Fryma e Re Demokratike prezantoi zyrën e shtabit elektoral, e cila do të shërbejë për të kontrolluar procesin në 12 qarqet e Shqipërisë.
“Misioni i kësaj zyre është t’u garantojë zgjedhësve tanë siguri të plotë për votën,” tha kreu i FRD, Bamir Topi.
Kjo zyrë do të administrohet nga sekretari për çështjet zgjedhore Ervin Karamuça dhe 12 të rinj të specializuar në administrimin e të dhënave zgjedhore.
Topi tha se kjo zyrë do të jetë truri elektronik i të dhënave zgjedhore.
Nga kjo qendër do të drejtohen 12 zyra në kryeqendrat e qarqeve të Shqipërisë.
Duke iu referuar kodit zgjedhor, Topi theksoi se “zgjedhjet politike nuk janë vetëm dita e 23 qershorit, ato janë një proces që nisi me hartimin kodit zgjedhor të deformuar i cili nuk i ofron shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
“Ky kod ia lë në dorë procesin zgjedhor partive politike dhe jo shtetit dhe institucionit”.
Duke iu drejtuar opozitës për përgjegjësinë që ajo ka për të mbuluar vendet vakante në KQZ, Topi tha se kryeministri është recidivist në manipulimin e zgjedhjeve.
“Mos ja varni ujkut në qafë mëlçitë, që ky manipulator të mos këtë fushë të lire”, u shpreh Topi.
“Fakti që KQZ është jashtë loje dhe ne informohemi nga mediat për manipulimin e listave, tregon që ky institucion nuk ka më vlerë,” tha Topi, i cili shtoi se FRD me zgjedhësit e saj do të marrin në dorë situatën për mbrojtur çdo votë duke iu referuar edhe shprehjes popullore: “Dy duar për një kokë”.
“Ne kemi detyrim moral dhe politik ta mbrojmë votën e qytetarëve, ndërsa KQZ ka detyrimin ligjor,” u shpreh Topi.
Kryetari i FRD i konsideroi sondazhet e fundit si të pabaza dhe të paguara me qëllim manipulimin e rezultatit zgjedhor.
Më tej, Topi u shpreh i sigurt se partia e tij “është një formacion solid politik” dhe se do të votohet masivisht: “Kemi të dhënat tona që na bëjnë optimistë dhe do i bëjmë prezent për shoqërinë shqiptare. Do të kontrollojmë procesin zgjedhor. Ne do të orientojmë përfaqësuesit tanë edhe në komunën më të largët të Shqipërisë dhe garantojmë zgjedhësit që nuk do të ketë manipulim të votës. Do të bashkëpunojmë edhe me faktorin ndërkombëtar që do të jetë prezent në zgjedhje”./ep
A l a r m,
që nuk e jep vetem Topi!
Por kur e deklaron edhe ai qe ka qene per nje kohe te gjate drejtues i larte i PD-së,
kjo deklarate merr nje rendesi te veçante!
Si mund te administrohet nje proces zgjedhor me nje Komision Qendror t o t a l i s h t
P a r t i a k!?…
Keto zgjedhje jane te deshtuara, që pa nisur!
Sali Mashtrusi shpreson se ato do te vulosen nga Kolegji Zgjedhor!(!!!)
….që gjithashtu eshte nje vegel e Sali Mashtrusit!
Nje Furtune e ashper po vjen!
Nje Kaos i gjithanshem po pregatitet!
Kujt i sherben ai?
Askujt perveç zgjatjes se diteve ne Pushtet te Dinosaurit te Krimit dhe Hajduterise!…
Dhe perpelitjes ne nje tranzicion pa fund te Shqiperise dhe shqiptareve, qe do te thote qe vendi te bjere ne nje humnere,
prej se ciles nuk mund te dale dot pa u sakatuar rëndë!…
Neti a te kutohet ndonje prononcim i Topit kur u shkarkua nga KQZ-ja anetari i LSI-se?????Une vete nuk kam degjuar gje;per pasoje kjo qe thote sot Topi deshmon per te here te n-te impotencen uleritese te tij ne rastin me te mire,ose rreshtimin ne menyre te kamufluar per te hedhur sa me shume tym qe te dekurajoje votuesit ne rastin me te keq.
Topi ka qene Kreu i Keshillit te Larte te Drejtesise per pese vjet;a mund te kete te ngjare qe ai te mos jete pjese e pergjegjesise se keqkatandisjes aktuale,ne ushtrimin e sovranitetit te shqiptareve??????
Keshtu qe Topi artikulohet ne menyren me te shpifur,si komplement skuthlliku me dr.dhjeramanin.
Te gjith e dim qe Sala ka filluar me falsifikim listash pa u fut akoma ne zgjedhje. Ne regjistrim te popullates(ne census) doli popullsia shqiptare 2.8 milion, tani vetem votus jan regjistruar 3,3 milion ??!!.
Por c’te bejm ne populli i thjeshte, ju drejtusit e partive te mdha duet ta zgjidhni kte ceshtie ne menyre urgjente, ose bojkotoni zgjedhjet.
Shpresoj qe Sala do ti fallsifikoje zgjedhjet se ndryshe nuk fiton. Nuk eshte humbja e Sales qe zgjidh problemet e shqiperise e shqiptareve. Duke “fituar” Sala, falimentimi i shqiperise eshte me se i sigurte. Falimentimi dmth pa paga nenpunesit publike, pa paga arsimtaret, pa pensione pensionistet, kreditoret do ta kapin per zverku shtetin e dhjere shqiptar. Ky do te jete edhe fundi e Salise e ndjekeseve te tij. Plani i Zotit do te realizohet pike per pike. Sala ka kryer aq shume krime sa eshte i detyruar te beje me shume vetem per tu mos larguar. Perse kam kete ide! Une jam nje kundershtar i diktaturave ne gen, keshtu jam antikomunist dhe antisalist i oreve te para por duke pare opoziten … Opozita e sotme do te komprementohet, ata do te vazhdojne rrugen e Sali Berishes me pak retushe. Kjo opozite eshte shume paqesore e Europiane, kjo gje nuk mund te funksionoje ne shqiperi me diktatorin Sali. Opozita nuk duhet te premtoje asgje, duhet te premtoje, shtet, ligj, denim me vdekjeje per krime shume te renda, Sali Berisha ne burg e denim me vdekjeje, etj etj. Opozita nuk eshte e forte, Sala ka mbeshtetje popullore shume te larte 35%. Me kete mbeshtetjeje popullore nuk ja vlen te largohet Salia. Duhet prit qe kriza te thellohet, qe PD-istet te mbeten pa buke, femijet e tyre pa pune e prespektive dhe ato qe thashe me siper. Atehere do te kendojme kengen maje krahu, “Oooo! Sali, Sali Berisha! Le e rrit ne pyllin me pisha, Je ma i eger se bisha,,,,”
Opozita te mos ja vare ujkut melcite = thote. Po mire more Topi yne, t’i a nuk je opozite, apo kujton se je ende president dhe jep orientime. Opozite je, beje edhe t’i vete kete – mos ja var melcite ujkut – apo i do melcite gati ne pjate?
Menyra se si u zevendesua anetari iKQZ-se ishte totalish antikushtetues dhe kete nuk e ve njeri ne dyshim , por edhe qe ai vend i takonte maxhorances edhe kete mendoj se asnje nuk duhet ta veje ne diskutim . Tani , nga ana ligjore nuk di te them , por llogjikisht e majta duhet te fuse 3 antaret e sa j sa me shpejt qe e djathta te mos livadhise si te doje .Jo per ndonje gje , por ne kete rast e majta vete sa demton me shume votuesit e sa j dhe njekohesisht vetveten .
“Gjuha shkon atje ku dhemb dhembi”. Ceshtja qe ngre ish-presidenti eshte nga problem teper shqetesues nga me te rendesishmet tani ne prag te zgjedhjeve e qe kerkon nje zgjidhje urgjente me konsensus te plote si nga nga pozita ashtu dhe nga opozita per mbarevajtjen e procesit zgjedhor.
Deformimi mei vetedijshem i kodit zgjedhor, varesia partiake e procesit zgjedhor duket se nuk eshte vene ne qender te preokupimeve kryesore per forcen me te madhe opozitare. Duket sikur nuk po luftohet aq sa duhet dhe me tone te ashpra kunder manipulimit te zgjedhjeve nga nje “trasgresor perserites” duke e spostuarr kete ceshtje me ose padashje ne prapaskene.
Nuk e degjova te plote intervisten e kryesocialistit gjate nje Bus-Tour ngaqe m’u sos durimi nga mosrjedhshmeria ne formulimin e fjalive, por per aq sa degjova m’u duk sikur “ishte i lehtesuar” dhe ndjente ne vetvete nje fare kenaqesie kur vertitej perciptazi pas temave te skajshme pa kurfare peshe.
Edhe pse FRD-ja doli nga gjiri i uzurpatoreve pseudodemokrate ajo po luan rolin kryesor duke vepruar si nje opozitare e vertete. A mos eshte kjo alternativa shpresedhenese? Edhe pse eshte shume shpejt per te bere konstatimet e duhura sinjalizimet duket se kane sens pozitiv.
Ata te dy specialistat qe kishte PS kete radhe ishin shum te pergatitur.
Biben e kishim dhe dibran. Se ku ma zyri syri prape ne nje televizor dje dhe kujtova se e kthyen.
Edi ti lere kalamalleqet dhe tu kerkoje atyre te kthehen, se mire keq KQZ duhet mbajtur ne veshgim.
nuk e kuptoje si ka mundesi qe nje ish te beje keto deklarata autoprezantuese .perse i ka pranuar vjedhjet kur ishin bashke ,perse nuk i ka denoncuar sepse dihet qe e ashtuquajtura e djathta gjithmone i ka vjedhur votat.vetem komunistet 91-92 kane bere zgjedhje te drejta dhe te ndershme megjithese as nuk dua ta permend kete emer.