TemA TV/ Berisha: PS po përpiqet të pengojë zgjedhjet, të propozojë emrat për plotësimin e KQZ-së (VIDEO)

21 Maj 2013, 15:42Sociale TEMA

Kryeministri Berisha, ndërsa ka pritur në një takim shefen e misionit të ODIHR-it, Conny McCormak, ka thënë se zgjidhja për KQZ-në është shumë e thjeshtë. Sipas tij, mjafton që PS të propozojë emrat e anëtarëve për plotësimin e KQZ-së.

“Në lidhje me problemin e KQZ-së, kryeministri u shpreh se Partia Socialiste po përpiqet të pengojë procesin zgjedhor, duke keqpërdorur anëtarët e saj në KQZ, nëpërmjet orkestrimit politik të dorëheqjeve të tyre, megjithatë Kryeministri u shpreh i gatshëm për të plotësuar anëtarësinë e KQZ-së me emrat që opozita do të propozojë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Berisha ka thënë se qeveria e tij garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa u shpreh se duhet të fitojë besimin e opozitës, e cila ka bërë edhe propozimet për reformën zgjedhore.

“Kryeministri Berisha shprehu besimin se të gjitha partitë politike janë të angazhuara për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm. Kryeministri nënvizoi se Kodi Zgjedhor tashmë ka trajtuar në mënyrë konsensuale, gjatë reformës së fundit zgjedhore, rekomandimet e ODIHR-it të viteve 2009 dhe 2011, duke e bërë kështu kornizën ligjore edhe më të mirë, edhe më solide, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e Këshillit të Europës. Kryeministri, duke shprehur bindjen e tij se mazhoranca duhet të sigurojë besimin e opozitës në proces, nënvizoi se reforma zgjedhore u bazua në propozimet e opozitës.

Kryeministri e njohu shkurtimisht shefen e Misionit të ODIHR-it në përmirësimet shumë të mëdha të infrastrukturës zgjedhore si  hartimi i listave dixhitale të zgjedhësve, pajisja me karta identiteti e të gjithë votuesve, rritja e numrit të qendrave të numërimit, zvogëlimi i numrit të zgjedhësve për qendër votimi etj., ndryshime këto që do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e standardeve të procesit, do të shkurtojë kohën e numërimit, do të rrisë transparencën dhe besueshmërinë e rezultatit zgjedhor”, vijon njoftimi i Kryeministrisë./b.l

37 komente në “TemA TV/ Berisha: PS po përpiqet të pengojë zgjedhjet, të propozojë emrat për plotësimin e KQZ-së (VIDEO)”

  1. turi says:

    more plehre po si te propozoje emra kur ti JE I JASHTELIGJSHEM NE CDO VEPRIM?!!! O QELBESIRE! PO SI NUK IKE NJEHERE NE MENYRE TE DREJTE, FLAK E TYM DO TA SHIKOSH KETE VEND O KAFSHE?!!!!

    1. Deni says:

      Tani nuk ka asnje vlere se cfare thone nderkombetaret sepse Berisha nuk do te heqe dore nga nderhyrja ne kete institucion te pavarur. Zgjedhjet jane ne rrezik sepse eshte nje njeri qe vetem ka ne mendje se si ti vjedhe ato.

      1. lini says:

        Per ca qe ti te vjedhesh perseri ashtu sic ke bere keto 8 vjet, me cfare guximi ti nderhyre ne KQZ?? kush je ti qe shkarkon e heq anetar, qe ketu del qart qe ti nuk je per demokraci por je per te bere kasaphane ne kqz e ne zgjedhjet.

        1. Sindikata e Minatorëve says:

          SINDIKATA E MINATORËVE
          Alternativat nuk vijnë nga hiçi. Ato lindin në lëvizje e sipër. Ato piqen përgjatë dhimbjeve të luftës. Pasi provuam të gjitha rrugët që na mundëson një sistem demokratik (presupozuar se jetojmë në një të tillë), që nga rrugët institucionale, protesta, greva të përshkallëzuara në greva urie dhe etje deri në kufijtë e epërm të njeriut, tentativa për të hyrë me forcë në zyrën e kryeministrit, bllokime rrugësh etj., dolëm me vendimin që të provojmë rrugën ndoshta të vetmen e mbetur, e pjesëmarrjes direkte në politikë. Për të shmangur kostot financiare dhe burokratiko-bllokuese, zgjodhëm një nga partitë e vogla, njërën që pranonte ta përdornim siglën e partisë pa na vënë kushte dhe duke na lënë dorë krejtësisht të lirë. Partia BASHKIMI REPUBLIKAN, të cilën e inkuadruam në koalicionin e majtë. Synojmë që të nxjerrim 1-3 deputetë dhe njëkohësisht të marrim në rang kombëtar sasinë koresponduese të votave për të administruar Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

          PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
          Është partia jonë e profesioneve të rënda, e punonjësve të nëntokës, të pasuruesve, të metalurgjisë, të naftëtarëve, të kimisë, të guroreve, të çimentos, të mashinistave dhe invalidëve të punës.

          PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
          Është partia e të gjithë neve heronjve të heshtur, që me mundin dhe sakrificat e pashoqme, me djersën dhe gjakun, me rrënimin e shëndetit dhe humbjet e shumta të jetëve tona ndërtuam Shqipërinë dhe i dhamë popullit shqiptar industrinë dhe bujqësinë, shkollat dhe spitalet, qendrat e kulturës dhe të pushimit.

          PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
          Është partia e të gjithë neve heronjve të heshtur që sot jemi të persekutuarit e demokracisë, sepse na mohohen të gjitha të drejtat që profesionet tona gëzojnë kudo në botë dhe që sistemi monist na i njihte dhe zbatonte. Na mohohen kushtet e sigurisë së shëndetit dhe jetës në punë, orët e punës dhe pushimet, pagat e drejta dhe pensionet respektive, na mohohet vjetërsia në punë, mosha e pensionit etj.

          PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
          Është partia e të gjithë neve shqipëtarëve, që jemi të djathtë, sepse e duam Shqipërinë si Republikë Parlamentare, por që jemi të majtë, sepse i kërkojmë dhe duam ti mbrojmë të drejtat tona sociale. Që jemi të djathtë sepse duam të kemi shtet ligjor, por që jemi të majtë sepse duam të kemi shtet të së drejtës.

          PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
          Kërkon që të jetë syri që i sheh punonjësit, pensionistët dhe cilindo qytetar tjetër në jetën dhe hallet e përditshme, të jetë veshi që i dëgjon ankimet dhe rënkimet e njerëzve, kërkon të bëhet zëri i tyre dhe të buçasë në parlament me fuqinë e sirenave të alarmit. Programi jonë nuk është komplot konspirativ e as fushatë luftarake për të dërrmuar kundërshtarin politik. Programi jonë është i thjeshtë dhe i kuptueshëm sepse merret me hallet, me nevojat dhe me të drejtat tona. Është një program i vetëmbrojtjes sociale, i dinjitetit social.

          PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
          Do të kërkojë nga parlamenti dhe qeverisja e ardhëshme që :
          √ Brenda 6 mujorit të parë të bëhet rillogaritja dhe shpallja zyrtarisht e minimumit jetik individual sipas standarteve të vendeve europiane. Shpallja zyrtarisht jo më rrallë se çdo 2 vjet.
          √ Brenda 2 viteve të parë, rroga minimale e çdo profesioni si edhe pensioni minimal i profesioneve të rënda të kategorisë “A” të barazohet me minimumin jetik individual real. Ish punonjësit e nëntokës që sot përfitojnë nga “Trajtimi i veçantë” të kalojnë në pension të plotë. Invalidët e punës të përfitojnë pension jo më të vogël sesa
          minimum jetik.
          √ Brenda 12 muajve të parë të realizohet barazimi i pensioneve të para 91 dhe pas 91 për rastet e pensioneve të përfituara për të njejtat kushte.
          √ Brenda 12 muajve të parë të shfuqizohet rritja në bllok e moshës së pensionit 65-60 burra-gra, duke bërë përshkallëzimin e moshës së pensionit sipas profesioneve,duke filluar nga 52 vjeç për profesionet e rënda.
          √ Brenda 3 muajve të parë të pregatitet një plan i detajuar masash për zbatimin e ligjit mbi kategorizimin e profesioneve, ose të trajtohet çdo profesion me një status
          të veçantë. Ripërcaktimi i rrogave minimale për seicilin profesion.
          √ Brenda mandatit të parë qeverisës, në mënyrë të përshkallëzuar të barazohet pensioni minimal me minimumin jetik real.
          √ Brenda 6 muajve të parë të miratohet me ligj pjesëmarrja konsultative e përfaqsuesve të lartë sindikalë në Kuvendin e Shqipërisë si edhe konsultimi i qeverisë me sindikatat dhe grupet e interest për projektligjet respektive sociale.
          Në jo më vonë se një vit të bëhen ndryshimet në Këshillin Kombëtar të Punës, në Këshillin Administrativ të ISSH, nëpër komisione e organizma të tjera për të siguruar një përfaqsueshmëri reale dhe me bazë të gjerë.
          √ Brenda vitit të parë qeverisës të realizohen në konsultim me sindikatat ndryshime të domosdoshme në Kodin e Punës, për ta pajtuar Kodin me dispozitat kushtetuese dhe ato të Konventave Ndërkombëtare të Punës dhe Kartës Sociale Europiane të Rishikuar. – Ndalimi i grevëthyerjes dhe masat ligjore parandaluese. – Ligjërimi I Kontratës së detyruar Kolektive të Punës dhe rrugëve të mundësimit real të këtij detyrimi. – Mbrojtja me ligj e përfaqsuesve sindikalë, që merren me organizimin dhe drejtimin e sindikatës në subjektet shtetërore apo private. – Kufizimi i efekteve të Kontratës kolektive vetëm tek anëtarët e sindikatës nënshkruese. – E drejta e autorizimit nga sindikata për mbledhjen e kuotës së anëtarësisë. – Në rastin e pretendimit të më shumë sesa një sindikate për kontratën kolektive, detyrimi i të njejtës përmbajtje të kontratës, etj.
          √ Brenda 18 muajve të krijohen Gjykatat e Punës (veçmazi ose së bashku me Gjykatën Administrative). Tarifat gjyqësore për paditë mbi të drejtat e punëmarrësve
          të shfuqizohen. Po kështu të shfuqizohen edhe tarifat për paditë e të papunëve, pensionistëve dhe atyre me ndihmë sociale.
          √ Brenda vitit të parë të zgjidhet gangrena me « pronat» e sindikatave. Ato prona nuk do jenë më në shërbim të individëve, por do tu kthehen punonjësve shqiptarë dhe sindikalizmit duke ndërtuar një administrim qendror me kontroll të dyanshëm, nga sindikatat dhe shteti.

          PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
          Nuk kërkon të mbrojë vetëm shtresat në nevojë apo vetëm punëmarrësit. Ne kërkojmë të mbrojmë edhe punëdhënësit nga arbitrariteti i shtetit, nga konkurenca e pandershme e klientëve të pushtetit dhe nga monopolet. Ne do kërkojmë përmirësimin e kushteve për biznese dhe ndërmarje konkuruese, mbështetjen e tyre nga shteti në favor të hapjes së vendeve të reja të punës dhe përmirësimit të kushteve të punës.

          PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
          Nuk kërkon që me fuqinë e votës tuaj të marrë pushtet për vete dhe militantët e vet. Sepse ne nuk jemi politikanë nga ata që i shihni prej 23 vjetësh në pushtet, që e mjelin haptazi pushtetin dhe janë kthyer në baronë, na hiqen tani si burra të mirë, sikur po ju çahet barku për ne dhe për kombin. Ne nuk kemi militantë, sepse ne nuk jemi tjetër, veçse ju vetë. Jemi si ju dhe jemi mes jush. Jemi minatorë, metalurgë, naftëtarë etj. Jemi të vetmit që në këto 5 vjet kemi luftuar dhëmb për dhëmb me pushtetin. Ne jemi sindikalistë që duam të luftojmë bashkë me ju dhe së bashku të vetëmbrohemi nga padrejtësitë sociale, nga arbitrariteti dhe megallomania e qeveritarëve. Ne nuk bëjmë fushatë as me fuqinë e parasë dhe as me fuqinë e medias. Fuqia e fushatës sonë është e drejta jonë, është dinjiteti jonë social dhe moral, është shpirti jonë që ngre krye dhe nuk pranon ti dorëzohet të keqes që na ka zënë nga fyti e po na mbyt. Është po njësoj, nëse votën tënde ja fal një miku apo një farefisi, e jep për tifozllëk partiak apo e shet për një trastë miell. Kështu ke shpërdoruar fuqinë tënde për të ndryshuar veten tënde, për të ndryshuar shoqërinë dhe Shqipërinë. Jepi fuqi votës tënde. Fuqi nga fryma jote dhe e drejta jote. Fuqi nga besimi, shpirti dhe dinjiteti yt. Nga veshi dhe syri yt, nga zemra jote. Ndjeje gjakun në damarët e tu! Shtrëngoji grushtat fort dhe ndjeje fuqinë tënde! Vota jote peshon si plumbi.

          Më 23 qershor 2013

          Nuk votojmë si të majtë apo të djathtë. Nuk kërkojmë rotacion të klaneve dhe baronëve të politikës, por një qeveri e cila të qeverisë bashkë me qytetarët për të sotmen dhe të nesërmen tonë të përbashkët.

          Voto
          BASHKIMI REPUBLIKAN

          Shumoje dhe shpërndaje këtë thirrje !
          Ti vetë je fuqia e ndryshimit të madh.
          Mos u shpërqëndro !
          Mos e shpërdoro votën tënde dhe njerëzve të tu !
          Mendo që së bashku jemi shumë.
          Të bëhemi edhe më shumë !
          Ta mundim të keqen !
          Të mbrojmë veten tonë !

          Fiqiri Xibri

      2. endi says:

        emrat nuk propozohen nga ps sepse do beheshe me e jashteligjshem kqz sepse shkeljes tuaj pastaj i bie te shtojme she shkeljen e ps nqs do propozonte dhe ps emra ndaj ky eshte absurditet

    2. Sendi says:

      23 qershori dita kur shqipetaret do te shohin nje qeveri te dale nga vota e tyre. Saliu le te beje cfare te doje me KQZ sepse nuk na intereson populli do votoje per te rregullar KQZ. Maskarada qe i ke bere KQZ eshte nje turp qe do ta paguash me humbjen.

      1. altin says:

        eshte e pafalshme dhe idiote fakti qe saliu kerkon qe opozita te plotesoje emrat ne kqz kur kjo nuk mund te ndodhe ne asnje menyre sepse nuk do biem dakord me shkeljet e tij nuk do biem dakord me maskaraden qe ai i beri kqz

    3. t says:

      do te riktheje 97 ky plehre! maskara burre, ka per ta pesuar njehere e pergjithmone ne 23 qershor per te shpetuar ky popull se keshtu nuk vazhdohet me!

    4. belina says:

      po tani qurravitet neper media duke dezinfomuar njerezit,kur ai qe dhunoi KQZ ishte Berisha vete me Zhele-kapesen e parlamentit…ta mbaje kopilin ne dere tani,ose riformatim ose kthim ne gjendjen e meparshme,ska sens logjik asnje zgjidhje tjeter!

    5. besi says:

      sali si mundesh te tallesh keshtu me popull shqipatr mos vall ishe ti ai qe perzure me force dhe vendose nje kukull ne kqz duke prishur balancat dhe kete te teren e bere jashte ligjeve

    6. beti says:

      berisha nuk ka me shanse te genjeje sepse populli nuk e do me.sado qe te vjedhi e te mashtroje vota nuk do te mundet me kurre ta kete pushtetin qe pati gjithe keto vite ne dore dhe nuk diti te bente asgje te mire.berisha eshte nje turp per kombin tone.berisha duhet te iki nga shqiperia sepse populli eshte shkatarruar vetem prej tij.

    7. vilma says:

      hahahah ky ka rreshkit fare.kush i pengon e kush ben nga 700 karta identiteti fallco e kush flet.ka filluar te deliroje e te iki nga mend e kokes se e shikon qe i ka ardhur fundi.sa me shume ja terheq vemendjen njerezve kur shfryhet per ramen aq me shume njerezit kuptojne qe ka rreshkitur e e duan me shume skuadren e Rilindjes.hiq o dore o sali se kaq e pate.

    8. sara says:

      bravo berisha.je i papam.i ben vete e ja ngjit te tjereve.ik shtro ndonje rruge per te 700 here aman ate bej se vetem ate di te besh.kemi 8 vjet qe shohim rruge te reja gjasme e kur kalon neper to tgjitha jane te shkatarruara.ik bej ndonje gje tjeter se sje ne vete fare.nuk ke me takat me qeveris vendin ti jo se ke filluar te ikesh nga trute e kokes.

    9. Guarin says:

      Nuk do ket Me Mundesi qe kqz te bej ate qe beri para kater vjetesh
      Nuk do ta lejm voten te na ike nga duart Ku po vuaj prej 8 vjetesh..
      esht Koha per njer rilindje te vertet dhe jo te kmi rrenat we sali berishes qe din vetem te vjedhe dhe me 23 qeshore shqiptaret do ti tregojn.. saliut.. .. qe kush jan shqiptaret qe ka 8 vjet qe i mashtro me dy rrugica Ne dy javete e fundit

  2. besnik says:

    Si mund te plotesosh kete KQZ kur ajo eshte totalisht nen tutelen e Saliut. Duhet riformatim i KQZ dhe pastaj te plotesohen vendet ne KQZ.

    1. arber says:

      ps nuk po perpiqet te pengoje zgjedhjet biles nqs do kishte mundesi ajo do donte qe ato te zhvilloheshin nje ore eme pare e friken nga zgjedhjet e ka saliu e jo opozita

  3. Ajkuna says:

    Ne nje situate te tille gjithemone po kerkohet qe te behet leshimi nga opozita nderkohe qe fajin per kete KQZ inekzistente e ka Saliu me shkarkimin antikushtetues qe i beri antarit te LSI. Pra Saliu duhet te leshoje pe sepse opozita nuk ka ne dore se cfare te beje. Me nje KQZ te tille nuk shkohet as deri tek zgjedhjet.

    1. bertin says:

      e gjithe ajo cka mund ti them berishes ne keto momente eshte se shqiptaret e dine dhe e kuptojne realitetin politik ne vend ndaj cdo deshire dhe mundesi e jotja per shpifje nk do te vleje

  4. Sneki says:

    Te gjithe e pame sot qe KQZ eshte totalisht nen ndikimin e PD sepse KQZ me kerkese te PD nderruan numerin ne fleten e votimit nga 43 ne 44 edhe pse kjo kerkonte 5 antare per te marre nje vendim te tille. Pra KQZ eshte komplet nen kontrollin e PD per te plotesuar cdo kerkese te tyre, qofshin keto edhe kerkesa qesharake.

  5. Deti says:

    Po ti je NASTRADIN kushe te beson me Ty o plank shkerdhat

  6. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Nuk ka kushta mbledhe parlamentin se nuk degjon Jozefina. ?

  7. silvio says:

    Ama per nje gje nuk e sigurove shefen e misionit te ODIHR qe ti nuk do ti vjedhesh zgjedhjet. Kete gje ti nuk do ta premtosh kush sepse ti vetem ate gje di te besh.

  8. Rilindje says:

    Zgjedhjet po perpiqesh t’i pengosh ti sepse e di qe te pret gjyqi e pastaj burgu. Opozita eshte e interesuar te vij sa me shpejt ne pushtet sepse vendi kerkon rilindje, kerkon nje kryeminister te pergjegjshem.

  9. bosi says:

    Berisha ne nje bot paralele ?! cfare thua o berishe se ti je ai qe vjedh zgjedhjet eshte e vertetuar , mos flit percart , po keto zgjedhje do vezhgohen nga e tere bota kshtu qe ke frik se nuk do vjedhesh dot,

  10. tea says:

    Zgjedhjet po i pengon ti more deshtak, sepse je ti ai qe e ke kthyer KQZ-n ne prone private, dhe ushtron mbi te cdo dite e me shume presion.

  11. luis says:

    Ky maskara ka gjithmone te drejte,opozita i shkel ligjet.
    Ore me e madhja meshire per ty eshte te jesh i pameshirshem dhe te ta zbrazim karikatoren e automatikut ne goje more plehre qe nuk e di se kur do jete ajo dite sepse 23 qershori po me duket larg e kushedi se cfare mut idesh ke ne koke per ta cuar vendin ne kasaphane sepse ti nuk e duron humbjen me vote dhe ceshte e verteta nuk duhet te largohesh ne ate menyre por te te heqin zvarre si nje dordolece neper rruget e Shqiperise.

  12. kevi says:

    Kush po perpiqet te pengoi procesin zgjedhor more faqezi, PS api ti qe edhe per ceshtjen e numerit ne fleten e votimit bere si deshe ti, me KQZ-n loder qe ke ndertuar.

  13. kevi says:

    Edhe sikur ne shtepi ta maresh KQZ-n Sali Berisha ta harrosh se mund ti fitosh zgjedhjet, asgje nuk e ndryshon dot rezultatin, asgje nuk e ndryshon vendimin e sovranit.

  14. tea says:

    Nuk do te mudnesh dot ta manipulosh rezultatin e zgjedhjeve Berisha, sepse fitorja e Partise Socialiste do te jete e thelle dhe e patjetersueshme ndaj hiq dore nga presionet mbi KQZ-n

  15. SA KOT QE FLASIN DISA KETU SIKUR TE JENE SOT PER HERE TE PARE DUKE PARE PROCES ZGJEDHOR NE SHQIPERI,PS TE QOJE ANETARET E VETE NE KQZ DHE MOS TE KETE FRIKE QE NJESOJ SI NE 2009 KU ANETARET E KQZ ME UNANIMITET TE PLOTE NJOHJEN REZULTATIN E ZGJEDHJEVE,EDI RAMA SKA BESIM TEK NJERZIT QE PROPOZON,GJATE GJITHE KOHES BEN FUSHATE DHE PERDERISA BEN FUSHATE DMTH QE HYN NE ZGJEDHJE E KUR HY NE ZGJEDHJE DUHET TE RESPEKTOSH RREGULLAT,REZULTATI PERFUNDIMTAR ESHTE VERDIKTI I ZGJEDHESVE,DHE RAPORTI I VEZHGUESVE NDERKOMBETARE,NESE ATO THONE QE ISHIN OK DHE REZULTATI ESHTE I DREJTE ATEHER AS BERISHA E AS RAMA SKANE TE DREJTE TE LEHIN SI QEN JO MI VODHE VOTAT TI JO AI,PRANDAJ EDI RAMA TE MARRE PERGJEGJESIT QE I TAKOJNE DHE TE ZBATOJE RREGULLAT E LOJES

  16. Nga e para says:

    Berisha duhet anulloj vendimin qe morri ne parlament per lirimin nga detyra te komisionerit te LSI-se.
    Pastaj opozita te plotesoj me emrat e anetarve te rinje.

  17. Elma says:

    Ngeli ky njeri duke fajesuar gjithmone te tjeret per paaftesine e tij, te gjithe e dime mire qe gjerat nuk funksionojne sepse eshte Saliu ne krye dhe jo per faj te Edi Rames sic thote ai.Kqz-ja nuk funksionon se Saliu pretendon te beje cte doje me KQZ-ne dhe me procesin zgjedhor.

  18. Xhensi says:

    U lodhe sali duke ja hesh fajin te tjereve po jo kjo nuk shkon me fajin gjeje tek vetja sepse ti e drejton vendin e ti duhet te japesh zgjidhje dhe jo te besh kolapse neper institucione sepse KQZ-ja eshte vetem pergjegjesi e jotja sepse ti ishe ai qe shkarkove nje anetar te KQZ-se sepse ishte i zgjedhur nga LSI.

  19. ERTUGEN says:

    F
    O
    R
    C
    A

    R
    I
    L
    I
    N
    DJE…………………
    Esht KOHA TI QEROJM NGA QEVERI KETA NJerz qe kan 8 vjete qe vetem din te vjedhi pa reshtur dhe duke na kercenuar te drejtat tona
    dhe nje sigur … qe te ben te jetosh me frikkk

  20. Eda says:

    Prap Edi Rama po pengon zgjedhjet??? Epo nuk u lodh ky njeri,,, Zoti sali edi rama reagon keshtu se e di shum mire qe do i humbi keto zgjedhje sepse pd-n e mbeshtet e gjithe rinia shqiptare…Fitore PD ?

  21. tiransia says:

    Ke te drejte edi po me te drejte ka sali berisha ?

  22. tiransia says:

    te jesh i sigurt zoti sali qe edi rama eshte i afte te bej cdo gje vetem e vetem qe te plotsoj egot e veta dhe ta shohi njehere veten kryeminister,,, por juve ju mbeshtet e gjith rinia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje