TemA TV/ PS: Berisha e ka kthyer Shqipërinë si Azerbajxhani dhe Venezuela (VIDEO)

9 Maj 2013, 15:51Sociale TEMA

Në Ditën e Europës, Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se ka dështuar me integrimin e vendit. Deputeti Ditmir Bushati ka thënë se është e papranueshme që Shqipëria të mbetet larg vendeve të rajonit, duke u kthyer në një shtet të ngjashëm me Azerbajxhanin apo Venezuelën.

“Sot, në Ditën e Europës është më e qartë se kurrë se çfarë përmasash dramatike ka marrë dështimi i Sali Berishës dhe PD në ndërtimin e Shqipërisë Europiane.

3 shanse të humbura në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim, kurs përplasje me perëndimin dhe posaçërisht partnerin strategjik SHBA-të, raporte gjithnjë e më kritike për situatën që mbizotëron sot në Shqipëri, dhe një shqetësim në rritje për drejtimin ku po e çon vendin Sali Berisha, ky është bilanci i situatës së sotme.

Është e papranueshme që plot 22 vjet pas rënies së komunizmit Shqipëria vazhdon të jetë regjim hibrid, më i ngjashëm me Venezuelën dhe Azerbajxhanin sesa me vendet e rajonit apo Europën demokratike ku duam të anëtarësohemi.

Është një e vërtetë e thjeshtë dhe e dukshme: Sali Berisha ka dështuar me procesin e ndërtimit të një Shqipërie Europiane, demokratike e të drejtë. Tentativa e tij flagrante për të deformuar sërish procesin zgjedhor, kokëfortësia me të cilën po u përgjigjet paralajmërimeve gjithnjë e më serioze që po vijnë nga partnerët ndërkombëtarë, për koston që kjo do të kishte për vendin, janë prova më e qartë se Sali Berisha e ka bërë zgjedhjen e tij. Integrimi në familjen Euroatlantike dhe përkthimi i këtyre angazhimeve në standarde të prekshme për qytetaret nuk është zgjedhja e tij”, ka thënë Bushati gjatë një konference shtypi.

Ai u shpreh se me ardhjen në pushtet të socialistëve, gjendja do të ndryshojë. Sipas tij, kjo do të ndodhë me garantimin e zgjedhjeve të lira, forcimi i institucioneve demokratike dhe të pavarura, çlirimi i drejtësisë nga korrupsioni etj.

“Ndërtimi i Shqipërisë Europiane do të kalojë nga zgjedhjet e lira e të ndershme dhe forcimi i institucioneve demokratike të qëndrueshme në shërbim të qytetarëve e jo pushtetit të radhës.

Ndërtimi i Shqipërisë Europiane do të kalojë nga çlirimi i sistemit të drejtësisë nga korrupsioni e politizimi që e kanë kthyer mosndëshkueshmërinë në sistem.

Ndërtimi i Shqipërisë Europiane do të kalojë nga çlirimi i shërbimit diplomatik nga nepotizmi e politizimi që e kanë kthyer shërbimin diplomatik në celulë anti-opozitë.

Ndërtimi i Shqipërisë Europiane do të kalojë nga ndërtimi i një qeverisjeje transparente dhe një administrate publike të ndërtuar jo mbi bazat e militantizmit e nepotizmit, por mbi bazën e profesionalizmit;

Ndërtimi i Shqipërisë Europiane do të kaloje nga transformimi i sistemit arsimor nga një sistem i dështuar që sot prodhon analfabetë funksionalë, në një sistem arsimor që u krijon të rinjve mundësinë të konkurrojnë denjësisht me bashkëmoshatarët e tyre në tregun Europian të punës; nga një zhvillim ekonomik që prodhon punësim e mirëqenie dhe jo thjesht pasuri për një grusht njerëzish në pushtet; nga një politikë që mbështet drejtësinë dhe kohezionin social e jo rritjen e pabarazisë; nga një politikë e jashtme që synon bashkëpunimin dhe stabilitetin e jo shpërthimet primitive të nacionalizmit për përfitime të ngushta politike”, përfundoi Bushati./b.l

37 komente në “TemA TV/ PS: Berisha e ka kthyer Shqipërinë si Azerbajxhani dhe Venezuela (VIDEO)”

  1. noku says:

    Motua e KryeSaliut ta qeverisim Shqiperine si Venezuela jo per gje po mban edhe zi per liderin shpirteror te tij

    1. alesia says:

      saliu ka qe ne 92 qe na mban larg europes. Eshte nje ogur i keq per vendin tone e me 23 qersohr ky duhet shfaqrosur nga faqja e politikes nej here e pergjithmone. Smund te vazhdohet me keshtu, ndaj vota jone eshte arma jone kunder ketij te babezituri

      1. EDDY says:

        Te gjithe politikanet qe kandidojne te behen Kryeministra kerkoj qe te marin ate post per te ndertuar vendin por Kryeministri yne ben te kunderten, TURP per Kryeministrin qe kemi.

      2. NINA says:

        Ne jemi me keq se Azerbajxhani dhe Venezuala, ne jemi ne nje diktature me te kece se ato qe kane keto dy shtete, diktatori te vret diten per diell dhe te quan fajtor se ke dasht me rrezu pushtetin e tij!

    2. dorjeta says:

      Jemi i vetmi shtet ne mes te Europes qe vetem demokratik s’jemi, sepse eshte shnderruar ne nje shtet ku sundon nje njeri i vetem ne interes te familjes se vet ne vend qe te sundoje populli per interesat kombetare.

    3. Alma says:

      Si kemi perfunduar, krahasojme veten me vendet e botes se trete duke qene se jemi ne zemer te Europes!
      Kete degjenerim dhe pengese integrimi e kemi dhurate nga Saliu qe ka penguar Shqiperine per 22 vite me rradhe!
      Por kete 23 qershor nuk do kete me mundesi, Shqiperia do dale nga kthetrat e tij te zgjebosura!

      1. paskal says:

        Kemi 23 vjet qe kemi dal nga diktatura dhe me kete kryeminister ne tashme kemi arritur te jemi nje nga 10 shtetet me te rrezikshme ne bote per kriminalitet korupsion rrushfete , jemi futur ne nje diktatur te rre kru dhe 23 vjet ne te cilen po kthehemi me pas sec ishim ne epoken e ppsh

    4. Grejsa C says:

      Demokracia ne Shqiperi ekziston vetem ne retorikat e saliut sepse te gjitha institucionet jane nen varesine e tij dhe teresisht te politizuara dhe nuk mund te kryejne asnje funksion ne perputhje me ligjin, por vetem ne perputhje me interesat e saliut dhe oborrtareve te tij.

    5. Marinela says:

      Berisha eshte nje qenie qe rrjedh nga komunizmi me mish e me shpirt!Eshte ndjekes i denje i idealeve te ketyre liderave totalitare,per te nuk ekziston dhe ska ekzituar kurre demokracia…Por koha ua ka treguar vendin ketyre qenieve njesoj si do tregoje vendin e klanit Berisha ne 23 qershor

  2. geldi says:

    po cdo gje do ndryshoj me rilindjen e shqiperise mbas 23 qeroshrit…

  3. arsen says:

    Diten tende te Europes o Ditmir, ne e kemi festuar ndryshe!
    Me 9 Maj 1945 Kapitulloi Gjermania Naziste!
    Me pare se ti besh elozhe Europes qe sot udhehiqet nga Gjermania, ben mire ti kujtosh Saliut se cfare heqin popujt nga diktatoret e pastaj uroni Van Rompy-ne.
    Shqiperia ka qene e do mbetet Europe.
    Shqipetaret kane zgjedhur gjithmone Europen

  4. liku says:

    po ne kete llum qe jeni futur ne eshte mire qe krahasohem me dy vende te tillla si mbi te gjitha me vennezuelen … sepse ne arrijme ti biem fyellit kot per 1 vit rrjesht kur na vjen ne dore fleta me notat ne pentagram ssi bbiem dot se nuk dime mbi te gjitha…
    rilindje mbas 23 qershorit

  5. Shtegtari says:

    Ka muaj e vite qe ne 60-70 % te komenteve te mija une i jam referuar me emrin El Commandante Berisha (njesoj si me thene El Commandante Hugo Cavez , e falte Zoti atje ku eshte)
    Ec e me thoni tani qe e kam pasur gabim

  6. Qaniu says:

    Berisha e ka kthyer Shqipërinë si Azerbajxhani dhe Venezuela sepse ai aty e gjen veten eshte nje maskara i vertete e ka treguar qe ne perkrahjen e serbeve.

  7. Doni ALBO says:

    Rilindja e edit: Berisha e ka kthyer Shqipërinë si Azerbajxhani dhe Venezuela, Kurse ne do ta shendrrojme ne junanistan per vellezrit tone orthodokse.

  8. DuaPune says:

    Ej po e dini ju qe Azerbajxhani dhe Venezuela qendrojne poshte nje pasuria miliarda $$$ nafte dhe gazi natyror? Po ju? Ne pasurine jeshile te Lazaratit?

  9. tea says:

    Berisha ka deshtuar ne cdo fushe..na ka turperuia me diplomacine…ndaj jemi sot jash europe. Duhet nje rilindje e menjehershme

  10. arbenita says:

    Ndertimi i shqiperise europiane do te behet i mundur permes Skudres se Rilindjes….ndaj ne e mbeshtesim fort ate.

  11. Bruxhes says:

    Siste arsminore duhet te ndryshohet menjehere pas 23 Qershorit, per ti kthyer arsimit shqiptare vlerat e humbura nga ky pushtet qe prodhon analfabete…Rilindje

  12. Tanja says:

    Krimi i organizuar, mngesa e drejtesise, zgjedhjet e vjedhura, vrasjet ne bulevard..te gjitha te ndodhura per shkak te ketij pushteti te deshtuar nga mohuan integrimin ne Bshkimin Europian.

  13. ARSI says:

    Per te ndalur rrenimin e metejshem te ekonomise shqiptare, per te ndalur shkaterrimin e vazhdueshem te Berishes voto Rilindjen.

  14. tea says:

    Per ta kthyer shqiperine nga nje shtet si azerbazhani apo venezuela ku e katandisi Berisha ne nje shtet te dnje europian duhet te votojme Koalicionin e majte…koalicionin e fitores se thelle te 23 Qershorit.

  15. anja says:

    Shqiperia dhe shqiptaret eritojne nje qeverisje progresive, nje qeverise ne sherbim te qytetarit dhe jo ne sherbim te familjes se Kryeministrit, ndaj me 23 Qershore ne duhet te votojme PS.

  16. klaus says:

    Ne europe do te shkojme me nje qeverisje europiane..do te shkojme me Edi Ramen Kryeminister….sepse europa kerkon njerez me vizion europian dhe jo komunistet e enverit qe jane ende ne pushtet.

  17. ervin says:

    KORRU[PSIONI QE KA QEVERIA JOTE DHE ADMINISTRATA JOTE ESHTE ARSYEJA KRYESORE QE VENDI NUK ESHTE NE BE E JO OPOZITA SHQIPATRE APO ZOTI RAMA SIC PRETENDON TI

  18. gridi says:

    ME TE VERTETE SALI EBRISHA E KA KTHYER SHQIPERINE VEND TE IZOLUAR DIPLOMATIKISHT PA ALEATE STRATEGJIKE ASHTU SIC ESHTE VENDI MIK I TIJ AZERBAXHANI DHE VENEZUELA DY VENDE POTHUAJ DIKTATORIALE

  19. sara says:

    Sali Berisha nuk e ndertoi dot shqiperine europiane, por vetem e shaterroi edhe ate c’ka ishte e ndertuar….Ai vazhdon me te njejtat premtime si 4 vite me pare…

  20. danja says:

    Berisha po e con shqiperin dejt nje humnere sepse atij nuk i intereson shqiperia he interesat e qytetareve shqiptare, por i intereson karrigia e pushtetit me shume se gjithcka tjeter.

  21. mirko says:

    Në Ditën e Europës, Partia Socialiste duheshe te firmoste ato te shkreta ligje qe dhe ne shqiptaret te ishim pjese e Europes! Nuk eshte e drejte per ne shqiptaret te mos jemi ne BE per faje te Rames….

  22. vitori says:

    plotesisht e vertete!!! kur kete e thot djali i sule bushatit ose sule betharit ish sekretarit te komitetit partise punes shqiperise kandidatit te byrose politike te partise komuniste. ose partise se krimineleve te popullit shqiptare

  23. kleo says:

    me duket se e keni kthyer ju duke bere rolin e te pafajshmit per cdo gje qe ndodh ne shqiperi! Ju jeni fajtoret dhe pergjegjesi cka ka ndodhur ne politiken shqiptare! Mos mendoni se me force mund te arrini te jene ne krye te qeverise shqiptare HARROJENIIIIII

  24. meri says:

    Eshte e tmerrshme te mendosh qe keta komunista duan te fitojne zgjedhjet e 23 Qershorit! Me kete Ridhindje ta harrojne qe mund te fitojne homot!1

  25. kapo says:

    Laj gojen me venezuelen se atje me 1 dolar ble 1 fuci me nafte, ktu me 1 dollar ble 1 fuci me mut.

  26. neutral says:

    Eh, ky Ditmiri duhet ta dije mire se si jane punet ne keto vende, sepse babai i tij kryesonte delegacionet qe PPSH dergonte ne vende “mike” te asaj kohe, si Tanzania, per shembull.

  27. oleta says:

    Kjo levizje e badakcijve duhet pritur! Nga tradhetare na doli nxites Meta ! Nga i perjashtuar nga partia demokratine ne vitet 90` na doli i fuqishem dhe mike prites per te bere fetesa partie Rama !!! Kjo i ka rene ne dore 2 njerezve me te paafte qe mund te kete politika shqiptare!

  28. xeni says:

    Kjo eshte cka ndodh kur shteti ka marre nje rruge ka krye, kur shteti bie ne dore te disa njerezve te papergjegjshem edhe luajne me fatin e Shqiperise edhe te Shqipetareve….Tashme eshte kthyer nje “Nevoje Extreme” nje Rrotacion qe te eleminohet uzurpimi i pushteteve ne nje dore te vetme….Parimi Check and Balance eshte jetik per mbarevajtjen institucionale ne vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje