TemA TV/ Moore takon Selamin para Berishës: KQZ është problemi ynë, duhet ta zgjidhim në bazë të ligjit tonë (VIDEO)

28 Maj 2013, 14:50Sociale TEMA

Zyrtari i lartë i DASH-it, Jonathan Moore, që ka ardhur në Tiranë për zgjidhjen e çështjes së KQZ-së, çuditërisht, pas takimit me kreun e opozitës, Edi Rama, është takuar me Eduard Selamin dhe jo kryeministrin Berisha.

Pas takimit me Moore, Selami është shprehur në të njëtën linjë me deklaratat e kryeministrit Berisha, duke thënë se KQZ është një problem shqiptar dhe duhet të zgjidhet në bazë të ligjeve të vendit.

“KQZ-ja është një problem që na takon ne shqiptarëve që ta marrim përsipër, mbi bazën e ligjit tonë. PD është e interesuar për funksionimin e KQZ-së me 7 anëtarë”, ka thënë Selami pas takimit me Moore.

Vetëm pas takimit me Selamin, Moore më pas është takuar edhe me kryeministrin Berisha, ndërkohë që mbetet e pasqaruar se përse ai fillimisht është takuar me Selamin, që për momentin është thjesht një kandidat i PD-së për deputet./b.l

35 komente në “TemA TV/ Moore takon Selamin para Berishës: KQZ është problemi ynë, duhet ta zgjidhim në bazë të ligjit tonë (VIDEO)”

  1. besnik says:

    Saliun kane filluar qe te mos e perfillin me as nderkombetaret, Kjo eshte nje shenje qe Saliu do te largohet me 23 qershor.

    1. Erioni says:

      C’ti takosh Saliut ? Eshte thjesht nje kryeminister ne ikje dhe asgje me shume.

    2. Berti says:

      Edhe Amerika e ka kuptuar qe me Berishen nuk diskutohet dol llogjikshem, ndaj i ka vene vizen dhe e takon ne fund, pasi i ka mare te gjithe informatat dhe i jep ultimatumin e SHBA-ve.

    3. Elvana says:

      Moore po i takon te gjithe, ane e mbane pervec Berishes, me qellim qe te shoh se si qendron vertet situata dhe besoj se esht shume domethenes takimi me Zotin Rama, si kryeminister te sigurt te vendit andaj i meret mendimi te parit.

    4. Borana says:

      Saliun se duan Shqiptaret le me nderkombetaret. E sigurt qe konferenca e zotit Moore do te tregoj se KQZ duhet vihet ne pune ashtu sic e parashikon ligji dhe jo sic e vendos Sal maliqi.

    5. Saliu dora vet says:

      Kam dergu Selamin si sekretar te mardhenieve me jasht. Praktikisht kam zevendesu Leonard Demin qe e hoqa nga lista

    6. Pilo Lala says:

      Saliut i ka kerkuar doreheqjen Amerika 2 muaj me pare, dhe ai nuk pranoi.
      Koka e tij dhe e femijeve jane te garantuara vetem nqse Berisha e rujane Bodyguardet Tropojane. Deri kur???
      Berisha eshte nje plep per Shqiperine dhe gjithe boten.
      Problemi eshte sa dem do beje Berisha deri sa te iki ne 23 Qershor.

    7. o popull shqipetar djathtas apo majtas apo indiferent, brenda apo jashte shqiperise; duket shume qarte se jemi shume shume prane 1996 dhe 1997. zoti dhe amerika na shpetofte…

  2. liri a vdekje says:

    do ket dasht me i fut nje lavazh makines prandaj esht taku me selamin berishen e kan injoru te gjithe cfar duhet shtriga plak

    1. Martin says:

      Te pershendes Liri a vdekje me ke kenaq me komentin tend teper origjinal hahahaaaaa

  3. Genci says:

    Selami eshte qytetar american sic eshte dhe shqipetar. Interesat e shqiperise duhet te perputhen me ate qe do amerika per Selamin, gje e mire.

    1. Alban says:

      Pa mbeshtetjen e SHBA nuk bejme dot as nje konkurs me vjersha per femije, jo me zgjedhjet parlamentare…

  4. L.A says:

    Saliu kujton se do zbuse amerikanin duke i derguar Ed Sallomin,ish-shites makinash ne SHBA ?

  5. Ajkuna says:

    Shikoni se ke ka takuar ky Saliu. Nje njeri te deshtuar qe erdhi nga Amerika por pa asnje ide te re por me idete e 1991. Perfaqesuesit e PD nuk ofrojne nje zgjidhje per KQZ.

    1. Socialist says:

      Epo kur Edi Rama ishte emigrant ne France si i kishte punet? Ishte i papune fare, jetonte pa kulm mbi koke neper stacione trenash.
      Fatkeqesia e Partise Socialiste eshte qe kemi nje kryetar te tille qe po na e shkaterron partine cdo dite e me shume.
      Jam socialist por gjithashtu jam i turperuar qe kemi nje kryetar te tille.

  6. fidel says:

    Si te mbrojme pjeserisht voten.
    Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
    1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
    Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
    2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

  7. Ermali says:

    SELAMI ESHTE NJERIU I AMERIKANEVE KJO DIHET NGA TE GJITHE

    1. shqiptarja says:

      Po cfare thua more Ermali, Selami eshte peme pa kokrra, ia ka nxjerre Birisha perpara se te beje ai vete takimin per ta amortizuar………….Selami eshte flluske sapuni

  8. Claus says:

    E cuditshme perse eshte takuar me pare me Selamin dhe pastaj me Berishen?

    S`ka asgje te cuditshme!
    Selami eshte tashme shtetas amerikan dhe duhet te permbushe detyrat per SHBA.

    Ndoshta ka lene edhe ndonje llogari te hapur andej nga Amerika.

    Nje takim me domethenie: “Mos i hiq aq i “forte” ne Tirane, letrat i ke ne USA.”

    Aq i thjeshte eshte muhabeti.
    Aq e kupton kushdo, Selami padyshim.

  9. Teta says:

    Te cuditshem keta amerikanet per keta rendon me shume bishti se sqepari.Per te takuar Berishen i ka rene nga PS tek PD -Selami e me pas ne kryeminstri tek Berisha.Diku thuhej se do te rrinte me shume se 1 dite ne Tirane per te takuar e biseduar mbase edhe per te kuptuar me shume situaten.Sa per thenien e Salimit se; KQZ eshte problem i yni:, mbase nuk do tu vije mire per vleresimin e ulet te zgjedhjeve qe do te marri qeveria po qe se do te vazhdoje me kete kokefortesi per plotesimin e kushteve per zgjedhje te lira te ndershme e te gjithepranuara brenda standarteve.Shifet shume arrogance nga qeveria per verejtjet e fundit nga DASH dhe ambasadori.Por qe ceshtja e KQZ duhet zgjidhur kjo eshte e rendesishme dhe pa diskutim sa me shpejt aq me mire.

  10. luis says:

    Si duket Saliu e ka harruar te kaluaren kur amerikanet nuk te falin neqoftese i shkel ne kallo dhe mesa shihet ai don ta provoje edhe njehere vehten perballe tyre por neqoftese ne 97 u la 8 vjet ne opozite kesaj here do harroje te marre fryme.
    Nuk ka rendesi se cili zyrtar amerikan flet dhe kush vjen per vizite per te rregulluar gjerat, e rendesishme eshte qe shteti amerikan edhe funksionarin me te ulte te tijin nuk e lejon te neperkembet nga kushdo qofte pa le nje gomar si Berisha qe kane per tja kthyer patkonjte nga dielli.
    Zoterija ne fjale ka takuar Selamin para tij per tja futur fitilat Saliut sepse Selami e di mire gjuhen e tyre pavaresisht se ne publik eshte shprehur ne te njejten linje me Saliun,aty mes tyre tjeter gje eshte kurdisur.
    Edi Rama te vetmen gje u ka kerkuar amerikaneve qe zgjedhjet te mos i vidhen dhe per kete e kane garantuar prandaj Saliu ose te zgjedhe largimin me ane votes ose largimin me dhune gje qe ka per ti kushtuar shtrenjte.
    Amerika e ka perfunduar misionin perfundimisht me Saliun dhe ai nuk ka asnje mundesi.

  11. tirana says:

    O SHQIPETARE KEYEMINISTRIN E KA LENE NE FUND
    SE ESHTE KAJMAKU . RENDESI KA QE CDI GJE DO TE SHKOJ
    SIPAS LIGJIT SHQIPETAR.
    ME KA CU NANA ME LA GOJEN !!!!

  12. Ai Cuni says:

    Me duket se Saliun se merr me anjeri me seriozisht me duket habi por pas 23 Qershorit ,,Kryesine e PD se do ta marri Eduart Selami ,,,,kjo ngelet per tu pare ,,,,Per mendimin tim i takon Selamit ai mund te sjelle besimin tek Demokratet e vertete ….

  13. Arif Pellumbasi says:

    Ky zotri nuk e di qe dhe Eduard Selami eshtë një hajdut!Bile i rrezikshëm si Berisha!I duhet treguar ketij te juaji se Eduard Selami ka vjedhur me të vellane tezen e tij ne Berat,Leme Qo…Ai i vodhi asaj televizorin dhe pasi ajo u ankua ne polici, policia gjeti nipin Eduard Selami nga fshati Qelbesire(tani ndryshuar ne Pellumbas)nga eshtë me origjine Selami!Policia ja ngarkoi ne qafe televizorin Eduard Selamit dhe ai e ktheu tek tezja ku e kish vjedhur!Duhet pyetur Selami per kete vjedhje dhe le te provoje se nuk eshtë e vertet!Ai nuk kandidon dot ne Berat,sepse e njohin si hajdut dhe shkon ne Librazhd per te fshehur kete fakt te tij te kaluar!Kur Eduard Selami vodhi televizorin e tezes ne Berat, (dihet boterisht)ai nuk e ka per gje te vjedh votat e shqiptareve!Aq me teper qe vjedhes me i madh se ai eshtë Berisha!Ky zotri i huaj nese ka staf te lexojë komentet dhe tja perkthejnë,do kuptoj perse dy hajdutet mbajne peng KQZ dhe Shqiperine!

  14. Lenini says:

    E me te lumte shoku Sali.Jemi apo nuk jemi vend i lire?Kjo pergjigje ju jepet Amerikaneve,Gjermaneve,Aglezeve,Suedezeve e te gjitheve.Trojet tona i mbron nalmadhenia,i mbron PD,e nuk pyesim a jeni gjalle ju perendimoret.Hallall,kjo tregon se si zbatohen mesimet e Leninit te madh.Po mos haro nje thenie te tij qe e ke haruar;Nje komb qe nuk armatoset dhe nuk di te perdore armet eshte i destinuar te zhduket” Me duket se nuk ke as tanke,as raketa,as topa,as aroplane,as anije,dmth,asnje gje.Por ke guximin e trimerine qe tua perplasish ne fytyre kapitalistave dhe xhandarit nderkombetar,Amerikes.Rnofsh e qofsh per kete popull.

  15. Baro Liçaj says:

    Po,” ne baze te ligjeve shqiptare do ta zgjidhim problemin e KQZ ” – tha Selami. Edhe Sali Berisha , ne baze te ligjeve shqiptare , i vuri gishtin EduARD SELAMIT KUR E DETYROI te emigronte ne ShBA !
    Ky Eduard Selami eshte njeri pa personalitet dhe tani na shet dengla se Sali Berisha i zbaton ligjet shqiptare !!!

  16. Ar xhinda Kryemadhi says:

    Po vazhduan takimet e ‘MUREVE’ME Selaminj si ketu e 25 vjet me pare kur populli shqipetar mungon tregon 2 gjera:
    -AMERIKA NUK KA INTERESA NE KETE VEND BILE EDHE KAQE SA BEN ESHTE SHUME.
    -KETA 5 SHQIPETARE QE KEMI NGELUR ME 140 PARTI,140 HAJDUTE ME IMUNITET,140 GAZETARE FEVZINJ ME TE DREJTE JEMI NE GJENDJE PSIQIKE E PATOLOGJI TE PA SHERUESHME E FLUTUROJME ME PRESH NE B..
    Administrata amerikane po qe se e ‘njeh’ gjendjen pas 25 vjetesh ka dy rruge:
    -‘eksportim demokracije’ me FORCE per te shpetuar aqe sa ka ngelur
    -NDERPRERJE OSE ULJE TE NIVELIT DIPLOMATIK TE PERFAQESIMIT
    -NDERPRERJE E GJITHE NDIHMAVE QE NUK SHKOJNE TEK POPULLI POR TEK HAJDUTERIJA E wIKILLIKS.

  17. Bossi says:

    Do ti kete marre naj lek borxh kur ka qene ne Amerike:)

  18. Sume Gruda says:

    Z. J. Moore takimi me z. Islamin eshte bere me kerkese te z.Islamit duke qene nje nenshtetas Amerikan
    ku eshte i besuar i Amerikes dhe Amerika ka besim ne z. Islami me shume se ne cdo njeri te tjeter.
    Nuk duhet qe te humbim kohe me Berishen qe tregon nje armiqesi si kur Enveri kur flitete per Tiger kartoni
    krahasonte Ameriken , kur shqiptaret nuk kijshin te hanin buke misri (kollomoqi) por kishte parakalime ushtarake me rraketa dhe tanke me shumice dhe parakalime me force te detyruar me bark te boshe.
    Si Berisha sot qe detyron studentet e rinj dhe mesuesit e tyre te ngjiten propagandes te Sali Berishes.
    Nuk ka populli te haje shume hera shofim ne transmetimin televizionit familje duke qare me femije te tyre nga uria .
    Ku eshte demokracia dhe punusimi qe Berisha ben parjse situaten ne Shqiperi, eshte mjeshter per dizenfomime sin Enveri ka mesuar kur ka qene sekretar partie ne Spital.
    Nuk po zgjatem se e dini por te rinjte me siguri qe nuk e njofin Saliun se cfare eshte se familja e ketyre femijve nuk e njofin per arsye se familja ka frige te flasin!

  19. doleci says:

    Deri tani politika Amerikane ka abuzuar me ndjenjat e popullit Shqiptar. Esht i njejti fenomen siç bejne patrite me bastionet e tyre. Ose pastaj na vleresojne si popull injorant. Ne kete rast amerikanet dalin njerez te keqinj qe asnjehere s’kane folur troç per cilindo politikan, perderisa fjala u eshte kerkuar dhe ata veç trazojne tymin qe leshojne politikanet tane. Pse????????????????!!!!!!!!!!!!!!??????????????!!!!!!!!!!!!????????

  20. psy says:

    Me kete po na thone e e kane nisur ato vete Selamin per t’a marre kalane nga brenda.Tani do plasi fare.

  21. kelmendasi says:

    Takoji Selamin.Mirpo cillin mbeshtet Selami?Ramen apo Berishen.O Truthare komuniste a nuk e kuptoni se Rames i ka thene Moor plotso komisionin dhe prano resultatin pra humbjen sepse fitoren e pranon kushdo vetem ne ndollet qe Rama te thote jo nuk pranoj se fitova .Po ku kujtoni se po kerkon Moor te sjelle Ramen kryeminiter qe Rama eshte kryetari i celules antiamerikane ne Tirane.Ju ketu ne Tema e keni share me soj e sorollop Selamin e keni share me kac e mac.Ku eshte ai halabaku Shinasi Rama qe shante bukur Selamin.A nuk e kuptoni se mbas 25 a 26 ditesh Rama bashke me ju do i bini dajres te vajtimit te humbjes.

  22. vd3k1a says:

    Takimi Moor Berisha eshte bere ne nje dreke pune.Me Ramen me nje shishe uje.Kuptohet se armiqte duhen te ngrene dreke bashke

  23. Sume Gruda says:

    Kelmendasi:

    Cfare te djege a ke qene antare partie apo sekretar, apo ke qen nje kelmenas ne varferi si te tjeret
    te vrare e te persekutuar?
    Berisha ishte cdo gje eshe me shume ne Partine e Punes dhe sekretar me fanatizem dhe persekutor
    per punetoret e spitaleve ,kunder xhamijve e kishave ku luftonte me cdo force per rrevolucio popullor
    si ne Kine dhe Kore te Veriut. Por Shqiperia shpetoi pas qe veprat e Enverit mbaruen dhe nuk kishin ma te flasin, Ramiz Alia u frikesua nga vrasja e Shauceskut dhe emerua shpejte e shpejt per pluralizem duke emeruar Sali Berishen dhe te tjere komuniste ne parti te tjera.
    Por jo anti komuniste si ti qe thue se je nga Kelmendi.
    Nese je i vertet dhe jo nje agjente i sigurimit jame i sigurt se je nje spijun falas pa marre as nje shperblim sa do i vogel qe te jete me perrallat e Berishes dhe Jozofines beru nje here ne jeten tande burre dhe ben
    nje gje qe dikush te thote te lumte krahu apo falemineres nga populli.

  24. kledi says:

    Ky takim eshte nje prove e sigurt qe zoti Selami eshte nje figure e vlersuar jo vetem brenda vendit por edhe nga nderkombetaret…Ndihem vertet i vlersuar qe do te mund tja jape voten time,Eduart Selamit dhe partise Demokratike.Fitorja eshte vetem BLu pasi partia demokratike eshte rruga per te ecur perpara…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje