Emiliano Shullazi lirohet në prag të zgjedhjeve, Gjykata e Apelit mbyll procesin...

16 Maj 2013, 18:41Politika TEMA

Emiliano Shullazi, i njohur jo vetëm për shkak të precedentëve të tij penalë, por dhe për përfshirjen në fushata zgjedhore, pritet të dalë nga burgu pikërisht tani kur afron fushata elektorale.

Gjykata e Apelit e qytetit të Shkodrës ka pushuar çështjen në ngarkim të tij dhe në bazë të përllogaritjeve, Shullazi pritet të rifitojë lirinë.

Seanca në Gjykatën e Apelit në Shkodër ka zgjatur pak minuta, aq sa për t’u komunikuar nga kryetari i trupit gjykues pushimin e çështjes në ngarkim të Shullazit e mikut të tij, Helidon Harizaj.

Çuditërisht në gjykatë janë paraqitur avokatët mbrojtës të të pandehurve, dhe pse kishin më shumë se 7 herë që bojkotonin seancat gjyqësore.

Avokatët Sokol Mengjeli, Ardian Skenderaj dhe Blerim Bazhdari kanë kërkuar heqjen dorë nga ankimimi i bërë prej klientëve të tyre, për vendimin e dhënë nga Gjykata e rrethit të Lezhës.

Kjo ka bërë që kryetari i seancës, gjyqtari Astrit Kalaja, të vendosë pushimin e çështjes, çka do t’i sjellë lirinë dy të pandehurve.

Prej muajsh procesi në ngarkim të Emiliano Shullazit po ndiqte fatin e Dritan Dajtit.

Seancat gjyqësore në ngarkim të Shullazit dhe Harizajt nuk zhvilloheshin për shkak të mungesave të avokatëve, të cilët u zëvendësuan disa herë nga dhoma e avokatisë në Shkodër.

Emiliano Shullazi dhe Helidon Hariza u arrestuan me 29 qershor të vitit 2012.

Megjithëse policia deklaroi se me arrestimin e tyre bëri të mundur parandalimin e një vrasje, fakt është se në ngarkim të  Shullazit dhe mikut të tij u ngrit vetëm akuza për armëmbajtje pa leje, kjo për shkak se në makinën e blinduar, gjatë arrestimit në Shëngjin, Shullazit iu gjetën dy pistoleta.

Për këtë vepër penale, Gjykata e Lezhës vendosi shpalljen fajtor të Shullazit dhe Harizajt dhe dha dënimin me 2 vite heqje lirie.  Por për shkak të pranimit të veprës penale, gjykata vendosi gjykim të shkurtuar dhe në vendimin përfundimtar u vendos që Shullazi dhe miku i tij të vuanin dënimin me 1 vit e 4 muaj burg.

Por edhe ky vendim u apelua prej tyre, ku megjithëse nisi procesi gjyqësor në Shkodër, Shullazi dhe Harizaj nuk janë paraqitur asnjëherë në seancat gjyqësore, deri sa gjykata  vendosi pushim e çështjes.

Duket se kjo ka qenë dhe strategjia e përdorur nga Emiliano Shullazit për të rifituar lirinë.

Tashmë ditët e burgut të tyre përllogariten si ditë paraburgimi, çka me heqjen dorë nga apelimi i çështjes, Shullazi përfiton  menjëherë lirinë pasi dënimi i dhënë nga Gjykata e Lezhës përkon me ditët e tyre të paraburgimit, ku një ditë qëndrimi në qeli përllogaritet dy ditë burgu.

Në fakt nuk është hera e parë që Shullazi përfiton nga hapësirat ligjore apo dhe nga tërheqja e trupit gjykues. Kështu ka ndodhur edhe pas arrestimit të tij më 8 maj të vitit 2011, ditën e zgjedhjeve vendore.

Shullazi dhe 11 persona të tjerë u arrestuan në afërsi të zonës së Liqenit Artificial në kryeqytet, ndërkohë që më herët ishte shoqëruar në polici se kishte tentuar të prishte një tubim të Partisë Socialiste.

Asokohe Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi masën e arrestit për Emiliano Shullazin, edhe pse gjatë arrestimit iu gjetën në makinë armë zjarri, thika dhe lëndë narkotike.

Shullazi u justifikua përballë gjykatës se nuk kishte dijeni për armët e gjetura në makinën e blinduar me të cilën udhëtonte, pasi e kishte blerë atë së fundmi në Amerikë. Ndërsa në lidhje me një pistoletë të gjetur në shtëpinë e tij, deklaroi se e mbante si suvenir dhe se e kishte blerë para 10 vitesh. Kjo bindi trupin gjykues, që në maj të vitit 2011 t’i dhurojë lirinë Emiliano Shullazit.

L.Çela

69 komente në “Emiliano Shullazi lirohet në prag të zgjedhjeve, Gjykata e Apelit mbyll procesin…”

  1. ERMALI says:

    ME TE DREJTE U LIRUA, SEPSE BACA JONE SALI BERISHA DO TA BEJE ROJE TE KQZ, NJERZ TE TILLE ME IDEALE TE DJATHTA NE I PERKRAHIM.

    1. Vlora says:

      tani dihet se c`perqindje perben e djathta ne shqiperi.

      1. deda says:

        ja kush eshte ne te vertete qeveria dhe llumi i shoqerise shqiptare

        1. Aaaa says:

          E kane mbajtur ne burg thjesht per ti dhene instruksionet e zgjedhjeve.

          1. fl says:

            Shikoni fytyren e ketij ne foto. Keta jane votusit dhe krahu i djathte i fushates se Sali Ram Berishes sot.

            Ndyresirat e Shqiperise bashkohuni – Doktori plak therret ? … per here te fundit kesaj radhe

    2. ardian says:

      car thua more ermut car thua i liroi baba klyshi i qenit sali huliganet e tij se i duhen per vota,per car idealesh e ke fjalen mer te q.. robt ku i ke,nuk e kuptoni se car veremlinj jeni ku keni eletorat ju more pushta keshtu keni vjedhur ju per plot 22 vjet ate ka elektorat tutori i plakes tende saliu kriminelet dhe vjedhjen ku ka kellqe dhjaksi sali te matet me votim te drejte e te pa deformuar se e dine mire se zbythet,ik bo baj dore kanoce ane ke sharra boll na hongre sallatorin plesht qeni…

      1. Sali Fuckface Berisha says:

        Pastaj,kur ndonje nga keta bandite vret ndonje polic apo qytetar te pafajshem,Saliu shkon me vrap ne funeraal dhe derdh lote krokodili.Shtet bananesh.

    3. Pilo Lala says:

      Kujdes se filloi faza e dyte e fushates Berishes.
      Ruani Edi Ramen, se ndonjeri prej ketyre krimineleve eshte ngarkuar ti beje atentat Edit.
      Mos t’ju duket e habitshme.
      Dergojeni nje ankese tek Ministria e Nokes.

      1. Doni ALBO says:

        Jo se lalucet me presh ne b..th e mbrojne rame lalucin ?

    4. rina says:

      kjo eshte e patolerueshme…e pavend ne nje shtete si ne qe do te shkoj ne europe, o sali po si i liron keta kriminel ore qe te bejne trazira e te vrasin njerez, te mbrojne nje vote te vjedhur pu pu pu kulmi ky ehste fundi yt sali

    5. lori says:

      patjeter qe keto jane vepra te salit, u bene listat me tradhetar e rrugecer e tani po mbledh kriminelet nga burgu qe ti dalin per zot votes qe lto zgjedhje sdo jete kurre e tij..por per partine socialiste per nje rilindje , si nuk u ngope o saliii po do te ikesh me turp me 23 qershor riindje

    6. Kleopatra says:

      Te gjitha keto jane veprime dekonspiruse te se djathtesh shqipetare. Veprime te cilat kane nje qellim rrezimin ne menyre te paligjshme te partise socialiste dhe aleateve te saj. Megjithate 2 here i keni vjedhur te drejtat e qytetareve shipetare duke qendruar ne pushtet ne menyre te paligjshme , kjo nuk ka per te ndodhur me .

    7. loku says:

      ah mor sali berisha sa gabim e ke kur mendon se kete rradhe do fitosh..jo emilianon po gjithe kriminelat te mbledhesh ti nuk e ndal dot rilindjen e di pse se e do populli e kunder tij sa bir nene te dali, ne do luftojme deri ne fund per kete sepse duam rilindje, duam punesim, arsim e drejtesi jo pallavrat qe thua ti

    8. Kaltra says:

      Sado te perpiqet Berisha me militantet e vet tani me ka marr fund nuk mban me uje pilafi do qerohesh nje here e pergjithmon nga qeveria dhe mbase dhe nga politika shqipetare. Nxirr nga burgu jo vetem Emiliano Shullazin por dhe Dritan Dajtin e te tjere nuk ke me shpetim.E majta do fitoje , Z.Rama do te na udheheqe pas 23′-shit .

    9. florenca says:

      hahahhah filloi saliu ti liroj njerzit e vete eee? ska faj i duhen per te vjedh votat, ah ku kemi perfunduar, ah moj shqiperi ku ke arritur, ooo saliii nuk te leme me te besh cte doje kokrra e qejfit ty joooooo edhe 38 dite na duhen nga rilindja

    10. Klaudia says:

      Ceshtje gjyqesore qe zvarriten dhe marrin si perfundim nje pushim te tyre , drejtsi qe nuk ekziston , korrupsion ne cfaredo dere te administrates shqipetare ,kriminela qe vrasin presin trembin popullin dhe perseri jane te lire .Kjo ka qene qeveria jone ne keto 8-vite , nese duam ndryshim , duam qetesi duam nje jete te sigurte te gjithe duhet te bashkohemi per te larguar te keqen tone me te madhe te kohes Z.berisha nga qeveria.

    11. Anastasia says:

      Qeveria e humbur e z.Berisha , cfare po pretendoni te beni me daljen ne liri te nje krimineli ??? kerkoni te prishni perseri qetesin publike kerkoni te prishni zgjedhjet qendrore sic bete ne4 ato lokale ?? te gjitha keto lloji skenash formash manovrash q

    12. Anastasia says:

      Qeveri e shitur , cfare pretendoni te beni me lirimin e nje krimineli ?? Cfare mendoni, se do te prishni perseri zgjedhjet si bete me ato lokale ?? Populli nuk ju fale tashme se keni me fuqine per te drejtuar jeni zbuluar dhe zhveshur nga cfaredo lloji maske qe perdorni jeni te pambrojtur dhe do te jepni llogari per te gjitha qe keni bere …

    13. Irisi says:

      Nuk na trembni dot me kete veprim qe keni bere nuk eshte se tashme do fitoni gje , thjesht dhe te populli qe mund te kete qene pro ju e bindni dhe me teper pse duhet te votoje pro rilindjes. Rruga qe bete ne keto 8vite z.Berisha ishte rruga e kriminalitetit rruga e dhunes , forces fizike rruga e analfabetizmit, rruga e karrjeres te te paafteve dhe vetem kaq asgje me teper. Prandaj do ta merrni noten qe ju takon ne 23.

    14. Enida says:

      Sistem i deshtuar drejtesie , gjykata qe vetem kete emer sduhet te kishin , dhe qeveritar te mbaruar . Megjithate te gjitha keto do te marrin fund shume shpejte ne 23 te gjithe do te votojme per te ardhmen tone qe deri tani ka qene e pa shprese , do votojme pro atyre njerezve qe kane investuar per ne per drejtesine tone . Atyre njerezve qe kane qene gjithmone perkrahe nesh , dhe do te jene perderisa keta lidera politik n kane harruar.

    15. dani says:

      ME TE DREJTE U LIRUA, SEPSE BACA JONE SALI BERISHA DO TA BEJE ROJE TE KQZ, NJERZ TE TILLE ME IDEALE TE DJATHTA NE I PERKRAHIM.

    16. iliriTirane says:

      Bandes PD dhe cubit SRB i duhen keta “trima”, ndryshe s’ka fitore…..

  2. Ermali says:

    E BERI SHURREN NE BREKE SADRI ABAZI TANI E LA FUSHATEN

    1. lavirja e kuvendit says:

      O Ermal, je kokra e idiotit.
      Shullazi tani do shkoje per lesh.

  3. klaus says:

    Po si mos lirohet ky, duhet per zgjedhjet. Shtet mafjoz, do te te vije fundi dhe ty me 23 Qershore

  4. tea says:

    Po eshte fushata tani , duhet ky tipi per te bere ganksterin, e per te kercenuar votuesit qe te votojne pushtetin e korrupuar te Saliut.

  5. kevi says:

    Ky duhet liruar, te burgosurve u jepet leje, te gjithe ne sulm te ndihmojne Berishen te vjedhi votat e te manipuloi rezultatin.

  6. John adam smith says:

    Ne prag te zgjedhjeve sali berisha e ka praktike pune qe hap dyert e burgjeve per te perdorur individe te ndryshem ne fushaten e keije rregjimi te inkriminuar

  7. Argita says:

    E shikoni si bejne presion duke nxjere kriminela nga burgu.pra kriminelet ne qeveri duan me cdo kusht pushtetin .jo populli shqiptar nuk ka frik , frik keni ju qe jeni tmeruar se po ju iken pushteti

  8. tea says:

    Ja ky eshte sistemi yne i drejtesis, per te cilin ka humbur cdo besim tek qytetari..ka humbur sensi i fjales Drejtesi. Gjithcka eshte kthyer ne pazar

  9. Elma says:

    Ky shtet drejtohet nga kriminele dhe mbahet ne kembe nga kriminele po ta harroje Sala me shoke se mund te beje me cde doje me kete vend,boll me kesaj fare kriminelesh.

  10. brukli says:

    Gjykim i shpejt per te liruar kete tipin qe te shetise me arme neper qendrat e votimit me 23 Qershore, e per te kecenuar deputete apo militantet e Partise Socialiste.

  11. alesia says:

    Po pisa jane keto te gjithe me ne krye Saliu jane nje grup kriminal qe me 23 qershor nje ore e me pare duhet te iki. Kemi 23 qershorin si mundesi per ta hequr te keqen nga ku eshte ulur

  12. Bruxhes says:

    Po per Gerdecin, per Dajtin, e njemije e nje seanca te tjera gjygjesore pse nuk ka pershpejtim te procesit, pse zvarritet procesi.apo ngaqe nuk i leverdis pushtetit.turp

  13. enea says:

    PD eshte partia qe ka mbledhur dhe qe prodhon funderrinat.

  14. Ermali says:

    SKEMI NEVOJE PER GANGSTERA NE PS I BEN DEPUTET

  15. fieraku4u says:

    EC ATY…PO AFROJN ZGJEDHJET DHE TIPAT SI EMILIANO SHULLAZI I DUHEN PARTISE DEMOKRATIKE EDHE SALES. PERPARA

  16. Gezimi says:

    Partia Demokratike eshte parti e funderrinave, e horrave, e edepsezeve dhe e injoranteve. Shikoni kush i shkon prapa Saliut dhe do ta besoni. Pas nje muaji kemi fatin e madh t’i hedhim ne koshin e plehrave keta shushunja qe i pine gjakun popullit per gjithe keto vjet.

  17. Realist says:

    Mbase e ka nxjerre edhe per ta vrare,qe mos te llape per te gjitha ato qe ka bere gjate ketyre viteve.Eshte taktike e vjeter kjo,qe mos ta gjejne Pushteti i ri ne burg e ta rihetoje,,,sepse nje Shullaz nuk mund ta nderroje rezultatin e zgjedhjeve se nuk eshte prej titani po prej mishi e gjaku si te gjithe

  18. Esmi says:

    Kjo qeveria me e lidhur me krimin po qe dhe vete do ta haje koken ne krim dhe ne lidhje qe ka me keta kriminele. Eshte fatkeqesi e madhe qe keta kriminele perfitojne lirime nga keta gjykates plera qe skane asnje dinjitet. Po 23 qershori do jete fundi i nje qeverisje krimineslesh dhe venies se drejtesise ne vend.

  19. toni says:

    sa i deshtuar qe je o zoti sali berisha as me kercenime se si do te votojne njerezit nuk do fitosh se na ke ardh ne maje te hundes…

  20. Berti says:

    Gjyqtari qe e liroi Astrit Kalaja, ka qene apo eshte edhe ne Kolegjin Zgjedhor ?

  21. Realist says:

    Ushtare te Agron Kulicajt,,,ne lufte per ceshtjen e Partise Demokratike te jeni gati…….gjithmone gatiiiii

  22. dritaniii says:

    sa mire funksionon sistemi jone gjyqesor per interesat e xhaxhi sales shif ca ndodh kane gjet nje menyre se si te vjedhin votat edhe nxjerrin persona me precedent penal per te bere presion per voten e lire qe ti zoti kryeminister ke 23 vjet qe “lufton” por e ke kthyer kete vend me ne diktature se ishte ne 60 vitet.

  23. ERMALI says:

    Armet qe ju gjeten ne makin ishin per mbrojtjen e idealit demokratik , per mbrojtje personale.
    edhe baca jone, Skenderbeu i shqiprerise mbane xhamadan antiplumb per tu mbrojtur se mos e vrete Populli nga dashuria e madhe qe ka per Sali berishen. Karrigen e kryeministrit do tja bejme prej floriri Faraonit Sali. Xhamadanin antiplumb i ka thene doktori i psikiatrise ta mbaje sepse SALI berisha ftohet ne tajare duke ndenjur edhe ne diell. Eshte delikat dhe alergjik nga CIVILIZIMI dhe QYTETARIA.

  24. Bona says:

    O Sale njerzit nuk tremben me nga ty qe je nje kryekriminel jo me nga ky qe tka idhull e do te behet nje dite po aq kriminel sa ty.

  25. tea says:

    Ja kjo eshte drejtesia, dhe ky eshte sistemi gjygjsore ne shqiperi, sistemi qe nxjerre te pafajshem fajtorin dhe denon te pafajshmin..Ky eshte kulmi

  26. pegi says:

    Qeveria eshte e lidhur drejtperdrejt me krimin..ne edhe per pak dit do te vazhdojme te qeverisemi nga kriminelet ne pushtet

  27. klaus says:

    ESHTE KOHA PER RILINDJE, PER TI THENE NDAL UZURPIMIT TE SHTETI NGA KRIMI I ORGANIZUAR…SHQIPTARET MERITOJNE ME SHUME, MERITOJN DREJTESI DHE SIGURI MBI TE GJITHA

  28. korina says:

    Drejtesi e feliqur, shtet kriminel …Kjo gjendje duhet te mare fund sa me pare Rilindje

  29. korina says:

    Partia ne pushtet eshte djepi i krimit ..eshte partia e maskarenjeve. i duhet dhene fund pushtetit qe ka uzurpuar cdo institucion te pavarur.

  30. aleksandra says:

    Keto jane aktet qe na lene jasht europes, mungesa e drejtesise, berja e ligjit sipas krimit dhe jo kushtetutes..keto na mbajen jasht europes e jo ato tre ligjt qe kujton Berisha co dite.

  31. brukli says:

    O ermal po nuk qenke ne metro fare ti more djale..Po hajt te mbajne te gjithe njerezit arme per te mbrojtur veten pra,,,po pse ore ne lufte jemi ne qe duhen arme per gjithsecilin.

  32. donaldi says:

    kshtu kan vepruar gjjithmon kta te PD, dhe vetem prej ketyre krimiunelave kan qendruar dhe jan akoma ne pushtet

  33. Realist says:

    O njerez,,,po a nuk po e kuptoni ironine e Ermalit,,,lexojeni me avash dhe futeni ne koke,,,,Ermal bravo,kam qeshe me te madhe

  34. ERMALI says:

    @ BRUKLI :
    sALI BERISHA po lufton 22vjete me fantazmen e komunizmit , dhe nuk po e munde dote.Sepse komunizmi i shfaqet ne ender , Here si djall dhe here si shenjtor.SALI BERISHA DO te vdese duke luftuar komunizmin sepse nuk ka ideal tjeter.Edhe doktoret e psikiatrise ja kane rekomanduar qe ta vazhdoje betejen e tije ndaj komunistave adoloshent , se ndaj KOMUNISTAVE te vjeter ai i vetem i mundi ATA ,
    Armet i duhen , se ka hall se mos i marrin karrigen e kryeministrit. Sepse shqiperia nuk meriton kryeminister tjeter. Laje Thaje , vish e zhvish vetem Saliun kemi.

  35. Artan says:

    Iu vrafte zoti o te mallkuar. Po si more e lini te lire kete kafshe, ao ka per ti marre jeten dikujt tjeter atje eshte e sigurte. Si arrin ky njeri te bleje makine te blinduar ne Amerike kur ai ka qene ne burg 10 vitet e fundit. Askush nuk e pyet ky i gjeti ai paret per kete? A nuk jane ato pare krimi.

    Gjyqtar i degjeneruar, polici e degjeneruar, shtet qelbs. Si mund te besh biznes e te kesh begati ne ate vend me Shullazet neper kembe o qelbesira.

  36. ERMALI says:

    Vetem nje te keqe ka baca SAli, i kane rene balestrat e djathta. Dhe po fillon e po anon gjithmone e me shume djathtas.Nuk e kuptoje , kur ishte i ri ANONTE majtas?.Kushedi sa vuan ishkreti Sali.Une them se i duhen ndruar armotizatoret e djathte, Por saliu ka edhe karrocerine per ibret?jE BERE per skrap o SALI.

  37. enofieraku says:

    Dhe kujt i plasi trapi se u lirua ky legeni, perpara kalamidhes asnjerit sja mban byca , dhe ky gangesteri , si ka ren ndonjehere bytha ne hall me ndonje qe ja ben qe mos te dij nga ti ven leckat, te rente halli me ndonje qe mezi po te prep krahapur o gangester.

  38. Mia says:

    Bravo Mili. Te uroj te gjitha te mirat. Je djale i mire pavarsisht cthuhet per ty dhe c’perceptim kane te tjeret mbi personin tend. Uroj qe kesaj rradhe mos te te perfshijne perseri ne telashe dhe te shijosh sa me gjate lirine. Suksese dhe respekte

  39. Zeni says:

    Lirimi i Shullazit eshte pjese e skenarit te sulltan Saliut per te manipuluar zgjedhjet.Kjo behet pas ikjes gjoja e nje te burgosuri nga burgu i fushe-Krujes dhe te nje te burgosuri tjeter nga burgu i Peqinit.A mund te jete kjo nje koincidence ne kohe,apo nje skenar kete duhet te hetojne politikanet e PS,qe te marrin masa per te ruajtur votuesit nga lirimi i keqberesve te PD-se.Vetem duke qene vigjilente ndaj ketyre funderrinave,mund te fitohen zgjedhjet.Qysh muaj me pare Sulltan Saliu kishte parashikuar se e majta nuk do te vije ne fuqi per 35 vjet.Per kete ai nuk do te kurseje as parate,as komplotet ,as intrigat ,as kercenimet,as blerjen e deputeteve te opozites si Kastriot Islami,Kadelli etje,as thirrjen e kumarxhiut Fatos Nano nga Vjena per te futur percarje ne radhet e PS-se.Peseiste jini vigjilente.Uji fle,armiku nuk fle,mbajeni mire parasyshe.Co gje qe ndodh para votimeve eshte e pergatitur qe me pare nga Sulltan Saliu.Mos flini.

  40. sali kari says:

    ky zgjebs ta han mutin pa rene ne toke, kush e ka ne liste kete pabuks, me mire jashte dhe ta vrasin ndonjeri kete hale, shikojani surratin si e ka

    1. antonio kukes says:

      o kokrra e injiorantit ti duhet te jesh zgjeps e pabuks me siguri… jo shullazi

  41. SKENDER BEU I VJETER says:

    PISLLIQET E QEVERISE TE SALIUT LAHEN ME NDONJE PISLLEK.MEQENE SE PO E LIRON ,VERINI NDONJE TE AFERM TE HASMIT TE TIJ QE KA VRARE DHE TI FUTE NJE KOQE PLUMBI QE TI LAJE HESAPET DHE ME FAMILJEN DHE ME GJYKATEN E SHKERDHYER TE SHKERDHENIT.

  42. john says:

    PD duke qene se ka mbeldhur rreth vetes edhe poltitikane qe jane llumi i shoqerise,sigurisht militante pa piken e llogjikes,se fundmi hap dyert edhe per te burgosurit qe duhen neper fushata,dhe me gjithe keto te keqija pretendon te marre mandat.Duhet te hiqet nga mendja se mund te manipuloni zgjedhjet.

  43. leon says:

    NUK JANE DEMOKRATET FUNDERRIRA,,,POR ESHTE SALIU…KOMUNIST I NDYRE,,KLYSHI I ENVERIT QE PJELL KRESHNIKNA ETJ,QE VJEDH PRONA E BUXHET,QE VRET E PRET DERISA TI VIJE FUNDI,,,POR EDHE EDI PO EMORI QEVERINE PO SALIUN DO TE MBAJE ….SE KESHTU ESHTE NDARE PAZARI

  44. enio says:

    kur e kapen ne 2011 per arme mbajtje pa leje e lan te lir me pretekst se kishte vetem nje pistolet tani qe ka 2 duhet te kishte 3.trupat gjykues ne vendin ton kur japin vendime luajn ne fillim lojen e kungulleshes dhe ngaqe gjithmon fito berisha lejn te lire kriminel si puna e ktij

  45. hey says:

    Sa trima boheni ktu me koment shullazi esht tirons. jo malok qe trri mrapa salel.

  46. elvisi says:

    eeee mor komentus te dashur nuk e dini hilen ju shteti e nxjerr nga burgu qe ta godasi ALTIN LAME se ja ka ber ben ALTINI ka paguar agron kulicin me shok qe ta arrestoje her pas here EMILIANON sepse ALTINI do i godasi shoket qe deri tani ja ka goditur po kunjen e ka me EMILIANON e ka punen pisk EMILIANO nuk i shpeton dot ALTINIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje