TemA TV/ Rama premton: Do jem vetë personalisht në krye të procesit të legalizimeve (VIDEO)

25 Maj 2013, 14:42Sociale TEMA
TemA TV/ Rama premton: Do jem vetë personalisht në krye të

Edi Rama: Ju keni ardhur nga veriu, keni zbrit këtu, njësoj siç zbritën nga Mirdita të parët e nënës sime, që është nga Vunoi. Katragjyshërit e mi kanë zbritur nga Mirdita, kanë shkuar poshtë në Himarë

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po zhvillon një seri takimesh të suksesshme në zonat informale, duke u premtuar legalizim të shpejtë.

Duke hyrë aty ku PD pretendon se ka bastionet e saj, Rama po forcon ndjeshëm pozitat e Partisë Socialiste, duke komunikuar direkt me qytetarët e këtyre zonave.

Në takimin e zhvilluar në Paskuqan, Rama ka premtuar se do jetë vetë personalisht në krye të procesit të legalizimit.

“Unë erdha për të bashkëbiseduar me ju. Besoj i keni ndjekur “Këndet tona të Fjalës”. Keni parë edhe ato të Saliut, po tek ato ka një ndryshim të madh pasi shkojnë punonjësit e administratës dhe bëjnë sikur janë peshkatarë, sikur janë fermerë, sikur janë me shtëpi të palegalizuara, ndërkohë që këtu në Këndet tona të Fjalës janë njerëz të lirë që kanë kurajën të marrin pjesë në aktivitetin e opozitës, të marrin fjalën dhe të flasin lirisht. Dje në darkë, unë pata një Kënd Fjale në ish- Kënetën e Durrësit dhe pata një debat shumë të bukur me një demokrat, me një demokrat të zhgënjyer nga PD, por që mendonte që askush, që asnjë forcë politike nuk ia zgjidhte dot hallet. Janë Kënde Fjale ku mblidhen të gjithë ata që duan të mblidhen. E, ku unë do të kisha ftuar të gjithë, edhe demokratët e zonës, jo drejtorët kuptohet se ata janë të zënë me fushatën e Saliut, që nga drejtorët e shkollave tek drejtorët e të gjitha ndërmarrjeve, por nuk janë ata demokratët e vërtetë. Ata janë, ata, të cilët përfitojnë thërrimet e tyre nga gostia e pushtetit,” tha Rama.

“Tani, kryeministër nuk jam unë, por ai që po ikën. Ai duhet në fakt të jepte përgjigje sot. Ai duhet të jepte përgjigje sot, i detyrohet një përgjigje gjithë atyre të ardhurve, sidomos atyre nga veriu, të cilët e kanë besuar verbërisht 20 vjet. Unë nuk e di se për çfarë arsyeje e besojnë dhe mbase më ndihmoni ju të arrij ta kuptoj se çfarë ka lidhje që është ai nga veriu, jeni ju nga veriu dhe i jepni votën atij meqë është nga veriu, për t’ju lënë ju më pas andej nga fryn veriu që të mos ngroheni dot më kurrë.

Çfarë kuptimi ka kjo? Ju keni ardhur nga veriu, keni zbrit këtu, njësoj siç zbritën nga Mirdita të parët e nënës sime, që është nga Vunoi. Katragjyshërit e mi kanë zbritur nga Mirdita, kanë shkuar poshtë në Himarë.

Kjo, miqtë e mi nuk ka lidhje, nuk mund të vazhdojë kështu. Vota qorre, vota me sy mbyllur, vota e tifozllëkut se jam unë me atë e po të shkojë ai në greminë edhe unë në greminë është primitivizëm,” theksoi Rama.

“Unë ju zotohem ju, siç ju zotova atyre në ish Kënetën e Durrësit, siç do t’i zotohem tani, do shkojmë me Pjerinin në Kamëz, dhe gjithë atyre që kanë shtëpi për të legalizuar se do të jem unë personalisht në krye të këtij procesi.

Pas 4 vjetësh këtu nuk do jetë Zvicër, por do ketë shtet”./ep

51 komente në “TemA TV/ Rama premton: Do jem vetë personalisht në krye të procesit të legalizimeve (VIDEO)”

  1. va says:

    Votoni vetem PS. Mbrojeni voten me trupin tuaj, neser do jete vone. Mafja po ju ze frymen po vdisni dalengadale

    1. dorjeta says:

      Saliu nuk ka menduar per te bere asnje investim ne 8 vite per faktin e thjeshte se e di shume mire qe ka pasur disa votues tifoze te verber, ka pasur vota te vjedhura qe i kane mbajtur ne pushtet, dhe kaq ka mjaftuar per te qe ai te punoje vetem per vete, familjen e vet, per pasurimin e vazhdueshem dhe per mos te care koken se sa nevoje ka Shqiperia.
      Por ne, me 23 qershor duhet t’i tregojme Saliut qe nuk jemi me tifoze te verber, qe vota nuk do shkoje me per pasurimin e saliut, por per investimin e te ardhmes se Shqiperise.

      1. besnik says:

        Ne qofte se doni qe te shikoni per deshtimin me te madh te kesaj qeverie mjafton qe te shkoni ne kete zone qe ne fakt nuk eshte as 10 min larg qendres se Tiranes. Ne kete zone nuk duket fare dora e qeverise ne asnje cep te saj. Ajo ne 8 vjet ka bere vetem 5 km rruge ne total dhe ato tani jane prishur dhe shkaterruar.

        1. Alan says:

          Bukur e tha njeri qe ishte ne takim ne paskuqan. Kur do ta bashkosh kete bote me ate boten tjeter. Dukej sesa te deshperuar ishin ata njerez nga kjo qeveri qe i ka harruar fare.

          1. Ajkuna says:

            Bravo Rama sepse ti po qe ben premtime qe i vlejne popullit, ndersa Saliut i kemi lene te merret me negociatat per te liberalizuar vizar me Ameriken.

      2. ardian says:

        o dorjeta po car investim do bente psikoza sali per 8 vjet,kur ky psiqik ka qene i votuar per plot 20 vjet ne kavaje dhe zboni asgjo,psikoza sali eshte armik i brendshem i kombit tone,nuk vijne te mirat nga nje filoserb…

      3. ALMA says:

        Me 23 qershor populli Shqiptar do te votoje te vetmen parti qe mund te sjelle ndryshimin ne kete vend, te vetmen parti qe sjell RILINDJE!

    2. gertjan says:

      Eshte mëse e vertete.Saliu kur erdhi ne pushtet ne 2005 u zotua se do legalizonte brenda mandatit te pare cdo shtepi ne Paskuqan mirpo jo vetem qe nuk e beri per 8 vjet por po e lë edhe me keq situaten.Procesi i legalizimeve eshte nje nga problemet me kyçe te banuesve te Paskuqanit ndaj shpresojme qe me ardhjen ne pushtet te z.Rama te marre fund ky dhe shume probleme te tjera.

    3. klaudia says:

      Te gjithe duam me te miren te gjithe e dam ndryshimin dhe kete nuk na e mundeson Saliu , nuk na e ka mundesuar ne keto 8vjet. Te gjithe perkrahim njeri tjetrin te gjithe jemi pro paterjotizmit por Berisha nuk ka bere asgje per kamzalinjte ashtu sikunder per gjithe popullin. Ne duhet te votojme per veten tone per rilindjen per Z.Rama sepse ai do te sjell ndryshimin per ne .

    4. Ana says:

      Me vjen jashte mase keq per keta njerez qe jane te detyruar te jetojne ne kete llum qeverises dhe prap se prap i kane besuar voten.shpresoj qe me ne fund te kene nxene mend dhe te votojne forcen e rilindjes,eshte shpresa jone e vetme

    5. Kaltra says:

      Votoni per veten, votoni per arsimim, votoni per ekonomi , votoni per kulture . Votoni per te risjell nje jete me te qete me me shume angazhime votojme te gjithe bashke te ardhmen me Z.Rama kryeminister.

    6. 22 vite demokraci, 22 vite te endur rrugeve shqiptaret, se i shiten pronat per te investuar ne firmat piramidale, ua vodhi saliu.

      Ndertuan shtepi me leket nga emigracioni, ua prishi saliu per te ndertuar rruge.

      Aplikuan per banesa sociale te ndertuara nga Rama, nuk ua dha basha e saliu.

      ESHTE KOHA QE SALIU TE IKE DHE TE VIJE NJE QEVERI E RE QE TE MENDOJE PER QYTETARET PER STREHIMIN DHE PRONAT E PASURITE E TYRE.

    7. Kleopatra says:

      Ndryshimi fillon me kamzen f,illon me gjithe veriun askush sduhet te joshet nga ato qe ai ka bere ne keto vite , ai ka 8vjet ne pushtet dhe ka pas ne dore te bente ekonomin shum me te reabilituar se ce ka bere . Pro ndryshimit , jepini nje mundesi njerezve qe nuk i keni provuar por e dime se cfare mundi te bente ne Tr z.Rama , ashtu si lulezoi Tiranen ai do te bej gjithe Shqiperin nga Tropoja ne veri deri Ne Sarand , e konispol ne jug.

    8. gozhda says:

      PS fiton bindshem ne Paskuqan.Pakenaqesia ndaj ketij pushteti te perbere nga pushta do shihet qarte diten e zgjedhjeve kur Saliu do marre humbjen me spektakolare nga Paskuqani e e gjithe Shqiperia.Nuk e qas me askush Sali Berishen.

    9. Anastasia says:

      E ardhmja fillon nga rilindja , ne 24 gjithcka do jete roze . Suksese z.Rama .

  2. Flogerti says:

    Bravooooooooooooo. Fitoreeeeeeeeeeeeee

    1. Nora says:

      Poooo, kjo eshte gafa e madhe qe eshte bere. Ndaj saliu ndjell ndasine e percarjes qe te beje nje baterdi e te mbjelli percarje duke perfituar vota. Boll me me ket, tani duhet te mendojme per te ardhmen e femijeve

    2. Falma says:

      Kjo zone eshte degjeneruar per 8 vite, eshte monopolizuar e rrenuar ne cdo cep te saj.
      Eshte koha qe edhe Kamza te provoje rilindjen, edhe Kamza te kete mundesi te ndryshoje per mire e jo te terrorizohet nga horrat qeveritare!

    3. buffon says:

      Vetem një i marrë do votonte per kete qeveri e cila po degradon dita -dites.U premtoi mjaft Saliu Paskuqanit mirpo nuk beri thuajse asgje.Ndaj edhe ne do ja kthejme reston me vote kunder diten e zgjedhjeve.Shpresa e vetme per te zgjidhur nyjen gordiane te legalizimeve ne Paskuqan eshte Partia Socialiste me ne krye z.Edi Rama.

  3. maksi says:

    Rama je me i miri bravo , me ty jemi te gjithe, Shqiperia do jete e para me ty ne qeverisje te lumte qe mere guximin te na japesh shprese ne ket kohe te frikshme qe po kalojm me tiranin e atit palacos

    1. ergi says:

      kjo zone meriton me shume respket dhe vemendje nga qeveria qe ka marre votat me vite radhe per ekte dhe u ka dhene vetem perbuzje e vetem premtime ne raste fushate asgje tjeter me shume

    2. Fieraku says:

      Saliu eshte kafshe komplet. Keto njerez qe me ndjenjen e te te pasurit nga anet e tyre saliun e kane votuar i ka lene si mos me keq. Te varfer, ne mjreim e injorance. Kjo eshte e padurueshme perfundimisht. Smundet me ky lloj sistemi

    3. ramohito says:

      Bravo Maksi, fitore, fitore, te bashkuar si na la amanetin Skenderbeu

    4. ramohito says:

      Bravo Maksi te gjithe bashke si na la porosine Skenderbeu. te mos e harrojme, te fitpjme njehere pastaj te fillojne brrylat e pushtetit

  4. Aleks says:

    Rama ishte sot ne ate komune te Tirane ku njerezit ishin totalisht te zhgenjyer dhe te kercenuar nga qeveria e Saliut. Te gjithe ata qe ishin aty kishin ardhur per nje shprese se problemet e tyre te pafundeme do te gjejne nje zgjidhje. Sot ishte nje takim shume i mire dhe ishte nje takim ku njerezit shprehen te gjitha shqetesimet dhe hallet e tyre te pafundeme.

    1. lini says:

      Yyyyyyy sa rob paska pas me eee aty qe mahet dhe si bastion i PD gjoja qeka myt ne rob, hec aty.

      1. isa says:

        kjo zone eshte populluar kaq shuem meriton em shume respekt meriton me shume vemendeje meriton me shume perkushtim meriton em pak genejshtra meriton me pak tallje me populli

    2. arber says:

      ko zone eshte embytur me rruge t epashtruara me kanale te parregulluara qe vendi qelb ere ore e sekond…kjo eshte kamza e apskuqani qe ju dha slai berisha ketyre nejrezve

  5. alban says:

    Rama sot arriti qe te ngjalle shpresen e humbur tek keta njerez qe Saliu i ka lene totalisht ne harrese sepse e quan kete zone si nje bastion i se djathes. PD vjen aty vetem kur kerkon votot, asnjehere nuk ka ardhur deputeti per te degjuar hallet dhe problemet e kesaj zone, qe eshte vetem 10 min larg zyres se Saliut. Turma e madhe e njerezeve sot ne Paskuqan tregon per nje deshire te ketyre njerezeve per te ndryshuar pushtetin. Rilindje ne paskuqan.

    1. elona says:

      ka shume shume te drjete rama sepse me te vertete te ardhurit genjehen prej 20 vitesh sepse ne kamez e paskuqan saliu nuk ka bere asnje investim qe nag 20 vite dhe kjo eshte e turpshme

  6. safeti says:

    Mos u genjeni nga Rama se legalizimet i ben vetem Berisha. Edi me fadroma do vij te hapi toka te reja per pallatet e Kocos. Ne fund te 2013 mbarojn gjith privatizimet e behen gjith qytetaret me tapi.

  7. bertin says:

    keta te ardhur qe jane kryesisht nag veriu e qe kane marre kryesisht me shume vota nga slaiu perbuzen cdo dite perbuzen per 20 vite ne ate fare menyre te pakuptueshme sa ska e ku esht ekuptimi i kesaj atehere qe ti japin prap voten saliut????

  8. Genci says:

    Ska lidhje nga jemi , te gjithe njesoj jemi , ska veri jug , cdo gje eshte e barabarte , ne rradhe te pare Jemi shqipetare dhe kemi luftuar te gjithe perkrah njeri tjt , sjemi te ndare si ne 2 shtet Veri Vs Jugu , ska jemi ne te gjithe dhe duhet te mobilizohemi te hedhim poshte ket gje qe e ka krijuar Saliu , Bravo Edi

  9. PARTIT POLITIOKE NUK JAN PERTI KRAHINORE PORE PARTI KOMBETARE.!

    Nje nder shqetsimet me te medha qe ka krijuar Berisha eshte edhe ceshtja kombetare dhe uniteti ne mese zonave shtresave dhe krahinave te venbdit.
    Berisha me startegjin e vet qe me daljen e tije ne skenen politike i ka meshuar shupe ceshtejes se percarjes kombetare.
    Keshtu Berisha dukshem ka mbajtur ane qe ne ndarjen e protofoleve. Jo pa qellim ishin 120 kuadro drejtue ne vende kyqe te shteti vetem nga qarku i kukesit qe mbulon edhe B.Currin.
    Keto jane deformime politike te cila per inerci ores reminishec shkojen ne te kunderte duk krijuar paknaqesi ne pjesen tjeter te vendit.
    Ketije skandali kaq te madhe i ka sherbyer edhe ngjarjet e viti 1997 ku Berisha me nje grup qorrq Tropojan tentoi te sulmoj Jugun e shqiperis me pretekstin e mbrojtjes se “demokracise” ku ne te vertet Berish e shkallmoi demokracin qe ne vitin 1996.
    Sulmi ndaj Jugut te shqiperis ngjante si dy binjake me sulmin e Xhafer Deves dhe me ate te Rexhep Mitrovices gjete luftes antifashiste nacional clirimtare, po ashtu edhe ne vitin 1998 kur grushtin e shtetit ai sulmoi me nje grup tropojanesh dhe me disa kosovar te drejtuar nga krimineli i cili quhej “minister” i mbrojtjes se Kosove pore ne te vertet ai ishte kriminel dhe dukesh u pa ne tankun shqiptar duke sulmuar institucionet e shtetit.
    Megjithate Jugu i shqiperis per vet natyret e tije si nje popull i zgjuar dhe me sen kombetar i neotralizoi keto tentative dhe beri falje duke ju rikthyer jetes vellazrore ne mes zonave te veriut dhe te Jugut pore kjo gjithmo te drejtuar nga Partia Socialiste e Shqiperise.
    Pas ardhejs ne mandatet te vitit 2005-2013 edhe gjate kesaj kohe Berisha tentoi perseri te prishe ekujlibtat.
    Nje nder to ishte edhe ceshteja e korrigjimit te historise. Ne ket korrigjim u kerkua qe te venitet themelues i shtetit shqiptar Ismail Bej Vlora(Ismail Qemali) pore dhe ketu Berisha u detyrua ti nenshtrohet uraganit Popull i cil shperthej ne kete festa qe nga Prasheve e deri ne Prevez duke ardhur ne kembe per te festuar 100 vjetorin e pavarsise.
    Berisha dukshem beri shume shkelje ta renda me Jugun e shqiperis.Keshtu me sjelljen e Janullatesit humbi autoqefalin e kishes ortodokse. Beri gabime te renda me censuesin si dhe me dhenjen e detit Greqise.
    Tani Berish i ka fryer gjithnje perqarjes dhe duke menduar se ne veri ka me shume popullate duke perfshire ketu edhe kosoven Berisha kerkon ta luaj kete karte me te cilen edhe perse keto krahina jen me te varfera, edhe perse jane me te prapambetur nga arsimi dhe nga menyra e jetese ai kekron qe ti mbaj penge per nje vote duke i bere robe te nje vote pavarsishte a do t`ja arrije qellimit.
    Ne zgjedhjet e Pushtetit Vendor neve e pam shum mire qe shqiperi u be e gjithe Roz duke perjashtua Qarkun e Shkodres dhe
    te Kukesit ndersa te tjeret voten ja dhen Partis Socialiste te shqiperise.
    Pra tentativa e Berishe ne zgjedhjet e pushteti vendo edhe ne veri u thye dukshem ku populli gjithnje e me shum po kupton se partit politike nuk jane parti krahinore pore parti kombetar ndaj dhe me te drtejt Rama u kerkon banorve ne Bathore e Kamez qe te mos behen pre e nje percarsi kombetar qe kerkon te privatizoi edhe pjese te caktuera te shqiperis duke i mbajtur penge dhe skllav nepermes votes se tyre.Duke pare klete realitet kemo bindjen qe edhe keto zona votet do ti jepen asaj Parti qe Rilinde shqiperin dhe jo atyre qe e mbajn shqiperin ase te gjall dhe ase te vdekur.

  10. Ermali says:

    RAMEN NUK E VOTOJNE ATO SE AI I KA QUAJTUR CECEN FSHATARE KTO NJEREZ

  11. FANE MIRDITE says:

    SEPSE ATY JAN LEKET KY DEBILI DO SHES GJITHE BREGDETIN JO KOTE HODHI KANDITATUREN NE VLOR PER TA KTHYER VLOREN SICILJEN E DYTE O BO BO ME QFAR NJERIU KAN TE BEJNE SHQIPTARET .

  12. Rama nuk i ka quajtur banoret e ardhur Cecen, pore politika e Sali Berishe i ka kthyer ata ne Cecen. Kuptoje mire Ramen dhe Partin Socialiste. Ne jo vetem Bathorja , Paskucani dhe Kamza pore te gjith jemi kthyer ne Cecen kure ne krye te shtetit eshte nje me i Keq se Cecan. Kur nuk ke pune ateher je nje Cecen i pa shprese. Ndaj Rama me te drejte ne keto zona te Tiranes u ndal dhe u kerkoj voten per te miren e tyre dhe jo per interesin e tije. Rama ka dhen shembull se si qeveriset.Bashkia e Tiranes nen drejtimin e Rames u kthye ne nje nder qytate e mira ku dhe Rama u zgjodhe kryebashkiaku me i miri ne Bote. Dhe juve sot keni goje te flisni.
    Ore duhet ti japim voten Partise Socialiste te shqiperis dhe Edi Rames qe te behet shqiperia se nuk munde te zvarritemi perjetsishte ne kete gjendje ase i gjalle dhe ase i vdekuir,
    Kuptoni o njerz dhe leni menjeane mellefet dhe urrejtejt qe nje i pa udhe si Sali Berisha e ka futur ne shpirtin e brishte te shqiptarit.
    Shqiperia duhet te behet dhe jo te zhbehet sice e zhberui Sali Berisja qe 20 v jete.

  13. Do filloi prap me 20%ky qe te laje borxhet e fushates dhe leket e Toni Bler..

  14. Jo o deshtak, Tomi Bler nuk eshte podesta. Ai ka tjeter pikpamje. Ai eshte njeriu me vizion te larte.Anglein ai e nxro nga humnera dhe e radhit nder shtete e para per nga ana ekonomike.
    Ne kemi nevoje per ndihme nga njerz te till te tipit Tomi Bler. Ai eshte mik i popullit shqiptare.Ai eshte personaliteti i pare botror qe ka deklaruar ti kthejme borxhin shqiperis, pra ishte fla per rikthimin e tokeve te shqiperis shqiptarve.
    Sa i perket 20% kjo nuk do te ekzistoi prandaj mos u merakos.

  15. paskuqonsi says:

    si mund te jesh vet personalisht ne paskuqon ti o barbon,kur je ne vlore…
    kishe frike dhe ike ne vlore,se ne tirane do te humbje se shume mashtrime ke bere kur ishe krye te bashkise…

  16. Andi says:

    Ti nuk ke ftyre ti lasesh njerezve qe jetojn ne ate zone sepse i ke quajtur cecen dhe tani je duke lujt rolin e djallit dhe asgje me shume.

  17. Markus says:

    Ti nuk ke se si ti japesh premtime njerezve te paskuqanit ku ti shume mire mund te kishe kjandiduar ne ate zone dhe ato shume mire do te te kishin besuar, por ti ike ne vlore more zoteri dhe ike sepse kushe frik nga tirana, kishe aq shume frik sa mund edhe te mos kandidoje fare.

  18. Steli says:

    Cdo njeri qe do votoj ne keto zgjedhje besoj se e ka mkenduar mire se per ke duhet te votoj, ose nese nese nuk e ka menduar atehere le ta mendoj, le te kthehet pak mbrapa se cfar ka ndodhur, dikur kur berisha kerkonte fonde per ndertim rruges rama nuk votonte ne parlament, po keshtu per ju te paskuqanit thoshte qe jeni cecen dhge keni zbritur nga mali tani doli qe dhe mamaja e tij qenka nga mali, kurse tani pa pik turpi shkon e i tregon peralla ne nje vend qe eshte bastoj i te djathtes dhe qe kan ardhur nga kan ardhur vetem fale Berishes.
    Nese e thash kete pjesen se duhet te mendojn e kisha te shohijn pak mbrapa se nuk eshte vetem pjesa qe rama i tha cecen por mos haronio edhe 21 janarin se sa shpejt e haroi kete gje mund te bej edhe me premtimet ai.

  19. Toni says:

    Gooo Rama nga tirana e ke mare pergjigjen ti shko futja ne vlore tani, mos premto ne tirane.

  20. Pozitivi says:

    Rama, humbesi me i madh i premtimeve dhe i kesaj politike!

  21. Endi says:

    Ik o Rama futja vetes me pistotele se sje per kryeminister ti por do ishte mire te beheshe lolo lagjeje.

  22. Negativi says:

    Po si mundet ju qe te beni legalizime kur nuk jeni s kandidat ne tirane si deputet?

  23. Neutrali says:

    Une cuditem pse ai i premton tani kur kishte plot 11vite ne bashki qe te bente legalizime kur tn po i ben kryetari i bashkise aktualisht!

  24. Goni says:

    po kush do te besoj ty mer idiot,kur ti vet nuk bere asnjo legalizim kur ishe kryetar bashkie dhe do te besojn tani ty..

  25. The Great says:

    Paskuqani gjithmone ka qene blu dhe do ti tregoje vendin rames me 23 Qershor! ?

  26. Besart says:

    Besoj se ke pas shancin me te mire per te bere legalizimet ne kohen qe ke qene kryetar bashkie dhe cfar bere??? nuk legalizove asgjo vecse sa here kishte fushat a lshjoje noj tallje te modhe fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje