Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervele, që ndodhet për një vizitë në Serbi, ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjes së arritur mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit është kushti kryesor për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në rrugën evropiane,” bëri të ditur kryediplomati gjerman.
Gjermania ka përkrahur vazhdimisht arritjen e një marrëveshje, ndërsa i ka bërë presion Serbisë që të largojë strukturat paralele nga veriu dhe të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën./ep