FOTO LAJM/ Përqafimi që bëri xhiron e botës

23 Maj 2013, 11:43Politika TEMA
FOTO LAJM/ Përqafimi që bëri xhiron e botës

Kjo është një nga fotot më të shpërndara në internet pas tragjedisë në Oklahoma, SHBA, ku një tornado gjigand shkatërroi lagje të tëra.

Ky është momenti i mrekullueshëm kur Jim Routon zbulon se komshiu i tij shtatë vjeç, Hezekiah Darbon, i ka mbijetuar tornados dhe e përqafon atë me shumë dashuri.

Duke folur në një emision televiziv, Hezekiah thotë se ai përqafim e bëri të ndjehej më i sigurt, pavarësisht skenave të tmerrshme rreth e qark.

Kurse Routon thotë se nxitoi për në shkollën fillore i terrorizuar, por edhe i dëshpëruar, për të shpëtuar ndonjë fëmijë. Aty zbuloi se komshiu i tij, të cilin e quan “Qeni i vogël” ishte gjallë dhe mirë. Më pas e përqafoi me pasion.

Ndërsa vogëlushi thotë se ai e quan komshiun e tij “Qeni i madh”.

Routon thotë se e ka Hezekiah si një fëmijë part- time. Ata luajnë bashkë basketboll dhe futboll.

Prindërit e vogëlushit ishin në punë të dy dhe nuk arritën dot shpejt në vendin e ngjarjes./ep

20 komente në “FOTO LAJM/ Përqafimi që bëri xhiron e botës”

  1. Teta says:

    Njerezore dhe shume prekese.

  2. Unevete says:

    Njerezore, prekese!

    Rrofte miresia dhe dashuria njerezore, poshte racizmi!

  3. ilir says:

    Kryeveper. E meriton që të jetë sllogan i luftes kundra racizmit.

  4. hasani says:

    Dy pamjet e ndryshme te botes, perqafimi njerezor dhe kriminelet qe vrane te pafajshimin ne Londer, dhe per me teper – ne emer te allahut!!??

  5. labi says:

    Njerzore dhe solidare, shoqeria jone ne dilem.!

  6. kujtim says:

    Dashuria njerezore nuk njeh ngjyre. Kombi i madh amerikan eshte bere i tille nga kjo lloj dashurie.

    Shqiptaret qe te ecin perpara duhet te duan njeri tjetrin.
    Ngjyrat politike, krahinore dhe fetare duhet te menjanohen dhe te mos konsiderohen.

    Duhet te jemi krenare me tolerancen fetare

  7. 991 says:

    Kjo eshte Amerika, e te gjithe amerikaneve pa dallim

  8. gjon says:

    Humanizem njerezore…..Shpirti i njeriut nuke ka ngjyre.Tek ne shpirti ka marre arratine……..per ne RROFTE SALI BERISHA,le te kete permbytje,le te kete vrasje,ne ja kalojme edhe AMERIKES.

  9. A says:

    Keshtu do te ndodhi gjithmone kur te jemi me mendesi te tilla, pa dallim feje, ideje, rrace dhe te gjithe njelloj perpara ligjit.
    Kete duhet te kete parasysh shqiptari, ne kete menyre ecet perpara ne demokraci te vertete dhe jo ne shkerdhatokracine qe ka 13 vjet qe nderton Sali Berisha me familje dhe me shoke te kallepit te tij.

  10. nje gje krejt normale, prekse.

  11. Delli USA says:

    Kete foto duhet te shikoj Sali Kriminel,dhe te vrasi vehten se ka lene 8 jetim ne 21 Janar 2011,por ai jo veten nuk e vret vehten por mburret qe I vrau dhe angazhohet se do vrasi me shume po I cenuan kullen.

  12. dritan says:

    Shuuuuuuuuuume e bukur. Shuuume prekse. Faleminderit Zotit!

    Edhe une e perqafoj foooooort Hezekiahn.

  13. LICEU FRANCEZ KORCE says:

    Prandaj dallojme nga kafsha, sepse kemi dashurine dhe humanizmin. Kjo foto, eshte nje shuplake e rende per gjithe ata plehra qe nxitin urrejtjen, midis racave, kombeve dhe feve. Cojani kete foto dhe politikaneve tane diletante dhe zemergur, vecanerisht Sali Berishes qe ka 20 vjet qe nxjer nga goja e vet, vetem fryme urrejtje dhe percarje midis shqiptaresh, qe balotos gjithcka dhe kedo. Shoh, kete foto dhe ne mendje me vijne pamjet tragjike te Gerdecit, femijet e sakatuar, me ndryshimin qe ketu i akuzuari nuk eshte natyra, por kryeministri qe me frymen e vet vrastare endet rrotull edhe sot.

  14. dajti says:

    Amerikanet e kane zakon qe per cdo tragjedi te gjejne nje hero me ane te te cilin ti pjerdhin mendjen publikut, se jane dele

  15. xeni says:

    Shume e mallengjyeshme ..njrez mbi te gjitha

  16. ARUSHA says:

    RESPEKT PER KETE SJELL JE TE BUKUR DHE SHUME NJEREZORE! PACI JETE TE GJATE TE DY YOU !

  17. ARUSHA says:

    RESPEKT PER KETE SJELLJE TE BUKUR DHE SHUME NJEREZORE! PACI JETE TE GJATE TE DY YOU ME GJITH FAMILIET TUAJA !

  18. bulqiza says:

    Atje eshte amerike o vllai. Dimension tjeter kudo ne cdo gje, nuk eshte rumpalle hesapi si ketu te ne.

  19. demi-kuq says:

    solidariteti ne fatkeqsi eshte shume i rendesishem

    na perloti

  20. vetem ne shqiperi ka shume racizem prandaj dhe jemi ne fund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje