TemA TV/ PS premton: Do ngremë një Inspektorat Kombëtar të Pastrimit për një Shqipëri pa plehra (VIDEO)

13 Maj 2013, 12:12Sociale TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare, tha se qeverisja e kryeministrit Sali Berisha ka dështuar me turizmin dhe çështjet e ambientit.

“Në këtë hapje të sezonit turistik 2013 shqiptarët janë dëshmitarë të dështimit të radhës të kryeministrit në ikje. Ai dështoi me turizmin sepse degradoi në shumë sektorë thelbësor që lidhen me rurizmin, njeri prej tyre është mjedisi si pasuri kombëtare,” tha deputeti i PS.

“Në 2005, Sali Berisha premtoi zhvillim të qëndrueshëm. Sot Shqipëria është vendi unikal në Europë ku mungon zhvillimi i qëndrueshëm, ku burimet natyrore si toka, pyjet, shtretërit e lumenjve, bregdeti, peizazhi kanë pësuar degradimin më të madh.

Në 2005 u premtua, se ne fundin e mandatit të parë, pra në 2009 do trajtoheshin të gjithë ujërat e zeza në zonën bregdetare. Sot pas 8 vitesh, në të gjithë zonën bregdetare, vetëm në një qytet kemi impiant të lidhur me kanalizimet urbane, që të mund të bëjë trajtim të ujërave të zeza nga pikëpamja kimike dhe biokimike. Kjo gjendje rrezikon jo vetëm zhvillimin e turizmit, por edhe shëndetin e banorëve dhe vizitorëve të këtyre zonave.

Sa i takon landfilleve, sot ka vetëm një të tillë në Bushat dhe ai është jo funksionues.

Në shumicën e qyteteve të mëdha si Vlora, Fieri, Durrësi etj. etj. mbetjet hidhen e digjen pa kriter, të përziera me mbetje të rrezikshme dhe spitalore, duke ndotur ujërat sipërfaqësorë e nëntokësorë si dhe ajrin urban,” vijoi Bare.

Deputeti i PS tha se po shkatërrohen lumenjtë, të cilët shfrytëzohen në mënyrë dramatike.

“Është thelluar dëmtimi i zonave të “mbrojtura,” pyjeve, mbulesës bimore dhe bio-diversitetit. Ambienti nga një trashëgimi e përbashkët natyrore për t’u mbrojtur, është kthyer në një mall të tregtuar në pazaret e pushtetit. Eksporti i druve të zjarrit e qymyrit të drurit lulëzon. Si pasojë e prerjeve të pyjeve ne kemi erozionin më të lartë në Europë dhe ndodhin përmbytje dramatike për nivel të ulët të reshjeve,” tha Bare.

Ai premtoi se objektivi i socialistëve kur të vijnë në pushtet është krijimi i Inspektoratit Kombëtar të Pastrimit, që do të mundësojë një Shqipëri pa plehra, brenda mandatit të parë qeverisës.

“Pas 23 qershorit ne do të fillojmë një aksion të pandalshëm për të pastruar nga mbetjet territorin e Shqipërisë.

Ne do të mundësojmë rehabilitim rrënjësor, të pyjeve, të shtretërve të lumenjve, të pasurive ujore, duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm, të integruar dhe të përgjegjshëm të mjedisit.

Do të ndalojmë derdhjen e ujërave të zeza në dete, liqene dhe lumenj, për të gjitha qendrat e mëdha urbane të vendit.

Në angazhimin tonë do të përfshijmë dhe të gjithë elementët shoqërorë dhe qeverisës, biznesin, shkollën, shoqërinë civile, median, familjen dhe pushtetin lokal,” tha Bare./ep

71 komente në “TemA TV/ PS premton: Do ngremë një Inspektorat Kombëtar të Pastrimit për një Shqipëri pa plehra (VIDEO)”

  1. miri shkodra says:

    Ju besojme dhe shpresojme. Mashtruesit nuk i besojme me.

    1. Tina says:

      Bravo mir shkodra. Mashtruesit e tanishem si beojme me. Boll me, besojme te PS dhe vizioni

      1. besnik says:

        Me patjeter duhet qe te ngrihet nje Inspektoriat per pastrimin e plerave sepse kjo eshte zgjidhja me e mire per kete gjendje kaotike qe eshte krijuar me plerat. Mbeshtetja per kete program duhet te jete e pakufi.

        1. Sneki says:

          Plazhot tona po mbyten nga plerat dhe saliu thote te marrim plerat e te haujve sepse keshtu mund te bej lek une dhe familja ime. Ai nuk mendon per higjenen e shqiperise ne lidhje me kete ligj, por i mendon vetem se si te nxjerre perfitime personale dhe familjare. Ato plazhe duhen pastruar me patjeter sepse eshte nje mjedis shume i vyer qe mund te ndihmoje ne rritjen e turizmit.

          1. tanku says:

            Eshte e domosdoshme qe te gjendet nje zgjidhje per kete problem. Me vjen mire qe me ne fund del nje force politike dhe flet per plan. Mendoj se fillimi i kesaj levizjeje do te jete pastrimi i qeverise dhe shtetit nga plehrat, pasi aty po shumohen me bollek. 23 Qershor!

          2. Ermal says:

            @Raimondi
            Nuk presim qe te na degjosh ti sepse e dime qe i ke veshet e bllokuar. Por populli eshte i gatshem per te na degjuar sepse realiteti i tille eshte plerat tona jane bere kapice neper gjithe shqiperine. Ju jeni ata qe vendosni interesat personale mbi ato te vendit. Keni 8 vjet qe e beni nje gje te tille.

          3. PS ka per ta pastruar nga jashtezakonisht shume gjera politiken dhe Shqiperine. Po me Edi Ramen gjithcka eshte e mundur, pasi ai eshte i vetmi lider qe shikon nga e ardhmja, dhe jo nga llogaria e tij bankare. Per kete do votojme masivisht per Ramen te gjithe.

          4. Nesti says:

            Kam besim se PS do te arrije qe ta pastroje shqiperine nga gjithe keto plera qe i kane zene frymen. Por une kam me shume besim qe ajo do te arrije qe te largoje pleren kryesore qe e ka emrin Sali. Rilindja do te arrije qe te triumfoje mbi plerat.

        2. Sami says:

          Duhet me patjeter qe te ndermerret nje nisme per te pastruar te gjitha plazhet, parqet kombetare dhe te gjithe qytetet dhe gjithe keto plera te cohen per riciklim sepse ma do mendja qe do jene shume me teper sesa do na vijne nga jashte. Shqiperia nuk ka nevoje per plerat e te tjereve sepse i mjaftojne te sajat.

          1. wwww says:

            Ka shume gjera qe e tregojne haptas prapambetjen e ketij vendi, por asnjera prej tyre nuk mund te barazohet me ate baterdi plehrash qe i gjen kudo. Ato jane shembulli me i mire i nje shteti qe nuk punon, por qe madje mendon qe ti importoje. Ndaj ne qershor do votojme kete nisme, per nje vend me te shendetshem e te paster per te gjithe ne.

        3. Sendi says:

          Ketu cdo nisme eshte ndermarre duke pasur parasysh perfitime qe mund te vijne nga ai biznes. Pra berisha me pare mendon se sa perfitime mund te nxjerre nga kjo dhe ndersa per te ambientin as qe do tja dije fare. Nje taktike qe ka 8 vjet qe po e ndjek. Te njejten gje beri me Gerdecin ku i biri ngriti nje fabrike demontimi qe ishte jashte cdo kusht sigurie. I vetmi qe pasurohej nga ai biznes ishte Saliu me familjen e vete.

          1. qamili says:

            Pastrimi i Shqiperise nis nga pastrimi nga kryeplehra Sali Berisha. Eshte ai qe po i mbyt e qelb shqiptaret prej 22 vitesh e per pasoje ai duhet te jete i pari qe largohet a eliminohet nga politika. Pas atij do filloje te ndihet edhe ndonje arome tjeter, qe te mos jete duhma e tij e qelbur.

        4. ALMA says:

          SALIU E BERI SHQIPERINE VENDIN E PLEHRAVE SIC ESHTE VETE SEPSE SALIU ESHTE NJE PLEHRE DHE ASGJE TJETER, BRAVO PS DUHET TI LARGOJME PLEHRAT BASHKE ME PLEHREN NGA VENDI.

        5. SALI PLEHRA says:

          Eshte Saliu qe i ka sjelle plehrat ne Shqiperi dhe tani del e na thote se do te ndale importimin e plehrave ne vend me nje referendum ne dhjetor por nuk do te kete kohe deri ne dhjetor sepse me 23 qershor do ta largojme me vote masive.

        6. DINO says:

          Ka bere shume premtime Saliu, ka bere premtime vetem per te marre pushtetin per asgje tjeter.

        7. Shqiptari Italise says:

          Z. Bare,

          ti ke shume te drejte per ate qe thua kujt tja thuash, Saliu thote se kemi ndikuar ne zhvillimin turistik te vendit dhe turizmi eshte rritur me shifra te larta por kjo nuk eshte e vertete sepse ne detet e mrekllueshem te Shqiperise ne 2013-ten derdhe ujrat e zeza, TURP per qeverine qe kemi.

        8. SONY says:

          Sot Shqiperia kerkon te marre statusin kandidat per BE dhe derdh ujrat e zeza ne dete, lumenj, liqene….!!! Jemi shume mbrapa ne qe te arrijme ne Europa, perpara duhet te bejme keto ndryshime dhe pastaj te pretendojme te shkojme ne EU

        9. Lini Durres says:

          Ne nje qytet te mrekullueshem, me nje plazh te mrekullueshem sic eshte Durresi qytetaret derdhin ujrat e zeza ne dete te Durresit! Ne kemi besim se mund te ndryshoj dicka vetem Partia Socialiste mbas 23 qershorit, FITORE PS

        10. emigranti says:

          Mund te them me bindje te plote qe plehra me e madhe eshte Sali Berisha bashke me grupin e tij te Partise Demokratike, ato duhet te largohen para se te largojme plehrat.

        11. Populli Shqiptar says:

          Edhe sa do te duroje populli Shqiptar kete qeveri plehrash, edhe sa do te durojme ne kete keqqeverisje???? Duhet ti japim fund me 23 qershor kesaj qeveri plehrash.

        12. Mjaft me kete qeveri says:

          Ti themi MJAFT kesaj qeverie te korrupatuar, kesaj keqqeverisje qe po e dergon vendin drejt rrenimit, kesaj qeveria qe po e mbusg vendin me plehra.

        13. Qytetari i thjeshte says:

          Ke shume te drejte Besnik, duhet te pastrojme vendin por para duhet te pastrojme vendin nga kjo qeveri e qeverisur nga plehra me e madhe qe quhet Sali Berisha.

        14. Nikolini says:

          Partia Socialiste ka shume te drejte qe i ben keto akuza kesaj qeverie qe kemi tani sepse na ka premtuar pastrimin e vendit por nuk ka bere asgje deri dhe per kte mendoj se eshte nje nder motivet qe duhet larguar kjo qeveri.

        15. Ilir Nikolla says:

          Mendoj se i ka ardhur fundi kesaj qeveria qe ka bere shume premtime ne keto vite qe kerkonte pushtetin dhe nuk ka bere asgje deri tani. Mendoj se Partia Socialiste eshte e vetmja parti qe ka nje program elektoral kurse keto partite e tjera bejne vetem premtime me fjale.

        16. AMARDA says:

          Ka ardhur koha qe kjo qeveri te largohet dhe te vije ne pushtet Partia Socialiste sepse e meriton qe te jete ne pushtet. Me ate program te shkelqyer qe ka do te marre nje fitore te madhe me 23 qershor.

      2. Alan says:

        Shqiperia duhet qe me pare te pastroje plerat e veta dhe pastaj te filloje te marre plerat e botes. ne nuk kemi nevoje qe te marrim plerat e botes sepse vendi jone eshte mbushur plote me plerat tone. Te pastrohet shqiperia njehere pastaj te mendohet per te tjeret.

        1. SONILA says:

          Duhet te largojme plehren SALI RAM BERISHA para se te largojme keto plehra nga vendi sepse plehra SALI i ka bere keto gjera per te keqen e vendit.

        2. MIRI says:

          E ka derguar vendin drejt rrenimit ky qelbesira qe na qeveris sot, ky qelbesira qe do te largohet me 23 qershor sepse populli shqiptar nuk mund te duroje me kete plehre i cili po shkaterron vendin. Jemi me te bashkaur se kurre qe te largojme Saliun me 23 qershor

      3. Aleks says:

        Saliut i ka shkaterruar te gjithe shqiperine dhe e ka shenderruar ne nje germadhe. Pasojat qe kane shkaktuar politikat e berishes jane te pakthyeshme sepse ato kane shkaterruar cdo pasuri kombetare. Duhet nje ndergyrje ne cdo lum te shqiperise sepse ato po shenderrohen ne perbindesha te permbytjeve.

      4. lushnjari says:

        Qe Shqiperia eshte nje vend i papaster,madje pertej cdo norme te lejuar Evropiane ku edhe duam te aderojme,kjo dihet.Saliu e kishte ne dore 8 vjet kete vend dhe nuk beri thuajse asgje madje e perkeqqesoi me shume situaten mjaft te shohesh se si digjen plehrat ne sharre dhe e kupton qarte se sa e nderë eshte situata.Zgjidhja qe ofron PS me duket me te vertete e qelluar.

    2. dalina says:

      Kemi shume besim tek ju.Shqiperia meriton te jete vend europian si gjithe te tjeret.Duam te ecim perpara sepse ka ardhur koha te jemi dhe ne si gjithe te tjeret dhe kete do ta tregojme qe jemi me ju me 23 qershor.Skuadra e Rilindjes po e tregon me se miri se punon shume per kete vend.Me 23 qershor do te jemi te gjithe me ju !

      1. ALDA says:

        Qeveria e Saliut eshte ashtu sic e ka edhe sloganin e saj ne keto zgjedhje parlamentare PerPARA, eshte vetem per interesat e saj personale dhe aspak per popullin, ne duhet ta largojme nese duam nje te ardhme me te mire.

    3. tereza says:

      Kemi besim te skuadra e rilindjes , jemi te sigurt qe ju do beni shume per kete popull. Kerojme te kemi standarte te nje vendi europian e nje vendi qe qeveria qe do lem pas e la ne harrese per me shume se 8vjet. Jemi me ju.

    4. kleopatra says:

      Besimin qe kemi te skuadra Rilndja do ta tregojme ne daten 23qershore kemi besim se kjo skuader do na tregoje rrugen drejte nje integrimi Europian. Skuadra rilindja ju urojme suksese.

    5. Zana says:

      Kete dhe shume te tjera do te beni ! kemi besim tek ju.jeni te vetmit qe mund te na nxirrni nga balta.Rilindja dhe skuadra e rilindjes na perfaqeson me se miri.

    6. dyli says:

      Ne besojme ne Rilindje.

      1. ANA says:

        NE BESOJME TEK PARTIA SOCIALISTE NE BESOJME TEK EDI RAMA PER NJE RILINDJE SHQIPTARE MBAS 23 QERSHORIT, NE JEMI TE GJITHE PERKRAH KESAJ PARTIA QE DO TE SJELLE NDRYSHIMIN MBAS 23 QERSHORIT.

    7. gertjan says:

      Po Saliu mir plehrat e vendit qe nuk i pastron po arrin gjer aty sa kerkon te sjelle plehrat e Italise e Evropes ketu.

    8. janaq says:

      Me pelqen kjo nisme e Partise Socialiste,perkunder Saliut qe kerkon te importoje plehrat e Napolit.Shqiperia siç dihet ka nje perqindje mbi mesatare te ndotjes.

    9. klodi says:

      nje nisme per tu vlersuar kjo e partise socialiste.bravo besojme tek ju per ti dhene nje fryme te re ktij vendi qe ka 20 vjet qe mbahet peng nga nje person qe sot eshte ne krye te vendit deri me 23 qershor max

    10. ceziiiiiii sali ceziiiiiiiiiiii says:

      dhe shpresojme qe plerat e para qe do te pastroni te jene saliu me shoket e tij me 23 qershor.

    11. leo says:

      bravo ju qofte.pastertia e ambjentin eshte nje nder gjerat kryesore e jeteses se njeriut.ky saliu na e mbyti Shqiperine me plera duke i inportuar nga jashte

  2. deda says:

    E para plere qe duhet heq eshte saliu vete… me gjithe plerat vrastare qe ka nga pas

  3. Filluan rrenat 100 karat! says:

    Tani per tani “inspektoriati kombetar” me i sukses-shem i mbeturinave te Shqiperise eshte vete PS-ja!!!

    Kurse kjo puna e premtimeve te medha me “ndalesa” e “rehabilitime” i ngjan me teper planit 50 vjecar te baballareve tuaj kamuniste sesa pergjigja e sakte ne nje ekonomi tregu. Ka ikur koha e aksionizmave dhe thirrjeve bombastike sepse vete sistemi i sotem nuk eshte me kooperative dhe as qeveri qe ben privat pronen publike, popullin, qiellin e token me direktiva kryeministri.

    Lerini brockullat se nuk ka ngel Shqiperia te drejtohet nga Sheratoni me fjalime cetash partizane per nena e motra paralel e paradoksalisht nje tjeter e gdhin diten e punes sa me nje fshat te “humbur” dhe e ngrys duke peruruar nje rruge a hidricentral te ri.

  4. ARSI says:

    Bravooooo kjo eshte gjeja me e mire qe i duhet shqiperis, per nje ambjent sa me te paster.

  5. Bruxhes says:

    Berisha premton te sjelle te gjithe plerat e europes ne shqiperi ndersa PS premton te ngre nje ispektoriat pastrimi, per nje shqiperi me te paster…kaq nuk kupton dot ky popull.

  6. Erma says:

    Bashke me plerat duhet pastruar dhe keto plerat e PD se keto jane me te demshmet per shendetin e qytetareve shqiptare.

    1. ibrahim says:

      po ku ka plehra me te mdha se ruqi,dokle,gjinushi.dhe bijte e enverit rama,bejta,gjoni gjelil.peza.bile keto duhet ti groposim nene dhe dy Kilometer se jane me te rrezikshme se mbetjet atomike,duke ja shtuar edhe erman.

      1. skelari migrues says:

        O iIbro, me duket se nuk mban mend as per cfare i ke inat “komunistet” me duket…u eshte bere si refren dhe cirreni kot me kot pa e ditur se cfare doni e cfare nuk doni nga politika dhe shteti… po ndalo nje here ne jete, shiko dhe mendo (dhe lexo me shume se ke probleme me drejteshkrimin).

  7. brukli says:

    Bravoooo , pastrimi i mjedisit eshte nje gjendje emergjente..se umbyten lumetj e parqet nga plerat…

  8. mati says:

    Une dua nje mjedis te paster, ndaj une do te votoj per Rilindjes..per programin e saj dinjitoz

  9. fredi says:

    kjo parti do sjelle ndryshim do i largoj plerat edhe do e rilindim nga pisllliku qe e ka zene kete shqiperi ….

  10. borana says:

    Berisha do ti jape kalate me qera, ndersa Partia Socialiste do ti pastroi kalat e shqiperis nga plerat qe i kane mbytur…Rilindje

  11. sherman says:

    Eshte me se e nevojshme ngritja e nje inspektoriati te tille ,dhe eshte per tu pershendetur nje inisiative e tille per te krijuar keshtu nje shqiperi te Paster.

  12. matilda says:

    Une jam nje vullnetare per mbrojtjen e mjedisit, per mua pastertia e ambjentit ku jetoj dhe ajrit qe thith eshte primare…Shume njerez nuk e dine se cfar demi shendetesor dhe ekologjik shkakton nje mjedis i ndotur……Une mbeshtes partin socialiste ne kete premtim qe ajo ka dhene dhe jam e bindur qe do ta beje realitet.

  13. REI says:

    Kudo qe shetit te shiko syri vetem plera te hedhura kudo, neper rruge, parqe, pyje kjo eshte e papranueshme. Duhet te Rilindim , per nje sqiperi te paster.

  14. matilda says:

    http://www.gazetaidea.com/fituesit-e-konkursit-denonco-ndotjen-ne-shqiperi-permes-fotografise/ Shikoni se cfare gjenjdje eshte kudo neper shqiperi, buze rrugeve, kendeve te lojrave etj.

  15. al says:

    zoti bare ,ekonomia eshte baza kryesore e nje vendi por dhe ambjenti nuk eshte pas. deri me sot te gjithe qeverite si te ps dhe te pd kane qene indiferent me ambjentin. u dogjen pyjet,u shkaterruan shtretrit e lumejve u mbushen me plehra kudo siperfaqe gjigande. ujrat e zeza dhe plehrat kane mbushu vijen bregdetare pra panorama tregon vet. kam besim se me nje pune serioze ,do te filloje permiresimin, por duhet dhe masat penale,sidomos per zjarr venie dhe shfrytezim te lumejve per ndertim. te shohim se cfar do te arrime. pa shqiperi te paster ,nuk ka as turizem dhe as ekonomi . ligji mbi te gjitha,me llafe ky popull nuk merr vesh.

  16. Lana says:

    JENI BERE BASHKE ME LSI NJE DYSHE SHUME E FORTE.
    KENI FILLUAR TE BENI PREMTIME BOMBASTIKE ,CDO DITE
    JENI DUKE I SHTUAR ATO ,DERISA TE BEHET NJE MAL I MADH DHE ME 23
    QERSHOR DO TE RREZOHET PIEAMIDA E MASHTRIMEVE.

  17. ambra says:

    Duke pare se ci kane bere shqiperise, kam besimin e plote se PS do bej ndryshimin.

  18. Klodi says:

    superskuadra rilindje, me ne fund njerez qe po shqetesohen vertet per kete vend.

  19. REI says:

    Kjo eshte shqiperia qe ne duam, shqiperia e paster, dhe kete do ta na e ofroje vetem qeverisja e Partise Socialiste pas 23 Qershorit

  20. Tanja says:

    Saliu e ka mendje te sjele plerat e Europes ne shqiperia , ne nje kohe kur ne po na mbysin plerat tona te kudo ndodhura…Rilindje

  21. brukli says:

    Brigjet e lumejve, pyjet, parqet kane nevoje per nderhyrje ugjente,per pastrimin e tyre.

  22. borana says:

    Berisha flet per zhvillim turistikk, por harron se ujrat e zeza ende vazhdojne te derdhen ne dete…kjo eshte e paparanueshme

  23. klaus says:

    Skuadra e Rilindjes do te beje te mundur nj shqipeeri me te paster, kjo eshte e igurte ndaj une votoj PS, beje edhe ti. Rilindje

  24. BJORN says:

    Akoma me keto sajesa pa marre pushtetin po krijoni,kur cdo intstitucion te bej detyren. Ne cfar vendi te botes ka inpektoriat plehrash.
    Apo do beni si taksa e policise dhe ajo e rruges kombit qe i futet ne xhep ne qeverine Nano.

  25. Ermali says:

    FILLONI PASTRONI PLEHRAT QE KENI TE PS QE NGA RAMA RUCI &CO DHE E PASTRUT SHQIPERINE

  26. eni says:

    Ashtu si filloi Tirana te marre pamjen e nje metropoli,besoj se edhe Shqiperia pas 23 Qershorit do te marre pamjen e nje Shteti Europian ?

  27. Mehmet Metaj says:

    Vlora e turizmit elitar të Nanos pre’ e sakatimi Qeveritar Nano-Berisha’t!

    “Vlora ç’ka qënë ç’është e ç’do bëhet ?!“

    Nga: Mehmet Metaj

    Kur evokojmë shprehjen profetike të Sami Frashërit “Shqiperia ç’ka qëne ç’është e ç’do bëhet“ me semantikën e saj sinjifikative për një vend që shpresohej të ndiqte rrjedhën normale të zhvillimit kurrë nuk i ka shkuar në mend dhe më të mençurve të të gjitha kohërave se ajo do të mbetej vetëm nje ëndërr për rilindje kombëtare, se Shqiperia jonë ka patur vërtetë rilindas por kurrë nuk ka rilindur vetë. Kjo Shqiperi dikur hijerëndë pas Qeverise së Ismail bej Vlorës dhe Mbretërisë Zogolliane dhe komunizmit Enverian do të mbetej “me krye n’hi siç tha Pashko Vasa dhe pas komunizmit “lavdiplotë” do të ndodhte me komikja ajo do të katandisej në një “lodër kukullash” në duart e Nano-Berishës, dhe gjithfarë sharlatani “pa din e pa iman” që kur i vë përbri të diturve si Samiu apo burrave të shtetit si Ismail Qemali jo vetëm që nuk u besohet Shqipëria dhe Vlora këtyre dordoleceve alias politikan, por as qytetaria Shqiptare. Por me sa duket është e vërtetë dhe thënia që historia përseritet dy herë njëherë në formë tragjike dhe njëherë në formë komike-por kaq komike sa u katandis ky vend nga Nano-Berisha’t s’i ka shkuar në mend kujt.

    Po le te evokojmë dhe transpozojmë shprehjen profetike të Sami Frasherit në: “Vlora ç’ka qënë ç’është e ç’do bëhet ?!“ Dhe nëse mund “t’i japim kuptim” sentensës së Samiut të Madh për Vlorën pastaj merret me mend ajo për tërë Shqiperine dhe Kosovë-Metohinë. Dhe per Vlorën ajo do të kishte kuptim vetëm pot u referohemi vlerave historike dhe natyrore që ka ajo. Nuk po bejme “bilancin historic” se ate e ben gjithsejcili lehte. Po le te shohim se ç’u ka bërë vlerave natyrore dhe turistike të Vlorës sistemi ynë i papërgjegjshëm dhe kriminal Qeverisës gjatë këtyre 20-vjetëve tranzicion dhe sidomos kjo e fundit Qeverisja Saliiste-PD-iste?!

    – Ashtu si dhe strategjia ambigue e zhvillimit të vendit, ku sundon ekonomia informale dhe Vlora ndonese u tha dikur nga Nano “që pas s’i erdhi historia” se Vlora ka potencial për zhvillimin e turizmit elitar dhe me gjithë miliardat e investimeve në turizëm që janë bërë apo “hedhur” aty nga Qeveritë e deritanishme nuk është punuar asnjë ditë me një strategji e prioritet të qartë për turizmin elitar por ajo ka rënë pre’ e investitoreve mafiozë dhe Qeverive të korruptuara Nano-Berisha dhe nga një perlë e turizmit elitar apo eko-turizmit është kthyer sot në një “magazinë pa çelësa” dhe katrahurë dhe ku po ja merrë frymën porti industrial, parku energjtik i naftës në Gjirin me turistik të Vlorës, parku eoliki Karaburunit, TEC-i dhe depozitat e naftës por dhe investitorëve privatë që kan perfituar dhe synojnë të përfitojnë nga turizmi pa plan në këtë rivierë që do të sfidonte rajonin dhe çudiste botën po të trajtohej e menaxhohej nga nje shtet serioz.
    – Si gjithë Riviera bregdetare dhe ajo e Vlorës, dhe nga Narta deri në Ksamil, mafia e tokave në bashkepunim me administratën Qeveritare dhe lokale ka bërë kërdinë me pronësitë e vjetra të tokës, duke shpallur pronarë gjithfarë njerëzish të lidhur me pushtetin, që nuk i lidh asgjë me ato prona, dhe kan zaptuar teritore e ndërtojne pallate tyrli “vikungu” dhe së fundi Riviera e Ujit të Ftohtë është ‘pushtuar” dhe nga Lul Basha nga Dibra por ky ndërton pallate jo vetëm në tokë por dhe në det !.
    – Riviera Shqiptare ka vite që trajtohet me vandalizem Qeveritar dhe si pronë private dje e Nanos e Co dhe sot e Berishës dhe Vikinget, duke sakatuar dhe bërë gërmime në Parkun Kombëtar të Llogarasë, Gadishullin e Karaburunin duke ndërtuar “parkun eolik” në kundërshtim me Ligjin e Zonave të Mbrojtura: Nr. 8906 Dt. 6.06.2002.
    – Në shkelje flagrante të ketij ligji nisur nga Nano sharlatani dhe bitisur nga sivëllai tij Berishë-hajvani ju një kompanie të huaj 183.000 m2 territor të bregdetit dhe gjirit të Vlorës e gjithë Adriatikut, një vendimemarrje që do trondiste çdo Qeveri të çdo vendi në botë vetëm tek ne kjo kaloj duke injoruar dhe kundërshtitë e ambientalisteve dhe shtypur dhe revoltat e Vlonjatëve dhe burgosur ata gjë që s’e ka bërë dot as fashizmi Musolinian, ndërsa Berishës po “i qajne sytë er miratimin e tre ligjeve dhe futjen e vendit në BE!”..
    Vlora ka të shpallura si zona të mbrojtura turistike 45,138 ha, ose 12 % e totalit të Republikës, por këto jo vetëm kan mbetur në letër por ato janë trajtuar me vandalizëm sidomos nga Qeverisja PD-iste, dhe Parku Kombetar i Llogarasë, megjithëse u propzuar nga grupi i ekspertëve kombëtar dhe ndërkombëtar te Strategjisë së Biodiversitetit (2000) të bëhej një park-model tokësor dhe detar me nje siperfaqe te zgjeruar 35,000 ha (duke u shpalluar si zonë e mbrojtur gjerdani-bio-ekologjik “Llogara-Orikum-Karaburun-Sazan kjo nuk u bë nga Qeveria PD-iste për të e kompromentuar nga ndërtuesit e paligjshëm dhe ai sot ka mbetur i rrudhur në një sipërfaqe rreth 1000 ha dhe i kërcenohet çdo ditë nga ndërtimet pa leje që po i kanosen nga të gjitha anët nga Orikumi e përpjetë.
    Zonat e mbrojtura të injoruara dhe vandalizuara të Vlorës janë:
    1. Porto Palermo, 600 ha,Kat. I-re zone Strikt e Mbrojtur (SPA);
    2. PK-Llogara, PK, (1010 ha apo 35,000 ha ?!); Kat. II-te, VKM nr. 96,datë 21.11.1966 dhe V.K.M. 2000 (SPVB)
    3. Parku Kombetar Deta “Karaburun-Sazan”, Kat. II, 12,428, VKM nr.289, datë 28.04.2010;
    4. Gadishulli Karaburunit, 20,000 ha, RNM, Kat. IV, Urdhër MB, 22.02.1968, 1977,
    5. Grykederdhja e lumit Vjosa- Pishë Poro (Vlora), 3,400 ha, Rezerve natyrore e menaxhuar, (Kategoria IV)
    6. Zona e mbrojtur “Vjosë-Nartë”, VKM nr.680,datë 22.10.2004, 19,738 ha;
    7. Kanioni i Gjipesë, Peisazh i mbrojtur, Kategoria e V, 1,200 ha (SPVB);
    Por keto zona perveçse nuk janë trajtuar si të tilla dhe janë mbushur me ndërtime pa leje, me parqe eolike dhe TEC-e, me mbetje nafte as nuk ka nisur puna për një prioritet të zhvillimit të planifikuar turistik dhe eko-turistik pale’ të eko-turizmit dhe të turizmit elitar të tyre.
    Përgjigja e kësaj katrahure dhe vandalizme Qeveritare është e thjeshtë si “veza e Kolombit”-Vlora duhet të rivendos dhe të ketë prioritet turizmin (eko-turizmin dhe turizmin elitar) por pa injoruar dhe potencialin e saj portual por ky zhvillim urban pa cënuar të parin apo të gjithën. Kjo strategji dhe ky prioritet e nënvizuar mirë në Qeverisjen Re të PS-së duhet ta ketë si parim-kushtetues për Vlorën, por dhe për Sarandën, Butrintin, Ksamilin, Borshin, Himarën, Qeparon e Dhërmiun, Kuçin, e gjithë rivierën dhe labërinë, tërë teritorin peisazhistik unik jonian nëse duam të fillojmë t’a bëjmë një ditë Vlorën e Ismail Qemalit dhe Shqipërinë e Samiut atë që duhet dhe i ka hije të jetë Vlora dhe Shqipëria.

  28. qwe says:

    Ku do ti gjeni parate ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje