në ditë të mjerueshme, gazetarët të premten

Protesta e gazetarëve

“Republika jonë dhe gazetaria do të ngrihen ose do të fundosen së bashku. Një media cinike, mercenare, demagoge, me kalimin e kohës do të prodhojë një publik po aq pa vlerë sa vetja”.

Kështu do të deklaronte në maj të vitit 1904 Joseph Pulitzer, por duket se kaq mercenare dhe demagoge është media sot në Shqipëri.

Sipas kryetarit të Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, media në Shqipëri është në ditën e saj më të zezë që pas vitit 1990. Gazetarë të papaguar, të flakur në rrugë, nën presion, jo të  lirë, pa kontrata pune, e rrallë herë dhe të paarsimuar është çka gjen sot në mediumet shqiptare.

Pikërisht këta njerëz, që në të shumtën e rasteve nuk guxojnë të  hapin as padi gjyqësore ndaj pronarëve të medias, janë emetuesit e opinionit publik.

E sigurisht në këtë situatë nuk bëhet më fjalë për profesionalizëm apo dhe moslejim të përdorimit të medias. Por më shumë se sa liria, shqetësues është fakti që shumica e gazetarëve shqiptarë nuk paguhen në kohë.

Sipas Çipës, në pjesën më të mëdha të mediave ka vonesa të pagesës për më shumë se dy muaj dhe asnjë prej institucioneve shtetërore nuk ndërhyn në zgjidhjen e këtij problemi.

Çipa tha se kjo situatë më së shumti ka ardhur për shkak të shpërndarjes jo të drejtë të reklamave nga qeveria.

Duke bërë publik një raport që pasqyron situatën e medias në Shqipëri, Çipa ftoi gazetarët të protestojnë përballë zyrës së  Jozefina Topallit.

“Do të apeloja që të gjithë gazetarët shqiptarë të mblidhen në tubimin protestues në datë 3 maj, në orën 12.00, para parlamentit, për ta denoncuar këtë fakt dhe për të kërkuar reagimin e institucioneve tona, që kjo situatë të mos mbahet në këtë status-quo dhe të mos mbetemi në këtë gjendje mjerane që është sot. 90 përqind e gazetarëve, përderisa përjetojnë vonesat e pagave mujore, e kuptojnë vetë se në çfarë brenge dhe halli social janë,” tha Aleksander Çipa./l.ç

16 komente në “Media në ditë të mjerueshme, gazetarët të premten në protestë”

  1. adoleshenti-FRANCE says:

    gazetaret kan frike te shprehen, vetem ne vendet komuniste ndodh kjo

    zgjohuni sa sesht vone se po shkoni bashk me keto palaco te shitur drejt humneres
    ndergjegjsojeni popullin mos i dilni krah as PS infomoni popullin dhe kur Andis Harasani spaguan taksa

  2. kelmendasi says:

    O Gazetare po ju cfare kerkoni nga parlamenti?Mos do ju paguaj parlamenti?
    Ju beni avokatine tere dynjase dhe nuk beni avokatine tuej.Marrdhanja me pronarin eshte private ne se nuk ju paguen paditeni ne gjykate. A keni sindikate qe nenshkruen marrveshjen me pronaret apo punoni badihava.Po ju sulmoni kryeministrin me liber shtepije e nuk keni frige po pronaret pse po i keni frige.Mos dilni ne pune kur nuk ju paguejne kjo ndoll ne tere boten se njerezit nuk duhet te punojne ne te zeze.Kur shkon dhe kerkon pune tek nje padron bene kontrate ne se ju nuk e keni bere kontraten dhe keni punuar jashte rregullave ju duhet te paditeni ne gjykate bashke me pronarin.Ju bertisni se jeni te pamvarur dhe te lire ne te drejten e shprehjes tuaj dhe ketu delni ndryshe te mvarur nga pronaret.Kerkoni qe qeverija nepermes reklamave tju jape rrogen dhe shumica punoni kunder qeverise.Po kush dreqi paguen ate person qe punon kunder tije apo ju kane lane mendet fare.Provoni te beni nje sondazh sa te besueshen jeni qe tju perkrahe populli.Mbi 80% te medjave i kontrollon Rama beni ,mire Rames qe i sherbeni ti kerkoni leket.Gazetari Sokol Balla ka shkue deri ne Amerike per ti marre nje interviste kunder Berishes ish ambasadorit amerikan dhe tani i kerkoni rrogen Berishes.Qenkeni bere per doktor Cipa me shoke.Kam frige se nuk do vine koleget tuej ne proteste se kane frige pronarin.
    Ne te Zeze edhe i kerkoni qeverise hesap.Mos i kerkoni hesap pse sju gjobit qe punoni ne te zeze e une nuk po e kuptoj mire qellimin e protestes se po me duket nonsensus.Tani edhe falas punoni deri me 23 qershor sa te vije Rama te hani me luge floriri ju dhe ne se nuk u be qameti.Per Rilindjen ja vlene mos beni fjale kot.

    1. voica says:

      Ne fakt, ne cfare fushe jemi ne vend te parafundit ne Europe ne, Shqiperia dhe per lirine e shtypit jemi ne fund duke u krahasuar vetem me vende te Afrikes.
      Shikoni KELMENDASIN dhe hajde shpreso pastaj se do ngjisim ne klasifikim ndonje vend.

  3. mal says:

    Ne proteste duhet te dalin jo vetem gazetaret por te gjithe qytetaret. Vetem keshtu mund ti jepet fund nje here e mire padrejtesive qe ka shkaktuar ky pushtet mashtrues dhe genjeshtar.

  4. MiediatPolitike says:

    Pse a ka media ne shqiperi apo media me fytir politikani?!!te gjidh media ne shqiperi nuk perfaqesojne popullin por politiken mafojze!te vjen per te qeshur kur duan te jene edhe te lira kur vete bejne fushate me shum se politikanet vete/ apo flasin me shum se politakent vete ne djall shkofshin te gjidh mediat e politika!!

  5. LORA says:

    Gazetaria e ketyre dy dekadave te fundit ka qene ne unison me politiken krethemelese te kombit te Shtetit Shqiptar.
    Vetem pak perjashtime ka nga ky kurs antikombetar,fjalen e te cileve njerzit e presin dhe cmojne si piken e floririt.
    Kjo dite e “zeze” per gazetarine s’eshte gje tjeter vecse produkti i merituar i asaj qe vete kane mbjelle,si sherbetore te qoftelargut dhe jo i njerezise qe punon e djersit me jete te ndershme.

  6. lexuesi says:

    NUK ESHTE E VERTETE QE GAZETARET NUK JANE TE LIRE TE SHPREHIN
    MENDIMET E TYRE . NE CDO GAZETE GAZETARET NUK LENE GJE PA THENE
    BILES EDHE ATO QE NUK JANE TE VERTETA .

  7. alban4eva says:

    ne Shqiperi nuk ka media, ka vetem Gestapo.. eshte Gestapoja e S-halè plehut..!!

  8. Gazetari i pavarur says:

    Jane bere shume gazeta dhe shume gazetare.
    Fakti qe gazetat nuk shiten eshte se te gjitha japin te njejtat lajme dhe keto lajme i gjen edhe ne internet. Gazetat nuk shiten pothuajse fare.
    Gazetat duhet te gjejne forma te reja mbijetese.

  9. L.Itali says:

    Një veprim i drejtë i dobishëm dhe pse pak i vonuar!Medja shqiptare eshtë fatkeqsisht nje nga me te prapambeturat jo vetem ne Europe,por ndofta dhe ne bote!Faji eshte i gjithanshëm dhe natyrisht plot pergjegjesi i qeverise qe jo vetem nuk shperndan reklamat njetrantesisht,(para te taksapaguesve shqiptare)por edhe nuk kontrollon sipermarrsit,pra pronaret botues te cilet edhe pse mund te mos kene shume fitime nga shitjet(gjithmone kanë)nuk vihen nen kontroll te shtetit si jane paguar gazetaret dhe me tej si janë paguar me honoraret ligjore te gjithe autoret ne faqet e gazetes ditore,asaj javore,mujore,vjetore…E thjesht per kontrollin e shtetit!Kontratat-Tirazhet e prodhimit ne shtypshkronje-derdhjet ne arke nga shitjet,pagat mujore te gazetareve,borderotë e honorareve me datat e shkrimeve dhe autoret…Keshtu shtypi plotson kushtin e pare themelor te drejten e autorit qe si tha me te drejte ambasadori amerikan ne Shqiperi shkelet me te dy kembet!Cuditem se si autore te njohur qe bejne moral neper gazeta(shumica nuk jane te punesuar)dhe pas nje viti pune,te pambeshtetur me honorare,vazhdojne serish te shkruajne?Perse?Jo vetem nuk eshte e drejte,por eshte e turpshme,shkelje e rende e se drejtes se autorit!Nese gazetat nuk paguajne honorare autoreve,(rrogat e gazetareve,kontratat nuk diskutohen)kontrolli i lartë shtetror ndeshkon pronaret e gazetave dhe i denon me gjoba te larta…Gjer ne mbyllje,falimentim te gazetes dhe kjo eshte normale…Teper normale sepse keshtu do disiplinohet prodhimtaria e gazetave e cila si cdo mall(letra eshte edhe mall i shkruar)merr dhe jep vlerë reale…Eshte absurde te kontrollohet dhe taksohet nje kg.molle ne treg dhe te mos kontrollohet,taksohet dhe vlerësohet puna e nje gazete!Gazetat ne shumice ne Shqiperi jane informale,mbulohen nga pronare mafjoze qe mbajne gazeta per perdorim dhe mbrojtje personale,dhe nisur nga fakti qe shitjet bien sepse ka shume pronare te tille me gazeta,ata gjejne arsye te mos paguajne gazetaret dhe me skandalozja,nuk japin as honorare dhe di autore te njohur qe ende shkruajne edhe pse nuk i kane paguar…Nuk ka prodhim,pa vlerë!Ky eshte rregull numer nje i kapitalizmit,qe normalisht njeh konkurencen por dhe falimentimin!Ne Shqiperi duket nuk ka ligj falimentimi per gazetat,ndaj behet mire qe protestohet ne parlament!Une mbeshtes protesten dhe gjendem prane gjithe gazetareve sepse di mire poshterimin e tyre per te cilin do luftoj dhe une nga larg ta minimizojme për dinjitet dhe vlerë pune,si ketej Europes!…Mos shkruani pa u vlerësuar materjalisht dhe kerkoni me ligj gazetareve ne gazeta tu lidhen kontrata pune vjetore ndersa gjithe autoret qe nenshkruajne edhe me pseudonime tu paguhen honoraret e gjithe shkrimeve te publikuara ne tre vitet e fundit!Atehere do kemi shtyp serioz dhe kompetitiv ne vleresim te punës se cdo gazetari,korrespondenti a bashkpunetori!…Te luftojme me fort!

  10. Lilolabja says:

    Gazetaret shqiptare kane shume gjynahe ne shtrembrimin e informacionit qe i kane servirur popullit.Gazetare besnik te misionit jane me gishta ne Shqiperi ,ndersa te tjeret kane zgjedhur medashje te jene bythelepirsit e pushtetit,por per fate te keq kjo raca e bythlepirseve nuk bejne pjese tek partia e gazetareve te reportazhit qe per mua ata jane dhe te pa paguarit Elita e gazetareve paguhet majme ndersa te persekutuarit si gjithmone jane reporteret si dhe me te perbuzurit e padroneve te tyre.Nuk duhen futur te gjithe ne nje thes ,gazetari i terrenit eshte me i persekutuari .Nje lajm eshte i mire qe ata po fillojne te protestojne por jovetem tek parlamenti por ne vendin e punes ,te mos bejne dot te mundur transmetimin e programit .Te nderpresin edicionin e lajmeve siç e bejne partneret e tyre europiane .Te nderpritet transmetimi televiziv qe padroni te mos guxoje tu jape rrogen jo dy muaj por asnje dite me vonese Te behet greva atje ku i dhemb me shume padronit .Te shkosh para parlamentit nuk do te thote asgje ,perpara kujt parlamenti ?atij parlamentit qe deputetet e tij i kane mandatet te vjedhura?

  11. sofra says:

    Shembulli me i mire se si duhet te funksionoje nje media, eshte gazeta TEMA.E shtypur , e dhunuar etj… por prap me e klikuara, sepse beson ne punen e saj dhe misionin qe ka.

    Keta te tjeret(me miliona euro pas), s’ja dalin dot te krijojne as profile minimale ne gazetari.te gjithe rreshtohen kush tja “thithi” me fort kryeredaktorit perkates.po te pyesesh kedo ne rruge nuk di te te thote emra gazetaresh,por vetem emra “analistesh” ose kryeredaktoresh.

    Gazetere qe s’kane as blogje as kauza,as me fe e as pa fe,
    tani mbasi ka mbaruar rreshtorja, kerkojne kushte!!!

    Punoni! Si mero, perballuni me problemet si TEMA,pozicionohuni qe tju marrim vesh sech jeni,pastaj, bertisni per mbeshtetje.

  12. gjiro says:

    gazetaria lokale, gjithashtu eshte ne krize. ndodh kjo se firma te fuqishme ,fjala vjen, ato celulare, edhe pse kliente te tyre nuk banojne vetem ne tirane, nese kerkon nje njoftim apo reklame nuk e japin per faqet e shtypi lokal. kjo ndodh edhe me bankat, me agjencite e sigurimeve,etj.

  13. arsen says:

    Keshtu do ta pesoni derisa te vazhdoni e te rrini tek dyert e PS-se dhe PD-se…Ke Jozi e ke Ministrat
    JU DUHET TE SHKONI NE POPULL!” TI DILNI NE KRAH TE VARFERVE DHE TE SHTYPRVE NGA MAFIA DHE INFORMALITETI.
    Te demaskoni taksidaret dhe rryshfetxhinjte. Ndryshe???
    Hani nga nje luge corbe te prishur dhe villni gjithe jeten

  14. Beni says:

    Haaaaaa cfare gallate, gazetaret i kerkojne parlamentit ti paguhen rrogat. Por jo mor te nderuar gazetare rrogat ja kerkoni padroneve tuaj qe u sherbeni dhe jo parlamentit.Po pse more ditezinj ore plehra ju qe shkruani gjerat me te paverteta ne kete vend ju qe jeni kthyer bashke me padronet tuaj ne gjobevenesit me te medhej te ketij vendi ju qe i keni kthyer mediat ku punoni ne piramida ku behen pastrime parash ju njerezit me bajate te ketij vendi keni sy e surrat te kerkoni rrogat parlamentit. Po kerkojani padroneve tuaj apo ata te shkretet jane holle.Ne qoftese ju gazetaret e quani veten viktime atehere mendo per pjesen me te madhe te popullit fukara. Ju qe jetoni neper vila qindra milioneshe ju qe bridhni gjithe diten mbi makina luksi ju qe skeni lene vend te botes pa shkuar me pushime ju qe vini gjoba me shkrimet tuaja ju qe beni politiken e ketij vendi ju qe skeni lene njeri nga te afermit tuaj deri te brezi i njembedhjete pa i siguruar nje vend pune juve dhe gjithe sorollopit tuaj duhet tju vije turp qe qaheni per gjoja padrejtesi qe ju behet. As ju duket e padrejte qe qytetaret e thjeshte te paguajne taksa per ju dhe padronet tuaj qe ju te vini akoma edhe me shume pasuri? Thoni qe spaguheni sepse kjo vjen ngaqe qeveria sju jep reklama. Po pak leshime ka shtypi nga shteti ne krahasim me tregun jo mediatik. Akoma kerkoni favore? Jo more te nderuar gazetare, rrogat nuk ju paguhen sepse media ku ju punoni dhe ne pergjithesi media ketu tek ne eshte piramide dhe kjo jo per faj te shtetit por te padroneve tuaj qe ju shtrydhin aq sa ju duheni dhe pastaj ju flakin si limon i shtrydhur. Turp per ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje