TemA TV/ Automjeti ndahet më dysh nga shpejtësia, humbasin jetën dy persona (VIDEO)

27 Maj 2013, 12:49Sociale TEMA

Një ngjarje e rëndë është shënuar në mesditë në rrugën Durrës- Shijak, në Xhafzotaj.

Dy persona kanë vdekur, ndërsa një i tretë është plagosur rëndë, në një aksident rrugor që ndodhi afër “Katër rrugëve të Shijakut”, në Xhafzotaj të Durrësit.

Për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti tip “Mercedes Benz” me targa DR 6165 D është përplasur me bordurën e rrugës, konkretisht me një nga strukturat mbajtëse të reklamave ndanë rrugës. Si pasojë e përplasjes, automjeti ka bërë disa rrotullime në ajër dhe është ndarë në dysh, duke nxjerrë jashtë tij trupat e dy viktimave që janë gjetur në distancë nga njëri-tjetri dhe nga pjesët e mjetit të shkatërruar plotësisht.

Policia e Durrësit që ka shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe ka bërë administrimin e saj deklaron se dy viktimat dhe i plagosuri që ndodhet ende në rrezik për jetën janë banorë të zonës, por ende nuk janë saktësuar zyrtarisht emrat e tyre. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksidentin fatal ka qenë nën efektin e alkoolit të konsumuar më parë.

16 komente në “TemA TV/ Automjeti ndahet më dysh nga shpejtësia, humbasin jetën dy persona (VIDEO)”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Ka filluar aksioni i vrasjeve, para se te hyje ne fuqi ligji me elementar i shoqerise se civilizuar, mbas 23-qershorit.

    1. filan fisteku says:

      o njerez, shikoni pak, ate borduren ne mes te rruges….(ju lutem ju te Temes ta vendosni foton me ate borduren ne MES TE RRUGES)…. vetem ne Shqiprine heroike me partin demokratike, katunaret bejne cfare te duan ne rruge, nxjerrin betona e bordura, per tbo naj mejhane buz rrugs, ju qe flisni ketu dhe mbroni qeverine qe ska faj: shikoniiii borduren!!!!!!

  2. aksident says:

    aksident daku aksident, zoti i pafte e i falte kur ti takoje.

  3. erind says:

    po lexoje nje here lajmin pastaj komento, lajmi thote eshte shkaktuar nje aksident per shkak te shpejtesise se madhe ndersa ju cdo gje e lidhni me politiken. Turp per ju dhe ato qe keni ne krye.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Lajmi ne fillim doli, Shperthen automjeti, dy viktima. Okej erind.

    2. filan fisteku says:

      erindi me duket nuk paske patente…. hec iher me 80 (normale)….dhe te te dali ndonje grope e sapohapur, ose 1 si kjo bordura e mprehte ne MES te rruges…..shtrengo dhembet dhe timonin,…se nuk e ka fajin as Zoti as shpejtesia, as opozita (qe ju e keni ne maje te gjuhes) pooor SHTETI,… mire DAKU????

      1. GopNgrenesi says:

        Po qe nuk kishin vene rripin e sigurimit, shteti e ka fajin? Lajmi thote qe fluturuan jashte makines prandaj…

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Kemi 8 vjet qe jemi kthyer prapa ne kohe dhe jetojme ne EPOKEN e te ASHTUQUAJTUR “BRIGADA ROSSA” ,ne ITALINE E VITEVE 1972-1978.
    Por perkunder faktit qe sulmet ne ITALINE fqinje I FATUROHESHIN jo pa qellim forcave TE KUQE kur ato behshin ne emer te spastrimit te MAFIAS ,Pper te konturuar POLITIKAT dhe POLITIKANET e se ARDHMES ne itali.
    SHUMICA E sulmeve ne vendin tone ,pavaresisht eksponenteve qe eleminohen dhe peshes se tyre jane sulme tipike politike per te mbajtur nen terror POPULLIN dhe per tu thene ; Beni ,beni pu ua mbajti se keshtu do t’a pesoni .
    Ngushellime familjareve te viktimave !

    1. kinezi says:

      nga faqet sportive kan filluar ne komentues politik ca tipa!po lexoni nje her lajmin tamam e pastaj kerceni me komentet tuaja se u bete gazi i botes.jeni ber si zjarefiksat qe marin pjes ne cdo situat nuk e di ca do beni pas 23 qershorit kur piktori juaj te mari bulon?????????????

  5. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Une ty “KINEZ” ,nuk te imponoj mendimet e mia ,por do te beje mire qe pergjigjern time t’a gjeje tek TEMA ,emisionin sportiv .
    Kliko historine e sportit dhe aty tek shkrimi per XAVIN do te gjesh dhe ate qe kerkon,me duket para 4-5 ditesh.
    Ai piktori t’a ben ty pikturen sic ti e don po deshe dhe lakuriq te tijen qe ti te kesh mundesi t’e shijosh dhe orgazmen LIVE .
    Fundi nuk dihet si do te veje se nuk varet nga PIKTORI ,por varet se cfare planesh ka TUTORI DAJ SAMI ,se sa per piktorin ai ka qene eshte dhe do te jete pergjithmone KRYEMINISTRI me ABSULUT ,kuptohet mbas MEHMET SHEHUT qe per hir te se vertetes ishte pa snje te dyte ,dhe kurre nuk mund t’a baltosnin dot as kulishet e BALLISTAVE apo aq me keq ata te KUISLINGEVE te vendit ,por dhe ata te importuar si te XHAFER DEVES apo REXHEP MITROVICES .TUNG!!!

    1. kinezi says:

      ger-ver,ger-ver ngele duke i zgjatur fjalit e duke kaluar dege me deg nga piktori te m.sheheu e nga ballisteste te kuislinget.behu me racional dhe i kuptushem ne comentet e tua plak legen dhe mos pi shume se pastaj te ze gjumi shpejt ne dark e si ben dot detyrat.

  6. kola says:

    O Budallenj
    Makina e ka nxjerre borduren ne rruge nga perplasja dhe eshte ndare ne dysh makina.Kush dreqi ju ka faj se ecin si te cmendur.Gjynah se jane te rinj por manes i jep shoferi jo kryeministri.Mos mendoni se po fitoji Rama do ju heq marrshat dhe gazin manave.Po Rama ka nje mundesi si dikur babaji shpirteror i tije Enverite nxjerr ligjin;NUK LEJOHEN MAKINA PRIVATE. TE GJITHA SHTETZOHEN SI DIKUR BANESAT E PRONARVE DHE JU KALOJNE RILINDASVE TE RI

  7. Veri titullin e duhur says:

    Titulli eshte gabim, veri titullin e duhur lajmit.
    Nuk cahet automjeti nga shpejtesia por nga perplasja me borduren.

  8. Toni(I) says:

    SHpeitèsia e tepèrt èshtè vetvrasje pèr çdo shofer makine,duke e ditur
    qè rruga èshtè skandaloze tè paktèn mos tè kalohet 60-70 km/orè .
    Tani quhet rruga e vjetèr Durrès-Tiron ku dhe unè personalisht kam pèsuar
    aksident,shpejtsia e tepèrt dola nga RRuga(aksidenti ka ndodhur
    viti 1994,Audi 80 ,Autostrada Durrès-Tironè nuk ishte nè at kohè) duke
    frenuar shpejtsia u ulè para se tè pèrplasesha me ballin e kanalit ku
    rrota e pare krahu i shoferit ngeli varè,fati as edhe njè gèrvishje dhe
    dèmtime nè njerèz pasi ishim 4-èr persona,ana pozitive ishte qè kishim vènè rripat e sigurimit ,me rastin tim doja tè thoja
    qè ajo rrugè ka marrè shumè-shumè jetè njerzish ku shumè tè rijè.
    Zoti i dhèntè forcè Familjeve te viktimave.

  9. Teta says:

    Te gjithe ju qe komentoni ,nuk mund te keputet ne mes shasia e nje Mercedes Benzi keshtu si te ishte plastike, sado perplasje e forte te jete.Me borduren apo betonin ai me e keqja do te mblidhej e shtypej po jo te ndahej.Prandaj mendoj se eshte tjeter gje qe ka cuar ne kete aksident.Ne mengjez NEWS 24 e dha lajmin se nje mjet ka “shperthyer” e se ne te ndodheshin 3 persona ???!!!.

  10. skypja says:

    ca lesh qeverie, nuk dime te respektojme rregullat e qarkullimit , ne nje rruge qe shpejtesia maksimale esht 40km njerzit ecin me 140 e me shume. dikur i shkorva dicka te webi i aleances kuq e zi qe te dalin ne rruge dhe te senibilizojne njerzit neper rruge qe mos te ecin me shpejtesi te madhe, po ne vesh te shurdhet ra ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje