Protesta modeste dhe festime në masë- panorama e zakonshme e 1 majit në Shqipëri

1 Maj 2013, 15:56Sociale TEMA

Ashtu siç ndodh gjithmonë, edhe ky 1 maj nuk ka qenë ndryshe. Shumica e kryeqytetasve, duke qenë se ka qenë një ditë pushimi, kanë vendosur që të festojnë, duke shkuar nga Kodrat e Liqenit apo jashtë Tiranës.

Ndërkohë, vetëm disa qindra njerëz kanë vendosur që të protestojnë këtë ditë.

Sindikalistët janë mbledhur tek “Ushtari i Panjohur”, që konsiderohet edhe si simboli i papunësisë në vend, duke qenë se aty mblidhen çdo ditë qindra të papunë.

“Ky Partizan i Panjohur nuk e njeh qytetin për të cilin ka rënë. Përpara tij shkojnë punëtorët e kërcënuar nga vdekja në punë, nga paga mjerane, nga mospasja e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe nga mungesa e të drejtave të organizimit. Përpara tij kalojnë më të shtypurat në punë dhe jashtë saj, gratë dhe vajzat e fasonerive, rrobaqepësive, të shfrytëzuara dyfish edhe brenda familjes”, u shpreh Kol Nikolla, presidenti i KSSH.

“Largohemi nga mashtrimi dhe slloganet politike, të cilat i përdorën shqiptarët si ushtarët në rresht për vota, nuk i përdorin për të rregulluar ekuilibrat sociale, nuk i përdorin për t’i mirëqeverisur dhe për t’i mirëpaguar, po i përdorin për t’i shfrytëzuar”, vijoi më tej ai.

Përveç sindikalistëve, kanë protestuar edhe Partia Komuniste dhe lëvizja “Mjaft”.

Të tjerët ndërkohë, kanë vazhduar festën.

Në qytetet e tjera ndërkohë, as që bëhet fjalë për protesta. Duke përfituar edhe nga koha e mirë, njerëzit e kanë shfrytëzuar këtë ditë për të bërë piknik.

Në botë ndërkohë, panorama ka qenë krejt ndryshe. Mijëra njerëz, duke nisur që nga Nju Jorku, kanë dalë në shesh për të protestuar. Në Turqi madje ka pasur protesta të dhunshme, sa që policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës dhe të shpërndajë turmat. Ndërsa në Greqi është mbajtur një grevë e përgjithshme./b.l

15 komente në “Protesta modeste dhe festime në masë- panorama e zakonshme e 1 majit në Shqipëri”

  1. england says:

    Shqiptaret nuk kane arsye te protestojne!Per nje moment te mendosh si i huaj,dhe jo si bashkevuajtes i atij kombi,thua pse valle keta njerez nuk dalin e protestojne?duket sikur cdo gje ne ate vend shkon me se miri.A ka ndonje ndryshim nga koha e shokut Enver,me ate te shokut Sali?une them se jo,jane vetem vitet qe kane rrjedhur,mentaliteti eshte po ai,nuk kane faj pse te huajt nuk na kushtojne shume rendesi ne shqiptarve,ata pasi shohin,dhe degjojne se cfare ndodh ne ate vend,nuk kane arsye te besojne se shqiptaret jetojne keq,kjo dite e tregon me se miri realitetin…

    1. Atdheu ne Rrezik says:

      Epo pinjolli i Saliut ,Leshniku i Koqe-Zinjve kishte marre udhzim me bo protest ene me arrestu Kryeministrin piknisht diten e puntorve.
      Qellimi i vertet ishte prishja e nje proteste qi mund te bonte PS me rastin e 1 Majit.
      Kaçarrelat e lyme qi fikllojne tradhti,mfshefin mrena pabesi.

  2. hajriu says:

    Per forca qe keto tubime do jen modeste kur ju mediat nuk i mbeshtesni por beni lekakulon e pushtetit apo te neopushtetareve. Ju e keni mendjen te mbroni hajdutet e pushtetit dhe ata qe kerkojne te vijne ne pushtet se doni qe neser te vidhni per vete nje thelle nga torta e ketij pushteti . Sa turp!

  3. Formatim i Sindikatave says:

    Vetem protesta nuk behet e perçare.
    Ne orare te ndryshme,subjekte qe kane humbur besimin,kerkojne te protestojne.
    Sidikatat duhet ta kishin te drejten e protestes.
    Ku jane futur kreret sindikalist,presin urdhera nga nga partit prej te cilave varen.
    Asnje parti nuk deshiron levizje sidikaliste te fuqishme.
    Kalaja,perfaqsuesi i sindikatave te “pavarura” te minierave,mos eshte gje me pushime ne Karaibe ?
    Levizja sindikaliste eshte koruptuar.
    Ajo duhet riformatuar nga e para.

  4. Cami says:

    Mos u merzisni mer vellezer,se ene pak(VITIN QE VJEN) e ju a bon RAMA me DRAPER e CEKAN 1 MAJIN.
    E do te brohorisni PARTI E S,UMES.e ngaterrova! e PUNES…..

    Kujtohuni mot,kte koment.

    1. enea says:

      Me siguri ju duhet te jeni ndonje parazit, qe rri gjithe diten kafeneve duke mare ne goje gjithcka ndodh.
      Je i lumtur mo Cimi ne Shqiperine e rritjes ekonomike me te larte? Te bregdetit me te paster? Te rrugeve me te bukura?

      1. ore enea! says:

        Sa per dijeni,jetoj qe nnga viti 92,ne COSTA AZZURRA,mer toc.
        Dhe e dyta,kame icik experience,nga kultura si ne EU,por edhe jashte saje.Pastaj jame CAMI,e jo CIMI,ore DALLKAUK,apo e hume,si XHAFERRI simiten!?
        E per sa flet,mbi kafe,apo mbas kompiuterit,jame i paisur mire TEKNOLLIGJIKISHT,sa per kafenet edhe andej nga SHQIPERIA,e kame edhe per nder,se edhe ata vellezer qe jetojne atje,jane si une e gjithe SHQIPETARET e tjere.

        E JO GREKOFIL SI PUNA E JUAJ,QE RRINI MBAS KOMPIUTERIT,PER TE OFENDUAR SHQIPETARE,E SHQIPERINE,E JO SE JU PREU BARKU PER TE.
        TI SJE GJE TJETER,PER VEC SE NJE NGA ATA 300 EURO,shit GREKE MER PIS.
        Ike e freskohu ne rrubinet tani,se mos te hypen gjaku ne trute,don zoti.

  5. arsen says:

    Shqipetaret asnjehere nuk do behen bashke.
    Gjithe koherave kane spinuar, kane vrare e kane vjedhur deri vellane e motren
    Nese doni nje bashkim modern….Njihuni me komshiun! Kerkojini llogari administratorit te pallatit! Votoni kundra kryetarit te Komunes apo Minibashkite qe nuk heq plehrat, shtron rruget, ndricon e zgjeron parqet!
    Me pas! BASHKOHUNI NE SINDIKATA DHE KERKONI PREJ TYRE MBROJTJE DUKE FALIMENTUAR E MBYLLUR FIRMAT MAFIOZE.
    Ndryshe!
    Hani bar e rroni me borxhe derisa te vdisni!”

  6. Organizata Politike says:

    Nuk ka protestuar ‘Mjaft’ te Partizani i Panjohur,por Organizata Politike dhe Universiteti ne Rrezik sebashku me Konfederaten e Sindikatave. Ndaj korrigjoni lajmin se eshte i paqendrueshem..

  7. Organizata Politike says:

    Dhe fotoja e lajmit nuk eshte e 1 Majit te vitit qe shkoi..

  8. engel says:

    Planeti ndodhet ne diktature.Kapitalizmi dikton i vetem,ka shfarosur opoziten e tij.Pasojat po i ndjen gjithe njerezimi.

  9. Organizata Politike says:

    *Dhe fotoja e lajmit eshte e 1 Majit qe shkoi..

  10. salepxhiu says:

    “fajin”per mos pjesmarje ne protesta e kane organizatoret qe nuk njoftuan popullin per shperndarje mishi te pjekur e tortash me 1 Maj ne qender te Tiranes!

  11. Nikua says:

    Ska len pa bler e pa manipuluar Saliu, qe nga kreret e sindikatave, te komisjonet e zgjedhjeve, te deputetet tradhetar te se majtes dhe deri te Wolfardhe etj te OSBE. Paret te popullit shqiptar jan, ci qi temen popullit.

  12. mirela says:

    @Formatimi i Sindikatave.
    ke te drejte qe z. kalaja do jete ne Karaibe , madje me tet eme :)) nese nuk e dije . Ato protesta qe ben sindikata e minatoreve , nuk i bejne dot te tjeret , se do ishit akoma nje popull i mjeruar po te mos bente greven sindikata e minatoreve , do ishim akoma ne regjimin komunist. Po ju nuk ndiqni lajmet apo historine , por ndiqni vetem ato lajme qe ju interesojne juve . Shiko protesten e korrikut 2012 , ku sindikata e minatoreve nxorri ne proteste 2500 vete dhe arriti te shfuqizoj nje ligj te shtetit te kosoves , duke i ardhur ne ndihme punonjesve te saj . Po per keto gjera ju e keni veshin shurdh dhe syte qorra. Solidaritetin dhe pjesemarrjen kerkojani shokut Kol qe nxorri pensionistat ne proteste dhe aq takat ka , sa as gruaja e vete sja jep voten ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje