Pipero: Deklarata e Kosovës për gruan time, fyese. Urdhri i Mjekut: Nuk ka shkelje

31 Maj 2013, 09:19Sociale TEMA
Pipero: Deklarata e Kosovës për gruan time, fyese. Urdhri i Mjekut:

Ish – drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Halim Kosova, në lidhje me kurimin e bashkëshortes së tij. Sipas Piperos deklarata është shumë fyese, ndërsa nuk mund të kuptohet se përse ajo është bërë nga ministri.

“Nuk ia vlen që të komentoj, por unë jam duke përgatitur një artikull të gjatë në lidhje me këtë çështje. Megjithatë, deklarata është shumë fyese dhe unë nuk arrij të kuptoj sesi mund të bëhet një deklaratë e tillë. Nuk e di se përse e ka bërë, por në mënyrën se si është thënë, mendoj se nuk është përdorur në sensin pozitiv. Por ajo që dua të them është se  Halimi është mjek obstetër-gjinekolog dhe gratë tek ai do shkojnë të vizitohen”, është shprehur Pipero për GSH.

Ndërkohë në reagimin ndaj deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Halim Kosova, presidenti i Urdhrit të Mjekut, Din Abazi shprehet se nuk ka cenim të Kodit Deontologjik, përsa kohë nuk janë treguar detaje të sëmundjes apo vizitës.

“Shkelje të privatësisë së pacientit kemi në rastet kur flitet për intimitetet apo për biseda të realizuara gjatë vizitës mjekësore. Në qoftë se ka thënë vetëm se ajo ka qenë paciente e tij, nuk kemi të bëjmë me shkelje”, ka nënvizuar Abazi./A.XH

26 komente në “Pipero: Deklarata e Kosovës për gruan time, fyese. Urdhri i Mjekut: Nuk ka shkelje”

  1. Belaja says:

    E bukur kjo me gruan e Piperos. Bravo Z.Minister.
    Djegese… .
    hahahhaha

    1. Dean says:

      Po jo,mer maloku,JO!
      Ne boten e civilizume ku duam te shkojme nuk eshte moralisht e lejuar kjo gjuhe komunikimi.Nuk je me andej nga malet dhe shpellat e Dragobise qe mund te flasesh si te duash.Ke zbrit ne Tiran,mer hajvan,qe nuk u bone dot kurre njeri,o gjo e Eger.

      1. elona says:

        Po c’i kthen pergjigje ketij debilit,rrezik eshte gajasur me kete “shaka kreshnikesh” me bashkefshataret e vet.

      2. Arbeni Stuttgart says:

        Me pelqen drejtshkrimi i yt tamam si Maloket shkruan:te lumte.
        Me Respekt
        Arbeni nga Stuttgarti

      3. Shpella e Dragobise says:

        Besoj se pengesa drejt botes se “civilizume” sic e quani JU nuk eshte vetem komenti i shemtuar i Belaja, po gjithashtu edhe komenti jot me nuanca raciste ku fut ne nje thes nje treve te tere.Kjo tregon se injoranca eshte gjeja me e perhapur ne shoqerine shqiptare.

    2. Doni ALBO says:

      Vetem shikone titullin sesa cinik eshte, sikur te kishte bere shteti i Kosoves nje deklarate te tille ndaj piperos por qe ne fakt eshte bere nga nje person me mbiemrin Kosova.

  2. elona says:

    Nuk prisnim kritika nga ti o Din Abazi,se xhambaz i sales je dhe ti,bashke me Khalimin qe ja kane henger gjithmone leket kollovaret e goces te vet shuper te shemtut.

  3. Mjek says:

    Pipero eshte padiskutim imazhi i mjekesise se sotme shqiptare, e shemtuar, jo performante dhe e kalbur deri ne cdo qelize nga korrupsioni dhe dallaveret.
    Ministri, ish-gjinekolog ne kete rast, me deklaraten e tij konfirmoi publikisht nje nga aspektet e shemtuara te ketij sistemi, luften e ndyre te paprincipte mes kolegeve.
    Cuditerisht ne kete “lufte” futet dhe “arbitri”, Kryetari i Urdherit te Mjekut i cili behet pale me nje deklarate PERSONALE te cilen vetem ai e di se ku e ka te bazuar.

    Ja c’thote Kodi i Etikes dhe Deontologjise (ku duhet te bazohet Kryetari):

    Neni 4 – Detyrat dhe misioni i mjekut
    Detyra themelore e çdo mjeku, në shërbim të individit dhe të shëndetit publik, është mbrojtja e jetës, e shëndetit fizik e mendor të njeriut dhe lehtësimi i vuajtjeve të tij. Në misionin e tij human, në respekt të jetës njerëzore, të individit dhe dinjitetit të tij, për mbrojtjen e shëndetit, zbulimin dhe mjekimin e sëmundjeve, mjeku bazohet vetëm në shkencë dhe në
    ndërgjegjen e tij, duke i dhënë përparësi interesave të shëndetit tëpacientit.Mjekut nuk i lejohet të përdorë dijet e tij në kundërshtim me këto interesa.

    Se sa eshte i mbrojtur SHENDETI MENDOR i pacientes ne rastin konkret duhet te na e shpjegoje Kryetari

    Neni 8 – Kushtëzime të aktivitetit profesional
    Mjekut në asnjë rast nuk i lejohet të abuzojë me prioritetet dhe avantazhet që i krijon statusi i tij profesional ndaj të sëmurit, për qëllime përfitimi personal dhe profesional. Mjeku që kryen funksione administrative, apo i zgjedhur në poste publike duhet të sigurojë transparencën më të lartë për gjithçka që mund të duket si konflikt interesi. Ai e ka të ndaluar të
    shfrytëzojë funksionin dhe postin e tij për të rritur klientelën apo për përfitime të tjera personale të kundraligjshme.

    Kryetari duhet te sqaroje edhe nese statusi profesional i ish-gjinekologut po krijon ndonje avantazh personal apo jo.

    Neni 19 – Përkushtimi dhe sjellja
    Mjeku duhet t’i garantojë të sëmurit përkushtim, sjellje të mirë dhe kompetencë profesionale. Ai e ka për detyrë t’i dedikojë të sëmurit të gjithë kohën e domosdoshme për informimin e tij dhe marrjen e vendimeve diagnostike e mjekuese sa më të drejta. Mjeku duhet të përmbushë misionin e tij me respekt dhe zbatim të standardeve profesionale dhe etike, pa abuzuar mbi të sëmurin nga ana fizike, emocionale ose materiale. Atij nuk i lejohet t’i imponojë të sëmurit opinionet e tij personale, filozofike, morale ose
    politike.

    Kryetar si do ta konsideronit sjelljen e ish-gjinekologut ne kete rast? A sheh ndonje abuzim emocional?

    Neni 22 – Ruajtja e sekretit
    Të dhënat që mjeku mëson rreth të sëmurit të tij gjatë kryerjes së detyrës, konsiderohen të fshehta mjekësore dhe përbëjnë sekret profesional. Me dëshirën e të sëmurit dhe në interes të tij, mjeku është i detyruar të mbajë të fshehtë edhe ndaj familjarëve e personave të tjerë gjithçka që i është besuar dhe gjithë çka parë e dëgjuar gjatë punës së tij me të sëmurin.
    Madje edhe pas vdekjes të të sëmurit, me përjashtim të rasteve kur ajo përbën rrezik për shëndetin dhe jetën e të tjerëve, mjeku duhet të mos zbulojë sekretin professional.

    Kryetar lexo ndonje material shtese nga bota sepse sekreti nis qe me zbulimin e IDENTITETIT te pacientit.

  4. ilir says:

    Z.Dine Abazi, President i Urdherit të Mjekut, nuk ju kerkoj kush prononcim. Ti je nje pensionist dhe eshte e mira te rrish urt. Morali zoti Dine, është më i rëndësishëm se një gabim teknik, i pa vullnetshem. Morali është produkt i ndërgjegjes dhe pasqyra e çdo njeriu. Epo ministri juaj, që mund të jetë tepër profesionist, me qene se thone, nuk ka moral dhe kjo ja ul vlerat si mjek, bile edhe juve qe i dilni ne mbrojtie. Nuk ka cënim të Kodit Deontologjik siç thoni ju, por zoti Dine ka cenim te kodit moral dhe imoraliteti eshte virtut i njerzve te ulet, mjeran, hajdut, kriminel…..Te ka vajtur ndonjehere ne mendje qe zoti Halim ka klinik private?
    Z.Dine je ne kohe per tu larguar. Do besh shume mire.

  5. ikx says:

    me vjen shume mire qe reagon Pipero dhe me te drejte . Ministri Halim Kosova duhet ta dije qe vetem emri i ka mbetur se ne kliniken e tij private e ka bere “thertore” i demoralizon pacientet e tij deri ne piken e fundit . Une kam qene nje prej pacienteve te tij e para here qe shkoja, me nje komunikim ekstrem nga ana e tij.. Ka filluar jo te kuroj si gjinekolog por te bej eksperimente me jeten e njerezve. Me vjen shume keq qe shendetsia mbeti ne doren e ketij njeriu

  6. Dante says:

    Ehh..!
    Mund te jesh shume afer me dike per nje kohe shume te gjate dhe nuk mund ti depertosh “muret” qe ai ka ngritur rreth vetes . Dhe vjen nje moment, mjafton nje shprehje e caktuar vullneti te ketij personi , qe te nxjerre vete ne pah , se çfare ka vertet aty brenda.
    Turp qe nje mjek (ne dukje aq pozitiv sa edhe i afte), te kete nje poshtersi te personalitetit.

  7. sif says:

    shko atja ku ishe z kosova.

  8. Ermali says:

    KY MOSTRA PIPERO KA SHKATARUAR MJEKESIN KTO 4 VJET HAJDUT I QELBUR

    1. dritani says:

      E shkaterroi me bekimin dhe kujdesin e vacante te mender me thone Doktor Saliut!

      1. lali says:

        Qe te jesh hajdut dhe imoral,nuk eshte e nevojshme te te bekoj njeri.Je i tille ne gen.Dhe Doktori nuk beri asgje tjeter veç perzgjedhjes se me legenave,per ti perdorur dhe per ti patur nen presion.Tani do e kemi prape te perzgjedhurin e Doktorit ne qeveri.Thone qe dhe ky specialisti i tenderave te ilaçeve,çoç merrej me te te tjereve.Vjen dita ,qe nje horr si puna e tij,i nxjerr gruan ne pazar dhe une poulli qesh e ferkoj barkun, se leket nuk ua marr dot ketyre hajduteve.Ha,ha,ha,ha,futjani njeri -tjetrit,o legena,se boll na e futet neve!

  9. MEMEDHETARI says:

    Pipero e ka cuar gruan per ta kuruar tek mjeku dhe jo tek HALimi…
    Njerezit nga halli mund te shkojne edhe tek nje medioker por kjo gje nuk tregon se ata kane besim prandaj shkojne,sic thote HALimi…
    Per profesionin qe ka HALimi nuk duhet te llape,te zbatoje nje per nje cfare thote Urdhri i Mjekut,t`i vizitoje pacientet me perkushtim,biles,kur ndonjera shkon pa u pastruar mire – te marre briskun vete bashke me infermieren dhe te kryeje detyren…

  10. sali berisha says:

    zoti din asht tropojan ka 20 vjet ne ate post dhe do iki pa s10 vitesh asht i pazevendesushem,,,,kemi qene bashk mjekt te hysni kapos dhe do dalim bashk nepension per sukseset ne mjekesi q ejemi vendi i dyte ne bote ka merak edhe dini ,,,nejemi ndryshimi per para sb

  11. ordre des médecins says:

    Zotni Abazi shume vone e ka mesuar se cka eshte Urdhri i Mjekeve edhe cka eshte deontologjia: ne cdo vend te botes, nese nje mjek tregon emrat e pacienteve te vete po autorizim te tyre ,kjo eshte nje shkelje e kodit:ku e di Zotni Abazi,po edhe ministri jone, se pacientja ka ardhur me apo pa dijenin e burrit te vete? Ku e dine keta 2 zotni qe deklarimi i tyre nuk do t’i shkaktoje pasoja ne jeten e saj private?? Ndoshta nje paciente vjen ne gjynekologji per abort edhe nuk deshiron qe gjithe fisi i saj e gjithe kombi i saj te dija se ajo ka nje problem gjenikologik!Apo sikur une te konsultoj te fillan doktori,specialist i tuberkulosez apo sides,e ky te dale te tregoje botes se e kam vizituar,konkluzionet e botes do jene kam siden etj;;; Pra urdhri ne vendet e botes jo albanistaneze ndalon tregimin e identitetit te pacienteve tone,O Zotni Abazi..;edhe ne qofte se doni ma shume literature per kete urdheroni edhe beni nje kerkim Urdherit qe ju keshilloj ne formimin e Urdhrit shqiptar ku mjeket ne politike po bejne kerdi si ne mjekesi si ne politike!
    ” le secret couvre non seulement l’état de santé du patient mais également son nom : le médecin ne peut faire connaître à des tiers le nom des personnes qui ont (eu) recours à ses services.”
    Conseil de l’ordre national
    “sekret mbahet jo vetem per gjendjen shendetsore te pacientit po edhe EMRIN e tij: mjeku nuk lejohet te beje te nohur tek persona te tjera emrin e njerezeve qe ka pasur nevoje per tesi mjek”

  12. ordre des médecins says:

    Zotni Abazi shume vone e ka mesuar se cka eshte Urdhri i Mjekeve edhe cka eshte deontologjia: ne cdo vend te botes, nese nje mjek tregon emrat e pacienteve te vete po autorizim te tyre ,kjo eshte nje shkelje e kodit:ku e di Zotni Abazi,po edhe ministri jone, se pacientja ka ardhur me apo pa dijenin e burrit te vete? Ku e dine keta 2 zotni qe deklarimi i tyre nuk do t’i shkaktoje pasoja ne jeten e saj private?? Ndoshta nje paciente vjen ne gjynekologji per abort edhe nuk deshiron qe gjithe fisi i saj e gjithe kombi i saj te dija se ajo ka nje problem gjenikologik!Apo sikur une te konsultoj te fillan doktori,specialist i tuberkulosez apo sides,e ky te dale te tregoje botes se e kam vizituar,konkluzionet e botes do jene kam siden etj;;; Pra urdhri ne vendet e botes jo albanistaneze ndalon tregimin e identitetit te pacienteve tone,O Zotni Abazi..;edhe ne qofte se doni ma shume literature per kete urdheroni edhe beni nje kerkim Urdherit qe ju keshilloj ne formimin e Urdhrit shqiptar ku mjeket ne politike po bejne kerdi si ne mjekesi si ne politike!
    ” le secret couvre non seulement l’état de santé du patient mais également son nom : le médecin ne peut faire connaître à des tiers le nom des personnes qui ont (eu) recours à ses services.”
    Conseil de l’ordre national
    “sekret mbahet jo vetem per gjendjen shendetsore te pacientit po edhe EMRIN e tij: mjeku nuk lejohet te beje te nohur tek persona te tjera emrin e njerezeve qe ka pasur nevoje per tesi mjek”
    Pra zotni Abazi treguhet edhe ju se jeni nje servil te Njeshit e jo nje profesionel!

  13. B. A says:

    Ne cfardo konteksti ta ket thene ,shprehja eshte e gabuar dhe zoti Pipero ka te drejte. Po si duket postet qeveritare zbulokan dhe fytyrat e verteta te njerezve. Nje person si HALIM KOSOVA,mjek i nderuar ka ulur reputacionin e tij.Ne nuk duhet te cojme me grat te ky,pasi ne cdo rast kundreshtishe do na thote :”Ik more,se ti ke prur gruan te une”
    Po me falni sedo ta them me shkoqur.- Ik more,se une ja kam pare gruas tende” TURP.

  14. nuk harroj says:

    Po gruaja jote more Halimi ne sa mjeke ka kaluar,ose ne sa mjekeve ua keni besuar?

  15. Claus says:

    Dine Abazi dikur mjeku personal i Hysni Kapos, Sali Berisha po ashtu ne grupin e mjekeve te Hysni Kapos, kujtoni nje foto me Sali Berishen dhe Dina Abazin ku ne mes kishin pacientin e tyre Hysni Kapon.

    Ketu te mos harrojme kapon e grupit te mjekeve te asaj kohe Isuf Kalon.

    Shihni se c`pozita kane patur dhe kane keta mjeke:

    Isuf Kalo direkt ne fillimvitet `90 kalon ne Organizaten Boterore te Shendetsise. Pas kthimit ne Shqiperi drejton organizmin fantazem,
    ” Agjencia e Licencimit dhe Akreditimit te institucioneve shendetsore”.

    Dine Abazi pas “punes se lavdishme” deri ne vdekjen e pacientit te tij Hysni Kapo po ne vitet `90 merr drejtimin e “Urdherit te Mjekut”!

    Per zullumqarin Sali nuk eshte nevoja te zgjatem se dihet se kush eshte.

    E pra, me lind pyetja:

    Perse jane shperblyer keta mjeke te Blloku komunist qe vetem lasix, digitoxine dhe buke me gramature dinin te jepnin pas vendosjes te demokracise?
    Pyetje pak me zarar, por po e pyes perseri Dine Abazin:

    Po e emrin e pacientit te dikurshem Hysni, a ka nxjerre ndonjehere ne ate kohe?
    Ah po, do te thote:
    Ishte sekret shteteror, ndersa ne rastin e zonjes Pipero nuk perbeka sekret!

    E pra, nje grua nuk shkon kot tek gjinekologu, pra vete vizita e saj mund te nxite spekulime nga me te ndryshmet nese do te merret neper goje, qofte edhe emri dhe nuk ka dyshim qe Kodi Etik dhe i sekretit profesional eshte shkelur me te dyja kembet dhe aq me keq kur kete e ben vete ministri i Shendetsise.

    Por keshtu kane manipuluar tere jeten keto “bluza te bardha”, ne cdo sistem.
    Jane “kartela” qe nuk do te hapen kurre.

    A mund te na tregoje Dine Abazi se ne cilin gjinekolog eshte vizituar e bija e tij, Luzhiana Abazi, sot kryetare e minibashkise ne Kombinat, anetare e LSI?
    Infeksionisti Pipero, po ashtu i LSI-se, po te tregohet pak i “hapur” sipas ketij kuti te vendosur edhe mund te tregoje dicka, por nuk eshte etike dhe e papranueshme per nje mjek.
    Pra ashtu sic pret te trajtohesh, vete ti, nga mjeket, ashtu duhet te trajtohen dhe te tjeret.
    Ky te pakten eshte nje Kod Moral, ndoshta kod mbi kodet e tjera.
    Por morali eshte pika juaj me e dobet. Ketu “fle lepuri”.

  16. melova says:

    Gjinekologu Halimaj i ka derguar Piperosnje mesazh te koduar publikisht. Eshte nje rast gonorreje, qe gruaja e Piperos ngeli e infektuar nga i shoqi. Halimi shantazhon Piperon mesekretin: Po pipero nga cila infermjere u infektua me gonorrea?
    Ju lutem mos ma censuroni komentin se ne te nuk ka asnje fjale te piset!

  17. shqiptar says:

    keshtu ndodh kur ne administrate emerohen zagare si Pipero.Ska turp merr neper goje nje njeri te mrekullushem si dr.Kosova

  18. Tirons i vjeter says:

    Degjoni o njerez: jane dy individe te ulet, Halim Kosova, njeri ordiner dhe fatkeqesisht per te gjitha grate ne Shqiperi, mjek, si dhe Pipero, kleptokrat i vjeter. Po, jane perplasur…. por, nje mjek, kushdoqofte, por me shume nje gjinekollog, KURRE, nuk duhet as ti vej mendja te permend ne publik asnje vecori identifikuese per pacientin. Fjalet e Dine’s tregojne qe ai nuk duhet te jete aty ku eshte!

    Nuk me intereson poltika, por me intereson ambienti i poshter, me mjeke mostra si Halim Kosova, ku nenat, motrat dhe grate tona i bie qe te vizitohen dhe trajtohen. Ky njeri, jo minister qe nuk duhet te jete, por kurre nuk duhet te lejohet te praktikoje mjekesi!

    Ka vetem nje zgjidhje: njerezit duhet ta bojkotojne publikisht, ate si dhe cdo tjeter mjek-kafshe qe poshteron pacientet e tij. Duhen bere shembull! U lutem per nje moment harroni politiken…. se nuk eshte politike kjo pune, eshte etika mjekesore, ne nje nga fushat me delikate, gjinekollogjia.

  19. sali berisha says:

    zoti Pellumb mendoj qe Kosova ka dash te thote qe ti deri dje per ty ishte i mire (sa ti i ke besuar dhe zonjen tente) ndersa sot qe te ka hequr ty nga Drejtor qenka i keq. besoj se per ty i mire eshte Meta nga Skrapari qe del gjithmone i pari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje