Zyrtare, Neimar lojtar i Barcelonës

26 Maj 2013, 13:51Sport TEMA

Neimar është futbollisti i ri i Barcelonës, pasi ai dhe klubi katalanas kanë arritur marrëveshjen për kontratën që do të lidhë palët në 5 vitet e ardhshme. Vendimi i futbollistit erdhi një ditë pasi klubi i Santosit ra dakord për transferimin e lojtarit, duke pranuar ofertat e Barcelonës dhe Real Madrid, për të lënë gjithçka në dorën e futbollistit.

“Nuk isha në gjendje të prisja deri të hënën. Miqtë dhe familja ime e dinë tashmë vendimin tim. Të hënën do të firmos një kontratë me Barcelonën”, ishte lajmërimi që Neimar bëri në adresat e tij në rrjetet sociale Twitter dhe Instagram.

Edhe Barcelona zgjodhi rrjetin social Twitter për të konfirmuar këtë marrëveshje që pritej prej kohësh.

“FC Barcelona ka arritur një marrëveshje me Santos për Neimar. Lojtari brazilian do t’i bashkohet klubit për 5 sezonet e ardhshme”, shkruhej aty. Klubi katalanas më pas nuk kurseu elozhet në një artikull të publikuar në faqen zyrtare të internetit, duke e cilësuar atë si një nga “futbollistët më premtues të planetit”.

Neimar nuk dha detaje të tjera më të hollësishme rreth detajeve të marrëveshjes, por do të luajë ndeshjen e fundit me Santos sot, në atë që është takimi i hapjes i kampionatit brazilian. Më pas ai i bashkohet kombëtares braziliane për të marrë pjesë në Kupën e Konfederatave.

“Dua të falënderoj Santos për këto 9 vite të pabesueshme. Ndjenjat e mia për klubin dhe tifozët nuk do të ndryshojnë kurrë. U sigurova që të isha në gjendje të luaja këtë ndeshje të fundit në mënyrë që të kem mundësinë të hyj edhe një herë në fushën e lojës duke veshur fanellën e këtij klubi dhe të dëgjoj tifozët që këndojnë në kor emrin tim”, tha lojtari.

Neimar është futbollisti më i mirë i historisë së Santos që pas kohës së Pele, duke udhëhequr skuadrën në fitoren e Kupës së Brazilit në vitin 2010, Kupën Libertadores në vitin 2011 dhe tre kampionate radhazi të shtetit të Sao Paulo. Ai ka shënuar 138 gola në 229 ndeshje me fanellën e këtij klubi.

5 komente në “Zyrtare, Neimar lojtar i Barcelonës”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Tani do shikojme PLAY-STATION ,dhe topi do fshihet .
    Le te mblidhen lojtaret me te mire te botes ne nje ane dhe BARCA ne nje ane ,BARCA TANI do jete TMERRI i EKIPEVE ,dhe per ata ekipe qe momentalisht u duket sikur kane prekur QIEJTE .
    Ku ,ka rrjedhur ,do pikoje
    do veje ,soji NE soje .

    1. karioka says:

      eshte me se e sakte kjo qe thuhet me siper.
      Barca u be tmerr me nje Mesi
      Po tani qe u bene Dy?
      vertete Skuader magjike.

    2. Die Kaiser says:

      Ti po kthehesh ne tifoz i semure.

      Gjuan me kunja Bayernin duke thene “dhe per ata ekipe qe momentalisht u duket sikur kane prekur QIEJTE”

      Ri urte o njeri se nese ne 2013 ju kallem 7 cope, ne 2014 do ju kallim me shume.

      Vertet erdhi Neymar por Ksavi Alonso ka perendu, Injesta po bie me kalimin e moshes, Fabregaz nuk bind fare, Puyol eshte per pension. Pra po iken shtylla kurrizore e Barces dhe ky eshte problemi.

      Pse trupe cirku jane ata qe te shohim xhonglime te Naymar-it dhe te kenaqemi.

  2. Arsenal says:

    RRI SE I THASH BAYERNIT….

  3. Welcome Neimar in La Liga .Kena me e pa z. Totila se kush skuader pretendon se ka prek qillin me dore.Koha ka me e vertetu ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje