TemA TV/ Jonathan Moore, drekë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të FRD, Gazmend Oketa (VIDEO)

29 Maj 2013, 18:12Sociale TEMA

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, pati një drekë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa.

Të dy janë takuar në lokal “Piazza” në Durrës.

Gazeta “Bulevard” bën me dije se në qendër të bisedës ka qenë situata parazgjedhore në Shqipëri, sidomos çështja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Oketa ka shprehur shqetësimin se kjo çështje mund të kthehet në një precedent të rrezikshëm për prishjen e rezultatit zgjedhor.

Moore është shprehur se një institucion i tillë duhet t’i kthehet normalitetit, në mënyrë që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje brenda standardeve ndërkombëtare, si një kusht nga BE dhe SHBA./ep

10 komente në “TemA TV/ Jonathan Moore, drekë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të FRD, Gazmend Oketa (VIDEO)”

  1. keltis says:

    Pse nuk takoji Topin apo Topi nuk kishte kohe te humbetete si Muc Nano.Ketu kuptojeni sa normale ishte kthimi i Topit ne krye te FRD.
    Asnjeri nuk e honeps Bamir Topin qe nga vota per RAmen me 8 maj 2011.
    Kontrolloni asnje njeri i huej nuk eshte marre me Topin pas 2001.Si i pa bese qe eshte Bamir Topi nuk mund te humbin kohe askush me Topin

    1. fl says:

      Ju djeg shpellarve prania e nje qytetari si Bamir Topi si lider i vertete si se djathes?

      Ke prisnit qe te votonte nje qytetar normal Tirane, Lul palluqen e Sales?

      Duan stalinistin Plak shpellaret deri ne vdekje. Po ckujtuat ju o katnara se me njerez te dale nga brimat e Vicidolit behet e djathta ?

      Me Edi Ramen kryeminister dhe Bamir Topin kryetar te opozites neser, Shqiperia hyn ne normalitet si shtet

  2. Miri says:

    Ueee sa inferiore beheremi neve. Vetem ne Shqiperi problemet zyrtare diskutohen ne qebaptore. Johnny is hungry, that’s all. Asgje nuk eshte diskutuar, boll me budalliqe.

  3. Ermali says:

    E ULI FARE NIVELIN MOORE ME TAKIMIN E DAKOS DHE OKETES 2 IDIVIDE PA PIKE RENDESIE

    1. Votuesi says:

      Ermal djali i malokeve te shqiperise ja fute kot se ti nuk i njeh ata te dy as OKETEN e as DAKON .Te pakten Oketa nuk cirret si Berisha dhe flet shtruar djale i qete dhe i edukuar Meqe ti thua se jane pa pike rendesie per inatin tend amerikani nuk drekoi as me shitesin e makinave te perdorura ne partine e malokeve te shqiperise e as me Kac Islamin lojtarin e fundit qe bleu Saliu nga formacioni i majte. ,Cfare perzen PS i merr SALIU…A nuk e sheh qe Saliu ka mbledhur rreth vetes njerez antipatik ,qe nuk dine as te lexojne dhe materialet e gatshme qe u jipen,servila, bixhozxhinj,ish-komunista, spiuna ,te korruptuar , dhe jo te afte se keshtu i mban te nenshtruar Saliu dhe nuk bejne as gek-mek se u tund ne fytyre dosjet…

  4. NjeQytetarOptimist says:

    S’ja pagoj kerrnackat i kerrysuri, apo qeka ne listen e “pucistave”…

  5. Best says:

    O Keltis Kruja
    Meqe Topi nuk ben fare dhe eshte tradhtar, nuk ka gje, ne po ia japim votat Oketes
    Je dakort me kete ti??
    nuk prish pune daku
    nuk votiojme Topin dhe votojme Oketen aposeshte e njejta gje
    Keltis, ruaj vathen se e shqeu ujku dakuuuuuuu

  6. keltis says:

    Best
    Une nuk jam Keltis Kryja dhe as qe e njoh kush eshte Keltis Kruja.Une jetoj jashte Shqiperise ta them me sinqeritet.Por nje gje te them;Nuk mund te kete me servil njeri per mendimin tim se sa nje njeri qe behet shegert i perulur i tjeterit.Oketa e themeloji partine dhe ja dha Topit.Kjo ka ndollur kurre.Une mendoj se Oketa eshte nje njeri i bute i manipulueshen jo e keqja e askujt por qe si hyne askujt ne pune.Do perfundoje ne harrese Oketa dhe Topi

  7. alba says:

    se cfare lidhje mund te kete Keltis Kruja me kete lajm vetem ju e dini. e verteta eshte se Oketa e di mire qe nuk mund te fitoje me ate parti qe krijoi. sepse nuk krijohen keto parti sa here qe prishen interesat vetjake te secilit. ashtu sic ndodhi edhe me lsi dikur. vetem njerez pa karakter mund ta bejne kete gje. pergjigjja do te merret me 23 qershor ku te gjitha partite e krijuara tranzit do te marrin pergjigjen qe meritojne. dhe nuk mbeti KQZ per komentet e oketes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje