Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pothuajse gjithmonë ka qenë një mollë sherri mes partive politike në 10 vitet e fundit. Shqiptarët janë duke shkuar drejt votimeve me një KQZ jo të plotë, për shkak të dorëheqjes së anëtarëve të opozitës. Në një intervistë për DW, konstitucionalisti Ermir Dobjani thotë se kjo përbërje e KQZ është premisë për konflikte.
Zoti Dobjani si e shikoni procesin zgjedhor në një situatë ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet vetëm nga katër anëtarë?
Kjo përbërje e KQZ paraprin një situatë konfliktuale, sidomos në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve më pas. Patjetër që duhet zgjidhet sa më shpejt dhe shqiptarët të shkojnë në zgjedhje me KQZ të plotë.
Si mund të zgjidhet ky ngërç?
Çështja duhet të ndahet. Parlamenti shqiptar shkeli ligjin kur shkarkoi Ilirjan Muhon. Kjo shkelje u krye dhe Komisioni nuk mund të ribëhet me të njëjtën përbërje. Atëherë opozita duhet të zërë tre vendet e saj. Anëtarët e dorëhequr duhet të zëvendësohen me të tjerë sipas dispozitave që parashikon Kodi Zgjedhor. Kjo është e realizueshme brenda një dite nëse ka konsensus.
Mund të ndodhë një gjë e tillë në seancën parlamentare të së hënës?
E përsëris edhe njëherë nëse ka mirëkuptim zgjidhet brenda pak orëve.
A ka një institucion të parashikuar në ligjet shqiptare që të detyrojë opozitën të çojë anëtarët e saj në Komision?
Nuk ka asnjë lloj parashikimi ligjor që të detyrojë Opozitën të çojë anëtarët e saj në KQZ. Unë mendoj se kjo është një formë e gabuar dhe bojkot i një pjesë të procesit zgjedhor, kështu që ata duhet të dërgojnë anëtarët e tyre në KQZ.
Çfarë problemesh mund të lindin nga një përbërje si kjo aktuale e KQZ?
Në radhë të parë ka probleme juridike sepse KQZ do të duhet të marrë disa vendime me pesë anëtarë, gjë që nuk mund ta bëjë në këtë moment. Disa përfaqësues të partive politike kanë thënë se për vendimet nuk mund të marrë Komisioni do t”i kalojnë për kompetencë Kolegjit Zgjedhor. Kjo është e pamundur nga pikëpamja kushtetuese dhe administrative. Për më tepët ka edhe një udhëzim të Kolegjeve të Bashkuar të Gjykatës së Lartë në çështjet që lidhen me kalimin e çështjeve nga juridiksioni administrativ në atë gjyqësor që thotë se: Kur ligjet parashikojnë që më parë duhet të jepet vendim nga një organ administrativ nuk merret në shqyrtim nga një organ gjyqësor. Pra Kolegji Zgjedhor nuk mund të marrë në shqyrtim pa pasur më parë një vendim të KQZ. Kjo është shumë e qartë dhe nëse do të ndodhë një gjë e tillë është shkelje kushtetuese. Ky është një argument juridik i fortë që KQZ duhet të marrë formën e plotë sepse përndryshe të gjithë vendimet që do të merren, qoftë edhe nga Kolegji Zgjedhor nëse nuk do të pranojë argumentin e mësipërm, përsëri do të jenë objekt konfliktesh dhe mendimesh të ndryshme juridike nga palët që nuk do t”i interesojnë vendimet.
Pra po shkohet drejt një krize me vetëdije?
Një KQZ e tillë është premisa numër një për të krijuar konflikte. Dhe dihet që konfliktet në Shqipëri janë shkaktuar pas zgjedhjeve. Shqiptarët kanë votuar të qetë dhe me dinjitet. Problemet kanë filluar sapo kanë përfunduar votimet dhe kanë nisur numërimet, llogaritjet dhe ankimimet. Për këtë mban faj politika.
Pikërisht pra, sa të angazhuar e shihni politikën shqiptare në zgjidhjen e ngërçit të institucionit që do të administrojë zgjedhjet e 23 qershorit?
Të dy palët i bëjnë llogaritë mbi bazë të interesave partiake dhe jo të interesave të popullit shqiptar. Të dyja palët po bëjnë një “luftë” të ashpër kush të marrë pushtetin. Por është një “luftë” që ka nisur me shkelje ligjore dhe po vazhdon me procesin zgjedhor, që do të prodhojë parlamentin e ardhshëm, nga i cili do të dalin më pas të gjitha institucionet e tjera. Nëse zgjedhja e Parlamentit të ri do të jetë e diskutueshme dhe nuk do të pranohet nga pala tjetër, të gjitha institucionet që do të krijohen dhe reformat më pas, do të jenë baza për konflikte në të ardhmen.
kjo rrezikon te kthehet ne nje 97 te dyte, je i gatshem sali?!!!! do te varresh si gedafi!!!
Per te zgjidhur nje situate te tille duhet vetem qe 23 qershori te vije sa me shpejt dhe te gjithe te votojne Ramen dhe programin rilindje. Me nje qeveri te tille nuk mund te kete kurre zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Pasojat e kesaj gjendje qe po shkakton Saliu eshte komplet ne demin e vendit sepse nga kjo KQZ gjysmake nuk mund te dalin zgjedhje te lira dhe te ndershme. Sa me shume te zgjase kjo situate aq me shume demtohet PD dhe vete Saliu. Fajtorin e kesaj situate e dime qe eshte vetem ai Saliu.
e pame se cfare i beri vendit ne 1997 sali berisha kur shqiperia u dogj, doni perseir?!! doni ta perveloni kete vend?! votoni ps dhe votoni kunder saliut qe te humbi aq thelle sa mos te kete shprese qe te beje gje edhe me manipulimin me te madh. i uroj fitoren partise socialiste!
Shikoni se ne cfare gjendje na ka cuar kokefortesia e Saliut dhe deshira e tij per te mbajtur pushtetin me cdo menyre dhe mjet. Ai e perdhosi KQZ dhe e shenderroi ate ne nje institucion qe nuk ka asnje vlere. Cfare mund te presim me nga nje njeri dikatator.
jo per te mbajtur pushtetin, e thua gabim! per te ruajtur koken e tij dhe te familjes se tij e soj e sorrollop mafiozesh qe ka verdalle per vjedhjet qe kane bere!
Ne demokraci funksionojn te gjitha keto pikat me siper dhe nqs PS arrin te vendos demokracin ne shqiperi me siguri qe dhe keto do te jene te sigurta, ne Shqiperin e saliut mungon demokracia, mungon e drejta e fjales, mungon liria.
Po me saliun asgje smund te jete normale, saliu ben aq shume zhurm per ato 3 ligje qe ne fakt nuk i di tamam se cfare ligjesh jane dhe ky eshte problemi, se saliu bene ligje pa i ditur se ca jane, ben ligje jo per ti zbatuar por per ti pasur si protokoll, i ben per ti thyer vet i pari.
Po sduhet lejuar me ky plera me kte KQZ ndryshe do perseritet dhe nje here skenari i ristanit ku kthehen e numerohen kush vota te duan ato. Kto zgjedhje duhet te jene te ndershme, te drejta, duhet qe rezltati te dale nga populli e jo nga saliu.
po e con vendin ne nje krize te pazgjidhshme o sali berisha, mendohu mire se cfare po ben se do ta pesosh..
Sa ate jete Saliu gjalle fryma e bashkepunimit dhe e kompromisit nuk ka asnje shans per te ndodhur. Duhet qe sa me shpejt ta largojme nga pushteti kete diktator te tmerrshem.
Te largohet Saliu njehere nga pushteti dhe pastaj te gjitha institucionet do te funksionojne shume mire dhe kjo do te vije per arsye sepse do te funksionoje pavarsia e institucioneve. Berisha eshte kthyer ne nje diktator shume te rrezikshem.
Saliu nuk e la KQZ qe te bente punen e vet ne menyre te pavarur dhe ai ne menyre komplet antikushtetuese per te shkarkuar antarin e LSI. Pra ai i prishi ekujlibrat e ketij institucione vetem per te krijuar terrenin e gatshem per te bere vjedhjen e rradhes.
nuk e di si do e zgjidhen kete pune, por di qe kjo duhet zgjidhur patjeter, ne rast se kjo i lihet ne dore pd-es… gjithcka do te shkaterrohet, do te jete nje burim konfliktesh te padeshirueshme dhe qe do te na largojne serisht nga zgjedhjet “e ndershme dhe te lira”
berisha te bej cte doje..socialistet kete here nuk tolerojne!!
forca cuna….PER NJE RILINDJE SHQIPTARE!!!
sigurisht qe shkakton konflikte,e gjithe shqiperia voton majtas ne 23 qershor por kjo nuk e ndalon sali berishen per te mos vjedhur keto vota tw majta.kjo rrezikon lufte se populli eshte i gatshem te beje cdo sakrifice per te mos kaluar dhe 4 vjet te tjera nen regjimin e saliut
menyra me e mire per te rrezuar uzupimin e Berishes dhe familjes se tij eshte VOTA !
voto nr 29,voto per nje Rilindje Shqiptare
Po kjo KQZ e saliut eshte gjithmon per te shkaktuar konflikte, ristani me pasuesit e tij dhe me paraardhesin e tij saliun, vetem per te shkaterruar jane.
KQZ nuk ka funksionuar qe prej 8 vitesh, prandaj ajo duhet riformatuar dhe mbi te gjitha duhet larguar nga pushteti Saliu sepse ai eshte strumbullari i cdo gjeja ketu.
Nuk ka funksonuar ka 8 vjet .
Kje kqz esht sikur te ishte sali berisha
esht koha te kemi drejtesi dhe mos te varemi nga hajduta dhe nga mashtrussa dhe Njerz qe cenojn te drejten e popullit..
te jemi ne demokraci dhe te kemi frik te kerkojm te drejten tone kete e ben vetem sali berisha
esht koha te kemi Nje rilindje te vertet
FOrca Edi ramaaaaaaaaaaaaaaaaa
Po konflite shkatron KQZ-ja e marre peng nga Saliu, se do kerkoi te manipuloi votat ai prandaj.
Asgje nuk e ndal fitoren e Skuadres se Rilindjes, ndaj Berisha hiq dore nga tentativa per te vjedhur zgjedhjet. Rilindje
Berisha dhe ushtaret e tij te vedosur ne KQZ jane ata qe veprojn sipas qejfit dhe interesit te tyre, ata nuk e njihni ligjin, keqperdorin dhe shkelin kodin lzgjdhore dhe ne fund kerkojn nga PS te negocioi per riformatimin e KQZ-s
E di nje Shqiperi e tërë qe Saliu eshte ai i cili deformon KQZ duke e kthyer ne nje placke…..Sot KQZ ndodhet e tera ne duart e tij, ndaj duhet te meren masa menjhere. Rilindje
Duhet me patjeter qe KQZ te riformatohet ne menyre qe zgjedhjet te jene same legjtitime, ne menyre qe te mos i kundershori pastaj Berisha kur ta shikoje se ka fituar partia socialiste…sepse eshte mesuar ai qe ti nderroje rregullat e lojes pasi ajo ka filluar.
Si mund te ulet opozita ne ate tryeze kur keta po marrin vendime edhe me 4 antare gje qe eshte ne kundershtim me ligjin sepse aty kuroniumi pra mungon numeri minimalo i antareve per te marre nje vendim.
Asnje manover politike e Saliut, duke perdorur KQZ-n nuk e ndal dot fitoren e partis socialiste…Sepse cdo qytetare sot eshte i vendosur per te rrezuar Saliun nga pushtet.
Eshte mesur Saliu te ndryshoje numerimet dhe te beje cfare te doje me votat e qytetareve duke perdorur keto menyrash per ta bere kete sistem ku vota dhe liria e njerezve te jete e kufizuar nga nje njeri si ai.
Per ta cliruar KQZ-n nga duart e Berishes, nuk do te mundemin dot vetem ne seancen e te herens, ndaj me 23 Qershore duhet te votojme Partin Socialiste. Se rruge tjeter nuk ka me kete njeri qe nuk pyet as per Nderkombetare e sa per njeri