Regjisori amerikan: Më shumë para për teatrin. Në qytete si Tirana duhet të ketë 20 shfaqje njëkohësisht

21 Maj 2013, 09:55Kulturë TEMA

John Blondell, regjisori amerikan  flet për shfaqjen që do të  prezantojë në Teatrin Kombëtar, “Ëndrra e një nate vere”. Sipas tij Tirana ka nevojë  për më shumë gjallëri artistike. Ai mendon se  gjuha e veprave të Shekspirit tingëllon  shumë mirë në shqip.

“Ende mendoj se  gjuha shekspiriane  tingëllon shumë bukur në shqip. Mendoj se këta aktorë me të cilët po punoj  janë aktorë të aftë. Ata mund të përcjellin ndjesi dhe  dhe emocione  me shqiptimin poetik të gjuhës . Përkthimi i ndihmon shumë  sepse ëhtë jo vetëm i pasur , por i ndihmon ato në lojën e tyre  aktoriale. E ndjej se gjuha e tyre është  e pasur në këtë lloj forme, aq sa ata zhyten thellë tek fjala  dhe veprimi i  këtyre aktorëve”- tregon ai.

Sipas tij Tirana është  një qyet jashtëzakonisht i madh, i zhumshëm , që të përpin.

“Në qytete të tilla si Tirana  duhet të këtë  të paktën 20 shfaqje njëkohësisht në vende të ndryshme . Duhet të ketë më shumë  mbështetje . Mendoj se duhet të ketë  më shumë vepra  për të vënë në skenë. Duhet të ketë më shumë mështeje tek aktorët, për teatrin  që të  zhvillohen. Duke i mbajtur aktorët me punë  ngrihet niveli i aktorëve , por ngrihet edhe niveli i teatrit. Ajo që dua të them është që kam shijuar ato gjëra që kam parë këtu, por do të doja të shikoja më shumë” shprehet ai.

Blondell nënvizon se  për të rregulluar problemet teknike  të teatrit, për një infrastrukturë më të mirë, duhet të ketë më shumë para./A.XH

3 komente në “Regjisori amerikan: Më shumë para për teatrin. Në qytete si Tirana duhet të ketë 20 shfaqje njëkohësisht”

  1. ben says:

    E si do mbushen sallat o amerikono?Me bathorista?Duhet me hap teater ne Bathore,Kashar,Kamez etj.

    1. Dean says:

      Hahahaaaaaaa…e forte kjo me bathorista.

  2. Cekuri says:

    Duhet të ketë më shumë mështeje tek aktorët, për teatrin që të zhvillohen. Duke i mbajtur aktorët me punë ngrihet niveli i aktorëve , por ngrihet edhe niveli i teatrit…

    Thote regjizori amerikan.

    Ky thote me pak fjale qe aktoret ti mbajne me pune,te papunet!?
    Megjithate mendoj se ky di se cthote,ka nuhatur leke dhe ky dhe do te mari ndonje tender..tek rreshti fundit thote: Blondell nënvizon se për të rregulluar problemet teknike të teatrit, për një infrastrukturë më të mirë, duhet të ketë më shumë para./A.XH para,para,para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje