TemA TV/ Rama: Kur njerëzit duan bukë dhe punë, nuk u thuhet NATO (VIDEO)

28 Maj 2013, 15:17Sociale TEMA

Kryesocialisti Edi Rama ka marrë pjesë gjatë ditës së sotme në Forumin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, “Perspektiva ekonomike 2013 – 2017”.

Rama, duke iu referuar krizës botërore, tha se ajo ka prekur edhe vendin tonë, për shkak të vendeve fqinje.

“Kriza e vendeve fqinjë ka ndikuar mbi Shqipërinë, qoftë nga ardhja e emigrantëve të cilët janë kthyer dhe nuk kanë gjetur kushtet e përshtatshme për punësim, ose në formën e rënies së të ardhurave në vendet nga ata vijnë. Ky është një transformim që po pëson bota dhe ku ne duhet të integrohemi.

Është një sfidë e madhe të riorganizosh mjedisin për të rimëkëmbur sipërmarrjen. Çdo krizë është një mundësi, një shans dhe një rrugëdalje e re dhe ne duhet ta shohim si të tillë dhe besoj se do t’ia dalim. Do të jemi të detyruar të shohim përtej modelit ekonomik të ndjekur deri më sot. Ky model nuk prodhon energji të reja dhe as stabilitet ekonomik dhe financiar”, u shpreh Rama.

Lideri i opozitës Edi Rama, për herë të parë dha detaje të sipërmarrjes së opozitës për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave.

Kjo do të behet përmes një operacioni publik për kthimin dhe kompensimin e pronave, për të cilën ai shtoi se është kontaktuar edhe një agjenci e huaj e specializuar.

“Te kjo do të bazohemi edhe në shtënien në dorë të dokumenteve origjinale të pronësisë simotra të dokumenteve të falsifikuara, që mbetën në Shqipëri pas ardhjes së komunistëve në pushtet dhe do t’i marrim nga një vend mik. Do të bëjmë rishikimin e të gjitha koncesioneve dhe e të gjitha privatizimeve që janë të dyshuara si në dëm të publikut. Jemi duke punuar aktualisht me një agjenci shumë të specializuar ndërkombëtare dhe kemi marrë miratimin në parim për të bashkëpunuar. Këto do të na japin mundësi shumë të mëdha për të zgjidhur problemin e pronës dhe për të gjeneruar dhe të ardhura në funksion të kompensimeve të nevojshme, aty ku prona fizikisht është e pakthyeshme”, tha Rama.

Ai është shprehur për modelin ekonomik që duhet ndjekur në vend, pasi sipas Ramës, modeli i ndjekur deri më tani nga qeveria, është i shteruar. Sipas tij, njerëzit në Shqipëri sot duan punë dhe bukë, ndërsa Berisha u përmend anëtarësimin në NATO.

“Ne jemi të detyruar të shohim përtej modelit të ndjekur deri më sot. Ky model ka shteruar. Nuk prodhon dot me as energji të reja, por as stabilitet ekonomik dhe financiar. Ne besojmë që një hapësirë e pashfrytëzuar është hapësira rurale e vendit. Një plan i mirëkonceptuar për një zhvillim modern rural, do të na jepte mundësinë që të ndërtonim një nga shtyllat e ekonomisë. Një ekonomi prodhuese është një tjetër shtyllë që ne duam të ndërtojmë për të mbështetur maksimalisht shtimin e investimeve dhe për ta shoqëruar këtë me kualifikimin e krahut të punës. Së treti, sigurisht që Shqipëria mund të bëjë shumë edhe në drejtim te shërbimeve. Turizmi mbetet një nga shërbimet kryesore, por një turizëm i konceptuar krejt ndryshe nga sa është konceptuar deri më sot”, tha Rama.

Sipas tij, socialistët do të marrin një sërë masash për ristrukturimin e ekonomisë shqiptare.

“Njëra pikë është si do të strukturojmë rrugëdaljen nga kriza e ekonomisë familjare shqiptare. Dhe pika tjetër është si të gjejmë rrugëdaljen nga kriza e ekonomisë kombëtare. Ne besojmë që ka një problematikë shumë më komplekse se sa ajo e sistemit fiskal, për të hapur rrugën e zhvillimit. Eshtë një problematikë që lidhet me shtetin, me mosfunksionimin e administratës, mosfunksionimin e sistemit gjyqësor, moszgjidhjen e çështjes së pronës, me moskualifikimin e krahut të punës dhe me mungesën, ndoshta kjo është e para për nga rëndësia, mungesën e lirisë së konkurrencës dhe ekzistencën e një nyjeje shumë shtrënguese për ekonominë që lidhet me klientelën e pushtetit. Mungesa e marrëdhënieve normale kontraktuale mes shtetit dhe sipërmarrjes, borxhet e mëdha të akumuluara për shkak të mungesës së seriozitetit nga shteti, përbëjnë një kompleksitetit që duhet adresuar me shumë forcë që në fillim, për të krijuar një marrëdhënie të re mes shtetit dhe sipërmarrjes”, tha Rama./b.l

67 komente në “TemA TV/ Rama: Kur njerëzit duan bukë dhe punë, nuk u thuhet NATO (VIDEO)”

  1. aqifi says:

    Ky palloshi perfundimisht qenka hajvan! Vazhdon t’i jape argumente shpellarit qe kaq do dhe tjerr e tjerr…

    Per me teper ja fut edhe kot, sepse NATO eshte si puna e patates – edhe buke, edhe gjelle…

    1. Yana says:

      Me sinqerisht s’kisha degju noi politika te fliste deri tani per situaten ne vend. Kriz ka, qeveria nuk po ndjek politikat e duhura prandaj duhet nje ndryshim.

      1. Mirgen says:

        Allahu na rujt. po mire mo mohimi eshte rruga me e sigurt per te eleminuar veprat e bera. por ajo hyrja ne nato, qe i duket nje gje e thjeshte dhe pa buke socialistave perfshinbrenda firmes se paktit ushtarak edhe nje forme garancie per investimin e huaj ekonomik. permes natos ne u vume si shtet ne nivel te barabarte zhvillimi ushtarak dhe sigurie me vendet me te zhvilluara europiane dhe Usa. kjo drejtperdrejt nuk jep kulac buke por indeirekt sjell miliarda euro investime.

        1. fatmir says:

          Politika e berishes eshte vetem mashtrimi. Mashtron per cdo gje te mundshme ne kete bote. Tamam e mbulon me fjalen rruge. rruge kudo. As rruge ska bere

          1. tirana e re says:

            O Fatmir!Jo vetem ska bere rruge por une dyshoj se a eshte Shqiperia ne Nato?Na ka genjyer edhe per Naton!

            1. 100 vjet shtet says:

              Ke te drejte o “tirana e re” kur pyet se a eshte Shqiperia ne NATO.
              Po te ishte verte Shqiperia ne NATO, nuk do ti shkarkonte nga detyra dhe ti lironte nga Forcat e Armatosura Gjeneralet, te cilet kane kontribuar per antarsimin ne kete organizate dhe befas nje dite, keto Gjenerale e shohin veten te zhveshur nga spaletat e gjeneralit, pa asnje motivacion apo mbeshtetje ne ndonje ligj te shtetit shqiptar.
              Eshte turp per kete shtet, qw liron gjeneralet pa asnje motivacion…..
              Kush do te gradohet gjeneral ne vend te tre gjeneraleve te sapoliruar?????
              Le ta shohim…….

      2. Gerta says:

        Qeveria keto 8 vite ska bere gje tjeter vetem se ka mbushur xhepat personal.
        Gjithe arritjet keto vite, si NATO, liberalizimi i vizave, sjane merite e Saliut, por ndihma qe na dha Europa.
        Te ishte per Saliun sdo kishim plotesuar dot asnje standart!
        Mashtrime mashtrime mashtrime, vetem kaq di Sala me langon e tij!

    2. Visi says:

      Po pra, cdo pergjigje per gjithe problemet e popullit Sala permend ose rruget e tij imagjinare, ose Naton, ose liberalizimin e vizave.
      Asnje nga keto dy te fundit nuk eshte merita e tij!

    3. Hertion says:

      Duket qarte qe ka nje program ekonomik,ka nje plan konkret, ndryshe nga Berisha qe premton ato qe as ai vet s’di e s’mban mend.

    4. Elmaz says:

      Futja ne Nato ishte nje arritje e gjithe shqipetareve dhe eshte nje gje e rendesishme. Por akoma nuk i kemi pare benefitit e ketij antaresimi. Nuk kemi para akoma asnje perfitim nga kjo gje. nderkohe qe Berisha ne e sevir si nje arritje historike qe do ndryshoje historine e vendit. Kemi 5 vjet qe jemi antaresuar dhe skemi pare asnje perfitim.

    5. Nardi says:

      Kjo qeveri ka 8 vite qe tallet me kete popull duke i hedhur pluhur syve per te mos i pare gjerat ashtu sic jane po ashtu sic ata duan ti shikojne per te mbajtur pushtetin me dhune e injorances dhe te mosinformimit. Nuk do kete qytetare qe do te votoje me per Saliun ne 23 qeshor.

    6. coku says:

      se ke edhe emer te nderuar o aqif! rama eshte lideri i ardhshem qe mendon per njerezit, por ti nuk do ta kuptosh.
      LIDER! Me pelqeu shume edhe pergjigja qe i ka dhene sali zombit. edhe mua me erdhi i tille mesazh. u bera gati ta shaja pastaj e fshiva. mu dhimbsen shkronjat qe do ti coja..

    7. geri says:

      ore pallosh… njerzit marrin buke tek dyqani i lagjes duke shenu emrin ne list. ti me thu nato… uroj te jesh ne gjendjen e tyre nje dite dhe ate dite te hash te natos!

      1. Deni says:

        Saliu vetem kete gje di te beje. Ai vetem Nato di te premtoje. Nje njeri i deshtuar. Premton Nato akoma kur njerezit nuk gjejne dot pune. Rilindje gjithandej.

    8. Griselda says:

      Sala na lodhi, po te njejtat gjera thote, po te njejtat zgjidhje utopike per problemet reale!
      Eshte e tmerrshme te mendosh qe ne 2013 jetojme ende ne kushte te tilla!

    9. fl says:

      Si shpegohet qe katnaret dhe rrjepacaket jane ata qe cirren me teper per Nato. Turqia eshte ne Nato per dekadash o pallosha por zhvillimin ja garanton puna e qeveris se sotshme jo pallavrat

    10. Dyrrahu says:

      Sali Berisha mendon ngjajshëm sikur ju zoti Aqifi, se NATO është edhe bukë edhe gjellë, prandaj të uriturve ua përmend NATON që të ushqehen me të.

    11. Edlira says:

      Te pakten ty nuk te takon te lush rolin e budallait ne nje ceshtje te tille kur e di shume mire se cfare perfitimesh mund te kemi neve si vend nga shtetet fqinje anetare ne BE nqs edhe neve do te ishim kandidat per ta marre statusin. sa fonde zhvillimi do te naishin dhene dhe sa taksa doganore do te ishin hequr. po si gjithmone interesat e tua nuk shkojne me larg vetes tende.

    12. mbreti says:

      te gjithe per rilindje kete 23 qershor.le te plasi berisha nga inati.ne duam ramen dhe vetem ramen ne pushtet e vetem me te do te ecim perpara e do te bejme me te miren per kombin shqiptar.jemi me ty zoti rama e me skuadren e rilindjes.ti je e ardhmja jone e vetmi qe mund ta nxjerri vendin nga mjerimi.

    13. bara says:

      ah more berisha ci bere popullit.i ke lene me halle,jetojne me frike,i theve ndjenjat e zemrat pjeses me te madhe te popullit,i ke lene ata pa buke pa uje pa drita.cfare te duam me ata nga ty ? ti e ke bere vete veten qe mos te te votojne kete 23 qershor sado qe çirresh ashtu si i marre e kerkon votat e popullit.njerezit nuk i ke me mbas vetes sepse nuk kane me asgje as ti nuk i ke dhene me asgje.duam me te miren per vete e ajo qe na ofon ti nuk eshte me e mira per ne.

    14. drita says:

      me 23 qershor e ne ditet ne vazhdim do te jemi vetem per rilindje dhe vetem me zotin Rama.do jemi aty kur te kesh nevoje per ne e ti do jesh me ne kur te kemi nevoje per ty.ti do ta ndricosh kete vend te zymte.ti do ti japesh hijen e nje shteti europian, ti do jesh novatori me i madh i te gjitha koherave,ti do te na besh te jetojme te lumtur, ju keni pamjen e nje njeriu qe duhet ne krye te ketij vendi te trishtuar. ju me mendjen e ndritur,me ftytren e qeshur e me pervojen tuaj do te na beni ta duam akoma me shume vendin tone.te gjithe te mbeshtesim Edi e jemi me ty deri ne fund te rrugetimit tuaj.

    15. agi says:

      keta tipat qe komentojne kunder Rames doi ishte me mire te lexonin i here me vemendje artikullin se pse nuk eshte duke thene pse u antaresuam ne nato po ne momentin dhe situaten qe ndodhen shqipetaret nuk eshte e vendit te flitet per BE-ra dhe Nato ..ne kohen qe jemi te zhytur ne kaos

    16. emi says:

      nje Bravo e madhe per zotin Rama dhe menyren se si ka nisur ti beje gjerat .. e si do tu japi jete pas 23 qershorit ,ka ardhur koha qe te heqim dore nga keq qeverisja e berishes dhe te presim dicka te re nje ristrukturim ne te gjithe sektoret…

    17. Ana says:

      duke anashkaluar cdo gje .. dhe antarsimi ne Nato ka ngelur vetem ne leter dhe si nje argument qe e perdor vend e pa vend .. dhe vec kesaj shqiperia eshte futur ne nje krize disa vjecare dhe sipas berishes rradhitemi nder vendet me te zhvilluara ..ku askush nuk po e shef kete zhvillim

    18. Eri says:

      po per cfare na duhet be dhe nato z . berisha kur nuk po kemi pune.. ku diplomat tona jane te varura neper mure .. ku flisni per liri te fjales dhe sapo degjoni perkrahes te rames perdorni menyra nga me te ndryshmet per tu mbyllur gojen.. ku mesuesit i pushoni nga puna etj ,,,,,

    19. Eliana says:

      Me duket si kometuesi para paska ngaterruar rolet,ketu shpellari i vetem i dashur eshte Sali berisha.i rritur nee nje vend ku dhe dhia zbret me frena dore,po kjo seshte e keqja me e madhe.e keqja me e madhe eshte se ai ka ngelur perjetesisht atje me mendje dhe ka ngelur i vetem.ndaj con msg shprese por shpresa e vetme per te eshte te zhduket nga jeta e ketij vendi dhe te struket perseri ne shpellen e tij

  2. lini says:

    Bravo Rama ne skemi buk kto thojn SHBA e nato.

    1. Cimi says:

      Asnj se di se ca e mir i vje me qen ne NATO, pyt ke te dush, per tmos fol per BE pastaj qe jo e jo. Ky eshte realiteti dhe duhet me fol drejt, jemi ne kriz mor vlla, ske ca i bo, duhet me ndryshu qeveri dhe menyren e tbomit politik. Kaq e thjesht osht.

      1. lini says:

        Nuk e di ca perfitoj po di qe nga taksat qe po paguaja me shtohen dhe disa te tjera tashme si vend anetar i natos dhe sa per perfitimet nuk dua ti di fare por tashme duhet ti ndjej me sakt duhet ti kisha ndjere me koh se u be ca koh qe jemi ne nato, apo siguria per ndonje luft, po kush do beje kluft me ne me amon.

      2. Egla says:

        Saliu si nje doktor qe eshte akoma nuk i ka kuptuar se cilat jane nevojat me jetike te njerezve dhe duke qene se nuk cafre te permendi asnje arritje ekonomike perdor antarsimin ne NATO duke harruar qe ai eshte nje proces i cili ka filluar qe nga drejtimi i vendit nga partia socialiste.

    2. Joana says:

      Edi Rama ka paraqitur sot ide te qarte se ku duhet te vihet theksi, ne cilin sektor te ekonomis, dhe pse PD_ja ka deshtuar duke e cuar vendin ne kriz ekonomike.

    3. Gerion says:

      Berisha ka msuar nje fjale NATO, qe asnje njeri i thjesht ta maresh nga rruga nuk e di se ca i sjell NATO. Kohet e fundit thot dhe BE, po e ka ul ritmin se i dalin perfaqesues edhe ia nxjerrin te palarat e mashtrimeve.

    4. Elisa says:

      Rilindja si logo esht e sakte, pas saj qendron nje ide e mireformuar ekonomike dhe nja plan per te ndrequr gabimet e tete viteve te Saliut. Me PS ne qeveri do ta kuptojm te gjithe se ne cfare nivelesh ka ren buxheti dhe sa i madh esht demi.

    5. arber says:

      sali berisha po esht ebere i cmendur sali berisha eshte bere injorant dhe u permendt robve gjera te tilla nderkohe qe mjerimi skamje dhe keto gjera dhe vendi nuk i duron em ekto gjera

    6. Berti says:

      Ka shume rendesi qe ky vend te kete nje kryeminister te denjte si ju qe te dije ta drejtoje cdo sektor te vendit ne menyre efikase ashtu sic keni drejtuar bashkine e Tiranes per 11 vite.

    7. Xhensi says:

      Ka shume rendesi qe Shqiperia te kete nje kryeminister i cili i kupton mire problemet e vendit por dhe te dije ti zgjidhe ato ndaj me 23 qershor te gjithe do te votojme per Edi Ramen dhe Rilindjen e vendit.

  3. Erisa says:

    Ka nje ndryshim te madh mes asaj qe thote Berisha se ka arritu dhe realitetit Shqiptar. Kur Berisha flet per rritje ekonomike, njerezit dalin dhe ankohen se nivelet e papunsise jane te larta dhe nuk i del fundi i muajit.

    1. bertin says:

      keta njerez ne 23 qerhsor duhet t evotojne edi ramen dhe programin e rilidnjes dhe ti thone stop ksaj tallje t esali ebrishes stop ksaj marresie qe ai vazhdon ta beje cdo dite me shqipataret

  4. besnik says:

    Bravo Rama. Ky po qe flet per realitetin dhe jo per gjera qe nuk kane rendesi per populli. Nato i nuk na ka sjelle asnje perfitim perkundrazi jemi te detyruar te bejme pagesa per kete union.

    1. Tefta says:

      Shqetesimi i Rames eshte shume i drejte sepse puna dhe siguria e ushqimeve baze eshte mbi te gjitha arritjet e tjera qe mund te beje nje qeveri te cilat nese nuk jane plotesuar keto te parat eshte e kote qe te presim per gjera te tjera dhe aq me teper te tregojne si arritje te qeverise antaresimin ne Nato.

  5. maksi says:

    Dhe i thote RRUGE RRUGE RRUGE dhe 3 LIGJEEEEEE,, keto di ai budallai sdi gje tjeter , se kujto se jemi rrobota dhe nuk hajm buk , ne po vdesim per buk neper shpija atit as nuk i intereso

  6. Fifi says:

    Rilindja po afron! 23 qershori eshte fundi i tiranit te regjur!

  7. Fjolla says:

    Njerzit qe duan pun dhe buk demoralizohen kur shohin liderin e opozites me corape ngjyr roz.

  8. Sneki says:

    Rama kur flet ai bazohet ne gjendjen reale ne te cilen ndodhet populli dhe jep zgjidhjen per keto probleme. Shqiperia ka nevoje per nje njeri te tille qe e pranon realitetin ashtu sic eshte por qe kerkon zgjidhje per problemet qe ka ky realitet.

  9. Renato says:

    mendoj se problemi numer nje eshte ekonomia dhe nje qeveri e majte, kryetari i te cilit eshte mjaftueshem i guximshem per ta evidentuar si problem, do te na conte drejt nje zgjidhje te krizes dhe situates aktuale.

  10. Tesi says:

    Mosfunksionimi i administrates eshte nje plage per Shqiperine. Kemi luftuar kaq shume per te pasur demokraci dhe nuk mund te kemi Berishen ne krye qe as nuk ia ndjen fare se cfare thot ligji.

  11. Dali says:

    Zoti Rama jeni njeriu qe na duheni me shume ne keto momente sepse vendi eshte ne nje kaos te vertete dhe me shume se kurre sot ju kerkon juve ne pushtet.PO tregoni shume qarte, duke filluar qe nga programi e deri tek autobuzi qe ju rrit akoma me shume vlerat sepse ju cileson nje njeri social dhe si gjithe te tjret,pra po tregoni se doni me te vertete ndryshimin e shqiperise,te ecim perpara per vete ne rradhe te pare e per femijet qe do te zene vendin tone kur ne te mos jemi.Duan qe ata te rriten ne nej vend ku te kete pune arsim te mund te jetojme te qete duke shprehur mendimin tone e duke mos pasur frike te dalim e te ecim ne rruge.Duam te jemi dhe ne si te gjithe vendet e tjera dhe kete integritet mund ta arrijme vetem me ju ne krye sepse jeni nje njeri me vlera me virtyte punetor dhe me te vertete per tu admiruar.Populli do tju mbeshtesi kini besim ne te.Pune te mbare zoti Rama.

  12. drini says:

    Saliut si intereso gje per ne , ai thjeshte do te pranoj ligje dhe gjera qe fondet ti mari ti investoj per familien e vet , ne sna interesojn NATO as 3 ligjet qe ai thote , ne duam buk dhe pune se u cmendem spo dim ca po bejm , jemi bere te ikim nga ky vend qe te paret tan kan luftuar

  13. Genci says:

    Esht e vertet, papunesi esht ne skaje dhe Berisha del e flet per rritje punesimi dhe shtrim rrugesh. Jam e sigurt qe asnje qytetar i thjesht nuk e kupton dot se cfare perfiton ai dhe familja e tij me hyrjen ne NATO

  14. Alan says:

    Po kur nuk ke se cafre tu premtosh sepse nuk di se cfare zgjidhje tu japesh, do fillosh dhe te riciklosh deklarata e para 4 viteve. Nje deshtim per kete qeveri qe duhet te largohet sa me pare.

  15. coku says:

    LIDER! Me pelqeu shume edhe pergjigja qe i ke dhene sali zombit. edhe mua me erdhi i tille mesazh. u bera gati ta shaja pastaj e fshiva. mu dhimbsen shkronjat qe do ti coja..

  16. redi says:

    prepektiva ekonomike = Koco Kokedhima + 20 perqindeshat e Rames.

    1. Zerina says:

      njerezit qe votojne berishen ne 23 qershori lerini te hane gure e zhavorr mbasi te marresh pushtetin sepse vete duan te jetojne si qeni.njerez pa iniciative te mbyllur intelektualisht qe jetojne nen shpatullat e mamit dhe babin dhe qe jane mesuar te lepihen gjithe jeten se mbase kapin dicka nga ajri.duhet nje dore e forte qe te mund te ecim perpara dhe i vetmi njeri qe mund ta beje kete jeni ju zoti rama kshuqe vazhdoni te punoni per ne sepse do te te shperbleheni me 23 qershor.

    2. fidel says:

      Si te mbrojme pjeserisht voten.
      Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
      1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
      Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
      2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

  17. drinni says:

    Fjolles

    A ka rendesi tek ti stili i veshjes apo te kesh buke te mjaftueshme per familjen, qytetaret..???

  18. kida says:

    Qente le te lehin karvani shkon perpara ka thene populli njehere e nje kohe.bej cduhet bere zoti rama.tregohuni moskokcares ndaj gjithe atyre qe nuk duan tju degjojne e duan te rrine te zhytyr ketu ku jemi.punen tuaj e keni treguar vite me pare kur ishit kryetar bashki dhe ishit njeriu i vetem i cili e nxorri tiranen ne drite.njerezit qe duan tamam rilindjen e vetes se tyre per te miren e tyre dhe te vendit jane me ju.

  19. Elma says:

    Shume e vertete situata ekonomike ne Shqiperi eshte vertete per te ardhur keq, ne cdo qytet madje dhe ne Tirane qe eshte dhe kryeqyteti i ketij vendi njerezit blejne akoma me lista. politika e Saliut eshte shume hipokrite sepse asnjehere nuk tregon ate qe eshte por gjithcka mundohet ta perdore sipas menyres se tyre. Ky eshte Saliu PerPara

  20. flutura says:

    berisha ska goje edhe fytyre ti dali popullit perpara.eshte thjesht nje i paftyre me shume.ka ardhur koha ti them boll nje shrytezuesi dhe mashtruesi te kalibrit te pare.ka ardhur koha ti themi boll me llafeve.eshte turp njehere kush e degjom akoma nje kryeminister qe nuk di te lidhi 2 llafe.ka 8 vjet qe thote te njejtat gjera dhe e le popullin me gisht ne goje.

  21. Zeni says:

    Futja e Shqiperise ne NATO eshte nje teme e ezauruar qysh ne zgjedhjet e kaluara parlamentare.Ne ate kohe sulltan Saliu dhe kelyshi i tij Fatmir Mediu u lodhen se thirruri se kane futur Shqiperine ne NATO.Por kjo ishte nje flluske sapuni dhe e destinuar per te mashtruar votuesit e thjeshte,sepse Shqiperine ne NATO nuk e futen as Berisha ,as Mediu ,kete duhet ta dine te gjithe.Ishin interesat strategjike te NATO-s dhe kryesisht te SHBA-se ato qe e futen Shqiperine ne NATO,sepse po te futej SHqiperia ne NATO amerikanet do t’i afroheshin me shume territorit rus me bazat e tyre. Prandaj mos na cajne koken me budallaqe te tilla,sepse asnjeri nuk i beson genjeshtrat e tyre.Ato jane destinuar vetem per injorantet.

  22. Eri says:

    ata vetem mund ta ken penguar shqiperin per tu futur ne nato jo ta ken ndihmuar,perderi sa plasi gerdeci ca emri ti vesh,po NAT e ka dash Shqiperin prandaj e futi.

  23. tea says:

    Me 23 Qershore do ta Rilindim ekonomin shqiptare, ne menyre qe njerezit te mos vuajne per buken e gojes si ne vitet 30….Rilindje

  24. korina says:

    Ekonomia shqiptare ka arritur ne minimumin jetek, njerezit sot ne vitin 2013 ende vuajn per buken e gojes, eshte e papranueshme….Rilindje

  25. arbenita says:

    Kjo gjendje e renduar ekonomike ka ardhur si pasoje e keqeverisjes se Berishes, sepse parat e shqiptareve keta hajdute i kane vjedhur, e populli sot eshte ne nje gjendje te mjerueshme ekonomike.

  26. ARSI says:

    Shqiptaret ende vuajne ne nje lufte egzistenciale, lufte per mbijetese sepse ndihma ekonomike qe ofron shteti per njerezit ne nevoje eshte nje lemosh e turpshme.

  27. korina says:

    Kriza ekonomike ka gjunjezuar vendin, papunesia ka arritur shifra alarmante, eshte koha qe te gjithe te mbeshtesim pa hezitim Skuadren e Rilindjes.

  28. Genta says:

    FUTJA NE NATO ISHTE FITORJA ME E MADHE E SHQIPERISE, SEPSE NE TE KUNDERT PERSERITET 1997 E VRITEN NJEREZ.

    FUTJA NE NATO ESHTE E RENDESISHME SIDOMOS KUR KE TE BESH ME NJE KOKEFYELL E TRUPESHK SI LAKURIQI IMORAL QE JO VETEM S’MERR ERE SI KOKEBOSH QE ESHTE, POR ESHTE EDHE MASKARA I TE 99-VE.

    KUSH THOTE MOS FLISNI PER NATON ESHTE THJESHT NJE INJORANT QE NDOSHTA PUNEN QE DI TE BEJE ME MIRE ESHTE IMORALITETI, LAKURIQESIA DHE NDYRESITE E TJERA QE VIJNE NGA KATEGORI TE TILLA LLUMI.

    NE KOHEN E BERISHES NE PUSHTET DHE NE KOHEN E RAMES NE BASHKI SHQIPERIA ISHTE VENDI ME AQ SHUME PROBLEME PER KORRUPSION DHE VJEDHJE.

    DALLKAUKET HAJDUTE E IMORALE KANE BERE MARREVESHJE PER TE LESHUAR PUSHTETIN NJERI TJETRIT DHE FUSHATAT I BEJNE QE TE MBAJNE PERQINDJE TE LARTA ELEKTORATI ME GENJESHTRA QE PAS 4 VITEVE TE KONSIEROHEN NGA PALA TJETER PER RROTACION PUSHTETI DHE TE MOS LENE PARTITE E VOGLA TE RRITEN NDERKOHE. PRA LLUMI I LLUMIT TE SHOQERISE SHQIPTARE BEN PAZARE TE NDYRA. KETA JANE ATA QE VIJNE NGA KATEGORIA E LLUMIT TE SHOQERSISE QE MBLODHI ENVER HOXHA DHE RAMIZ ALIA NE TIRANE, ATA QE BENIN KRIME, SPIUNONIN NJERI TJETRIN DHE FAMILJARET E TYRE DHE HIQESHIN ZVARRE PER TE LEPIRE KOSKAT QE IU HIDHTE ENVERI. KETA NGA LLUMI KANE ARDHUR DHE NE LLUM DO TE KTHEHEN, NE BURG.

  29. nosi says:

    Edhe pse Rama do fitoje me 23 qershor (uroj pa LSI hajdute) mos shpresoni te hame ndonje kafshate me teper. Mos genjeni veten me Rilindje e p…. kali. Nuk vijne buka e te mirat thjesht sepse do fitoje Rama. Po le t’i leme kohe te beje ndonje gje te vogel, pa sa per 300 mije vende pune, mjeksi falas, drejtesi, lufte korrupsionit (se te parin duhet te fuse ne burg Meten), zhvillim ekonomik, harrojini. Thjesht do kemi nderrim qeverie. Hajdute te tjere po presin te behet Rama kryeminister e te zevendesojne te tjeret. Po presin tenderat, provatizimet, doganat, policine, mbledhjen e taksave. E cfare do u beje Rama atyre? thjesht do doerzohet, se nuk e mbeshtesin kot ushtria e biznesmeneve qe ka ne lista. E per me teper po u fut LSI ne qeveri, aha as bari nuk do mbije me. “Kllocka duhet t’i ruaje zogjt sa pa rene ne kthetrat e skifterit, se po rane, aha as puplat nuk u mbeten”. Po Rama e futi ne gji faren e keqe LSI, e prandaj ata i kane gati kthetrat. Prandaj te mos ushqejme shpresa te medha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje