TemA TV/ Blushi: PD, terror ndaj bizneseve që s’i binden në Elbasan. Gjoba deri në 20 milionë euro (VIDEO)

25 Maj 2013, 13:17Sociale TEMA

Drejtuesi i fushatës së PS-së në Qarkun e Elbasanit, Ben Blushi, ka denoncuar nëpërmjet një konference shtypi, atë që ai e cilësoi terror të mirëfilltë që po ushtrohet ndaj biznesmenëve elbasanllinj.

Sipas Blushit, 2-3 javët e fundit PD ka ndërmarrë një sulm frontal ndaj bizneseve që nuk i binden, duke i gjobitur. Blushi shprehet se këto gjoba kapin shifrën deri në 20 milionë euro.

“Dua të ngre një shqetësim mbi biznesin. Në tri javët e fundit një grup terrorist, taksambledhësish, tatimorësh, kryesisht të ardhur nga Tirana kanë gjobitur në përmasa të paimagjinueshme. E thashë që ky qytet është i papunë dhe e vetmja mundësi është përkrahja pa kushte e biznesit. Kam takuar biznesmenë që ankohen për gjobat që kanë marrë në 2-3 javët e para. Nga përllogaritjet që ne kemi bërë janë vënë të paktën 20 milionë euro gjoba vetëm në Elbasan. Nuk janë gjoba të merituara, janë gjoba të pamerituara, pjesa dërrmuese e tyre. Ne kemi premtuar se të gjitha gjobat që janë vënë pas marsit të këtij viti do të falen. Unë dhe kolegët e mi ndihemi të dëshpëruar, pasi për fat të keq Elbasani mbetet sot një ndër qytetet më të varfra për shkak të investimeve të munguara, për shkak të problemeve që kanë zonat periferike, për shkak se fshati është më i varfër se kurrë. Kjo na jep ne më shumë përgjegjësi për t’i bërë premtimet e duhura duke mbajtur përgjegjësi për gjithçka ne premtojmë”, tha Blushi.

Sipas tij, kjo është e paprecedentë, po të kihet parasysh që Elbasani është një nga zonat me popullsinë më të madhe.

“Takoj çdo ditë vajza dhe djem deri në 35 vjeç, akoma nuk kanë pasur fatin e madh të punojnë. Kjo është një plagë që duhet të marrë fund në Elbasan”, tha ai./b.l

45 komente në “TemA TV/ Blushi: PD, terror ndaj bizneseve që s’i binden në Elbasan. Gjoba deri në 20 milionë euro (VIDEO)”

  1. Kico says:

    Blendi mos u ban rrenacak..Te pakten maje i here fjalen si burrat..Hajde ke PD se ta kemi ba gati i teser dhe do ta japim diten qe hapet autostrada..Kur do hypesh ne autobus Blendi?Kur te hypesh “make sure don’t talk to your crazy driver”

    1. Sneki says:

      Kjo eshte fushata ne ben Saliu nd ndihme te bizneseve. Keta jane lehtesimit dhe favoret qe po i ben Saliu biznesit. Keshtu po lulezon biznesi nen tutelen e Saliut.

      1. silvio says:

        Ne shqiperi vetem biznesi i familjes se Berishes po arrin shifra te papara fitimi sepse bizneset e tjera jane totalisht ne krize si pasoje e bllokimit qe i ka bere qeveria duke mos u paguar asnje fature. Qeveria qe sot mburret per rruget i ka bere me parate biznesit.

        1. Ermal says:

          Blushi po tregon nje realitet qe biznesi ka 8 vjet qe e vuan. Te gjitha bizneset qe nuk jane me PD apo qe nuk paguajne haracet e zagareve te tatimores jane tere kohen nen vezhgimin e tyre dhe gjobat per ta jane ne shume shume te medhaja.

          1. halimi says:

            Blushi eshte nje nder figurat me te mira te PS dhe eshte nje arritje qe ai vete drejton nje ekip shume te mire si ai i PS ne Elbasan. I urojme shume sukses.

            1. homeri says:

              —halim–shume von po i kupton ky BLUSHI bemat e Saliut , se deri dy muaj me pare ai nuk ishte dakord me opoziten e forte te Edit –ky qe thua ti HALIM qe sdi kendim eshte nje koqe dembeli e mendjemadhi , qe u vjen rrotull kafeneve qe ne ndryshim nga MALAJ nuk ka snje vlere personale –a harrova ka shkruar –arapi i vlores — dhe nje grup miqesh dhe per kete mendon se do ta votojne –me qe e drejton BLUSHI elbasanin ai ka per te dal qarku me i dobet i ps.

          2. Shen Kozmai says:

            Cfare te vertetash thone keta mashtrues mjeran te pandreqshem me blush e me edush.Keta qe as kane kuptuar e as kuptojne asgje nga shteti.Cfare do te thote qe te gjitha gjobat qe jane vene kater muajt e fundit qe nga marsi e deri ne qershor te mos paguhen sepse kur te vi ps do i falin?????!!!!!!!! po sikur te fitoj ps dhe berisha te thote qe mos paguani asnje takse dhe asnje gjobe per kater vjet se kur te kthehemi neve te pd do ju a falim????????!!!!!cdo behej me shtetin shqiptar?
            Qe te jene vene 20.000.000 (njezet milion) euro gjoba do te thote qe 2000 subjekteve tregtare ne elbasan tu jene vene nga 10.000 euro gjobe secilit???????????/vertete besoni ne brockulla te tilla?

          3. info says:

            Tatimoret ne Shqiperi-organizate terroriste me license.

        2. Vani says:

          Ne kete sistem vetem bizneset e familje dhe oborrit te familjes kane te drejte te ecin perapra dhe te fitojne pa asnje takase ndersa te tjeret duhet te perballojne tatim te dufishte. Nje here paguajne tatim fitimin ne shtet dhe njehere taksen qe do berisha per te bere fushate ose per te bere ca rruge. Nje skandal shume i madh.

      2. endri says:

        Fajtori i vetem per kete krize qe po perjeton vendi eshte Saliu. Ky njeri pas 23 qershorit do te kujtohet si njeriu i dhunes, presionit, kercenimeve dhe bllokimit te zhvillimit te biznesit. Me kete njeri ne pushtet ne sdo kemi asnje shans qe te kemi nje nisem private sepse keta ta bllokojne me gjoba marramendese.

      3. Deni says:

        Tjeter taktike e Berishes qe sjell vetem rrenim dhe degradime te gjedjes ekonomike. Biznesi mezi po arrin qe te mbijetoje ne kete situate te veshtire dhe tani duhet te perballojne dhe nje fature shume te rende per ta.

    2. Sokol says:

      Berisha eshte kthyer ne nje shushunje per biznesin qe pi gjak dhe nuk ngopet.

    3. Emirjon says:

      o blush, mjaft me genjeshtra e vrere o burre se po helmosni krejt populllin me rilindjen tuaj te pallavrave. a keni zot, mjaft me urrejtje

    4. babezia says:

      Kico (LPTSR) nuk ka shanse ta marre Beni teseren e PD se rrugen nuk e mbaron dot Berisha kete mandat, do te pakten dhe nje vit te mbaroj, nqs sbeson shko njehere shikoje mos rri gjithe diten para televizorit

  2. Vezhguesi says:

    Boll me deklarata boshe,duhet te dalesh para popullit opozitar me alternativa,me shpjegime pse bere aleance me grupin e gjobevenesve me te medhenj te ketij kombi LSI?Cili qe motivi qe nuk pyetet bazen por bete pazare me bllokun e vjedhjeve?

  3. besnik says:

    Dhe pastaj del e thote Berisha qe ne i kemi lene Biznesit fryme te lire per tu zhvilluar. Shikoni se ne cfare gjendje eshte katandisur biznesi.

    1. Aleks says:

      Ne qofte se me 23 qershor nuk iken Berisha nga pushteti. I gjithe biznesi do te falimentoje sepse ai po i rrjep tani per fushate mendoje se cfare do te ndodhe po te jete prap. Prandaj duhet te votojme te gjithe kunder Saliut qe biznesi te shohe dite te bardha.

  4. Ajkuna says:

    Nje qeveri qe cdo dite e me shume po ja merr fryme biznesit dhe poe con drejt falimentimit. Dhe per te mos mjaftuar kjo gje Berisha akoma nuk u ka paguar bizneseve asnje fature per punimet qe ata kane bere per llogari te qeverise. Ai po e shtrydhe biznesin.

  5. kamberi says:

    Biznesi ka nevoje per nderhyrje te shpejte per ti dhene nje shtyse dhe per te cliruar nga kthetrat e Berishes dhe te gjithe zagareve te tij. Ata e kane kthyer biznesin ne nje makoneri ku mund te marre para me ane te mashtrimit dhe presionit.

  6. Bajram says:

    Tatimoret na jane kthyer ne nje makth sepse ata kane filluar qe te vijne shume shpesh thuajse cdo dite. Ata vijne tek biznset qe jane te suksesshem dhe por qe jane per hesap te tyre dhe nuk kane lidhje me qeverine. Ata vijne dhe na vendosin gjoba pafund pa anje shkak. thjesht sepse qeveria do lek.

    1. Bajram2 says:

      S.kane faj Bajram. Ju kerkon tarifen Ridvan Bodja. Se i humbi nje thes me para ne Qipro

  7. Alma says:

    C’tmerr o zot i madh, ketu ka degraduar cdo gje!
    Po luftojne njerezit me veten e tyre per t’i qendruar ‘besnik’ partise se felliqur e te kalbur deri ne palce qe nuk di si te veproje ndryshe pervec kercenimeve e mashtrimeve!

  8. Dyrrahu says:

    Shqipërinë Sali Berisha e ka shndërruar në një ekip haraçi kundër atyre që nuk e duan edhe 4 vjet në krye të shtetit këtë palaço dhe kështu të vuajnë nga papunësia dhe kërcënimi permanent i një pushteti të çmendur, me plakun e matufosur në krye të atij pushteti hibrid. Them hibrid sepse në vendimmarrje prezent është Fazlliqi!
    Ashtu zoti Ben Blushi, nxjerrni të palarat e shpellarit sepse ata në raport me Ju i kanë bërë llogaritë gabim, kanë menduar se do t’iu blejnë sikur Kastraiot Islamin. Të ligurit të shekullit po i numërohen ditët prandaj ai i lëshon langojtë për të mbledhur para për avokatë dhe për ditët e hyrje daljeve të atyre që preferojnë të përcjellin ceremonitë postmortore të plakut skizofren.

  9. kush ja lepiu sales gjalpin says:

    blendi merre teseren e pd .ta mbyllin gojen keta demokratet

  10. Sikter says:

    Tregtaret e ndershem mos t’u paguajne asnje tef taksavenesve feudale. E cuan kete vend si ne kohen e tanzimatit. Kulmi i paturpesise. Sikter nje ore e me pare ishalla.

  11. lorela says:

    po si do kete investime kur nuk ka rruge, se shpejti Elbasani do te kete nje rruge te cilen e meriton plotesisht dhe zhvillimi i ketij qyteti do jete shume i shpejte.

  12. albania says:

    Elbasani se shpejti do kete nje nga rruget me te mira ne Shqiperi, ai do te lidhet edhe me rruge te tjera te cilat do ti japin Elbasanit dhe fshaterave te ketij qyteti ate cka i ka munguar gjithe keto vite, Elbasani do jete nje nga vendet i cili ne kete 4 vjecar do njohe rritjen ekonomike me te mire te te gjitha koherave.

  13. gentian says:

    po ju ckeni bere per kete qytet, asgje vetem sa dilni e flisni kot. do jete rruga ajo e cila do te sjelle zhvillimin e ketij qyteti dhe afrimin e tij me qendrat me te medha dhe mundesine e hapjes se vendeve te reja te punes dhe permiresimit ekonomik.

  14. erald says:

    Elbasani do te votoje per ndryshimin dhe punet e bera ne qytetin e tyre. do te votojn alternativen me te mire, per ate qe i ben te jene me afer te mires dhe kjo konvertohet ne mandatin e trete te PD-se.

  15. gjeramadhi says:

    ore vezhgusei akoma do sqarim ti per koalicionin PS – LSI , qe te shporrim kancerin e shqiperise , e kemi thene me dhjetra here

  16. Ermali says:

    BLUSHI GENJEN NE MENYRE TE TURPSHME NE VEND QE TE THOTE PD PO I FAL GJOBAT BIZNESIT PER FUSHATE JO TE KUNDERTEN PO E DI BLUSHI SI DO DALI NE ELBASAN DHE KRYETARI BASHKISE SEJDINI PO BEN FUSHATE PER KANDIDATIN E PDIU QE ESHTE ME PD NE KOALICION

  17. Allafrenka says:

    Shkatarrimi i Elbasanit do ishte me imire se rregullimi aty nuk di me pare nga ta fillosh

  18. tatimoret e tiranes says:

    dje me ndodhi dicka qe nuk e imagjinoja qe do me ndothte
    vajta te tatimet e tiranes per te marr nje autorizim nga tatimet per nje procedure qe duhet te ma jepnin pasi ishte teresisht ligjore. e di si me thane? qe te ta japim (duhej firma e drejtorit) duhet te vish ne miting te partise, pasi ta verifikojme, te jepja emrin qe do isha pjesmarres do te ma jepnin autorizimin. Nuk po sajoj. e imagjinoni dot se cpo ndodh o njerez???????

  19. SHTETI NE DHUNIM TE DEMOKRACISE TE ASAJ DEMOKRACIA QE E SOLLI NE PUSHTET.!

    Sali Berisha dhe bandat e tije tashme demokracin e e cila u dha pushtetin e neperkemben madje kete pushtet qe demokracia ua dha ata po e perdorin per veten e tyre per miqet e shoket dhe per oborrin qeveritar. Nja mandate prej tete vjetsh ne pushtet me nje terrorizem te tille eshte lllhtar I madhe per shqiptaret. Tani ka ardhu koha qe populli I tejlodhur me vopten e tije te lire ta heq kete te keqe qe e mbolli nepermes demokracise.( ne se e konsideroime se Berish ka fituargjet ketyre dy mandateve.) te cilet tani po ky pushtet I kesaj demokracie kerkon t`ja hipe ne kurriz perseri demokracis me forma te pa ligjeshme te cilat nje nder to eshte edhe ajo qe trajton z. Ben Blushi ne kete komente.
    Kjo forme e gjobave nuk ka qen vetem tani, tani ajo eshte ashpersuar dhe me shume pore ne menyre sellektive gjobat ndaj bizesmenve socialiste kane vazhduar edhe me perpara.Po te shofesh gjobat e ven dhe te shofesh se kush jan ata pronar te gjobitur pjese shume e madhe e tyre jen bizesmen te krahut te majte te cilet gjithnj I jane nenshtruer nje represioni financiare.
    Keto jane shenja te nje pushteti te degraduar I cili edhe perse e shfe vehte tersishte te humbur kerkon qe nepermes prasioneve te tille te rrembej perseri votat e shqiptarve per ti varferuar edhe me shume.
    Pra dukeshem duket qe shteti tashme kerkon ta mbaj nen zap demokracin ate demokraci qe e solli ne pushtet.

  20. bensumcja says:

    Po keshtu eshte kur te vene ty ne krye te qarkut te Elbasanit.Pale kur prane ke kryemafjozin Sejdinin.Ai ben mire te shofi stafin e bashkise qe 60% te tij i ke ne takimet e SB.Ato shkojne me deshire sepse Qazo e ka shit b.then ke PD.Le te tregoj si i mban ne bashki kete pjese te stafit.Per me teper te tregoj pse po punon fshehurazi per kandidatin e PDIU se Elb.C’e lidh me ate njeri dhe pse nuk po e ndihmon fushaten e PS.

  21. kicoserbi says:

    o KICO me k te madhe ,o plera i pleres o miu saliut ,o pjell e serbit dhe e grekut pse vjen ketu dhe na jep men o ndyresir.hik dhe lirohu te forumi salimorties dhe jozipickes Malazeze a grekqirese a ku di une se nga vine keto ndyresir njerez.

  22. oni says:

    me karavidhe se eshte ky Blushi se ben me nena,si nuk e perjashtoi dhe keta Rama se do kishte marr fytyre tjeter PS-ja.parazit teoritik, per asgje nuk duhet..

  23. Shkupi says:

    Ky eshte tip majmuni dhe ka shum majmunlluqe ne librin e vet.Ky kerkon vote ne Elbasanin legjendar? Do mar ishalla ate pergjigje qe meriton se ofendon nje komunitet qe eshte si lokalisht dhe globalisht me dhjetra here me i madh se komuniteti i majmunevet te tille si ky.

  24. Olsi says:

    Çjanë këta simpatizantë të PS-së të pagur nga Edvin Kristaq Rama që as kultur për veten e tyre nuk kanë, por shajnë njëri-tjetrin, bashkëkombasit e tyre. Partia Socialiste ja doli mbanë ti përçajë njerëzit me njëri-tjetrin, ja doli mbanë të na prishë punë për të marë sa më parë statusin e BE-së. Turp ti vij Edi Ramës dhe këlyshve të tijë që shkatërrojnë ëndrrat e shqipëtarëve për një shqipëri europiane vetëm e vetëm për inat të Sali Berishës dhe PD-së dhe për etjen e tyre për pushtet.
    O bashkëkombas të dashur mos u shani me njëri-tjetrin për ca politikan që pasurojnë vetëm veten e tyre, por shikoni ardhmërinë e vendit, shikoni veprat e politikës Shqipëtare dhe gjykojeni mirë se kë duhet të votoni në 23 qershor. Mos i besoni të ardhmen tuaj një ngatërrestari politik dhe bllokmeni të lindur. Shqipëtarët kanë nevojë të jen sa më pranë europës por jo me programin varfërues të Edi Ramës.

  25. Bashkimi says:

    Zotriu nuk e di vleren e miljonshit.
    Po te dije te llogariste, nuk do te thot 20 miljon denimi.
    At vlere nuk kane te gjitha bizneset ne Elbasan.
    Genjeshter e ekulluar e nje pretedenti per vote. Nje fjale e urte popullore thot: “Me gnbeje perqiell se per toke e shoh vete”.

  26. tatimoret gjithmone kane qene ‘ushtaret’ me te bindur te berishes ! ata ne votimet e mepareshme ,pergjate ketyre 20 vjeteve ,pervec gjobave te kota ,kane qene dhe manaxhuesit dhe transportuesit te kutive te votimit !Vdekje e te gjithe bandes antishqiptare ne pushtet dhe te atyre qe i ndjekin nga pas ! urojme fitore te opozites me 23 qershor !

  27. demo says:

    aman po nga i nxirrni keto budalliqe.po te ishte jeshte keshtu nuk do ti jepej fitorja PD

  28. ylberi says:

    aman se eshte turp ta degjoje njeri.po si i nxirrni kto gjera kot.nuk ju vjen zor,po kto jane gjera qe i shohin vet populli,nuk mund te shpifni kaq hapataz!?

  29. Than Gjika says:

    Thana:
    Z. Ben, kundershtimi i gjobave eshte nje bumerang qe do t’i bjere ekonomise sone po te mos paguhen, si po cirresh zotrote.
    Kur flet ne fushate zgjedhore ki me shume kujdes e mos thoni: “fshatari i sotem i Elbasanit eshte me i varfer se kurre”, e si mund te jete ai me i varfer se ne kohen e diktaturesw kur nuk kishte as toke as lope???
    Qenke nostalgjik i kohes se Dulles si gjyshi yt nga nena, te cilit i ngjan aq shume dhe ne pamje.

  30. qwe says:

    Cfare lidhje ke ti me Elbasanin ? S’mund te perfaqsohej Elbasani me elbasanas ?

    Ik more Ben … dhe leri pallavrat me Rilindje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje