SHBA: Trepça është nën juridiksionin e qeverisë së Kosovës

20 Maj 2013, 19:30Rajoni TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp në lidhje me lajmet se një konsorcium amerikan ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë për të nxjerrë minerale nga Trepça.

Në deklaratën e ambasadës thuhet se ata e kanë këshilluar kompaninë amerikane “New Generation Poëer” se Kosova është një shtet sovran dhe se Serbia nuk ka juridiksion mbi kompleksin e minierave të Trepçës.

Deklarata thekson se edhe Departamenti i Shtetit e ka udhëzuar këtë kompani që të kontaktojë me qeverinë e Serbisë për këtë çështje./ep

10 komente në “SHBA: Trepça është nën juridiksionin e qeverisë së Kosovës”

  1. Kumarxhiu says:

    Departamenti i shtetit thote kontakto Serbine, por ambasada thote kontakto Qeverine e Kosoves!!
    Ore, do ta shkruani tamam ju apo jo se na plaset?

  2. ulliri says:

    oKumargjiu qdo beje USA kur politika KOSOVAR jane barke muta e falen TREPQEN per hesape te veta.

    1. Argita_B says:

      çdo beje shkruhet, jo qdo, dhe i thone Trepçe, jo Trepqe, eshte shqip e jo turqisht.

      1. Nallbani says:

        @Argita, mos ia ze per te madhe, me sa duket qenka qerkez, hehehe!

  3. Nikua says:

    FISHTA plot deshperim u drejtohei shqipetarve:
    Shqyptar? Shqyptar? Ndigjoni pashi zotin,
    pa ju kurre s’mundet n’drit me dal shqypni’ja;
    etj, etj.
    Fishta duke pa qendrimet Europiane te asai kohe, thot:
    Uf, Europ, ti kurva e motit
    qe i rre mohit beses dhe zotit,
    po a ky a shenji i qytetnis,
    me da tokat e Shqypnis,
    per me ngi kelyshet e Rusis…
    etj, etj.

    1. floriri says:

      nderhyrja e nato ne kosove pervec se politikes anti ruse ka pasur si qellim kryesor vjedhjen e arit ne trebce.

      thank you, nato qe na shpetove nga serbet dhe qe na more floririn

  4. KUMANOVA says:

    qashtu pro ,,trepqa,, eshte e shqiptarve,edi kete amerika.

  5. Arberor says:

    Thuhet “te kontaktoje qeverine e Kosoves” ne fund, jo Serbise, nqs lexon lajmet nga Kosova, mos i beni corbe te dhenat, dhe konfuzoni lexuesin.

    Ambasada e Shteteve të Bashkura të Amerikës në Prishtinë, nëpërmjet një deklarate për media ka sqaruar pozicionin e Qeverisë së SHBA-së për “nënshkrimin” e një marrëveshje bashkëpunimi “afarist e teknik” midis konsorciomit amerikan New Generation Power (NGP) dhe Kombinatit “Trepça”.

    “Qeveria e SHBA-së e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Praktika jonë është që të këshillojmë cilëndo kompani të SHBA-së që kërkon të bëjë transaksion afarist në territorin e Kosovës që ta diskutojë këtë direkt me Qeverinë e Kosovës.

    Gjersa ambasada e SHBA-së në Prishtinë nuk është marrë me “New Generation Power”, zyrtarë të Departamentit të Shtetit në Washington e kanë këshilluar “New Power Generation” se Kosova është shtet sovran dhe se Qeveria e Serbisë nuk ka juridiksion mbi kompleksin e minierave të Trepçës.

    Departamenti i Shtetit poashtu inkurajoi kompaninë “New Power Generation” që të kontaktojë me Qeverinë e Kosovës direkt për të diskutuar lidhur me investimin që e ka propozuar.

    Ne e dimë se rruga para kompleksit të minierave të Trepçës është sfiduese dhe do të vazhdojmë të rekomandojmë që investuesit potencialë nga SHBA-të të hulumtojnë tërësisht ndërmarrjen dhe statusin e saj”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.”

  6. venice says:

    Zoja virgjeresh kishte ngel shtatezen me ere trendafilash.

  7. Ju redaktoret e gazetes “Tema” ,Perse or zoteri nuk e korigjoni shkrimin ,ku bije ne kontradikte mendimi i shprehur me siper per juridiksionin e Trepces se kujt i perket ? Sot eshte data 22 , plot dy dite dhe ju nuk ju mjaftuan ta shifni gabimin ? Apo u mjaftuat me komentin e komentuesit “ARBEROR” qe gjithesi e sakteson faktin qe Trepca i perket Kosoves , se per ndryshe do ti binte qe SHBAja do te vetdemaskohej me ato qe thot gazetari ne fund te shkrimit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje