TemA TV/ Berisha me studentët: Rama mori peng statusin e vendit kandidat (VIDEO)

9 Maj 2013, 15:21Sociale TEMA

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Pavarësisht kësaj, Berisha nuk u ka shpëtuar dot akuzave ndaj kreut të opozitës, Edi Rama. Sipas Berishës, ai ka marrë peng statusin e vendit kandidat të Shqipërisë.

“Problemi i statusit kalon në reforma të mëdha. KE doli në konkluzionin se Shqipëria ka plotësuar detyrimet e saj dhe do i rekomandojmë Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare t’i japë statusin e vendit kandidat, me kusht që të miratohen 3 ligje. Për këto tre ligje ishte arritur totalisht ujdia me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të komisionit. Ishte arritur ujdi e plotë. Askujt nuk mund t’i shkonte mendja se këto tre ligje që prisnin prej disa muajsh në parlament dhe për të cilat ishte arritur konsensusi, nuk do të votoheshin. Në mënyrën më paradoksale dhe të papranueshme këto ligje nuk u votuan dhe u mor peng një pasaportë e shkëlqyer për secilin prej nesh, siç ishte statusi i vendit kandidat. Shqiptarët në përpjekje shumë serioze kanë arritur një nivel sa që e meritojnë këtë pasaportë. Pasaporta do të ishte një besim i madh i investitorëve për të ardhur dhe për të investuar në Shqipëri”, tha Berisha.

Ai u shpreh se mazhoranca është e gatshme që të mblidhet që nesër në parlament për të votuar 3 ligjet e kërkuara për marrjen e statusit.

“Ne kemi deklaruar se do thërrasim referendumin në një rast ekstremi, por nëse opozita vendos t`i votojë, ne jemi të gatshëm ti votojmë këto 3 ligje që nesër”, pohoi ai.

Duke iu referuar Ditës së Europës, Berisha ka thënë se “shqiptarët kanë sakrifikuar shumë për të ruajtur vokacionin e tyre perëndimor dhe sakrifica e tyre ka qenë frymëzuese për rilindësit tanë. Ata ideuan modelin europian të kombit duke u bazuar në vokacionin e shqiptarëve”./b.l

27 komente në “TemA TV/ Berisha me studentët: Rama mori peng statusin e vendit kandidat (VIDEO)”

  1. TURIT says:

    ja doli saliu dhe volli perseri vrer…vetem negativitet percjell ky njeri…imagjinojeni sesa e qete do te jete politika pasi te largohet sali berisha!

    1. jani says:

      e mo birish e, bej bla bla bla deri ne 23 e taksirat do te durojme dhe ca…

    2. olta says:

      sa ishte plakur se e isha ne salle…i rrudhur dhe vetem bertiste…neveritshem dukej!

    3. Dalila S. says:

      Ti qelbesire ke marre peng SHQIPERINE per 22 vjet!
      Asgje nuk harrohet:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/mastro-gepetto-e-pinoku-sali-berisha.html

  2. fidel says:

    cfare referendumi thua ti o idioti me i madh i gjithe kohes. jam i sigurte 100% qe kur te vije momenti qe Ps do shkoje per votim, PD ka per te refuzuar. ketu do jemi.

    1. Epirioti II says:

      C’do me thene kur te vije momenti Fidel ?!!!!.
      Momenti i erdhi atij para dy diteve, ja propozoi Ilir Meta (me dakortesine edhe te PS-se) me kushtin qe data e hyrjes ne fuqi te ishte pas zgjedhjeve qe ligjet te mos keqperdoren deri per zgjedhje (sic bene Saliu gjithmone qe ja kerkon te tjereve ti zbatojne dhe vete i shkel me 12 kembe).

      Berisha tha jo o i du te hyjne ne fuqi tani, ose hic. Thua se Europa pas 2 muajsh do permbyset nga akullnajat. Shkurt mashtrues ordiner.

  3. Skenderi says:

    Shqiptaret nuk meritojne qe tu privohet kjo e drejte nga kapricot e Edi Rames dhe Ilir Metes!

  4. saliu ne boten e cudiravee says:

    PO SALI RAMA E BLLOKOI, JO VRASJET E TUA JO VJEDHJET E TUA, JO DESHTIMI ME POLICINE, JO DESHTIMI ME SHENDETESINE, JO DESHTIMI ME INFRASTRUKTUREN, JO DESHTIMI ME ARSIMIN ETJ ETJ ETJ…TI ZOTERI JE ARSYEJA E BLLOKIMIT TE VERTET, TI JE ARSYEJA E DESHTIMIT TE SHQIPERISE NE KETO 22 VJET DHE NE 23 QERSHOR DO TE SHPORRIM NJEHERE E PERGJITHMONE!

  5. Shqiperi-Illyria says:

    Me vjen cudi, si nuk u gjend nje student, te ngrihej e ti thonte, qe mjaft me keto idiotesira qe dalin nga goja e ketij antishqipetari, qe nuk i han njeri (e kam falen per njerzit e ndricuar, sic supozohet te jene studentet)?! Apo te gjithe studentet jane kthyer ne amioba injorante, ose jane te tille me te vertete se nuk ka arsye tjeter te nje heshtje!!!
    Mire me, kur u tregon perralla fshatareve, se ndoshta edhe i hane ata, po studentet, e ardhmja e Shqiperesi te jene kthyer ne amiobe e injorante te tille thua?! Vetem nje injorant dhe militant i partesie se punes-pd nuk e kupton qe ai status kurre nuk eshte varur nga ato tre ligje apo vetem nga opozita. Ne statusin nuk e meritojme dhe pike, dhe te pakten edhe per aq vjet sa te jene ne politike: 1. antishqipetaret si ky lart e ish-komunistet, e korruptuar e hajdute te pasurise kombetare, te cilet qellimisht e kane lene vendin ne kete verferi ekstreme, dhe me e rendesishmja, e kane zhytur rinine ne nje kenete te paprecedente injorance e frike.

    1. @Shqiperi-Illyria says:

      o misherimi i injorances,po ata le ta votojne nje here,pastaj pune tjeter nese e meritojme apo jo ta fitojme ate status! Ajo pjese eshte ne dore te tjeter kujt!!!!!!

  6. @fidel says:

    Berisha po te thote mor vlla qe nese opozita vendos t’i votoje,mazhoranca eshte e gatshme t’i votoje qe neser.Hap syte lexo mire,leri predikimet e kota!

    1. fidel says:

      lexo ti mire. ajo qe po them une eshte se keto jane vetem fjale te malokut. genjeshtrat e radhes. te hyje shqiperia ne BE dmth te zhduket saliu. keshtu qe nuk i leverdis atij. pastaj ato 3 ligje jane thjesht nje pordhe qe leshon malua e te genjehen njerezit e media qe te heqin mendjen nga mjerimi qe na ka rrethuar. hajt shnet.

  7. Cuci says:

    Ai e mori peng kete pasaporte,ne nuk e votojme me 23 qershor! E thjeshte faree…

  8. Mergimtari USA. says:

    Si e degjojn studentet kete mashtrus, vjedhes e vrastar qofshin ata. Turp qe si kuptojne demet qe i ka sjell shqiperis dhe shqiptareve ne Kosove e SHqiperi ky spun i felliqur i serbeve, Esht mashtrus te zezen e ben te bardhe, .Nese shqiperia esht ne vendet me mirqenje nen nivelin e vendeve te ballkanit dhe evropes, vend ku demokracia po shkon drejt vendosjes te diktatures, shkaktar esht Berisha qe ka monopolizuar pushtetet. Karakteristik e vendeve diktatorjale/

  9. fshatari says:

    O Sali Berisha!Ti ke te keqijat e tuaja dhe te mirat!Te keqijat jane:Ti ke uzurpuar pushtetin,ke shtuar korrupsjonin,eshte bere normale ne shtetin shqiptar qe ate qe ta jep ligji ta pagush per ta marre etjetj.Te mirat:ke ndertuar rruge gje qe se beri askush para teje dhe kjo fale vendosmerise tende ke futur Shqiperine ne Nato,hoqe vizat etjetj,me gjithe pengesen ejashtezakonshme qe ka bere PS qe perpiqet te vije ne pushtet me cdo mjet!Pra nuk eshte pak te punosh me nje opozite qe ka ne gjirin e vet ish komuniste te Partise se Punes qe bejne gjithshka per te penguar zhvillimin pozitiv qe mund te marre rruga evropjane ne kurriz te ketij populli!Cdo njeri qe e njeh popullin shqiptar e din se ai ka lindur hajdut dhe do vdese hajdut gjithashtu edhe ne qe grijme sallate me komentet tona nuk jemi me te mire pra asnje fuqi politike qe kemi deri tani nuk mund ta luftoje semundjen me te madhe qe mund te kete nje shtet:korrupsjonin!Pra nga dy te keqijat politike qe ka populli shqiptar perballe PD dhe PS vetem PD eshte zgjedhja me e mire per votuesin shqiptar!Po te shikosh edhe listat e deputeteve te PS do shikosh se kete shtet po e mori PS do ta drejtojne bisnesmenet gje qe nuk ndodh askund ne nje vend te civilizuar evropjan!Pa llogaritur ke mori PS ne gjirin e saj kryehajdutin Ilir Meta!Pra keto arye mjaftojne per te mos ja dhene voten PS!Ne jemi ata qe cirremi kunder hajduteve te PD kurse ky shoku i PS na merr edhe hajdutin ne gjirin e tij per te bere ate sic e quan ai “Rilindjen”Pse a behet Rilindja me hajdute? Pra te mbajme keta hajdutet qe kemi me mire se ata qe do fillojne te bejne kerrdine kur te marrin pushtetin!Si mund te luftoje PS korrupsjonin kur shteti do drejtohet nga ata njerez qe do drejtojne bisnesin?

    1. arbeni says:

      Si gjithnje fshatari mbetet bir kurve,ben sikur e shan baben,por e mbulon me lavde e hymne.Kot nuk thote populli Ruhu nga fshatari kur bie ne qytet.

      1. fshatari says:

        Me duhet te konstatoj se kryetari i Rilindjes transmeton ne menyre shembullore kulturen e tij personale tek bijte e tij!

  10. Ermali says:

    BERISHA KA TE DREJTE QE THOTE PER 3 LIGJET PO DUHET TA MBLEDHI MENDJEN QE KA NE OPOZITE NJE INJORANT POLITIK NJE DEFICENT DHE ME E BUKURA ESHTE QE PS E MBAN KRYETAR PREJ 8 VJETESH.ENVERI I DINTE KAPACITETET E VETA DHE I FSHIU TE GJITHE INTELEKTUALET DHE FUTI NE BYRO SHOFER KARIOCIER ETJ.DHE RAMA ESHTE NE TE NJEJTIN NIVEL DHE PO PO HEQ MALAJN ISLAMIN DHE INTELEKTUAL TE TJERE DHE PO FUT PO LLUM.ME 23 DO VENDOSIM TE SHKOJME PER MIRE ME PD OSE PER MUT ME PS

    1. fidel says:

      jo se rama eshte ndonje burre i mire. por saliu eshte me kartele shoku. ka pak ndryshim do thosha.

  11. miri suedi says:

    ke ndonje gje te re kete na i ke thene……….hajde bejme nje dore domino tek shallvaret ,po te presim eeeeee.

  12. alban4eva says:

    me pak fjale, S-halè haleja..!! s’kam cfare te shtoj me…!!!

  13. muli says:

    Pse,ka studenta Shqiperia?

  14. qytetari says:

    “Ku te beson Nena ty morre, harram …”

  15. enofieraku says:

    pasaport e shkelqyer? kush ja di kuptimin? ndihmoni ju lutem, nga ku shpellar qeverisemi ne ,ketu e 15 vjet, dhe 8 vitet e tjera , natyrisht nga banda nano!!!

  16. gjeramadhi says:

    o sale je bere per gjynaf o dhjeraman,o shpellar, o malok i trashe , o gje e shpif po ik e mos u duk me se dhjeve dynjane dhjeve europen ,o pis njeri , po eshe sikur qiellin ne toke te kishe zbrituur duhej te kishe ikur po e trash zullumin

  17. hajriu says:

    Qellimin qe patet e realizuat . Thjesht keto ligje nuk u votuan vetem per te mos votuar ligjin e statusit te nenpunesit civil . Nga sot e tutje per PS-ne , mos votimi i ketij ligji do jete demtues per mos te thene shkaktar ne humbjen e saj . Ju nuk votoni per Berishen por per Shqiperine dhe Shqiptaret . Nese nuk e votoni do ti shikoni edhe pasojat ne 23 . Ne te miren tuaj dhe te Shqiptareve votoini keto ligje. Votoini sa nuk eshte vone . Tung

  18. 23 Qershor 2013 says:

    1992 – 1997:
    Shqipërin e mori Sala, i vu zjarr
    Si durove Sali zinë Shqipëtar
    Mjaft punove per Saline o fatkeq
    Ç’qe kjo gjëmë kush e solli dhe s’po e heq

    2005 – 1013:
    Si s’u ngope me Salinë, Shqipëtar
    Nuk u trëmbe që k’tij vëndi i vu zjarr!
    Erdhi koha të besosh se asht tradhtar
    Shih si shkatrroi Shqiperin deri n’varr
    Prandaj jep voten o derzi
    Për vehten tënde e fëmi
    Mjaft per kriminelin Sali
    Se neser do bëhet me i zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje