TemA TV/ PS: Fshatari lezhjan, më i varfri në Shqipëri. Frutat e perimet janë shtrenjtuar ndjeshëm (VIDEO)

29 Prill 2013, 19:19Sociale TEMA

Pas vizitës së kryeministrit Sali Berisha në Lezhë, ka reaguar Partia Socialiste, duke e quajtur një nga 100 dështimet e Berishës, dështimin me fshatin.

Sekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, e nisi deklaratën e tij duke komentuar atë që Berisha e quajti superstradë në fshatin Blinisht.

Beqja tha se ajo ishte një rrugë ku mezi këmbehen makinat.

Më pas Beqja tha se fshatarët në Lezhë janë më të varfrit në Shqipëri.

“Sipas vjetarit statistikor të Ministrisë së Bujqësisë, të ardhurat vjetore bruto të fshatarëve të Lezhës janë vetëm 1500 dollarë në vit. 38% më pak se mesatarja e vendit. Vetëm 125 USD në muaj.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punës, shkalla zyrtare e varfërisë në Lezhë është dy herë më e madhe se mesatarja e vendit. 1 në 4 familje në Lezhë jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike. Saliu nuk dha përgjigje as për këto.

Në Lezhë sipas njoftimeve zyrtare vetëm 31% e tokës bujqësore ujitet. Kjo është e dhëna zyrtare, sepse realisht është edhe më keq. E pra, në qarkun ku kalon edhe lumi Drin, edhe lumi Mat, në dimër tokat përmbyten e në verë toka thahet,” tha Beqja.

Zyrtari socialist tha se prodhimi në fshat dhe këtë e tregon rritja e çmimeve dhe ulja e eksporteve bujqësore.

“Saliu nuk dha përgjigje as për këto. Nuk dha përgjigje pse nuk paguan dëmshpërblimet për përmbytjet e 2011 në nën Shkodër. Nuk dha përgjigje pse nuk vlerësohen dëmet e përmbytjeve të para pak javëve. Nuk shpjegoi pse janë shtrenjtuar ndjeshëm frutat dhe perimet muajt e fundit.

Në 4 muajt e fundit frutat dhe perimet në tregun me pakicë në Shqipëri janë shtrenjtuar 10 deri në 25%. Nuk shpjegoi pse ka rënë eksporti në tremujorin e parë të 2013. Sipas INSTAT prodhimet bujqësore janë eksportuar 5% më pak. Pra kemi prodhime më të shtrenjta në tregun e brendshëm dhe më pak në eksport që tregon që prodhimi në fshat ka rënë,” tha Beqja./ep

21 komente në “TemA TV/ PS: Fshatari lezhjan, më i varfri në Shqipëri. Frutat e perimet janë shtrenjtuar ndjeshëm (VIDEO)”

  1. Fshatrat shqiptare jetojne nen uje ne dimer e ne thatesire ne vere. says:

    Fshati nuk ka perbere ndonjehere problem si elektorat per Saliun dhe ai nuk ka menduar te investoje sepse e di shume mire qe do t’i genjeje fshataret e gjore me nje thes miell njehere ne kater vjet ose me disa te holla qe ata nuk i kane pare ne 4 vite.

    1. deloita says:

      Produktet qe ne konsumojme jane pjesa me e madhe te importit, nderkohe qe prodhimet vendase hidhen ne plehra. Kjo qeveri ka pasur interes vetem per importin, se ben pislleqet me te medha neper dogana. Nese do te favorizohej prodhimi vendas, te ardhurat do shkonin ne xhepat e familjeve fshatare shqiptare jo te huaja, do rritej sadopak mireqenia e tyre, cmimet e produkteve do ishin me te uleta, familjet shqiptare do te kishin me shume produkte ne fund te muajit ne tryezat familjare.

    2. Pajtimi says:

      Demshperblimet per tokat e shtepite e permbytura nuk i ka bere dhe as ka per t’i bere ndonjehere, se leket do shkojne ne xhepat e qeveritareve tane. Berisha do t’i perdore demshperblimet si premtimin elektoral te radhes per te mashtruar fshataret e gjore te zonave te permbytura. Nuk duhet t’i besojme Saliut qe nuk ka dhene asnje prove besimi ne 8 vite.

    3. Doni ALBO says:

      Kur behen edhe bijte komunist te flasin per varferi vaje me det, po a ishin baballaret tuaj qe sunduan kete shtet per 50 vite duke e kthyer kete Shqiperi ne Kore te veriut e tashme na flisni ju modernet komuniste sesi do ta “rilindni” shqiperine prape.

  2. permbytjet jane sistemi vadites qe premton saliu per fshatin. says:

    Qeveria Berisha flet shume per permiresimin e sistemeve vaditese, per ndihmen qe do t’i jepet fshatareve per te punuar token dhe rritur prodhimin, por keto jane vetem fjale, premtime boshe, sepse ai as nuk e di rrugen per te shkuar ne fshat, ai udheton me helikopter e avjon.

  3. qeveria berisha i jep prioritet importit se aty vjedh me shume neper dogana. says:

    Fshataret kane mbetur te gjore se qeveria nuk i ka mbeshtetur asnjehere as per te ndihmuar per rritjen e prodhimit apo shfrytezimit te tokes bujqesore, dhe as per t’i siguruar treg shitjeje duke lejuar hedhjen e produkteve bujqesore vendase ne plehra, se kesaj qeverie i interesojne produktet e importit se me ato ben me shume pislleqe neper dogana.

  4. mili says:

    kur ishit ju ne pushtet as rruge nuk kishte ne fshatrat e lezhes tani shkoni e shikoni pak a ka ngelur rruge e pasfaltuar

  5. Patricia says:

    Eshte vertet per te ardhur keq sesi disa qytete apo rrethe larg kryeqyetetit degradohen deri ne kete gjendje dhe qeveria shqiptare nuk zbaton asnje politike zhvillimi per to

  6. pse? says:

    mos ia qani hallin lezhjaneve se nuk jane aq keq sa thoni ju po shkoni e shikoni iher apo ke ni kohe pa shkuar tek mrizi i zanave

  7. rafael says:

    per veriun saliu nuk ben gje sepse ata jane aq naiv saqe ne kohe fushate ata u besojne fjaleve te berishes por nqs ata kane nxen mend ta denone saliun me 23 qershor.

  8. ate rruge qe berisha ishte sot ja ka prere shiritin nja 2 3 here dhe kto i ben vetem per rreklama qe ja une kam bere rruge …me 23 qershor ti do denohesh dhe nuk do e pranosh humbjen

  9. ANJA says:

    Po si mund te pasurohet fshatari i vorfen lezhian kur toka e tij kthehet ne kenet sa here hapen digat e hidrocentraleve….Kur askush nuk pyet per mundu=in dhe djersen e derdhur ne ato toka per muaj me radhe dhe per nje dite u shkon dem i gjithe prodhimi..

  10. Anastasia says:

    Fshati i katandisur ne pike te hallit, njerzit nuk sigurojne dot buken e gojes…ndersa ne analogj me kete realitet te zymte Berisha i flet popullit per mjrekullira ekonomike…….kjo eshte tallje…..

  11. ARSI says:

    Nuk behet fjale per 3 4 apo 5 famije te kapura ekonomikisht, por behet fjae per popullin e thjeshte per fshatarin qe rropatit gjithe diten duke punuar token per te siguruar kafshaten e bukes…..Jane aq aktuale vargjet e Migjenit sa te duket sikur koha ka ndalur ne vitet 30

  12. ANJA says:

    Gjithcka eshte shrejtuar ne treg..kostoja e jetese eshte e paperballueshme per rrogat tona, por per keto nuk flet Berisha se nuk i leverdis……..

  13. Anja says:

    Ai ka vetem nje skenare te njejte per cdo miting…,,1 te genjeje se ka ndertuar aq e kaq rruge 2. te shaje Edi Ramen dhe opoziten…..

  14. ARSI says:

    Po nuk u kthen pergjigje fshatareve ai sepse mendon se do ti genjeje serisht duke i bere presion me buken e gojes duke i vene si shperblim te votes 1 thes mjell…….

  15. ARSI says:

    Po nuk u kthen pergjigje fshatareve ai sepse mendon se do ti genjeje serisht duke i bere presion me buken e gojes duke i vene si shperblim te votes 1 thes mjell…….por e ka gabim sepse fshataret mund te jene te varfer, por jane krenare e te ndershem…dhe do te ta tregojne vendin me 23 Qershore o Sali Berisha…

  16. tefta says:

    FSHATARI I Korces , Kolonjes , Tepelenes, Pogradecit ,Skrapari dhe Laberia e tera jane me te varferat ne Shqiperi : Zona keto nga me punetoret dhe me te ndershmit ne S hqiperine dhe mbas 23 vitesh ne mjerim te plote dhe pa rruge dhe ura e shkolla!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  17. Llesh Doda says:

    Ky eshte IDIOT.
    As qe e ka idene se cila eshte Lezha.
    Ky dhe ai zullapi i vet do benin mire te mos vinin BANDITET ne listen e deputetve te Lezhes , siç eshte parapare sepse do dalin “SI RRUAR QETHUR” ?

  18. lani says:

    Cfare po ndodh keshtu ? Perkujtohet Haxhi Lleshi, kokrra e injorantit.
    A degjuat ? Do ti japin Tapi atij qe punon token.
    Filloi Reforma Agrare si ne 1945.

    Aman vetem ata mos ta marrin se do fillojne nga Vjedhjet e medha.

    Vetem komunistet,bijte dhe nipat e bllokut mos ta marrin qeverine se kane shume kohe pushim dhe do vjedhin si te terbuar( kane dhe kryehajdutin Meta qe do ti mesoje).
    PPSH udhezon :

    – Pronareve ti merret prona dhe florinjte
    – Armiqte ne litar, pushkatim dhe internim
    – Te luftohet Imperializmi Amerikan dhe kapitalizmi
    – Vendi te qeveriset nga varfanjaket, leckamanet e spiunet
    – Njerezit te ushqehen me bar se fondet duhen per arme e bunkere

    dhe per zbatimin e ketyre pikave do te kujdeset:

    – Nipi i Spiro Kolekes
    – Djali i Xhelil Gjonit
    – Djali i trimit Myslym Peza

    dhe shume e shume bij, nipa ose ish kuadrot tone te partise,ushtrise, sigurimit dhe familjaret e pasardhesit e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje