TemA TV/ Berisha sulmon Nabucco-n dhe thotë se këto kanë qenë vite të arta për energjetikën (VIDEO)

28 Maj 2013, 16:29Sociale TEMA

Kryeministri Sali Berisha, ndërsa ka marrë pjesë në konferencën “Shqipëria, një model i ri zhvillimi”, ka sulmuar Nabucco-n për projektin e vet për projektin e gazsjellësit nga Kaspiku në Europë. Kjo, duke qenë se projekti i Nabucco, që duhet thënë se mbështetet nga SHBA, është rival me TAP, projekti i të cilit përfshin edhe Shqipërinë.

“Jemi në prag të një vendimi të madh historik të konsorciumi Shah Deniz 2, se cili do të jetë vendimi, do ta shohim nga fundi i muajit qershor, por një gjë do të jetë e qartë si drita e diellit, projekti më fizibël, më ekonomik, më i strukturuar, është projekti i TAP.

Unë uroj dhe besoj se vendimi do të jetë për këtë projekt, për të cilin konsorciumi serioz ka vite të tëra që e elauburon gjithçka në detaje. Ka vite të tëra që ka përgatitur çdo gjë dhe është i gatshëm të fillojë punën. Dua të theksoj këtu se edhe për ekuilibrat  energjetike të Europës ky projekt duhet marrë me përparësi. Ndaj Nabucco Light, i cili është një projekt në nxitim e sipër, është një projekt që lindi nga projekti Nabucco Big. Me këtë nuk duhet të them se nuk duhet të ndërtohen, por koha pret. Uroj dhe shpresoj që vendimi të jetë i bazuar mbi parimet e tregut. Ne nga konsorciumi nuk kërkojmë gjë tjetër veçse respektin e plotë të rregullave të tregut”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë, ai është shprehur se Shqipëria gjatë viteve të fundit, ka përjetuar vitet e arta të saj në fushën e energjetikës.

“Këto kanë qenë vite jo të lehta për ekonominë e shumicës së vendeve të zhvilluara. Kanë qene vite krize, por këtu  në  Shqipëri në fushën e energjetikës këto kanë qenë vitet më të mira në tërë historinë e energjetikës shqiptare. Qeveria shqiptare ka firmosur me kompanitë e energjisë  së vendeve të ndryshme të Norvegjisë, Italisë, Turqisë, Austrisë dhe shumë vendeve të tjera 127 kontrata, për ndërtimin e 363 hidrocentraleve nga 443 që janë për tu ndërtuar të vegjël  të mesëm dhe të mëdha, pastaj në mikro ata janë të panumërt. Në këtë sistem dhe nga këta 363 hidrocentrale, me te cilët janë firmosur kontrata 53 kanë përfunduar. Dhjetar e dhjetëra të tjerë janë afër përfundimit e në ndërtim e sipër. Këto ditë fillojnë punimet e projektit më të madh në historinë e energjetikës shqiptare, që është projekti i Kaskadës së Devollit, por së shpejti po këto ditë fillon Kaskada e Fanit. Në të katër anët po ndërtohet, çka dëshmon për një perspektivë reale, të energjisë të kësaj fushe në Shqipëri”, tha ai./b.l

33 komente në “TemA TV/ Berisha sulmon Nabucco-n dhe thotë se këto kanë qenë vite të arta për energjetikën (VIDEO)”

  1. turi says:

    Berisha eshte idiot. PIKE!

    1. Tina says:

      komplet idiot plak

      1. Ana says:

        O Sali more Sali mjere shqiperia qe te ka ky, te mjere ne ke kemi kryeminister qe qesh e gjithe bota me idjotesirat e tij!

        1. MANDA says:

          SALI KU I KE VITET E ARTA?! KETO ISHIN VITE TE ARTA PER FAMILJEN TENDE QE ESHTE PASURUAR POR PER NE NUK KANE QENE VITE TE ARTA AS NE ENERGJI DHE ASKUND TJETER!

          1. Anja says:

            Cdo dite qe kalon me shume po te iken truri Kryeminister, cdo gje po e quan arritje, mos valle eshte arritje edhe se i prishe maredheniet me Ameriken???

            1. Divorci ka pasoja says:

              Anja…

              mos u gezoni kot se koti!

              deri dje, ju e shanit Berishen si servil e puthador te USA-s,
              sot po e akuzoni perse behet mosmirenjohes ndaj saj!

              Ne e dime, komunistet nuk e duan Ameriken, me perjashtim te rasteve kur jane nacional-komuniste!

              Por, nje gje duhet ta dini mire: prishja e Berishes me Ameriken eshte prishja e USA-s me komunistet, jo me shqiptaret.

              Sot per sot, duke qene kryeminister, tere inatin e Amerikes, Berisha do ta nxjerre mbi ju: ju votoni, ai do numeroj votat!

        2. mila says:

          Sali ti na rrite cmimet e energjise, keto jane vitet e arta???? Sali me ty kemi pasur vetem vite te errta dhe joi vite te arta!

        3. IVAN says:

          Sali per ty ishte arta cdo gje ne keto vite qe ke qeverisur vendin, por ne te vertete ka ndodhur e kunderta sepse ti e ke derguar vendin drejt humneres!

      2. NINA says:

        Sali ik e zhduku nga ky vend ik e zhduku se na ke sjelle vetem keq ne keto vite dhe asnje te mire nuk e kemi pasur nga ti, me ty po shkojme drejt humneres!

    2. Altin Pjetri says:

      Po leri genjeshtrat Sali Berisha leri se populli Shqiptar ka 8 vite rresht qe degjojme te njejtat genjeshtra, kemi 8-te vite rresht qe po te durojme por durimi i popullit shqipta soset dhe nuk duron me dhe me 23 qershor ne do te largojme nga ajo karrike qe po mban peng ne gjithe keto vite, per ate karrike ti ke vrare edhe njerez per mos leshuar karriken!

      1. Miri NY says:

        ahahhahahaha po ne jemi vendi i dyte ne Europe per ekonomi si mos te kemi zhvillim per energji ?

    3. najda says:

      dhjetra e dhjetra po ndertohen,po behen gati qe te shiten nga qeveria

    4. Nabucco eshte projekti strategjik Amerikan (dhe i miqeve kryesor te Amerikes ne Europen Perendimore) i ketyre 10-20 viteve te ardhshme dhe jo projekti TAP (pas 2025), qe eshte pas Nabucco_s. Shfletoni Median Amerikane me shume te rejat e ketyre javeve te fundit per keto dy-projekte, dhe kuptohet lehte kush eshte FITUESI.
      I’M SO SORRY, BUT THIS IS THE TRUTH…

    5. Kristina says:

      Berisha kur eshte ne kohe fushate frika e madhe per humbjen e sigurt kete here dhe vetem brockulla flet duke u dale kunder aleateve dhe superfuqive me te medha.ne 23 qershor hapet rruga e rilndjes dhe shqiperia qeveriset nga kryeministri qe meriton Edi Rama

  2. coku says:

    berishe zombi. ka ardhe berberi dhe ne darke ose neser do te shohim. do te qethi qeros dhe do te coje ushtar ne siri.

  3. trasparenca says:

    saliun e komandon putini.

  4. fidel says:

    Si te mbrojme pjeserisht voten.
    Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
    1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
    Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
    2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

  5. kejna says:

    po po nga energjia jote jemi iluminuar te gjithe ne fakt se shef.ore po ti sje mire seriozisht.si ore del e thua kane qene te arta per energjitiken? Cez-i te falimentoi, neper fshatra ke familje qe i ke perdite me qirinj sepse energjia mungon.serizoisht ti ske me tru ne koke i ke te mbushura trute me tallashin qe po shtron rruget.

  6. lavirja e kuvendit says:

    Ku je o mendjendrituri i Europs.
    Ku je o shkencetari i Europs.
    Ku je oooooooooooooooooooooooooo.
    Edhe me studime fizibiliteti merresh. Ti duhet te jesh Kryetari i Europs se bashkuar. Europa nuk e kupton se sa fat ka po te jesh ti ne krye te saj.
    Te ka hyp vetja ne qejf. Kane nje shprehje shkodranet per keto fjale Saliiiiiiiiiii.
    Tung me 24.06.2013 dita e lumturise per shumicen e shqiptareve.

  7. artiles says:

    “Vite te Arta” ne fushen e energjitikes per Shqiperine!?
    – se pari buxheti i shtetit nuk ka fituar asgje nga firmosjet e marreveshjeve te deritanishme;
    -se dyti ekonomia nuk ka njohur rritje prodhimi
    -se treti cmimi i energjise eshte rritur vazhdimisht dhe vazhdon te ngelet me i larti ne rajon.
    -se katerti, sektori i energjitikes nuk ka shenuar rritje te numrit te te punesuarve.

    Kontratat e 3oo e kusur hidrocentraleve te vogla e te mesme, jane dhurata qe kjo qeveri i ka bere bizneseve rreth saj, te cilat se afermi do tja shesin ose do tu ngjiten si shushunjat investitoreve te tjere qe do te kerkojne te futen ne kete fushe. Rrjedhimi… rritje artificiale e kostos (perfitimi i marre nga shushunjat), te cilen si zakonisht do ta paguaje populli.

  8. erisa says:

    Po ske nivel ti zoteri te flasesh per super projektin e Nabukos po ik mos u mer me delir dhe retorik injorante

    1. Latif Dreqi says:

      po pse moj erisa cfare niveli u dashka per te folur per ‘super projektin’ e Nabucco-s?!Jo cdo gje eshte e zeze o erisa..Vendos ndonje shenje pikesimi here tjeter, mos u bej e ngushte…

  9. Elma says:

    Projekti i TAP-it eshte padyshim ne interes te gjithe Shqipatreve po me Saliun ne pushtet qe here vihet kunder Amerikes dhe here perdor Ameriken per qellime elektorale nuk kemi asgje ne rregull.

  10. ALMA says:

    Sali Berisha me 23 qershor populli Shqiptar do te largoje nga pushteti sepse ti per ate karrike ke marre jete njerezish por me 23 qershor me nje vote masive do te largojme!

  11. Flogerti says:

    Ky nejri cdo dite e me teper po mundohet te prishi marredheniet me SHBA. Ky eshte pis

  12. fidel says:

    me flani per perseritjen. por eshte e rendesishme

    Si te mbrojme pjeserisht voten.
    Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
    1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
    Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
    2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

  13. anticensurë says:

    për mbështetjen që i bën berisha gazsjellsit që do të kalojë nëpër shqipëri,jam plotësisht me të!ne duhet të shohim në radhë të parë interesat e shqipërisë!ky gazsjellës sjell fitim për ne dhe jo nabukua!!
    pavarsisht se ai mbështet nga shba!!

  14. Toni says:

    ore une jam me kete ….: ky saliu duhet shporrur….pastaj merremi me te tjerat!!!

  15. Stefan .T says:

    A JEMI VERTET VENDI I PARADOKSEVE ?!
    Nje intelektual shtronte ne nje emision televiziv pyetjen se ka nje lloj spjegimi perse nje pjese e konsiderueshm,e e intelektualeve vazhdojne te mbeshtesin Berishen.
    I befasuar nga argumentet e tij dhe nga disa deklarata teper bajate te disa zedhenesve te P.D.po rendis disa nga opinionet e te huajve per kete lider te P.D ,te cilin e ermertojne edhe si nje lider Karizmatik!!!
    A eshte Sali Berisha vertet nje lider karizmatik?
    Tiparet e nje liderio karizmatik i ka dhene me kohe Max Weber.
    Ne rast se Hajduti,Vrasesi,Genjeshtari dhe Mashtruesi,Hipokriti dhe Prepotenti,Despoti dhe diktatori,Mbartesi i Antivlerave,Banalfolesi dhe njeriu pa kulture do te quhej prijes apo lider karizmatik Athere do te thuhej po ! Kjo vlen per te gjithe ata qe e ndjekin me servilizem (duke filluar me Jozin) si intelektuale qe kane perfituar prej tij dhe te tjere me arsim te fallsifikuar.Po kjo eshte plotesisht e vertete per gjithe llumin e shoqerise sone: per hajdutet,kriminelet,prostitutat(te cilat mund te jene edhe kandidate per deputete).Eshte per t’u cuditur perse kane aq shume frike te ashtuquajturet ananliste t’i thone troc emrin qe i takon ketij diktatori te babezitur .Si duket ose i paguan ose tremben dhe per te dyten edhe justifikohen se ky lloj lideri te vret naten dhe te qan diten.Ai ka kohe qe po tallet me nje popull te tere ,qe ka blere gjithe mediat dhe servir helmin e tij mediatik per lloje recelnash e mjalti .Ky eshte nje monster qe ka pergatitur nje plejade besnikesh ,te cilet edhe i ka paguar mire ,ndaj duhet jo vetem te etiketohet ,por edhe te menjanohet me vote sepse i ngjan “perbindeshit Tjer” !

  16. adi says:

    O kafshe e Vucidolit, o Gomar plak qe paske mesuar dhe emrin e Nabucco…O idiot koke e kembe qe na nxore bojen gjithandej! Projekti origjinal quhej Nabucco dhe i riu(ne te cilin u anashkalua Greqia) u quajt Nabucco West dhe jo Nabucco light o gomar i Vucidolit!

  17. afrim says:

    Po po vite te arta edhe per Shqiperin edhe Kosoven kurse gjate dimrit po edhe veres nuk ka rryme per popullaten e vet.Ti me gjithe ato hidrocentale qe nuk po ditkan sa jane te pa numerta kurse te ne ne kosove ne ari te zi qymyr banojm dhe nuk kemi rryme dhe jeni ne krize ….hajte more te dy kryeministrat rrene veten se populli u plake me keto rrena… tapin e ke te deshtuar mos e harro se tradhtove amerikanet dhe popullin tende…

  18. al says:

    po me hidrocentralin e kalivacit ne vjose cfar u be?

  19. plaku says:

    Hik more Sale, mos i jep rendesi vehtes, ty nuk ta var njeri teneqen.
    Atu behet fjale per interesa prej mijra miljardash dhe u bere ti, brekegrisur, qe te mesosh boten dhe Ameriken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje