INTERVISTA/ Mesazhi i Arvizu për qeverinë: Ju nuk e keni luksin të zgjidhni ambasadorin amerikan (VIDEO)

23 Maj 2013, 22:02Politika TEMA

Një intervistë e fortë e ambasadorit amerikan në ekranin pranë qeverisë. Arvizu pranon ftohjen e qeverisë me Uashingtonin, duke thënë se u provua e vërtetë deklarata e tij se Shqipëria po vendoset në kurs përplasje me SHBA. Sipas tij, ekziston rreziku i manipulimit nëse rezultati është i ngushtë. Një shuplakë edhe për Berishën për çështjen e vizave me SHBA. “Në Uashington nuk ka Stefan Fyle,” ironizon Arvizu

 

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, dha të mërkurën në mbrëmje një intervistë pa dorashka në emisionin “Opinion” në TV Klan.

Ambasadori amerikan, i pyetur nëse deklaratat e tij se heqja e anëtarit të LSI nga KQZ po e vendos Shqipërinë në një kurs përplasje me SHBA, tha se: “Mendoj se kam pasur të drejtë. Mendoj se është provuar se kisha të drejtë”.

“Mund të zgjidheshin diferencat. Në vend të kësaj ata u kthyen sërish ku ishin. Dhe ja ku jemi një muaj më vonë. Jemi thuajse në pikën e nisjes së zgjedhjeve dhe ne kemi një KQZ që nuk është e konstituuar plotësisht, nuk po vepron ashtu siç duhet”.

Ambasadori i qëndron idesë se pas ndryshimit të aleancës së LSI, mund të ishte zgjidhur çështja e KQZ-së me bisedime mes palëve. Madje ai shton se shqetësimi më i madh kanë qenë komisionet e niveleve të ulëta.

I pyetur se si mund të zgjidhej çështja e KQZ-së, kur palët nuk kanë rënë dakord për të miratuar tre ligjet, Arvizu tha kjo çështje ishte më e drejtpërdrejtë, kurse ajo e tre ligjeve është më komplekse.

Arvizu tha se nuk është në frymën e Kodit Zgjedhor dhe as në frymën e konsensusit politik që çdo çështje të shkojë në Kolegjin Zgjedhor pasi kjo KQZ nuk miraton dot vendim me shumicë të cilësuar.

Arvizu ka komentuar edhe çështjen e rrotacionit.

“Rrotacioni është një princip i mirë. Nëse zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme, një parim si rrotacioni kujdeset vetë për veten,” tha Arvizu.

Ambasadori tha se do ishte e tmerrshme nëse nuk do ketë qeveri deri në gusht ose shtator. “Duhet të bëjmë diçka për këtë çështje,” tha ai.

Por problemi më i madh sipas ambasadorit do ishte nëse rezultati do ishte shumë i ngushtë. Arvizu shprehu frikën se rezultati mund të ndryshohej.

“Çfarë ndodh nëse një parti merr 70 mandate dhe një tjetër 68 dhe ka një numër vendesh që janë të pavendosura dhe gjithçka shkon në Kolegjin Zgjedhor? Ky do ishte një skenar i pafat. Shpresoj të mos ndodhë kështu”, tha Arvizu.

Por vazhdimisht moderatori Blendi Fevziu e ka pyetur atë nëse qëndrimet e tij janë personale, apo të Departamentit të Shtetit. Pasi i është përgjigjur disa herë duke thënë se qëndrimet e tij janë në përputhje me qëndrimet e Uashingtonit, Arvizu u tregua më i prerë.

Ambasadori tha se ky është një film që është parë edhe më parë, në rastin e paraardhësit të tij, Xhon Uidhers.

Arvizu tregoi një histori me një zyrtar të lartë të qeverisë amerikane.

“Ishte pak javë më parë, pasi zyrtarët amerikanë e bënë të qartë se unë kam besiminj e tyre dhe se flas në emër të Uashingtonit. Po flisnim për diçka që nuk ka lidhje me zgjedhjet. Më pas gjithçka rrodhi dhe nisëm të flasim për zgjedhjet dhe më specifikisht për shkarkimin e zotit Muho. Isha shumë i sinqertë dhe i ndershëm në deklaratat e mia dhe personi nga qeveria u kthye dhe më tha: A është ky pozicioni i Uashingtonit? Apo është qëndrimi yt personal. E di çfarë i thashë? Nuk e kam luksin për të pasur opinione personale. Të gjithë opinionet e mia janë zyrtare. Dhe ti nuk e ke luksin që të vendosësh se kush do jetë ambasadori amerikan. Këtë e vendos Presidenti i SHBA me këshillat dhe miratimin e Senatit të Shteteve të Bashkuara. Dhe ti nuk je as Presidenti dhe as Senati Amerikan”.

I ashpër ka qenë ambasadori amerikan edhe për deklaratat e kryeministrit Sali Berisha për heqjen e vizave me SHBA.

“Së pari, mendoj se të gjithë ne në qeverinë amerikane kemi mbetur pak të habitur kur e dëgjuam këtë,” tha ambasadori, duke përsëritur kushtet për heqjen e vizave.

Arvizu tha se refuzimi i vizave duhet të jetë 3 përqind, ndërkohë që Shqipëria e ka 40 përqind.

Por pasi i shpjegoi moderatorit Blendi Fevziu se ky është një proces krejt i ndryshëm nga ai në Europë, gazetari i TV Klan sërish e pyeti duke thënë se përse SHBA nuk deklaron se nëse qeveriset më mirë, do hiqen vizat.

“Blendi, nuk ka Stefan Fyle në SHBA, që të bëjë raporte për këtë gjë,” tha Arvizu, duke shtuar se rruga është e gjatë.

Duke komentuar çështjen e lobistëve të Podestas, Arvizu tha se e njeh mirë njërin prej vëllezërve, pasi ka punuar me të.

“E di që janë aktivë këtu. E di që dikush po e sheh këtë intervistë me shumë kujdes dhe se do të më vlerësojnë me notë, ndoshta edhe ty të vlerësojnë. Do të përgatitet një raport dhe do të qarkullojë nesër, ku vlerësohen përgjigjet dhe ndoshta pyetjet tua,” tha Arvizu, duke shtuar se: “Unë përfaqësoj qeverinë amerikane, ata përfaqësojnë qeverinë e Shqipërisë”./ep

87 komente në “INTERVISTA/ Mesazhi i Arvizu për qeverinë: Ju nuk e keni luksin të zgjidhni ambasadorin amerikan (VIDEO)”

  1. LexuesiTemes says:

    Po! Kjo eshte interviste. Kjo eshte dhe Diplomaci, – sigurisht dhe shume e pershtatshme per vendin ku ti je ambasador!

    Me mire vone se kurre!

    1. Flogerti says:

      Po aq troc ka fol mbreme ky njeri, qe eshte zeri i SHBA-ve, sa saliu duhet te iki me vrap nga ku eshte ulur. Mire beri qe foli, sepse per ne popullin dha nje mesazh te qarte duke thene se Rotacioni eshte rruga e vetme pasi demokracia kjo eshte.

      1. deni says:

        Amerikanet nuk mund te mbeshtesin nje njeri qe po i shkel me te dyja kembet te drejtat me bazike te qytetareve shqiptare. Amerika nuk deshiron te shikoje nje tjeter pranvere arabe ne mes te veres shqiptare. Kete nuk e duam as ne. Prandaj duhet te mbeshtesim Rilindjen ne 23 qershor dhe te hedhim poshte nje here e mire kete rrenim komunist me Salliun!

        1. Nul Mok says:

          Qeveria ka dukshem qellimin e vetem per te tjetersuar voten masive te shqiptareve kunder Sali Berishes dhe hajduteve te tij. Megjithate po ishte vota masive, nuk mund te manipuloje vulletin e te gjithe popullit. Ai ka tentuar nje here dhe i dime pasojat. Ndaj kete here Arvizu po ben thirrje per kujdes, thirrje per Berishen te ndalet, ndryshe e peson

          1. Manila says:

            Shqiperia nuk mund te jete me vendi i Sali Berishes. Jo ne vitin 2013, 22 vite pasi ky filloi te prishte pune kudo prekte ne politike. Ndaj amerikanet po i bejne thirrjen e fundit qe te heqe dore nga rruga e cmendurise, ti therrase mendjes dhe te pranoje disfaten e sigurt te ketyre zgjedhjeve

            1. www says:

              Shqiperia do jete vend shume me i mire pa Sali Berishen. Do ta shikoni se sa mire do ndihemi te gjithe ne 24 qershor, do jete sikur jemi liruar nga plage e vjeter.

          2. bertin says:

            shqipatret duhet ti vene si veth en vesh fjalet qe thote arvizu ne lidhje me mardheniet shqiperi amerike e jo fjalet e berishes se ai genejn nga mengjesi deri ne darke per ca vota

        2. MORATI says:

          O ti zogu vogel, ku e shef ti fushaten

          luksoze kur gjithe deputetet po e bejne

          fushaten ne nje autobuz te thjeshte, ku

          secili eshte me nje pankarte te thjeshte

          ne dore?

          Harron qe S’haliu mban 200 truproja me

          vete? me ca i paguan ato? me taksat qe

          vjedh popullin, ja me ca i paguan…

          me ca lekesh udheton S’halja me

          helikopter e makina lluksoze???

          Po ik o popull thuaj ndonje gje te sakte

          se po deliron si ai debili qe adhuron

          kaq shume …

        3. elona says:

          arvizu ai beri te qarte berishes dhe shqiptareve se kush eshte pozicioni i amerikes me qeveine shqiptaret dhe kjo esht enje shuplake e forte per ta sepse nuk ja mardhenie te mira mes tyre

      2. shpetim says:

        Kjo eshte dhe Diplomaci.. kjo eshte demokracia e e vertete

        1. Askushi says:

          “Une perfaqesoj qeverine amerikane,ata(lobusit)perfaqesojne qeverine e Shqiperise”…!!
          Ktu s’ka vend per koment e replike!
          Ktu permbyllet fatkeqsia jone,fatkeqsia e nje vendi fatet e te cilit percaktohen nga perplasjet mes amerikanesh;njeres pale qe mbron interesat e qeverise amerikane,me palen tjeter qe paguhet nga ‘qeveria jone'(me parate tona)si konsulente pran qeverise amerikane!!
          Shkurt kesaj i thone:Amerikanet hane ‘buken’ tone per interesat e tyre!
          Shkurt kesaj i thone:Rrofsh o ‘Demokracia’albaneze(e vendit te ‘shqiponjave’)!!

      3. timi says:

        Qeveria ka dukshem qellimin e vetem per te tjetersuar voten e shqipetareve

      4. simpatizanti says:

        si thote nje shprehje : e ka thene bukur paster dhe pa gabime

      5. albana says:

        keto mesazhe qe po percjell arvizu si zeri i vetme i amerikes ne shqiperi jane shume te forta dhe te ndjeshme per publikun tone dhe duhet ti thithin ato nje ore e me pare qe tkuptojne mire realitetin

    2. tironci says:

      Me qarte sbohet lale. Se me ke e ka pastaj duket fare qarte pastaj. Se Sala ja ka bo borxh edhe ktij si gjith te tjerve, sdi Sala e u mor me punet e veta. Ndaj e kane lan ntako ket here.

    3. Goni says:

      Ky mund te quhet me plote goje intelektual. Kur si pelqen Blendit e verteta i rras nje pytje nga Doktori po zoteria ne fjale eshte inteligjent more njerez dhe e tha qarte dhe hapur qe DOKTORI MASHTROON dhe se ka mire punen.

    4. halimi says:

      Arvizu ka folur si kurre me pare kunder Berishes dhe regjimit qe ai po perpiqet te vendose ne Shqiperi. ka ardhur koha ta marrim ne kete mesazh per te hequr nje here e mire Sali Berishen nga pushteti dhe per te filluar nje epoke shtetndertimi, jo shkaterrimi.

      1. e/ says:

        Shqiperia ka nevoje te ngrihet nga shkaterrimi i Sali Berishes dhe kete e di mire edhe Arvizu. Nuk eshte rastesi qe cdo ambasador ameerikan behet persona non grata per Halldup Saliun. Po Rilindja e vendit eshte e paevitueshme. Fillimi i ri ne 24 qershor.

    5. feniks says:

      Keshtu duhet te flase AMBASADORI I SUPERFUQISE BOTERORE TE DEMOKRACISE!!!
      Me KLIKA FASHISTE si kjo e Sali Berishes duhet folur PRERE DHE QARTE:O RESPEKTO DEMOKRACINE,O SHPORRU NGA PUSHTETI!!!

    6. Ermir says:

      Bukur paster dhe qarte per te gjithe ata qe i intereson te thoni se keto jane opinionet personale te ambasadorit dhe jo zeri zyrtar i shtepise se bardhe. Ska me premtime pa baza dhe shume mire qe kemi keto mjete komunikimi qe e bejn te mundur demaskimin e premtimeve boshe te Kryeministrit ne ikje.

    7. Danieli says:

      Vetem kjo qeveri mund te arrij te trondis marredheniet e shkelqyera qe ka krijuar Shqiperi me Ameriken. Po populli kurrsesi sdo ta lejoje qe aleati i saj me i fuqishem ti vihet kunder vetem per faj te politikave personale qe ndjek kjo qeveri. Ndalja do te vi me 23 Qershor ku i gjithe vendi do te shkoje majtas.

    8. oferata 1ne2 says:

      Aq fiks ka fol mBrem Ky vizuja..:P
      Sa ky hajduti kryeminister duhet e zhduket sa sekonti NUk behet shqiperi per dy jave qe kan mbeteu duhet ti kishe ber 8 vitet qe ikenn forca Edi rama
      forca rilindje

    9. Florinnnn says:

      e vetmja gje qe kemi dhurat nga seliu ne 15 vjet esht :diktatatur,anarshi,vrasje, prostitucion,krim,korrupsion, plackitje,vdekjeee.epo rama deri tani nuk ka dhen asnje nga keto leksione qe berisha na ka dhen :te jetosh ne ferr dhe te paguash per ket ferr qe na jep slaiu!!

      dhe sa per fushaten mos i numeroni leket opozites se nuk i ka marr asnje centim shqiptarve!! po saliu qe perdor lekt e permbytje ne shkoder per fushat me fishekzjarr etj etj ca duhet ti themi??

    10. ANDI says:

      ORE SI KA MUNDESI QE NUK KEMI NE NJEREZ TE TILLE E VLLA?
      SI NUK DIM TE BEJME POLITIKE? TE JEMI DIPLOMAT? POR NGELEM ME GERTHIT SIKUR KEMI DAL ME LOPCAR ME LOPE….!!

    11. ergi says:

      bravo bravo arvizu ne menyren sesi po sillet ai me shqiptare sepse po u tregon te verteta te medha mbi qeverine e tyre dhe mardheniet qe ka ajo me washingtonin dhe po kuptohet qe i ka shume te fotfta

    12. arber says:

      vecse nje mesazh i qarte per shqiparet ky esht ei qarte per berishen dhe qeverine etij sepse te mos vazhdoje te genje me publikun kaq hptaz ne lidhje me endrra amerikane e viza a budalliqe te tjera

    13. denari says:

      bravo arvizu dhe faleminderit shume qe po u hap syte shqiptareve mbi shume te verteta te erreta mbi qverine shqiptareve dhe po u tregon kush eshte njeri i mir per qeverisje e kush jo

  2. Car bahet kshu mer jahu. Ki po na del puqist si Cokollata perpara. Tan reshtue kunra Doktorit por sa t’kemi figura t’nalta inelektuale denmokrate me Flamurna e Sahitra n’administrate nuk tunet Doktori nga kali jo

    1. Majlinda says:

      Doktori eshte rreshtuar vet kundra vetvetes. Hapni syre more njerez se ky zoteria ne fjale nuk ka interesa personale por flet si diplomat me eksperienc. mos e hidhni poshte vetem se nuk ju pelqen juve qe i pergenjeshtron rrenat e doktorit.

  3. fl says:

    “Çfarë ndodh nëse një parti merr 70 mandate dhe një tjetër 68 dhe ka një numër vendesh që janë të pavendosura dhe gjithçka shkon në Kolegjin Zgjedhor?”

    Qe ketu duket se Rama nuk e ka bere me koke te vet bashkimin me LSI, pra edhe ky Zotri ka ndihmuar ketu. Nuk mund te rrezikohej rotacioni me fitore te ngushte neper kolegjrat dhe KQZ-te e kalbura te monstres plak.

  4. safeti says:

    Kushtetuta e shqiperis, ligji themelor i shtetit nuk thot asnje fjal per ambasadorin amerikan i cili ne fakt esht aborigjen indo-azjatik

    1. Labi Vlore says:

      O Safet more Safet

      Puna juaj mysybet

      Goja e juaj

      Si Halete

      Vec se mut

      Perdite qet

      Jeni plehra

      Shume te ndyra

      Pjelle e ndyre

      Dhe qelbesira

      Kamikaze qe thoni cudira

      Te paburra dhe ndyresira

      Llafazane dhe Kalbesira

      Fara juaj me e ndyra

      Me e ndyra ne Shqiperi

      Jeni vemje apo njeri??

    2. Shtegtari says:

      Rraca s’ka te beje fare ne kete mesele
      Edhe kinezet, japonezet apo jugkoreanet, popuj te shteteve nga me te fuqishmit ne bote jane aziatike.
      Edhe koereanet e veriut te Kim Il Berishes gjithastu jane aziatike
      O Safet!
      Allahu ekber!
      Shko ha buke se u err!

    3. Ton says:

      O Safo! Provoje njehere ne kufi me grekun, nje kinez me pashaporte amerikane dhe ti rraca e kulluar me pashaporte shqiptare!

    4. ardian says:

      ore safet po ikore morrs po na flet per kushtetute ti laro i felliqur,moderoje te folurin kur flet ketu more sum grisur,tani ky per ty quhet aborigjeni i satome,po kur ky i tha psikozes sali burre shteti ty te shkonte pershtat e bthq,po boll na gerrice sallatorin katunar i dhjere,ju larot e sali psikozes bashke me psikozen nuk keni ku te shkoni ketu do ti lani te gjithe pislleqet qe keni bere ….

      1. safeti says:

        Skam faj un qe keni lidh kontrat milionshe me Arvizun si me Toni bler dhe ky s,po gjen hapsir per te vepruar e justifikuar leket, se se pjerdh njeri. Mir do ishte tja u kthente leket e jo te behej qesharak.

    5. artiono says:

      ik ore injorant !

      ke goj ti te flasesh per arvizun , ky eshte nje nga njerzit me te pergatitur ne amerik , le me pastaj ta krahasojm me surratin tend qe je fshehur pas ndonje kompjuteri 24 or dhe te paguan sali berisha dhe skenar ti thuash gjerat !

  5. alma says:

    me te njejten llogjike duhet te shkonte edhe rama, dhe gjerat tani do te ishin ndryshe per ne qe besonim tek partia e majte. por me nje lider si Rama nuk kemi per te pas asnjehere fitore por perkundrazi do te kemi deshtimet e njepasnjeshme. per aq kohe sa eshte ne krye nje injorant si Rama, Berisha do te vazhdoj punen per ta cuar vendin perpara. rama eshte thjeshte DESHTIMI i se majtes shqiptare…

  6. kelmendasi says:

    Qeverija shqiptare nuk ka luksin ta zgjelle nje ambasador te huaj por ka mundesine ta refuzoje pare se te emrohet.Para prakisht shteti ku do akreditohet i jepet emri qe te shprehet pro ose kunder.Nje pergjigje duhet se sben.Nuk ndoll qe shtete te vogla te refuzojne shtete medha.
    Se dyti ka nje tjeter mungese luksi.Ambasadori amerikan nuk ka luksin te emroje as presidentin as kryeministrin as kryetarin e shikut as kryeprokurorin as te tjere atje ku eshte akredituar.
    Arvizu ka bere vitin e fundit te tije ne pune(largohet ne gusht 2013 mbaron mandati 3 vjecar)disa gabime qe Dash nuk flet por mban shenim
    1- U perzije ne zgjedhjen e presidentit duke takuar kandidate thue se po konkuronin per studime ne master dhe Arvizu ishte dekani i fakultetit.
    Arvizu takoji Nanon dhe tha se eshte kandidat potencial si dhe te tjere
    2-Kur erdhi Reeker 5 dite ne Shqiperi Arvizu iku ne Londer.Ndofta kishte llogarite se pas largimit te Klinton nga DASH mund te ikte Reeker por jo
    Kete mosperfillje Reeker nuk ja fale kurre.
    3-Takoji Gjergj Ndrecen kur u dogj pa pase kurrfare pune dhe gaboji aq sa Gjergji kerkoji ti planifikonin takimin me Klinton. Ne Bullgari u dogjen 6 vete dha ambasori amerikan nuk i vizitoji asnje.Edhe ne Itali u dogj nje njeri apo France u vetvra historjani.Kjo ndyrhyrje e Arvizuse nxiti Lirakun te kopjoje Gjergjin dhe cmimi dihet,
    4-Foli per vendimin e gjykates per 21 janari pa pare arsyetimin.Pamvarsisht se Reeker sipas zakonit e mbeshteti vetem me dy fjale por per SHBA te diskutoje nje diplomat apo politikan vendimet gjygjsore te pa zbardhura e pa perfunduara eshte e pa pranueshme.SHBA ka mos marrveshje te medha me Gjykaten Europijane te Drejtave te Njeriut.
    Me 2004 SHBA dhe Shqiperi kane nje marrveshje qe qytetaret amerikan kur kerkohen nga gjykatat Europijane kane imunitet qe kundeshtohet nga BE
    Kur te fillojne negociatat per pranim prishja e kesaj marrveshje eshte e para.Italija kerkon 15 agjente te CIAs per rrembimin e imamit te Milanos dhe SHBA nuk jep por nuk dalin nga SHBA se ka nje urdher arrest nderkombetar.Ish presidenti Bush nuk vjen ne Zvicerr dhe Europe sepse ne Zvicerr ka nje urdher arrest per turturimin ne burgjet e Irakut
    4-Z Moor ne SHBA kerkoji qe Ps te plotsoji vendet ne KQZ qe Arvizu nuk e ka pase me shume qejf por dje tha Rama eshte dakort per 4 me 3
    Para pak ditesh tha se do shprehemi por me sa duket si do shprehet mvaret nga Reeker e Moor dhe jo si kerkon Rama e Mero.
    6-Arvizu nuk kishte te qarte apo nuk deshi ta marre parasysh se si e ka kodi per KQZ dhe krijoji amulli.4 me 3 per maxhorancen
    7-Arvizu dje tha se largimi i LSI 2 muaj para nga koalicioni solli pshtjellim.Shume vone e tha apo kuptoji.
    8-Nervozizmi i Arvizuse kur thote;Se nuk keni luksin ta zgjellni ambasadorin…… tregon se ka nje pozicion te veshtire me te vetet ne DASH
    9-Mardhanjet me qeverine thote jane te shkelqyera.
    10 z.Moor tha;Nuk mbeshtesim asnje pale ne zgjedhje.Kjo u be sepse Arvizu nuk e kishte shpreh por kishte lene dyshime ne qendrimet e tije
    11- Rama pas takimit me Arvizune tha ;Nuk eshte Amerika qe do te drejtoje para por duhet te jemi ne.Ketu Rama kuptoji se ideja se do e mbeshtete PS
    Arvizu dhe SHBA u rrenua nuk ekziston
    12-Arvizu tha ;Rrotacioni eshte ide e mire(nuk tha i domosdoshem) por e vendos populli se kur duhet perfundoji Arvizu.Rama thote te behet kur dua une ndersa Meta me 2 muej opozite kerkon rrotacion e mbas 4 vitesh del 2 muaj para ne opzite e perseri rrotacion do kerkoje Meta e Topi.
    13-Kjo interviste ishte e sakte dhe nuk ishte kunder qeverise sic thote Tema apo te tjere.Kjo ishte aspak e mire per Ramen e co

    1. Ton says:

      Malok, refuzoje Ameriken po deshe se k…n e serbit ju maloket do e hani te paret, se jeni shume afer gjeografikisht.

  7. Ajet Delaj says:

    May 23,2013
    DY FJALE TE SINQERTA E NJE THIRRJE PER EDI RAMEN
    Publikisht e kam thene se Ju z Rame i keni tera mundesite qe te shnderroheni ne pishtar i lirise e demokracise per ate popull te shumevuajtur. Besoj thellesisht e plotesisht se keni arritur gjer aty pa i lyer duart me gjak dhe nuk jeni perfaqesues i qarqeve antishqiptare .
    Nese kemi parasyshe historine fatekeqe te krijimit dhe ekzistences se Shtetit Shqiptar mendoj se keto jane dy arsye madhore per te te punuar e uruar qe ne krye te ekzekutivit Shqiptar te arrije Edi Rama.
    Nuk mendoj se ka shqiptar qe dyshon ne aftesite e tua menaxhuese te pushtetit por ajo qe me te drejte njerzit dyshojne mbetet kembengulja per te luftuar per te drejten e moskapja e mundesive qe te afrohen ,saqe nganjehere te akuzojne edhe per bashkepuntor te Berishes.
    Si student i Dhjetorit 90te e luftetar i hershem per liri e demokraci ne fillimet e mia po te hershme te kundershtive per ish-Presidentin Berisha ka qene shfaqja e vazhdimsise se filozofise e praktikave te huazuara nga regjimi criminal komunist ne personalitetin e Sali Berishes.
    Realiteti i ashper Ballkanik ku padyshim Shqiperia eshte shprehje ekzemplare e ketij realiteti nese i referohemi Samuel Huntington ku ne qender te perplasjeve nuk qendrojne thjeshte qyeterimet por interesat e ketyre qytetrimeve te medha te botes nuk besoj se eshte lehte per te arritur synimet e tua qe shfaqe ne vidion tuaj te rilindjes qe dua te besoj se jane te sinqerta.
    Personalisht nuk dyshoj ne sinqeritetin e ynimeve te tua por thellesisht dushoj ne mundesine per te arritur fazen e implementimit te projektit Rama nese do e quaja keshtu.
    Jetoj qe 13 vjet ne New York e realisht jam natyralizuar me jeten e mentalitetin Amerikn pasi kam 5 vite qe punoj per NYC Government in Human Resources Department dhe natyrshem do doja qe te triumfonte projekti Rama nisur thjesht edhe nga fakti se Ju z Rama e kerkoni keshillen dhe permirsimin e projektit tuaj tek luftetari i lirise se Kombit Shqiptar Tony Blear kurse rivali juaj politik z Berisha tek Mullahet e Turqise duke ndjekur te njejtin fund logjik te babait te tij shpirteror Ramiz Aline qe fundin e filozofise se tije koministe e gjeti ne konferencen islamike.
    Nuk arrij te kuptoj se si synoni te arrini fitore ne zgjedhjet e 23 Qershorit kur paraprakisht eshte shkaterruar institucioni qe duhej jo vetem te certefikonte fituesin por do te menaxhonte tere procesin.
    Te futesh ne nje process qe nuk ka as minimumin e garancise se do arrije te perfundoje duke e derguar popullin Shqiptar ne nje perplasje shkatrrimtare nuk besoj se eshte ne projektin tuaj pasi marrja e jeteve te pafajshme shqiptare eshte project i atishqiptareve.
    Do deshiroja t’ju beja thirrjen me te sinqerte se ne kushtet e mosdeshires se pushtetit per te respektuar Kodin Zgjedhor qe eshte approvuar me 126 vota pamvarsisht mangesive te tije eshte mire te mos merret pjese ne nje maskarade te radhes qe ka fuqine potenciale per te marre jete njerzish.
    Mbeshtetja e institucioneve perendimore e kryesisht ato Amerikane nuk mendoj se te mungojne per tu shnderruar realisht ne nje pishtar e frymzues i lirise per tere shqiptaret. Kur demokracia eshte perfshirje une prap nuk besoj se do shnderroheshi i tille vetem me gjysmen e shqiptareve pasi praktikisht ligjislacioni shqiptar ne fuqi jua mohon te drejten e votes gjysmes se shqiptareve ne vendet ku jetojne e punojne.
    Krijimi i kushteve te barabarta konkurimi e pjesmarrja e plote e shqiptarve ne peocesin zgjedhor jane dy parakushtet themelore per te implementuar cdo program e ide per te ngritur demokracine funksionale ne truallin e shiptareve ndersa per te vazhduar trashigimine e filozofise e praktikave komuniste mjaftojne edhe kushtet ekzistuese.
    Kur perfaqesuesi i shteteve te Bashkuara te Amerikes Ambasadori Arvizu mikut me te madh te Shqiptareve qe na ka konfirmuar historia deklaron hapur se KQZja eshte shnderruar ne farse une nuk arrij te kuptoj e besoj se si shpresohet e besohet nga ana juaj z Rama se demokracia e shteti funksional demokratik mund ti kene zanafillen ne nje farse.
    Shmangja e farses eshte vendimi i zgjuar jo vetem per te kursyer jete shqiptaresh por edhe shpetimi i asaj cfare mund ta quajme demokraci shqiptare .
    Duhet te jeni te vetedijshem z Rama se shumica dermuese e Shqiptareve e duan lirine demokracine e integrimin pamvarsisht vizionit qe kane per te ardhmen e preferencat personale prandaj eshte detyrim moral i cdo lideri politik qe aspiron lirine e demokracine qe te behet perfaqesues i sa me shume njerzve e endrrave te tyre.
    Z Rama vidioja juaj ne nje fare menyre pasqyronte jo thjeshte deshiren e Partise Socialiste per te ardhur ne pushtet por deshiren tuaj per te shnderruar shoqerine shqiptare ne nje shoqeri e vend normal per te jetuar per tere shqiptaret gje qe duhet mbeshtetur e pershendetur nga tere shqiptaret qe permenda me lart.
    Te jeni te bindur se nese merrni pjese ne kete maskarade qe quhen zgjedhje te 23 Qershorit jo vetem do e rrenojne synimin dhe enrren tuaj qe dua te besoj se perfaqeson edhe endrren e pjeses derrmuese te shqiptareve por me siguri do e shtyjne projektin e Shqiperise Demokratike vend normal mbase me dekada te tjera.
    Nuk mendoj se nuk ka shteg tjeter per te filluar ndertimi i Shqiperise Demokratike se vota e lire e tere shqiptareve gje qe fatekeqesisht nuk eshte arritur gjer tani per 23 vjet e besoj se nuk ka shanse te vendoset as sivjet.
    Fatekeqesia me e madhe e Shqiperise e Shqiptareve ne shekullin e kaluar e fillimet e ketij shekulli te ri eshte mungesa e votes se lire . Pasojat e kesaje fatekeqesie shqiptaret i perjetuan me fatekeqesi familjare e shoqerore duke mos u ndalur as ne ditet tona .
    Misioni madhor i cdo lideri politik shqiptar me ndikim ne mendjet dhe zemrat e shqiptareve duhet te jete vendosja e institucionit te votes se lire, shenjterimi e respekti i vullnetit te tyre . Pa vote te lire nuk ka liri, e pa liri nuk ka demokraci si shprehse e garantuese e prosperitetit te popujve e kombeve dhe padyshim nuk bejne perjashtim as shqiptaret.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

  8. Drini says:

    Thank you very much Mr Arvizu.

    This is the right language. This is the only language that my government and Sala understand.

    All the best

  9. Skenderi says:

    Eshte koha per ti treguar vendin saliut dhe sherbetorve te tij ,eshte koha per ti dale krahe popullit te ketij vendi me te drejten e tij legjitime,Duhet qe te shpetojme njeher e mire nga Saliu

  10. saliheqenefi says:

    shqiptaret nuk e kane luksin ti zgjedhin vete lideret e tyre Ata i zgjedhin vete,dhe situata qe perftohet eshte bariu me delet,te cilat jane besnike te bariut te tyre

  11. Meri says:

    Eshte vertet momenti i duhur per nje deklarate te drejte te Arvizus ,Berisha uhet t embledh mendjen dhe te mos nxjerri me nga goja idiotsi se vetem sa rendon situaten dhe duhet te mos prek ne asnje menyre voten e lire te popullit ,pasi kete here sdo te kete tolerime por te gjithe tahme jane te ngritur nekembe dhe duan ndryshimin e madhe,duan kete vend pa Berishen

  12. Beta says:

    Kjo eshte gjuha qe duhet te perdoret me Berishen per ti treguar vendin qe meriton se duket vetja padron i ketij vendi dhe zbaton vetem ligjet e shkruara ne kushtetuten e tij personale.

  13. Nardi says:

    ky vend dhe ky popull ka nevoje per nryshim dh ejo me te degjoje brockullat e Berishes dhe te jete nen sundimin e tij per kaq vite ,Mendoj se mjaftueshem ka vjedhur ,ka mashtruar dhe ka ber epresion ndja njerezve ky diktator,Ka ardhur koha qe te paguaj

  14. Keda says:

    Me ne fund nje deklarate e drejt enga Ambasadori Amerikane per Berishen,eshte momenti per ti treguar kufirin pasi nga deliri i madhe qe e ka zene Berishen nuk po njeh kufi ndaj brockullave te tij

  15. Landi says:

    Berisha duhet t akuptoj njeher e mire qe duhet t esiguroje zgjehdje t elira dhe demokratike ,Kete duhet te na e sigurojne dhe nderkombetaret ,ose me mire ti bejen presion Saliut te mos fusi duart ne voten e lire te njerezve pasi cdo tentative do ti kushtoj shtrenjte.

  16. ceni says:

    Ky eshte mesimi i radhes per Berishen por jam e bindur qe ska per ta vene ujtin ne zjarr,Paniku i madh qe e ka zene nga humbja e sigurte e ka ber et emos shohe dhe te aryetoj ne menyr te llogjikshem ,Prandja dhe nxjerr brockulla qe habit gjithe boten

  17. enera says:

    “Rrotacioni është një princip i mirë. Nëse zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme, një parim si rrotacioni kujdeset vetë për veten,” tha Arvizu.
    PS dhe koalicioni i majte do te kujdesen me se miri per veten pasi te vijme ne pushtet ne 23 qershor RILINDJE

  18. kelmendasi says:

    Per heqjen e vizave;
    Kjo mvaret nga qeverija Amerikane.Kur qeverija amerikane te kete vullnetin te heq vizat aty nje vit perpara jep urdhe ambasdes qe te refuzoje vizat vetem per shtetas qe rrezikojne sigurine Amerikane si terrorimi apo veprime te tjera.Para se hiqte vizat me Cekine keshtu veproji ne fillim jepte viza 10 vjecare dhe pastaj i redukton refuzimet ne maksimum deri sa i hoqi fare.Ka raste qe nuk i lejojne te hyne edhe njerez nga shtete qe nuk kane nevoje per vize.Nuk mund te qendrosh mbi tre muaj vetem po pate vize pune qe zakonisht jepet 10 vjecare ose me pak.Mos heqja e vizave me Shqiprine eshte e lidhur edhe me rajonin.Teorite e se krimi i organizuar apo korrupsioni eshte nje pretekst formal.Mendoni se kur Italise ju hoqen vizat nuk kishte as mafjen as korrupsionin.I kishin i kane dhe deget e mafjes italiane jane ne SHBA si mafja XHenoveze,Siciliane ,Cosa Nostra etjere.Kjo eshte ceshtje qe kur drejtuesit e Dash te kene vullnetin nuk ka bythe as Arvizu as konsulli te refuzoje vizat po deshi Dash,Refuzimet u bene dy tre vjet per Albin Kurtin por Dash i tha para 2 javesh ;JEPNI VIZEN.Albini nuk ka ndershue as terheq nga qendrimet.Arvizu eshte shpreh sic eshte momenti ne rregull qe te mos perdoret per fushate ndofta duke u bere edhe tifoz jo asnjenes.
    Wisner pati deklarue 1 jave para se nuk merret ftesa per ne NATO aq sa Rama beri nje proteste kunder fteses por ftesa u muar
    CFARE BENE I MADHI CUDITET I VOGLI

  19. ali says:

    Te lumte Z. Arvizu i ke dhene disa shuplaka te forta shpellarit te Vicidolit, po ku merr vesh maloku !!!.

    Atij duhet vene kufiri te thana ,sepse dardha do ta kete bishtin mbrapa,refran qe e perdor shume

    Zv. Ambsadori i SHBA ne Shqiperi. Kaq kisha !!!.

  20. laraska says:

    Me pak fjale kot harxhon lek o Sale se te njeh mire Amerika ty qe ne 94, 97 e me radhe. Dosjet e shtetit ameriakn si lun dot as Zoti, toka e qielli te bashkohen, e kush e di se ckane ato dosje per ty

  21. ali says:

    Kelmendasit,kuptohet cili eshte,eshte gati te ngrihet founder gjithe votes vecse per te mbojtur kolltukun.

    Gjithe diktatoreve kolltuku i ka henger kaptinen .Keshtu do ta pesoje edhe ky Kelmendasi, kolltukofagu

    i pakorigjushem.Mos e kruni prapanicen me gastare,desha te them me Ameriken!!!.

  22. Murat Toptani says:

    O Blendi sot perfundimisht e mora vesh se ti je I furnizuar nga Saliu me para e gjera te tjera.Je spiun besoj I disa sherbimeve urime plako I ke ngja Esat Pashes.Nuk e kam per politike I fuck Albanian politicians as idiots and close mind , por ti perfundimisht mund te them se je nje cun spiun lale, hajt te fala atyre qe te drejtojne.

  23. tea says:

    Nuk konsttuohet KQZ-ja me Saliun…se nuk i leverdis atij nje gje e tille…Eshte mesuar Berisha qe ta perdor si mbas qejfit KQZ.Po nuk ka me tani..shqiperia do Rilindje

  24. danja says:

    Qeveria Berisha ka filluar te shohe te njejtat endrra si kryetari i tyre, te gjithe kane filluar ta perserisin injorancen e tij, per heqe vizash me SHBA-n, madje edhe Presidenti eshte bere pjese e kesaj genjeshtre te madhe

  25. brukli says:

    Po Berisha ka rrjedhur more zoti Ambasador, atij i duket se gjithcka qe fluturon hahet, i duket se gjithcka qe vepron brenda shqiperis udhehiqet prej tij..

  26. dea says:

    Arvizu Berisha do ta beje shqiperia si Amerika, do ta keshe zili shqiperin pastaj..se keshtu thote ai i rrjedhuri.

  27. kevi says:

    Eshte teper e acaruar SHBA me Berishen, e me veprimet e fundit te tij madje i ka irrituar fare ata. Ndaj arvizu mbreme ishte mjaft i prere ne fjalet e tij.Duhet te shporrim Berishen nga pushteti

  28. arbenita says:

    Shqiperin europiane do ta beje ealitet Partia Socialiste e shqiperis..Ndaj une votoj Rilindjen me 23 Qershor

  29. ALBAN DEGA says:

    I AM PROUD ABOUT US DEMOCRACY !

    Krenar edhe per punen dhe perfaqesimin dinjitoz te saj nga ambasadori i nderuar Aleksander Arvizu.
    Ambasador dinjtoz dhe jo mercenar lapangjoz si hajnat e Podestes se kryekusarit te Evropes Sali Berisha.
    Ky kryekusar dhe kryevrastar i kesaj “bande gangsteresh” dhe i kesaj “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” eshte ne grahmat e fundit.
    Sali Berisha eshte turpi i Shqiperise dhe njolla e zeze e Evropes. Fatekeqesia me e madhe e saj ka emrin e urryer ne historine shqiptare , Sali Berisha.
    A e kini pare dhe degjuar kete hor Vicidoli kur betohet e sterbetohet si kurvat “Ju garantoj se… ” ” Ju jap fjalen e nderit se… ” …
    “Ju garantoj se …” do tu genjej sic u kam genjyer tash 21 vjet!
    ” Ju jap fjalen e nderit se …” do tu plackis sic u kam plackitur tash njezet vjet bashke me gangsteret e mi!
    ” Ju garantoj se …” do tu vras sic ju kam vrare tash njezet vjet!
    ” Ju jap fjalen e nderit se… ” do tu shes apo dhuroj trojet shqiptare si Porto Romanon Fazlicit dhe Otranton Bakojanisit … Beogradit dhe Athines ku ndodhen fijet e mia te vjetra e te reja te komandimit!
    ” Ju garantoj se…. ” … ” Ju jaop fjalen e nderit se…!”
    Po a mund te kete fjale nderi nje hor e mashtrues, nje kusar e vrastar, nje antishqiptar e tradhetar perballe te cilit edhe vete kryetradhetia Esat Pashe Toptani e Ahmet Zogu mund te quhen atdhetari!
    A mund te kete garanci dhe fjale nderi nje i pandere e i pafytyre si Sali Berisha !?
    Kete duhet ta vertetojne me voten e tyre bashkevendasit e bashkekombasit e mi me 23 qershor 2013… Para se te hedhin voten ata dueht te kujtojne amanetin e shente et babait te njerit prej baballareve te kombit dhe demokracise amerikane Abrahm Linkoln:
    Cdo popull ka qeverine qe meriton !

  30. danja says:

    Duhet me patjeter qe KQZ te riformatohet ne menyre qe zgjedhjet te jene same legjtitime, ne menyre qe te mos i kundershori pastaj Berisha kur ta shikoje se ka fituar partia socialiste…sepse eshte mesuar ai qe ti nderroje rregullat e lojes pasi ajo ka filluar.

  31. korina says:

    Berisha po ben gjthcka mudet per te manipuluar rezultatin…Nderkombetaret duhet ti japin urdhra te forta Berishes per te riformatuar KQZ-n, Dhe Arvizu e nisi mbreme

  32. bora says:

    Ta harroje Berisha se duke mbajtur nen presion KQZ-n mund te manipulosh rezultatin e zgjedhjeve…..Shqiptaret sot me shume se kurre jane te vendosur per Rilindje

  33. tea says:

    Partia Socialiste eshte gjithmone e hapur per te dialoguar me PD ne lidhje me riformatimin e KQZ-s , por me berishen nuk ka kompromis, sepse ai njeriu thote te bjere shi vetem tek toka ime. po keshtu nuk ka…Ndaj te gjithe nderkombetaret i’a vene fajin Sliut se e njohin tashme praktiken e tij te vjedhjeve

  34. dea says:

    Besimi i qytetareve tek KQZ-ja dhe qeverisja do te kthehet vetem me ardhjen e Partise Socilaite ne pushtet. sepse KQZ-ja e Saliut ka mare fund , ajo eshte vetem nje loder ne duart e tij

  35. klaus says:

    Komisioni qendrore i zgjedhjeve mbahet peng nga Berisha qe me ane te manipulimit ai te vazhdoi endrren e tij per pushtet te perjetshem. Por kete radhe nuk ka per ti;a dale te ndryshoi rezultatin, ndaj duhet te pranoi riformatimin e KQZ-s

  36. REI says:

    Berisha dhe ushtaret e tij te vedosur ne KQZ jane ata qe veprojn sipas qejfit dhe interesit te tyre, ata nuk e njihni ligjin, keqperdorin dhe shkelin kodin lzgjdhore dhe ne fund kerkojn nga PS te negocioi per riformatimin e KQZ-s

  37. tea says:

    E di nje Shqiperi e tërë qe Saliu eshte ai i cili deformon KQZ duke e kthyer ne nje placke…..Sot KQZ ndodhet e tera ne duart e tij, ndaj duhet te meren masa menjhere. Rilindje

  38. kevi says:

    Partia ne pushtet ka kohe qe ka nisur tentativen e saj per te manipuluar zgjedhjet, por ta harroi se do te fitoj …Skuadra e Rilindjes ndihet me sigurt se kurre ne rrugen e saj drejt fitors.

  39. klevis says:

    Asnje manover politike e Saliut, duke perdorur KQZ-n nuk e ndal dot fitoren e partis socialiste…Sepse cdo qytetare sot eshte i vendosur per te rrezuar Saliun nga pushtet.

  40. tea says:

    Eshte mesur Saliu te ndryshoje numerimet dhe te beje cfare te doje me votat e qytetareve duke perdorur keto menyrash per ta bere kete sistem ku vota dhe liria e njerezve te jete e kufizuar nga nje njeri si ai.

  41. danja says:

    Berisha nuk mund ta mbaje KQZ-n nen presion me qellim per te manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, lodhet kot…sepse fitorja e kesaj here nuk do te jete me me 10 apo 100 vota diference, por do te jete nje fitore e thelle dhe e pamanipulueshme

  42. kevi says:

    Per ta cliruar KQZ-n nga duart e Berishes, me 23 Qershore duhet te votojme Partin Socialiste. Se rruge tjeter nuk ka me kete njeri qe nuk pyet as per Nderkombetare e sa per njeri

  43. bie shi says:

    -Ndoshta Fevziu ka dashur te thote ,se sikur te “ikni” JU dhe ta marre ne dore ambasaden T’uaj Sala sigurisht do na coje pa viza ne amerike..

  44. yyyyyyyy says:

    Shume komentues mundohen te filozofojne shume rreth
    problemit te zgjedhjeve ,i cili eshte nje problem teper i rendesishem ,por asnjeri
    nuk thote qe ne kete vend nuk ka politikane te mirfillte . Kjo trio
    qe po garon kush e kush te marri karriken e kryeministri ,eshte trio
    me e felliqur . Lind pyetja kujt duhet ti japim voten ????

  45. deni says:

    Me pak fjale Z.Kryeminister po i vjen fundi

  46. basha bossi says:

    Ne se kemi lluksin per arsye se skemi shtet , per kete gje ndoshta sdo kemi as ambasada ne shtete te ndryshme te botes , sepse do jete vetem saliu ne shqiperi te gjithe do largohen po isht eai ne krye

  47. Ermali says:

    ARVIZU BERI SHURREN NE BREKE SA U PERMEND PODESTA ME I DHJERE NUK BEHET

  48. Niada says:

    UNTERVISTA E Z. ARVIZU NUK DUHET TE NA ENTUZIAZMOJ SHUME
    NE TASHME TE GJITHE E NJOHIM KETE AMBASADOR I CILI NDRYSHON
    CDO ORE DHE JO CDO DITE .DIPLOMACIA QENKA E RILLE QE KALON NGA
    EKSTREMU NE EKSTREM …FANSAT W RAMES MENDOJNE QE KY DO TE SJELLI
    FITOREN RAMES . DO TE BINDENI MBAS 23 QERSHORIT.

  49. ina says:

    E ke marr me te perpjet o SHOKU SALI.

  50. Dardan says:

    Shumë mirë e paska kuptuar gabimin e tmerrshëm të të quajturit burrë shteti një burrë muti! Tani edhe unë besoj se Arvizu e sheh realisht Shqipërinë.

  51. anticensurë says:

    “Por vazhdimisht moderatori Blendi Fevziu e ka pyetur atë nëse qëndrimet e tij janë personale, apo të Departamentit të Shtetit.”
    më në fund një pyetje me vënd e bledi fevziut!
    përse unë mendoj se është me vënd??
    sepse më në fund shqipot kanë mundësinë të kuptojnë se çdo gjë që ka bërë dhe do të bëjë arvizu ose kush të jetë pas tij nuk është çështje private!
    si në këto momente të favorshme për ne si popull opozitar dhe në momentete e “burrit të shtetit”,kur ne u gjakosëm!ambasadori arvizu ka thënë MENDIMIN e”Presidenti(t) i SHBA me këshillat dhe miratimin e Senatit të Shteteve të Bashkuara”(citim i fjalëve të tij)!
    njerëzit duhet të kuptojnë këtë fakt dhe të mos i konsiderojnë faktet sipas dëshirës së tyre,sipas leverdisë së momentit!!
    ndoshta pragmatizmi amerikan nuk duron dot më çmëndinë berishjane,por në fund të fundit është gjithnjë një hipotezë!!unë për vete jam akoma i fiksuar në tre momente:
    -burrë shteti
    -yll në ngjitje
    -përveshje mëngësh dhe heshtje gjat grabitjes
    të tre këto fakte janë akoma më të fuqishëm se këto llafe të sotme!!
    shpresoj që të jetë i vërtetë ky ndryshim dhe shteti amerikan të mos e mbështesë akoma,si deri tashti,berishën!!
    ndoshta jam shumë skeptik!?

  52. ALBAN DEGA says:

    A MUND TE KETE FJALE NDERI NJE I PAFYTYRE DHE I PANDER!?

    – Bejani kete pyetje kryeministri Sali Berisha… !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Per te treten here brenda dhjete ditesh, ambasadori amerikan ne Tirane, Z. Aleksander Arvizu fshikullon hapur dhe rrenon pa meshire mashtrimet dhe genjeshtrat bajate jo vetem te kryeministrit Sali Berisha dhe te ushtyarit te tij president i Shqiperise Bujar Nishani per gjoja heqjen e vizave me Ameriken.
    I dermoi keqazi edhe ne “Opinionet” berishiste te papagallit te pafytyre Blendi Favziu e “Klanit” mediatik te “klanit politik” mafioz e antishqiptar te Berishes.
    Ndjehem krenar edhe per punen dhe perfaqesimin dinjitoz te SHBA-se nga ambasadori i saj i nderuar Aleksander Arvizu.
    Ambasador dinjtoz dhe jo mercenar lapangjoz si hajnat e Podestes se kryekusarit te Evropes Sali Berisha.
    Me vjen turp per paturpesine e bashkevenadsit e bashkekombasit tim Sali Rame Berisha e “bandes se tij te gangstereve” qe nuk nexjrrin fjale nga goja pa rre e pa mashtruar shqiptaret e ngrate.
    Ky kryekusar dhe kryevrastari i kesaj “bande gangsteresh” dhe i kesaj “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” eshte ne grahmat e fundit.
    Sali Berisha eshte turpi i Shqiperise dhe njolla e zeze e Evropes. Fatekeqesia me e madhe e saj ka emrin e urryer ne historine shqiptare , Sali Berisha.
    A e kini pare dhe degjuar kete hor Vicidoli kur betohet e sterbetohet dite e nate si kurvat “Ju garantoj se… ” ” Ju jap fjalen e nderit se… ” …
    “Ju garantoj se …” do tu genjej sic u kam genjyer tash 21 vjet!
    ” Ju jap fjalen e nderit se …” do tu plackis sic u kam plackitur tash njezet vjet bashke me gangsteret e mi!
    ” Ju garantoj se …” do tu vras sic ju kam vrare tash njezet vjet e sic e pate e perjetuat ashqiare e tragjikisht ne 1997-en, … me 14 shtator 1998, me 15 mars 2008 ne Gerdec, e me 21 janar 2011 ne “Bulevardin ‘ Deshmoret e Kombit” ku nuk pat guxuar te ekzekutonte qytetaret shqiptare as nazifashizmi e as komunizmi !
    ” Ju jap fjalen e nderit se… ” do tu shes apo dhuroj trojet shqiptare si Porto Romanon Fazlicit dhe Otranton Bakojanisit e Karmalisit … Beogradit dhe Athines ku ndodhen fijet e mia te vjetra e te reja te komandimit!
    ” Ju garantoj se…. ” … ” Ju jap fjalen e nderit se…!”
    Po a mund te kete fjale nderi nje hor e mashtrues, nje kusar e vrastar, nje antishqiptar e tradhetar perballe te cilit edhe vete kryetradhetia Esat Pashe Toptani e Ahmet Zogu mund te quhen atdhetari!
    A mund te kete garanci dhe fjale nderi nje i pandere e i pafytyre si Sali Berisha !?
    Kete duhet ta vertetojne me voten e tyre bashkevendasit e bashkekombasit e mi me 23 qershor 2013… Para se te hedhin voten ata duhet te kujtojne amanetin e shenjte te njerit prej baballareve te kombit dhe demokracise amerikane e asaj boterore Abraham Linkoln:
    Cdo popull ka qeverine qe meriton !
    A mund te kete fjale nderi nje i pafytyre e i pander !?
    Bejani kete pyetje kryeministrit shqiptar Sali Berisha ne kete fushate zgjedhore e sa here ai u ‘garaton” dhe sa here qe ai u “jep fjalen e nderit” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje