TemA TV/ Incidente në Fier, kryebashkiaku urdhëron heqjen e flamujve elektoralë (VIDEO)

25 Maj 2013, 13:41Sociale TEMA

Një urdhër i kryetarit të bashkisë së Fierit duket se ka ndezur  politikën në këtë qytet.

Urdhri i Baftjar Zeqajt për mosafishimin e materialeve propagandistike në sheshet qendrore të Fierit, ka shkaktuar debate dhe përplasje mes përfaqësuesve të PD-së dhe atyre të pushtetit vendor.

Gjatë mesditës, automjete dhe forca te policisë bashkiake në Fier kanë hequr nga sheshi i qytetit flamujt dhe banderolat e subjektit politik të PD-së.

Drejtuesit e kësaj force politike kanë pretenduar se ky urdhër është në kundërshtim të marrëveshjes që ata kanë nënshkruar me PS-në.

Situata është tensionuar aq shumë sa është dashur ndërhyrja e kryetarit të Bashkisë, i cili ka garantuar palët se nuk do të lejohet asnjë flamur i asnjërës prej forcave politike në sheshet qendrore, pasi sipas tij flamujt e vendosur nuk janë shenjë e fitores së asnjë force politike.

Ndërkohë shtabi elektoral i Partisë Demokratike e ka konsideruar urdhrin e njëanshëm, pasi sipas tyre për heqjen e simboleve dhe siglave të partive politike duhet të njoftohej 24 orë para. Sipas tyre, kreu i bashkisë së Fierit ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kodin elektoral./l.ç

 

18 komente në “TemA TV/ Incidente në Fier, kryebashkiaku urdhëron heqjen e flamujve elektoralë (VIDEO)”

  1. Claus says:

    Vendim me se i sakte i bashkise se Fierit. Respekte!

  2. fatmiri says:

    Kujdes ju te partise se ju vjen karrotresi i Fatmirit pastaj

  3. nuk harroj says:

    A e imagjinoni dot mziun e zi te kamzes te heqe flamurat e partise nene?
    Bravo bashkia e Fierit.Ta ndjekin te tere kete shembull,te majte e te djathte.

  4. komlimentet e mija me te mira per bashkine Fier.relkamimi me i mire i cdo fushate nuk eshte banderola, fotografia,posterat etj,Reklamimi me i mire eshte sejcika pune reale e dukeshme dhe me ndjeshmeri ne komunitet,

  5. Zigur Qarri says:

    Qytetari qe duhet pershendetur,ju lumt.
    Mjaft me se na çan menderen,ne rruge,ne media,po te njejtat fytyra bajate,hajdute te veshur me ligj.
    PD,PS,LSI nuk meritojn as edhe nje vote te vetme.
    Aleanca Kuq e ZI kerkonte leke nga antaret e saj per te sponsorizuar zgjedhjet,kjo irritoi lukunin,por nuk e irriton aspak fakti se ku i gjejne PD,PS,LSI ato miliona Euro jo vetem per fushaten elektorale por edhe per te shperblyer me eskursione mijera gjimnaziste ne Sarande dhe ne Mal te ZI!
    20% votojn me militantizem,80% nuk i plas per asnje Parti,sepse jan te
    bindur qe te gjith genjejn,prandaj kerkojn leke per voten dhe ky fenomen esht i pamundur te zhbehet.

  6. enofieraku says:

    SHembull per gjith shqiperine, bravo FIERI.

  7. SHPIRAGU says:

    SHUME MIRE KA VEPRUAR BASHKIA E FIERIT. TE MOS QELBEN QYTETET NGA FOTOT SI KA NDODHUR ME PARE,te cilat vendosen me buje po harrohen te hiqen me pase. edhe sot e kesaj dite jane fotot e deputeteve te para kaq vitesh. PERSHENDETJE BASHKISE SE FIERIT.

  8. ilir says:

    Thjesht jane hequr flamujt nga dy sheshet kryesore, te cilat sipas marrveshjes politike mes paleve jane lene per tubimet politike. dmth kur nje force politike ka nje tubim, ajo zbukuron sheshin em simbolet e veta, te cilat hiqen menjehere diten pasardhese, per t’i lene vendin partise tjeter qe ka tubim. Eshte ligjore dhe marrveshje shume e qarte. madje eshte e percaktuar edhe pjesa e partive politike ne rruge te ndryshme te qytetit, per te mos pasur probleme me vendosjen e simboleve.

  9. miri says:

    bravo i qofte bashkise, duhet te marin shembull te gjitha bashkite tjera, nuk mjafton qe i shohim ne tv perdite, pse duhet ti shohim dhe ne rruge kto hajduta

  10. ILIRET says:

    Dhe shume mos e mburrni bashkine e Fierit. Ajo ka te sajat ne te gjithe qytetin vetem keto dy sheshe. Te gjitha rruget jane te privarizuara. Guxo te ndalosh per nje seconde, kur te mbrrijne xhandaret kosovare me gjithe karrotrec. Po pate hyre ne ndonje dyqan, nuk e gjen me makinen kur te dalesh… Kete te shikoj Batua, pa per posterat se can kush bythen ne Fier….

  11. armand says:

    bravo iliret ke shum te drejt keto te baftua se esht ber kok e byth me te gjith vetem lek thot po vari lesht popullit

  12. alban says:

    BAFTJARI E KTHEU FIERIN PERSERI QYTET NGA MOCAL QE ISHTE PER 15VJET ME RADHE SA PER VENDEPARKIMET KA BERE SHUME MIRE SE NUK KISHTE NJE VENPARKIMI TE LIRE ISHIN TE ZENA NGA MAKINA QE KISHIN VITE QE SLEVIZNIN NGA VENDI NE FILLIM BASHKIA KERKOJ TA ADMINISTRONTE VETE POR KUR NJEREZIT NUK BINDEN TE SHTETI U DETYRUA TJA JIPTE TE PRIVATI DHE E MORI FATMIRI I CILI PO E BEN SHUME MIRE KETE DETYRE URIME BAFTJAR ZEQOS PER PUNEN E BERE.

  13. joni says:

    Ashtu sillen se kane frik nga humbja, po edhe pa postera nuk do ia dalin dot te mposhtin fitoren tone

  14. Ritvan-Genova says:

    Bashkia Fier perse nuk ben stenda per cdo subjekt politik, te barabarte kornizat dhe ti vendos ne nje vend te perbashket:Ketej perendimit Bashkite percaktojne kuadrat te barabart per cdo force politike dhe jasht ketyre kuadrateve afishimet hiqen,subjektet gjobiten duke u fotografuar shpallja dhe cuar ne gjykate per gjobe!Bashkia fiton para…por dhe fushata behet e rregullt!…

  15. atila says:

    Shume mira eshte vepruar ne Fier dhe keshtu duhet vepruar ne gjithe vendin pasi jane kthyer rruget si cirku ne fshat. Ne asnje vend evropian nuk katandisen qytetet si telat e ballkoneve mbushur me benevreke ngjyra ngjyra. Shpresoj qe ne zgjedhjet e ardheshme mos kemi me shfaqje te tilla te tifozllekut politik.

  16. myftari itali says:

    shume mire ja u beni shkerdhateve te pd, asnje flamur ,asnje foto mos u lini,BRAVO FIERI.

  17. Mallakastrioti says:

    [email protected]@@ja nje BRAVO mo Bato….

  18. arsen says:

    Ky eshte nje mesim i mire sesi duhet administruar pushteti lokal.
    Ne asnje vend te botes, nuk cenohen lirite e qytetareve duke veshur cdo cep te qytetit me ftyra lloj-llojshe.
    Jo vetem aq, por partite kane fonde dhe duhet te paguajne edhe per billbordet, vendin e caktuar dhe siperfaqen e zene.
    Ky le te jete shembull per gjithe Bashkite e vendit!
    Partive ju mjaftojne tribunat dhe mitingjet. U mjafton TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje