Jozefina Topalli nuk lë rast pa kërcyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Këtë herë ka gjetur një tjetër festë e një tjetër këngë për të festuar e bërë politikë.
Kështu, në Ditën e Europës, kryetarja e Parlamentit ka rreshtuar të gjithë nxënëset e shkollave të mesme për të kërcyer nën tingujt e këngës “Europë”.
Aktiviteti është zhvilluar pasdite përballë kryeministrisë, ku nxënëset ishin të pajisura dhe me një karton jeshil, një simbolikë kjo që kryetarja e Kuvendit e ka përdorur për të imponuar opozitën të votojë në Parlament tre ligjet e integrimit.
Kryetarja e Kuvendit ka akuzuar sërish opozitën që me bojkotimin e saj po mban peng vendin.
Gjatë festës me nxënëset, Topalli e ka shndërruar bulevardin në sallë Kuvendi, duke i kërkuar adoleshentëve të ngrenë kartonin për të miratuar kërkesën e votimit të tre ligjeve.
“Në Bulevard, të rinjtë demokratë festuan Ditën e Europës. Nën tingujt e këngës “Europe” ata kërkojnë votimin e 3 ligjeve të bllokuara nga Edi Rama. 9 Maji, Festa e Europës ishte edhe një protestë e të rinjve kundër Edi Ramës, që vonoi 3 vite rresht të rinjtë drejt ëndrrës së tyre europiane. Kjo ishte protesta më civile që të rinjtë kanë organizuar ndonjëherë kundër Edi Ramës, që bojkotoi, bllokoi dhe nuk lejoi të votohen ligjet për marrjen e statusit. Më 23 Qershor të rinjtë shqiptarë do votojnë Partinë Demokratike, partinë e shpresës, të ndryshimit, të integrimeve euro-atlantike”, shkruante Jozefina Topalli në faqen e saj zyrtare./l.ç
Qoftë me Kaq, se ka edhe më keq
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/spikerja-e-parlamentit-shqiptar.html
o zot cfare nuk ndodh ne kete vend. oj palle e parlamentit vetem ne wc ke mbetur pa ngritur kartonin.sa me shume i ngre ti kartonat aq me shume na ngrihet ne.ptu fare e keqe.
Kushe flete keq per Jozefine eshte komuniste.
Cfare munde te presesh nga komunistet ishin ne pushtet dhe i vume flaken.
Ne 23 qershore do ti veme flaken dhe Edi Rames qe nuk do qe shqiperia te Hyje ne Europe. Tradhetaret nuk i duam
Pas mitingut Jozi e pyeti nje nxenes. Cka i pelqen Teta Jozit. Ai i tha kali. Po si e dite, tha Jozi sa qun i mire. si e ke emrin. Loland tha femija, ne te vertete ai e kishte emrin Roland po nuk thoshte dot r.
Ha ha ha ha ha O Shkumbin!
Do ta terheki veshin ?
Shume e holle batuta o Shkumbini..Vertet qe XHOZIT i pelqen, madje shume KALI (R)..
hahahah, do te kete me shume kohe pas 23 qershorit se do ngrohet ne diell…
Ç’janë këta pushte-tar qe shkelin te drejtat e femijve? Ku jane organizatat qe merren me te drejtat e femijve, po Avokati i Popullit, perse nuk e ngrene zerin.
Keta pushtetare nuk pyesin per shtetin ligjor, por besoj se nuk do te shkojne gjate? E shumta deri me 23 qershor.