TemA TV/ Bulku: Fitorja ndaj Norvegjisë shkurton km drejt Brazilit (VIDEO)

30 Maj 2013, 18:53Sociale TEMA

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, shprehet se fitorja me Norvegjinë do të shkurtonte kilometrat e Shqipërisë për të shkuar në botërorin e Brazilit.

Megjithatë, Bulku shprehet për “Super Sport”, se ëndrra për të marrë pjesë në Botëror, nuk duhet të krijojë eufori tek tifozët dhe sidomos tek futbollistët.

Ndërkohë, mesfushori tjetër, Ansi Agolli, shprehet se Shqipëria duhet të ketë shumë kujdes, pasi Norvegjia këtë radhë do të jetë me e rrezikshme. Kjo, duke qenë se sipas Agollit, norvegjezët e nënvlerësuan disi Shqipërinë në ndeshjen e parë.

Ai thotë se duhet të qendrojmë me këmbë në tokë, pasi pas ndeshjes me Norvegjinë, kemi edhe tre transferta shumë të vështira./b.l

3 komente në “TemA TV/ Bulku: Fitorja ndaj Norvegjisë shkurton km drejt Brazilit (VIDEO)”

  1. tani says:

    Meso ti lidhesh dy fjale bashke o cun .

  2. WTF says:

    Rendesi ka fitorja dhe jo fjalet e tij. Forca Albania, na dhuroni nje fitore

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ky djali BULKU flet i emocionuar dhe nuk eshte person publik ,dhe ndoshta vuan pak se nuk di te behet mediatik ,sidoqofte idete i ka te qarta .
    Megjithe deshiren e cmendur qe kam per kombetaren tone te shkojem ne BRAZIL ,SEPSE EDHE UNE do t’a ndiqja ,..por me duhet te them se NORVEGJIA ne TIRANE ,fiton.
    Ky eshte realiteti dhe mundesite tona ,nuk kemi se c’te bejme me teper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje