18 mijë euro janë mbledhur në qytetin e Fierit në përpjekje për të shpëtuar vogëlushen Mejsi Xhaxhaj, e cila rrezikon të vdesë për shkak të një tumori të rrallë.
Kutia me kontributet për 2-vjeçaren në qytetin e Fierit u mbyll sot, ndërkohë që e ëma e vogëlushes është shprehur se në total janë mbledhur 30 mijë euro nga 40 mijë që kushton operacioni që do i shpëtonte jetën.
Nëna e dyvjeçares, Majlinda, i ka bërë thirrje shtetit për ndihmë, teksa e shqetësuar është shprehur se “koha nuk pret pasi gjendja e vajzës po përkeqësohet”.
Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” një ditë më parë dhuroi 3 mijë euro për Mejsin, duke iu bashkuar kështu nismës së nisur nga “News 24” dhe “BalkanWeb”.
Deri më tani apelit të prindërve të Mejsit për ndihmë i janë bashkuar dhjetëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë derdhur të holla në llogarinë bankare të hapur me këtë rast në “Credins Bank”, ku shuma e mbledhur arrin në 4 milionë lekë të vjetra. Gjithashtu, nismës së ndërmarrë nga kompania “Focus Media Group” i janë bashkuar edhe Bashkia Fier, forumi rinor Kristian Demokrat, gjimnazi “Petro Nini Luarasi” Tiranë, ndërkohë që sinjale pozitive vijnë edhe nga kreu i ministrisë së Shëndetësisë, Halim Kosova.
Mejsi është e prekur nga një tumor i rrallë që rrezikon t’i marrë shikimin dhe më pas edhe jetën. Historia e dhimbshme nisi para 1 viti kur pas ekzaminimeve prindërit mësuan për fatin e keq të vajzës. Familja Xhaxhaj thotë se shpëtimi i vajzës së tyre është i mundur vetëm nga një operacion i specializuar në Gjermani.
Familja jep këtë numër kontakti për ndihmë për këdo që ka mundësi të kontribuojë.
Nr. kontakti 0693737533. Ndërsa në ‘Credins Bank’ është hapur ky numër llogarie për të kontribuar 000000460931.
Berisha paguan podesten per ti bere makiash 400 000 dollaresh… nderkohe qe mjafton vetem 1/10 e asaj shume per te shpetuar kete jete te cmuar njeriu. Por ja cfare pusht et (k)aresh kemi, maskarenj deri ne rrenje. Turp qe shteti nuk kujdeset dot te siguroje nje shume per nje jete njeriu qe vlen shume here me shume se pusht eti qe maskarenjte duan ta kene te perjetshem ne duar e tyre. Jazek.
Tema,
ju lutemi mundesoni numrin IBAN per dergesa nga jashte.
Flm
00000460931
Hapni dhe nje llogari ne PayPal ju lutem,pasi ka persona qe nuk veprojne dot nga afer dhe fizikisht.
Une do beja menjehere nje donacion te vogel via PayPal,pasi nuk mund te shkoj ne banke.
A ka ndonje menyre me keto operatoret celulare qe te grumbullojne sms?
Sapo mora vesh qe kompania celulare Plus ka nje nr ku mund te dergoni sms
kushton 120 lek me tvsh
dergoni SMS ne numrin 50001
teksti Mejsi
Mos ngurroni 120 lek nuk jane asgje ne krahasim me jeten e kesaj vogelusheje.
Zoti ju bekofte.
O Tironco,
Shife dhe i here kete nr e sms te Plus, pasi sms nuk dergohen por vjen raport “Failed”
Faleminderit,
E provova edhe unë më del Failed. Mos janë vetm për numrat Plus? Unë jam me Vodafone.
ju lutem po provoj me sms nga nr vodafon po nuk dergohet ku mund te dergojme tjeter faleminderit
PER TEMEN DHE TIROCIN: na thoni edhe per ne qe jemi jashte shtetet qe ta bojme kte sms ,per mua do te ishte kenaqsi e vecante.
Barkderrat zorreshqyer biznesmen shqipcare duhet te tunden e ta leshojne pak doren e ti nxjerrin ato para qe mbajne si para xhepi. Duhet te behet dhe te tejkalohet shuma e duhur. Si ashtu si keshtu ati para me poshtersi i kane bere, le te bejne nje here nje gje te mire ne jeten e tyre te perdale
ato lek qe mund te japin ata s’kan vlere para solidaritetit te mijra njerzve te varfer per ta ndihmuar Mejsin.
do mjaftonte nje kuti ne qender te parku rinia nga ndonje organizate, dhe kjo te ishte gjithe diten nga mengjesi ne darke dhe te behej thirrje ne gjithe televizionet , besoj 10.000 njerez ne tirane nga 2-3 euro dhe kjo zgjidhet !
Deti kuq e zi ,ekziston nje kuti e tille tek shkolla “Bazat e shkences”
Mamaja e Mejsit ka qene mesuese ne kte shkolle dhe ata jane bere flamuri i kesaj kauze.Te garantoj per kte qe te them sepse dy vajzat e mia jane atje si nxenese ,dhe stafi drejtues merret perdite me kte ceshtje .Eshte nje shkolle ne zemer te FIERIT ,dhe kushdo mund te arrij lehtesisht .Jemi atje te shtune dhe te diele .FLM te gjitheve !
Lutem ti lini jashte diskutimet mbi shpellaret sepse fokusojne vemendjen diku tjeter ,tani eshte momenti qe gjithsecili te bej ate qe mund …
HALIM KOSOVA TE LEVIZI ME SHPEJT !
sakt, shkurt, bukur e the Sali Shpellari. jam dakord me ty.
po ajo “humania” liri berisha ku eshte ku eshte fshehur????
ajo eshte e zene duke marr nga 500 euro ne muaj femijeve autik.
Ju kerkoj ndjese por numri eshte 50001, mbase eshte per numrat plus. Sorry ?
Lereni politiken e dites per here tjeter. Kush ka mundesi te kontribuoje
per kete engjell te vogel ta beje sa me shpejt. Nga ana tjeter shteti duhet ti pergjigjet thirrjes se prinderve!!!
Zoti e ndihmofte vajzen e vogel!!!!!
Duke punuar vete cdo dite ne shendetesi, kjo ngjarje me shton trishtimin, per qindra raste te tjere qe kane vedekur ose pritet te vdesin. Ta ndihmojme te gjithe ate vajze… madje shteti te kete nje fond special per cdo femije ne nevoje.
po une gati jam ta ndihmoj po per mua keto informacione me ane te gazetes apo gojedhenave nuk jane te sakta si mund ti dergoj leke une me cfare menyre mund te me thoje dikush ?????
jo te gjithe kane mundesi te shkojne ne Fier per te kontribuar per Mejsin, apo te shkojne te banka, do ishte mire nje nr celulari i ndonje kompanie ku te mund te dergojme ndonje sms, apo disa kuti ne disa qendra tregetare te Tiranes apo edhe te parku Rinia edhe te Blloku!
Besoj se te gjithe duan te kontribuojne, por jo te gjithe e kane mundesine te levizin!
po nga italia per te derguar sms me cfare numri?
he se s’ka gajle, mendon S-haleja per ate familje. S-haleja asht baba i kombit..!!! sulltani S-halè..!!
Dergoni SMS tek Plus ne numrin 50001. Mesazhet dergohen vetem nga numra Plus. Sapo e provova dhe kushton 120 lek te reja. Merrni nje numer Plus ose mund ta beni nga nje numer i nje te afermi me numer te tille.
Sa human jeni te gjith ju jashte shtetit, po numrin e telefonit e keni siper, telefoni kerkojini emer mbiemer dhe dergojani me uester unin ose me moni gram ca ka ketu te veshtire apo skeni ca thoni skemi me ca tia dergojme.Sherim te shpejt vajzes se vogel dhe zoti e ndimoft.
DESHIROJME EDHE NE QE TE KONTRIBUOJME PER TE NDIHMUAR ENGJELLIN E VOGEL POR NUK E DIME SESI.. NGA GREQIA
Na jepni nje adrese te dergojme leke per kete vajzen.
Ne emer te se jemes, Majlinda Xhalaj?
Po duhet dhe adresa te shkoje te marri leket dhe nje nr telefoni.
Une nuk mundem me kete sms-ne.
Ju lutem, ka mundesi, ne menyre qe ti marri vete leket jema e Mejsit?