VIDEO e rrallë/ Momenti kur rrëzohet një avion Boeing në Afganistan

1 Maj 2013, 10:33Politika TEMA

Një kamera në bordin e një makine ka fiksuar momentin e rrëzimit të një avioni në Afganistan.

Shtatë amerikanë, pjesëtarë të ekuipazhit të avionit të mallrave, gjetën vdekjen pasi avioni u shkrumbua në tokë.

Ngjarja ndodhi të hënën pranë bazës ajrore Bagram në kryeqytetin Kabul.

Avioni Boeing 747- 400 duket se bën një ngritje normale, por më pas nis e shfaq probleme.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit, por NATO thotë se nuk ka pasur aktivitet të rebelëve në atë zonë.

Avioni ishte nisur për në Dubai dhe i përkiste një kompanie private./ep

14 komente në “VIDEO e rrallë/ Momenti kur rrëzohet një avion Boeing në Afganistan”

  1. Xha Barka says:

    Rruget e Afganistanit me te mira se tonat…

  2. Mig says:

    Gabim i pilotit! Aeroplani duket se ka kaluar ne nje “stall” si quhet edhe ne gjuhen e piloteve. Kjo do te thote, se kur shpejtesia aeroplanit i afrohet zeros, atehere ai nuk ka mundesi qe te fluturoj me dhe bie si nje gur i hedhur lart.

    Me sa duket ne video, piloti i ka dhene aeroplanit nje kend shume te gjere ngjitjeje, gje qe e cila a ka ulur shpejtesine ne pothuajse zero.

    1. disk says:

      Prsh!
      Ca MIG-u ke pas ti? Bejne me per lufte ato rrangallet qe kane lene ne Rinas?

      1. Mig says:

        I ka shit Imami per skrap, dhe nuk ka me.

        1. fieraku4u says:

          @Mig

          JE NJESH, NESE JE VERTET PILOT AVIONI DHE AQ ME TEPER PILOT MIG.

    2. Su27 says:

      Mig’u ckemi?
      Kjo ska lidhje me talibanet duket qarte qe ishte mosbalancim i ngarkeses i cila ka cuar ne prishjen e ekulibrit aerodinamik duke e cuar ne stall avionin ne kartesi te vogel.

      Fajin e kan thaset me opium ku te cilet nuk jan ngarkuar ne baze te weight and balance sipas rregullave te b747

      1. TR says:

        Ajo qe thua ti mund te jete shume e drejte dhe do ishte nje gabim fatal i personit pergjegjes per ngarkesen dhe jo i pilotit.
        Por mund te jete edhe si pasoje e gabimit te pilotit ne llogaritjen e eres ne drejtim te kundert nuk i dihet.

        ja nje shembull tjeter:
        http://www.youtube.com/watch?v=OcuBW2nX9bY

        1. su27 says:

          zakonisht eshte ramp officer qe ben llogaritjet dhe pastaj ja informon pilotit ku piloti nese eshte i pakujdesshem i beson dhe ngrihet duke e henger si ky.

          thuhet qe ishte i ngarkuar me makina te ndryshme ushtarake, besoj se nese makinat nuk jan lidhur mire ose nese eshte keputur ndonjera athere kan rreshqitur mbrapa gjate ngritjes, dhe si rezultat kan prishur ekulibrin e peshes se avionit dhe hunda i eshte ngritur lart me shum se cduhet duke humbur kontrollin dhe piloti ne kete mes nuk mund te beje asgje sepse lartesia e vogel nuk i jep kohe per rikuperim te situates.

          shkurt ky ka qene fati i tyre

  3. disk says:

    Po shkruaj edhe une nga ato qe lexova andej kendej neper youtube per kete avionin. Piloti ndermori masat per te ribalancuar avionin pas asaj qe quhet “stall” (ej temen, mesova edhe nje gje te re ? por afersia me token nuk e la ta perfundonte levizjen. Po te ishte me larte do ribalancohej

    http://www.youtube.com/watch?v=K_kNzZl0Go4

  4. Albogentivlora says:

    Keto qe thoni ju me lart jane thjesht hipoteza. Qe avioni ka kaluar nje “stall” kjo verehet shume mire nga pamjet se ai ra si nje gur, por ceshtja eshte perse ra? Kjo do zbulohet kur te hetohet nga NTSB.

  5. Mig says:

    Asnje pilot me eksperience, nuk e ben kete budallallek ne shkeputje nga aerodromi. Ky pilot, ose ka qene tape, ose ka qene i droguar ose i stresuar!

  6. majaxs says:

    Pergjigjet tuaja jane shume te gabuara.E verteta pse ra avioni e di vetem Saliu.

  7. Loli says:

    Amerikanet e kane rrexuar vete dhe duan tja ngecin tjeter kujt.

    1. Mandi says:

      O Loli sa qesharak je. tamam lol.

      ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje