TemA TV/ Auron Tare: Berisha po u jep klientëve të Familjes edhe monumentet e kulturës (VIDEO)

10 Maj 2013, 13:29Sociale TEMA

Partia Socialiste ka reaguar nëpërmjet deputetit Auron Tare, për vendimin e qeverisë që të japë me qira monumentet e kulturës. Sipas Tares, Berisha pasi shiti çdo gjë të mundshme, tashmë ka nxjerrë në shitje edhe trashëgiminë kulturore.

“Ky kryeministër në ikje dështoi me trashëgiminë kulturore dhe në tetë vitet e qeverisjes së tij as nuk janë ruajtur pasuritë tona kulturore e natyrore, por përkundrazi, gjithçka është bërë për t’i rrënuar e shkatërruar ato.

Dje qeveria e rrënimit, nëpërmjet Ministrit të Kulturës, vendosi të nxjerrë në treg edhe Monumentet e Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare.

Kjo përpjekje e kahershme për dhënien me qira të pasurive shpirtërore të shqiptareve përkon tashmë me ikjen nga pushtetit të partisë familjare të Berishës.

Pasi shiti çdo pasuri natyrore, pasi dha çdo kodër për fabrika çimentosh dhe gurore; Pasi shiti çdo pyll për qymyr; pasi dha me koncesion çdo lum për hidrocentrale, sot Sali Berisha po shet edhe Monumentet e Kulturës Kombëtare”, tha Tare në një konferencë shtypi.

Sipas tij, këto 8 vjet nën qeverisjen e Sali Berishës janë zhdukur një sërë monumentesh kulture, duke filluar nga vjedhjet, deri tek shkatërrimet që ndodhin nën sytë e të gjithë shqiptarëve. Tare tha se monumentet e mbetura të kulturës po shkojnë për klientët e Familjes.

“Për këto 8 vjet të qeverisjes së Sali Berishës, Fondi i Trashëgimisë Kulturore Kombëtare ka njohur një bjerrje të paprecedent duke i zhdukur kulturës sonë një numër të madh monumentesh dhe qendrash historike. Mjafton t’i hedhim sytë nga qyteti i Krujës, i cili sot po shkatërrohet me ritme galopante duke zhdukur një herë e mirë qendrën e pelegrinazhit kombëtar të shqiptarëve.

Me gjithë përpjekjet e Shoqërisë civile dhe specialistëve të fushës për ta ndaluar këtë veprim jo logjik dhe shumë të dëmshëm për trashëgiminë kulturore, është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare vendimi, i cili do ta radhisë Ministrin e Kulturës dhe vetë Kryeministrin në ikje, në rreshtin e atentatorëve ndaj Trashëgimisë Kulturore.

Ky akt i kryer vetëm një muaj para ikjes nga pushtetit të qeverisë së Berishës, kërkon t’u japë klientëve të Familjes edhe vlerat e fundit të pasurive kombëtare. Ashtu siç ju ka dhënë deri më tani të gjitha fondet e buxhetit për restaurime të paqena”, tha Tare.

Ai u shpreh se pas 23 qershorit, PS-ja nuk do njohë asnjë marrëveshje të lidhur nga Berisha për monumentet e kulturës.

“Partia Socialiste ju bën thirrje të gjithë atyre që të joshur nga këto orvatje të fundit të Qeverisë për të blerë një grusht votash edhe me Monumentet Kombëtare, se pas fitores së datës 23 qershor nuk do të njohim asnjë Marrëveshje të lidhur në dëm të interesave të Trashëgimisë Kulturore.

Ne nuk do t’i njohim askujt, asnjë koncesion, qiramarrje apo forme tjetër ndaj Monumenteve të Kulturës.

Pas 23 qershorit ne do të bëjmë të mundur që të gjitha Monumentet tona të Kulturës jo vetëm të mbrohen dhe të restaurohen, por edhe të vihen në shërbim të turizmit kulturor dhe në dobi të komuniteteve kudo që ato ndodhen”, përfundoi ai./b.l

58 komente në “TemA TV/ Auron Tare: Berisha po u jep klientëve të Familjes edhe monumentet e kulturës (VIDEO)”

  1. arsen says:

    Kontraste te cuditeshme?!!
    Auron! Nga nje oficier e sportist, u bere antkuarist.
    Ne kete masaker…cili eshte roli yt mbrojtes?
    Sa ekspedita te drejtuara nga ty, kane sjelle te ardhura (vec xhepit tend) per Shqiperine?
    Ku e ngrite zerin ti per Afreskun e Onufrit??
    Ikonostaset e vjedhura dhe te demtuara?
    Fondin e fshehur ne bregdet dhe ne brigjet tona detare.
    Mos u tremb nga mirembajtja e kalave! Shiko ate qe ikin pa dogane nga Shqiperia!

    1. rita says:

      eshte qesharake sesi synohet qe te percahet opinioni me keto teori konspiracioni! o vlla me thuaj nje momument kulture qe eshte ne gjendje te mirembajtur dhe ka lezet te vizitohet? tek te gjitha vjen era shurre, ska rruge, ska ciceron, jane nje skandal i vertet! ne 23 qershor kjo do te marri fund!

      1. Sokol says:

        Asnje monument kulture nuk eshte i mirembajtur sepse nuk dine qe te shfrytezojne mundesite qe te ofrojne keto monumente per zhvillim. Ajo qe ka bere kjo qeveri eshte thjesht sa i ka shkaterruar dhe i ka rrenuar. Pasojat qe jane bere mbi to jane te pakthyeshme.

        1. endri says:

          Po keto nuk dine qe te bejne naj gjo tjeter vecse te vjedhin dhe te gllaberojne cdo pasuri te ketij vendi. Aty ku ju intereson nuk te lene qe te prekesh, nderkohe qe aty ku nuk ju intereson as qe e cajne koken fare.

          1. blerti says:

            Po ca flet o Auron me gjith respektin per ty po flet “brockulla”, jo per fjalet qe thua ne fakt po kur e mendon qe berisha e vrau kete popull pervec se e vrau i hoqei dhe buken e gojes, i shtypi me cdo lloj kercenimi ne dac me vende pune ne dac me dhune fizike e ne dac nga familja keshtuqe arti besoj eshte gjeja e fundit qe shqipetaret duhet te mendojn, gjeja e fundit qe berisha duhet te largohet, se shkaterroi dhe artin.

            1. raimondi says:

              o Auron ik or aman te keqen se ne thame se ti do ishe ne liste se te lexojme ketu q embron kulturen shqiptare ….kur ne fakt ti per Edin nuk ke asnje lloj vlere
              –Ai te do ty vetem per te punuar ndersa ne krye te listave te tij zgjedh
              ca maskarenj te tipit Kokedhimja etj ,qe jane hajvane fare dhe njerez me ligesi akrepi

        2. Sneki says:

          Kemi kaq shume pasuri kulturore dhe trashegimi kulturore saqe turizmi jone duhet te ishte ne nivelet me te larta dhe qe nga keto te siguronim perfitime shume te medha. Por kjo qeveri nuke beri kete gje sepse nuk e quante nje sektor ku mund te nxirreshin perfitime por e pane me me vlere per ta dhene me qera ate. Turpin mbuloje me turp kete gje thone keta.

        3. lini says:

          Po ku ka pasur sukses ky kryeminister i deshtuar, gjithandej ka qene i marr fund, ka deshtuar kudo, pervec se ne vjedhje dhe ne pasurimin e familjes se tij, ne privatizimet personale etj etj.

        4. beqiri says:

          Po ja kishim xhaferrin ne qe ketej bente namin ka bere miliarda duke shitur pasurit e shqipetareve e kendej ja kepuste me eshtrat e ismail qemali etj etj.

    2. Mateo says:

      Po normal po si grabiten te gjitha nuk gjejn rrehat… e kan vjedhjen ne gjak PD’ja turp turp tju vi na lini shqiperin rehat

    3. Arsen Bilani says:

      Medet per ata qe i besojne keti njeriu mitoman

    4. DREJTESIA says:

      Shqiperia po kthehet ne kohen e Enverit, ku karrocieri behej anetar byroje, nje me shkolle te mesme drejtor pasi ishte anetar Partie, ndersa tashti nje njeri qe ka mbaruar shkollen ushtarake flet per trashegimine kulturore. E kupton se cfare turpi eshte, eshte njesoj sikur nje doktor te bej punen e nje inxhinieri e keshtu me rradhe.Lere Saliun o Tare, po shiko veten tate ku do shkosh pas 23 Qershorit, apo te ka premtu Rama ndonje karrike ne ekzekutiv dhe ti del e flet lart e poshte. Rama te gjithe juve qe jua futi keshtu ju premtoi por qenin e ngordhur do te merrni o Tare

    5. arber says:

      O Idiot, po zoti Tare dhe Shkreli ishin dy njerzit qe e bene publike demtimin e afreskave te Onufrit. shikon lajme ti vella apo je ne ndonje katund te larget dhe nuk ka vale

  2. Rilindje says:

    Kryeministrit te deshtuar dhe diktatorit te fundit ne Europe, i kane mbetur edhe 45 dite. Me monumentet kulturore eshte bere nje baterdi ne Shqiperi. Natyrisht qe nje minister qesharak si Aldo Bumci apo perversi Ylli Pango, nuk ka se si te rregullojne situaten. Rilindje ne 23 qershor.

  3. elti says:

    kjo eshte skandaloze , epate cfare u ben kishave? dhe thane SKEMI CI BEJME! KETA DUHET TE SHPORREN VETME PER ATE QE I KANE BERE KULTURES NE SHQIPERI. dhe jam i sigurt do te largohen nje dite e me pare! njerez te turpshem!

  4. besnik says:

    Trashegimia kulturore eshte e vetmja gje per te cilen Berisha as qe e ka care koken fare dhe as qe ka menduar naj here se si mund ta shfrytezoje kete trashegimi ne funksion te rritjes se mireqenies dhe rritjes ne turizmit.

  5. alban4eva says:

    te lumte goja Auron, urojme ti mbani premtimet..!!

  6. fredi says:

    si nje vend me trashgimi kulturore qeveria jone kto trashgimi i ka kthyern ne kazan plerash ky ehste deshtim zoti kryeminister duke mos harruar se sa te larmishme jane pasurit tona kulturore

  7. eljo says:

    po nuk i sjell vota kultura ketij prandaj behet keshtu…pastaj keni pare kafsh qe te admiroj kulturen? si mund ta perceptoj artin edi paloka pershembull? eshte e pamundur! keshtu qe keta duhet te shporrreeeeeen!

  8. Rilindje says:

    cdo gje do te ndryshoj mbas 23 qershorit sic do rilindi shqipperia do rilindi edhe monumentet e kultures qe ndodhen ne shqiperi
    #rilindje

  9. REI says:

    E shkaterroi Trashegimin kulturore duke e lene ne harrese totale e ne meshire te hajduteve e te fatit.

  10. brukli says:

    Asnje investim per kulturen ne keto 8 vite..dhe kjo eshte mese e dukshme.

  11. xhesika says:

    Meshtet Rilindjen qe pas 23 Qershorit, te rrilende edhe kultura bashke me fushat e tjera…

  12. Tanja says:

    Nuk lane monument kulture pa shkaterruar, i vodhe, i shkaterruan monumentet e ulturs dhe askush nuk u pergjigj per to…e lane ne harres tashegimin kulturore

  13. redi says:

    Rilindje, për të ndalur qeverinë e rrënimit të shesë edhe Monumentet e Kulturës Kombëtare…

  14. dalina says:

    i ka vene vetes qellim kryeministri jone i dashur qe o i shkatarron te gjitha o nuk gjen rehat.

  15. Zhaku says:

    Kryeministri thote zoti Tare … Saliu zoteri ky njeri ska qene kurr I denje ta therrasesh kryeminister deshtimi I vlerave kulturore eshte nje deshtimi I rradhes I Saliut .. Ska patur kurr vlera kulturore Shqiperia per saliun .. Cdo ka patur vleren e Xhepit te Saliut

  16. mergimtari fv says:

    Shqiperia per 23 vjet u viçidolizua , nje arritje e madhe drejt Evgropes , lum ne qe arritem ta shohim ne kete derexhe , mallkuar dita qe lindem sakat nga trute .

  17. Fredi says:

    mire tani qe flet dhe mire bene….po te shikojm sa do na i mbrosh keto monumente kur te nderohet qeveria….do dalesh ti dhe fiksi te flisni prap.apo do thoni e kishte fajin qeveria qe iku?….atehere do shikojm se sa me te vertet interesohesh per monumentet apo per karige…

  18. Ermal says:

    AURON TE FUTI SHKELMIN RAMA PO PSE MER HAJDUT STE DOLI BUTRINTI QE SLE GJE PA SHIT NGA AMFORAT DO DHE NGA PARQET E TJERA PO DO NUK DO TI BERISHA DO FITOJ ME 23

    1. arbi says:

      O Ermal.

      Auron Tare do te jete Ministri i ri i kultures. Nuk e lexon shtypin zoterote? nuk e degjove auronin qe deklaroi se kishte kerkuar vete qe te mos jete pjese e listes pasi kerkon te punoje ne egzekutiv/

      1. Arber says:

        e si mund te behet minister Auroni kur nuk ka shkolle??? Auroni te publikoje cv-ne, dhe e vetmja reference qe ka marre eshte ajo e Apollon Neritanit. Investimi i tij ne trashegimi ka qene vetem vjedhje e biletave, tenderave, rrogave te papara te Englezeve dhe nje makine e Parkut te Butrintit si dhe shpifjet ndaj sektorit privat per te mbrojtur ministrine e Sales… Auroni duhet ta kuptoje qe te kete ambicie per ate post, duhet te kete dije dhe te bredhe monument ne monument per ta njohur dhe mbrojtur, dhe jo te beje germime klandestine si ne Teqene e Melanit….. Auroni te terhiqet tani sa nuk eshte vone sepse duhet ta kuptoje qe ne rast se behet minister opozitaret e tij do te kene aq fakte dhe argumenta sa do te dal me hajvan se Ferd xhaferri….

        1. kela says:

          ha ha ha. kush na qeka. eshte ai copa e mishit nga elbasani qe vithte sallamin e studenteve ne ekspeditat arkaeologjike ne butrint. o cope mishi po ku ke goje te flasesh ti more. po ti ike nga butrinti me bisht ne shale si hajdut. auronin edhe sot e mban ne goje e gjithe zona per ate pune te madhe qe ka bere atje. po keto akuza i ke shkruar edhe ne denoncimet e ulta ne prokurori dhe pastaj i thoje njerzve qe te detyronte kryetari i pd se sarandes. ik ore bajge se nuk ka vend per ty ne kete debat

          1. Arber says:

            Hahaha Kela apo Auron, si te te thom une jam gjinokastrit dem baba dem dhe mos me ngaterro me ate elbasanasin. Bajge Ylli-po sigurisht! Bajge ti nese je Kela nga Gjirokastra e perdorur keq nga Auroni- Po superbajge! Bajge Auroni? – po se bashku me ate Enton Derraj, qe ne te shkuaren babai i ketij te fundit se bashku me Auronin i vune zjarrin Sarandes ne emer te Komiteteve te Shpetimit, dhe sot qe te dy (ky entoni drejtor i kabinetit te ministrit)firmos marreveshjet e dala nga zyrat Apollon/Neritan/Auron/Enton….
            Kela/Auron perpara se te merreni me Yllin, sqaroni publikisht aferat me Apollon Bahcen dhe germimet klandestine ne Gjirokaster……. Sqaro dhe postin tend ne shoqaten e thesar kerkuesve shqiptare se bashku me Neritanin. Ju naten keni hapur gropa dhe keni prish monumente dhe varreza. Sqarohu Auron/Kela….

  19. alban says:

    You zoti tare jeni pjese e hajduterise dhe shkaterimit te trashegimise kulturore shqiptare.You jeni nje turkoshak qe paskeni marre leksione per “qejf” ne Chicago university(kush ka paguar)Ju nuk e quani pushtimin osman
    periudhen me te zeze te historise se kombit tone,ky eshte turp per ju dhe formimin tuaj kulturor.Ti se bashku me ata qe vazhdojne te shkaterojne monumentet dhe historine kombetare te shqiptareve meritoni te shkoni ne ferr.Meqenese hiqeni si (expert discut) i historise se shqiperise dhe i osmanizmit dhe keni marre “leksione” ne USA.A e di ti more hedhes i gjyles
    se cfare thone amerikanet per “pushtuesit” angleze,pse luftuan ata kunder tyre.A e di ti more turkoshak se jo vetem na shperfytiroi si komb por mbolli faren e keqe islame .Ju duhet tju vije turp te thoni se shqiptaret jane muslimane U,, ,R, DB Mr Tare F,,U

  20. bbb says:

    Mire mor Auron…te besojme ne ato qe thua se e ke me pasion ate pune, por si i behet nqs nuk fiton me 23 qershor Rilindja e 1 Prillit?

  21. @ndi says:

    eshte shume e qarte se ky pushtet qe eshte uzurpuar me vota t vjedhura nuk duhet t ishte aty ku eshte….e ka rrenuar shume Shqiperine dhe Qytetaret Shqipetar gjate ketyre viteve….Larg ketyre njehere e pergjithmone !!!

  22. lani says:

    Po prisni 23 Qershorin o bijte proletare te PPSH ? Erdhi koha te rilindin edhe keto monstrat e vjetra komuniste, mendojne se i erdhi dita por te shohim a do ti lere Amerika e EU, sepse keta kelyshet e komunizmit e kane “dashur” shume Imperializmin Amerikan dhe Europen kapitaliste. Deri tani SHBA i ka lene ne opozite, te shohim me tutje…

  23. endri says:

    KJO QE THOTE AURON TARE ESHTE KOMPLET E PAPRANUESHME PER SHQIPERINE SEPSE KRYEMINISTRI I VENDIT TE FILLOJE TE SHESE DHE TRASHEGIMINE KULTURORE NE MOMENTIN QE AI SKA BERE ASGJE PER TA MBROJTUR BILES E KA DHUNUAR ME DUART E VETA ESHTE ALLOGJIKE KJO GJE

  24. eri says:

    kjo sjellje e kryeministrit dhe e ministrave te tij ndaj nje trashegimie mijravjecare qe eshte e vetmja pasuri kulturore e shqiptareve nuk mund te lejohet te shitet dhe as nuk do te lejohet nga qeveria e pas 23 qershorit

  25. gersi says:

    duhet te marre fund njeher e mire kjo politike e shpifur qe demoton interesat e popullit dhe behet vetem per interesa te qeverise sepse qeveria nuk eshte atje per te na vjedhur por per te na mirqeverisur

  26. gridi says:

    sali berisha po e konsideron vendin si prone e jotja qe me te mund te besh cte duash por shqipatret nuk t elene ta besh kete gje dije mire sepse monumentet kulturore jane te pazevendesueshme

  27. ili says:

    KJO ESHTE NJE TJETER ARSYE QE SHQIPATRET NE 23 QERSHOR TE VOTOJNE PER PARTINE SOCIALISTE DH EJO ATE DEMOKRATIKE,FALENDEROJME EKSPRTET E KESJA PARTIE PER KETE PROGRAM DHE EDI RAMEN QE I KUSHTON KAQ VEMENDJE KESAJ TRASHEGIMIE KULTURORE

    1. Arber says:

      Jo i dashur Ili, trashegimia shpetohet me njerez te ndershem e jo me te kallepit Auron qe nje monument te rendesishem te Butrintit, kulla veneciane, ne kohen kur qe drejtor e ktheu ne hotel dhe qenef per nevojat e fisit te tij…..

  28. burbuqja says:

    Auroni eshte nje hajdut qe ka patur nje çeshtje penale per trafikim antikash dhe tani na del e na ben patriotin. ?
    Ik ore Auroa e ha nje tas me groshe ?

  29. jojo says:

    po kafshaaa pa shitur cdo gje ksaj shqiperie te mjere nuk largohet … po ka ardhur momenti ti themi STOP dhe SHPORRUUUUUU

  30. Arber says:

    hahaha sa e thjeshte eshte: Te gjithe fajin e ka Saliu…. Por me specifikisht kete problem e di ti Auron se bashku me shoket e tu Neritan dhe Apollon. Madje ky i fundit eshte ideatori i dhenies me qera perkundrejt ca pareve te qelbta (Apollon 500-euroshi ja kane ngjit emrin punonjesit e tij nen ze) dhe hapjes se mejhaneve ne kafe. Ti Auron ke qene ne dijeni te kesaj nisme me kohe, sepse Apolloni keshillohet me ty per cdo gje, apo jo Kapural Rustem, Fredi, Pellumb Tare???? Ti perdor sigurisht gafat e Berishes qe i fabrikon me Apollon&Neritan. Medet ky vend qe ti medioker Auron do te zevendesosh si minister apo drejtor nje militant medioker te PD-se. Auron sqaro publikisht lidhjet e tua me Apollonin, emerimet qe i propozon atij ne Institutin e Monumenteve. Perse gjate debateve dhe prononcimeve te tua akuzon shtetin por asnjehere nuk ve gishtin mbi pergjegjesin kryesor te masakrave ne monuente: Apollon dhe Neritan. Ah e kuptoj jeni miq e ci ashtu temen monumenteve. Miqesine tuaj bazuar mbi spiunllekun, injorancen, korrupsionin, e keni deklaruar haptaz gjate emisionit per kishen e Valshit ne Top CHannel. Dil Auron si lepur qe je dhe ver gishtin tek pergjegjesit kryesore te reformave te shkaterrimit te monumenteve Neritan dhe Apollon, e pastaj sigurisht perbalt dhe Berishen si njerezit e emeruar te tij.

  31. maksut m. says:

    Po me vjen keq per ty Auron qe nuk je tani ne qeveri qe ti besh monumentet rrush e kumbulla, si Tan Shkreli nje herer e nje kohe ?

  32. T.Shkreli says:

    Auron le kokrren e namit. Mos dil më aty, se sa here flitet per monumentet, njerzise i kujtohem une.
    Mbathja te them !

    1. bobi says:

      Okni ore provokatore qe merreni me karrieren e shkelqyer te Auronit. Merruni me lajmin e tmerrshem te privatizimit te kalave te Shqiperise nga shpellaku. O rrace sklleverish – qe edhe kur ju qijne motrat gezoheni se kete ja u ben udheheqesi!

      1. akeologu says:

        Privatizimin e kalave e ka nisur Artan Shkreli dhe Edvin Rama. Informohu pak, or “partizan pa yll”.
        Restorantet ne kalatë e Petreles dhe te Lekursit, kane ne kontratat perkatese firmen e tyre.
        Mos ha shume groshe, se ka efekte anesore..! ?

  33. Koç. Kok. says:

    Mos e rruaj o Tare se ç’thone per ty se po fituam ne, do merremi nje here me Meron e pastaj me Saliun. ?

  34. Petriti says:

    JO JO, Berisha s’ka faj, Auron Tare e ka fajin. A Berishjan koqe qe ini.

  35. akeologu says:

    SHARLATAN ?
    -Nje ish sergeant i deshtuar, refugjat “HOBO” ne Shtetet e Bashkuara,u perpoq ne pleqeri te behet historian, por perfundoi ne nje bedouin i muzueve dhe parqeve arkeologjike, ku, kur i jepej rasti, aq sa mundtte, trafikoi ndonje gjetje, por nuk i eci qe te bente ndonje pare te madhe. At last, u perpoq qe kete “pervoje” te shnderroje ne nje kal beteje qe te behet minister, n.q.s. ? e ne gjurmet e Tan Shkrelit e Tan Lames te behet i pasur. ?

    1. Gjergji says:

      Ha, ha, ha, si e mbrojne Berishen keta njerezit zyrtare (te monumenteve) qe kane frike nga Tare, Shkreli, Bejko, Lame etj.
      Do ju vije Rama more… e kesaj radhe do ju xjerre per bythe jashte nga institucionet ku keni punuar keto 30 vjet dhe qe vetem keni shkaterruar. Nese eshte bere ndonje gje ne Shqiperi keto vite, eshte bere vetem nga keta djem patriote qe ju vemje te Saliut shani poshte e perpjete. Bravo Auron!

      1. Arber says:

        Haha o Gjergj keta qe flasin kunder Auronit, perfshire dhe mua nuk jemi pjese e shtetit, sepse po te ishim do te jemi o Neritan o Apollon miqte e Auronit, qe e shkaterruan trashegimine. Lorenci ka pas qene derjtor ne qeverine Berisha e madje mburrej qe e kishte te afert… Auroni yt ka denoncuar publikisht Lorencin per afera dhe anasjelltas. Si ka mundesi qe keta te akuzuar, akuzojne…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje