TemA TV/ Meta: Ne duam ta vëmë Shqipërinë në punë, Berisha do ta vërë në gjumë me përralla (VIDEO)

27 Maj 2013, 11:58Sociale TEMA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi nga qyteti i Ballshit, ku prezantoi kandidatët e LSI për qarkun e Fierit, se ata ndryshojnë nga kryeministri Sali Berisha sa i përket çështjes së punësimit.

“Ne shkojmë drejt zgjedhjeve të 23 qershorit dhe kemi dallime shumë të forta me Kryeministrin që do të largohet, sepse ne me planin tonë të punësimit duam që ta vëmë Shqipërinë në punë, ndërsa Saliu me përrallat që tregon çdo natë do që ta vërë në gjumë. Por Mallakastra dhe e gjithë Shqipëria nuk mund të votojnë më për premtime boshe dhe sa për rrugët që janë bërë para shtatë vitesh, ndërkohë që papunësia rritet çdo ditë, çmimet rriten çdo ditë dhe kosto e jetesës bëhet më e vështirë për mallakastriotët dhe të gjithë shqiptarët”, u shpreh Meta.

Kreu i LSI shtoi se miratimi i statusit të naftëtarit do të jetë prioritet kryesor i LSI-së për naftëtarët e Ballshit, të Patosit, të Marinzës e kudo.

“Ne do ta vëmë në punë Mallakastrën dhe mallakastriotët, sepse ju e doni punën dhe e keni dashur gjithmonë. Sepse ju doni të jetoni me punën tuaj dhe për këtë keni nevojë për mbështetjen e qeverisë.

Ne kemi një plan të qartë për hapjen e vendeve të reja të punës në të gjitha fushat. Në atë të industrisë, të shërbimeve, të bujqësisë, dhe të industrisë agropërpunuese, në energjetikë dhe unë jam shumë i bindur që me LSI-në, Mallakastra do të gjallërohet, do të zgjohet më shpejt në mëngjes, sepse kanë ku të shkojnë njerëzit në mëngjes: do të shkojnë në punë. Shqetësimi ynë është punësimi i mallakastriotëve dhe i shqiptarëve, sidomos i të rinjve dhe të rejave që vrasin kohën jo për faj të tyre nëpër kafene dhe nëpër loto. Ndërsa shqetësimi i Saliut është si të mos lëshojë karrigen, por ne e kemi zgjidhur edhe këtë punë, do t’ia japim me vete ta marrë karrigen në shtëpi,” tha Meta./ep

15 komente në “TemA TV/ Meta: Ne duam ta vëmë Shqipërinë në punë, Berisha do ta vërë në gjumë me përralla (VIDEO)”

  1. ANTA says:

    O ilir sa me shpejt se ngelem papune tek ANTA.

  2. RILINDJE apo ILIRINDJE says:

    Pra do ta vesh gjithe shqiperine te punoj per ty.
    NDERSA TI ILIR DO TE MBASH NE DORE BLLOKUN.

    1. anticensurë says:

      nuk ka më bllok or lasi tashti i shkru në smart pheone!hajnia ka shku përpara nuk është më si në kohën e qepës!!

  3. Vlonjati says:

    Or Ilir a do punosh akoma kaseta me Dritan Priftin.Tani.nese fiton ndonje kokerr do behen kasta edhe me te mira ne Skrapar.Deri dje vodhe te doktori e tani te piktori veshshkul.

  4. era says:

    Like te keqen leri pordhet, me gjithe perralla qe thua, nuk te shkojne fare. Vetem Naçua kalon ne orgazem. Ato perralla i keni treguar bashke, ti dhe saliu jot per kater vjet -3 muaj, mos bej te ndershmin tani.
    Thuaj qe duhet te kete bashkepunim qe te qerohet saliu, por ti kete mandat ke nevoje te pastrosh vehten mire dhe pastaj shofim e bejme mandatin tjeter ne 2017.

  5. kajtushka says:

    Ik o Ilir se na hape barkun me ato deklarate qe po bene. Te tilla dhe mos me te forta bere ne vitin 2009 dhe shume shpejte i harrve ato qe the.Nuk i beson me populli fjalet e tua se ti je nje karte e djegur nga te kater anet. Nacua se bashku me te nacos po bejne cmose qe te bejne kryeminister. ti je me i lige se ai qe po drejton qeverine sote.

  6. aron says:

    Nga te qahesh me pare ,mjere perçartje i thone kesaj.Dhe deklaratat e ketij duhen,o njerez asnje vote ne kuti per te.Kujton se e harruam videon

  7. Ira says:

    Me fal po ku ishe para 1 muaj ti Ilir??? A nuk ishe ne pozite??? Cfare bere realisht, na i trego me vepra…pse duhet te besojme qe do hapesh vende te reja pune, kur ti na i tregove qarte qe kur ishe ne pushtet nuk bere asgje, asgje! Dole hapur si vjedhes, vodhe sa vodhe tani do te vjedhesh prap. Jo se te tjeret jane me te mire se ty, por ti je llumi i politikes.

  8. sara says:

    Ilir po ti para pak kohesh, cfare ishe duke bere??? Apo ti nuk na ke treguar perralla???!!! Ne fakt ato te tuat jane fabula. Sa veta fute ti ne pune kur ishe ne Pozite??? Cfare bere ti si pjese e qeverise, cfare risie solle??? Zhgenjim, ja cfare solle ti!

  9. Stela says:

    Ke nje plan per vende pune??? po kur e bere kete plan ti??? Ty t’u dha njeher mundesia per te treguar se c’ishe ne gjendje te beje…dhe s’bere asgje! Te te votosh ty eshte si te votosh nje te pamoralshem, nje njeri te paskrupullt…

  10. Ec mor Sal, mos u ndal! Perpara! says:

    Ti Ilir hajduti Skenderbeut ton, te madhit Sali Berisha nuk i afrohesh dot as tek gishti i kembs sa per ta ditur ti edhe kelysht e kuq komunist. Vetem Berisha do e bej Shqiprin vend per smbari derisa ju te kuct te shdukeni.

  11. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Asnje nuk m’a heq nga mendja se ILIR META eshte “QENI qe eshte kafshuar nga qeni i “TERBUAR BERISHA ” ,dhe me ne fund do te shkoje prape tek BERISHA dhe atje do t’a derdhe trasten me vota ,tek thesi i BERISHES , qe per te qene i sinqerte kete radhe trasta e tij do te jete me e madhe se ajo e 2009.
    RAMA veproi ne kete menyre qe mori METEN sepse e kuptoi qe nuk mund t’i bente dot balle lukunise se UJQERVE dhe mu per kete zgjidhi as me shume dhe as me pak por HIENEN ,kur keto kafshe prene me te pelqyeshme kane familjen FELIDAE ,pra LUANIN dhe TIGRIN.
    RAMA e beri kete levizje ,edhe pse eshte para nje levizje me DETYRIM ,dhe i zene komplet krahesh ,per tu perligjur neser para elektoratit socialist ,per t’u thene qe ja dhe ILIRIN E ftova per te mundur BERISHEN por ai perfitoi dhe iku prape andej nga erdhi se donte kreun e shtetit.
    Kombinacionet politike ne SHQIPERI keto 10 vjetet e fundit nuk jane bere nga politikanet tane ,pasi ata jane kukulla djallezore ,por ato jane kalkulime perfekte te sherbimeve te huaja inteligjente ,te bera enkas per nevojat e tyre imediate dhe te perspektives .
    Ketij qellimi i sherben dhe deklarata e IDIOTIT NACO qe e nxjerr para kohe ate qe eshte vendosur ne qarqet tona kohe me pare kur thote se META do te behet KRYEMINISTER ,ose perndryshe ….ai iken atje prej nga erdhi po per te ikur por kete radhe te merrte me shume miell “HUA”,per te mos e kthyer me KURRE !

  12. KURBINI says:

    Tallet me ty o popull Iriri,dhe tallet aq hapur sa te ulerish e te maresh malet.E shoqja del e injoron ne shkallen me siperhore njerezit e varfer,e si i takon u thote” Jeni te varfer,por jetoni te lumtur” Kulmi i poshtesise,por mos haro ti tregosh Edi Rames me cilat kushte i do ato vota ne Kurbin,sa te jane premtuar dhe kush do i paguaje,Iliri apo PS.
    Po ta fut Likja,o Edi Rama,po ta fut sa krahu,por ke per ta degjuar me 24 Qershor sa do te dhembi.
    A thua te jete popull kaq i trashe ky joni sa te ngrihet e te votoje per banden e Ali Babes me 40 hajdute.Kaq i pa civilizuar te jete ky milet,qe edhe kur e sheh qe po e vjedhin i thote; meri dhe ato qe kane mbetur,pa vjedhur;Nga nkemi dale si komb?Kaq langaraqe te jemi,e pa tru sa te vije dita e votohet kjo krijese qe poshteroi nje komb dhe injoroi te gjithe te majtet ne Shqiperi? Ky eshte kulmi.Nje popull tjeter do ta kishte nxjere nga politike gjithe partine me emerin LSI.

  13. PESHKATARI says:

    WOLFARTI ESHTE SI PUNA E XHEVATIT TE FILMI ILEGALET, E KA NGRENE CORBEN E PRISHUR DHE TANI VETEM VJELL.

  14. Zigur Qarri says:

    Mallakastra do të gjallërohet, do të zgjohet më shpejt në mëngjes,

    Hahahaha…Meta do zgjoi heret mallakstriotet!
    http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/08/meta_hajdut.jpg

    Paska ende njerëz që mendojnë se Ilir Meta është i ndershëm!

    Ilir Meta është ndoshta politikani që identifikohet më shumë se kushdo me korrupsionin në këtë vend, pas publikimit të video-skandalit më shumë se një vit më parë, ku ai dukej me figurë dhe zë, teksa fliste për një aferë prej 700 mijë euro.

    Të gjithë e dimë tashmë si përfundoi ajo histori, pasi gjyqtarët e Gjykatës së Lartë vendosën që ta shpallin ata të pafajshëm.

    Por, për njerëzit, ai gjithmonë ka qenë fajtor dhe tashmë konsiderohet si politikani më i korruptuar në këtë vend.

    Kjo gje del edhe nga një sondazh i gazetës “Shqip”, për politikanin më të ndershëm në vend. Në këtë sondazh kanë marrë pjesë 1005 lexues dhe nga këta, vetëm 13 prej tyre kanë deklaruar se besojnë që Ilir Meta është një politikan i ndershëm. Paska ende njerëz që besokan tek ndershmëria e tij!Tema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje