TemA TV/ Fullani u kërkon partive që premtimet e tyre ekonomike të jenë me këmbë në tokë (VIDEO)

29 Maj 2013, 11:21Sociale TEMA

Si rrallë herë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka dalë kundër qeverisë, duke thënë se duhet një tavan i ri për borxhin publik. Sipas Fullanit, kjo masë duhet marrë duke pasur parasysh kushtet e reja në të cilën ndodhet ekonomia dhe buxheti i shtetit, si dhe faktin që vendi është në fushatë elektorale.

Por, Fullani tha se Banka e Shqipërisë nuk ka asnjë propozim se sa duhet që të jetë kufiri i borxhit publik.

Ndërkohë, Fullani, çuditërisht është ndaluar edhe tek fushata politike, duke kërkuar nga partitë politike që të jenë konstruktive në debate dhe premtimet e tyre të jenë me këmbë në tokë./b.l

10 komente në “TemA TV/ Fullani u kërkon partive që premtimet e tyre ekonomike të jenë me këmbë në tokë (VIDEO)”

  1. plaku says:

    Nuk ka nevoje qe, Fullani ( ky i paafte ) te thote se sa duhet te jete tavani i borxhit publik. Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Boterore kane thene me qindra here, se per nje vend si Shqiperia borxhi publik duhet te mos kaloje 40% e GDP-se.
    Tavani i borxhit publik ishte para disa vjetesh 60% dhe para gjashte muajsh ishte mbi 63% te GDP dhe tani nuk ka tavan fare ( helbete jemi para zgjedhjeve) dhe qeveria ka nevoje per leke dhe po shet pa hesap bono thesari duke rritur akoma me teper borxhin publik. Dua te kujtoj ketu se neve si shtet paguajme cdo vit vetem per pagimin e interesave te borxhit pubik me se 400 miljon dollare, leke te cilat duhet te ishin investuar per shkollat dhe spitalet publike.
    Kam mendimin se, sic duken bathet, Fullani po e ndjen se, qeveria e Berishes ka marre rruget e m….. dhe thote gjoja dicka duke ber ate qe thote populli : Me ka çu nona me la gojen.
    Zaten, mire na e bejne se, jemi nje popull injorant dhe frikacak.

    1. Lejleku says:

      Pra ne princip ti je kundra politikave qe rrisin borxhin publik. Cduhet te thote Amerika ateher qe catine po e afron me Greqine dhe paguan qindra biliona interesa. Ndoshta kolapsi do jete me i avashte, por nje dite ai vjen, o ne fome lufte, ose inflacioni, ose revolucioni dicka e ballancon sistemin gjithmone.

      1. plaku says:

        Lejleku,
        Faleminderit per shkrimin civil. Ne fakt per te dale nga kriza ne bote ka dy shkolla : Shkollen anglo saksone dhe shkollen gjermane.
        Shkolla anglo saksone bazohet ne teorine e Keyenesit i cili, thoshte se ne kohe krize dhe per kohe te shkurter qeveria duhet te stimuloje konjukturat duke futur sa me shume leke ne treg ( pra rritje borxhi publik ), investime ne infrastrukture, rruge, shkolla, spitale etj , kjo me qellim qe, te hapi vende pune, qe njereezit te kene me shume leke ne xhep, te rritet konsumi i brendeshem gje qe do shoqerohet me rritje te ofertes. Kete gje beri Ruzvelti ne vitin 1932 me planin e tij te famshem “New Deal”.
        Kete gje po ben edhe Obama, sic thua edhe ti me te drejte.
        Shkolla gjermane predikon nje gje tjeter. Ajo ka frike te madhe nga inflacjoni ( shkaqe historike ) dhe predikon kursimin dhe vetem kursimin dhe rasti i Greqise dhe vendeve te Europes se jugut tregon se kjo teori nuk jep shume rezultate.
        Shkolla gjermane kerkon qe,qeveria te kurseje, te uli investimet, te ritet papunesia dhe keshtu te ulen rrogat duke i bere prodhimet e ketyre vendeve konkuruese, gje qe po tregon se nuk funksjonon.
        Mos harrojme se, ne Shqiperi qeveris nje qeveri e djathte qe, eshte per taksen e sheshte dhe jo taksen progresive qe po aplikon e gjithe bota perendimore.
        Prandaj, duke patur parasysh qeverine qe kemi, une mendoj se qeveria hajdute nuk duhet lejuar qe, te risi borxhin publik sepse keshtu ajo ka krijuar nje grope te zeze te madhe te borxhit publik dhe Shqiperia ne vend qe te hapi shkolla publike, spitale publike, te investojene bujqesi ajo eshte e detyruar te paguaje interesat e borxhit publik qe po rriten me shume.Kjo eshte nje politike e poshter e qeverise aktuale e cila po ndeshkon brezat e rinje me borxhe kolosale.
        Pra, une jam per te keqen me te vogel, mbajtjen nen kontroll te borxhit publik. Ne se do ishte nje qeveri tjeter kuptohet se, do isha me teorine e Keyenesit, qe ne fakt po aplikon Obama tani.
        Pershendetje.

        1. Lejleku says:

          Aty ke shume te drejte ne fakt. Qe nje qeveri e djathte po i ben parate rrush e kumbulla. Por me sa di une aresyeja eshte se ne kemi investuar shume ne infrastrukture. Do thuash ti, u vodh me lopate. Po shiko cbehet ne Brazil. Para disa ditesh ra stadiumi, dhe dje u anullua ndeshja qe do behej ne Maracanen e re ndermjet Brazilit dhe Anglise se ka frike se u bie. Cfare ndodh ne keto projekte. Futet x-si dhe thote ta ben lali ty per 100 milion Euro, edhe pse ne fakt realisht mund te bej 200. E sa te fitoj kontraten x-si, se pastaj te mjel si lopa, 50 ketu, 50 atje, 100 diku tjeter, jo po ra tuneli, jo po rreshkiti rruga, edhe shkon kostro 5-6 fish gjithmone, se ska kontroll. Kur eshte shteti qe shpenzon, nuk e can koken njeri se e ha taksapaguesi qe punon faturen.

          Ne rastin e Keynesit keni te drejte, por Obama nuk po e ben kete ne kohe te shkurter, ka 5 vjet kjo gje, ne fakt, borxhi ka qe nga koha e Reaganit qe vec ngrihet, por keto 5 vjet eshte bere stimulus masiv. Ka rene papunesia ? Varet Plaku. Edhe ketu ka shume shkolla. Numri i papunsise matet duke mare parasysh ata qe aktivisht kerkojne pune. Nderkohe qe ne Amerike foodstamps jane 3 fishuar qe kur ka ardhur Obama, por papunesia ka rene ?! Me te vertete ? Sipas gjasave ka rene numri i personave qe kerkojne aktivisht pune, sepse marin benefite nga pjesa tjeter qe paguan taksat. Ne Amerike futjet ne buxhet nga taksat jane nder me te ultat qe kane qene ndonjehere, pra po te ishte ulur papunesia do ishin rritur taksat e do kishin rene programet sociale. Programi i Obames eshte nje faliment gjigant, sepse ndryshe nga New Deal, parate nuk po shkojne per infrastrukture, por per te mbajtur nje grup njerezish me buke dhe standarte te larta. Ne vende te caktuara si Long Island psh, apo suburbe metropolesh te medha, nje polic ben 200,000 mesatarisht ne vit. Te duket normale kjo ? Ne Wall Street, qe te gjithe e shajne mesatarja eshte diku tek 90, dhe ata jane njerez me shkolle e me qindra mijera dollare borxhe. Pra si neper tendera, si ne administrate publike vidhet pa pike hesapi, sepse gjithmone do gjendet taksapaguesi ose do rriten taksat ne te ardhmen per ti mare ato leke. Kjo ka qene ideja, por nuk po ecen me, sepse kane frike te gjithe te ngrejne taksat se njerezit thjeshte sdo punojne me, ose do e shofin qe nuk ja vlen. Nese une bej 1000 dollar dhe taksohem 25%, por po bera 1001 taksohem 30%, pse te punoj me teper ? Pse ti jap shtetit me teper leke ? Kjo po ndodh sot ne France pershembull. Pra stimulusi i Obames nuk po krijon asgje, madje dhe ajo infrastukture qe eshte tani eshte bere ne kohen e New Deal dhe po bie pertoke (para nje jave sapo ra nje ure tjeter). Nota infrastruktures Amerikane eshte D+ sipas vete inxhinjerave dhe duhen mbi 5 trilion dollare te rregullohen. Pra ku shkuan gjithe keto leke?

          Imagjino tani rastin e Greqise, ku nje farmacist bente 3200 Euro, e dilte ne pension 55 vjec ! Ma thuaj ti mua qe nuk qe e fryre ajo rroge. Cfare produktiviteti ka Greqia, kur nje person me master sot ne Itali ben 1200 Euro ne muaj (nese, NESE gjen pune)? Gjermania edhe sikur ti japi leke atyre, ata do i bejne sallate per 1 muaj. Ateher do ndodhi ajo qe ndodh gjithmone kur ke centralizim te ketij niveli nga e djathta. Do ulen kostot, pra ska nevoje per qindra mijera burokrate ne Greqi ku kemi burokratet e Brukselit, dhe me te miret e me te mireve ne Greqi do ikin te punojne ne Gjermani!

          Ne rastin Shqiptar ke te drejte, por une mendoj se eshte jorealiste te mendosh se nje vend si Shqiperia nuk do kete vjedhje ne projekte publike!

          1. plaku says:

            Lejleku,
            Faleminderit se mesova shume gjera nga shkrimi yt.
            Te uroj naten e mire dhe gjithe te mirat.
            Pershendetje.

  2. lavdosh says:

    Nje tjeter bythelepires qe po perpiqet ta kete mire me PS.
    E ndjejne ndryshimin dhe mundojne te rregullojne gjerat me te gjithe.
    Ka abuzuar aq shume, sa nuk ka burre nene ta mbaje ne ate pozicion pas 23 Qershorit
    Njerez qe kane bere pare, por qe nuk kane personalitet. Bythelepiresa dhe qelbesira te gatuar ne guzhinen e E Hoxhes dhe S Berishes

    1. ca says:

      Ua Lavdosh, do e mbaje Ilir Meta, ai qe e beri guvernator per here te dyte. Si e harruat kaq shpejt pazarin, gruaja e ketij qe vota e trete qe nxori 3-2 vendimin gjyqit te Ilir Metes per te mos njohur vlefshmerine e ekspertizes se huaj per videon e Dritan Priftit. Direkt pas ketij vendimi, qe si zakonisht u parapri nga dreka/darka te bollshme te vila ne Gji te Lalzit, Fullani u ribe guvernator. Keshtuqe nuk e heq njeri. Per me teper duhen 2/3 e votave per ta heq dhe mbi te gjitha kur te mbaroje mandati, ai del ne pension. Ehuuu i ka bere baba llogarite!

  3. bej says:

    ky si gjithmone nuk thote asgje…guvernator koti…parazit

  4. saliheqenefi says:

    si ben ky idioti si profesionist,harron se kush e ka vene ne ate post apo e ka nga profesionizmi i tije gjysmak

  5. elton says:

    Po po u kujtua ky para zgjedhjeve. Shiko mos blesh dhe nja 2 here te tjera Hotel Dajtin me leket e Bankes se i duhen leke qeverise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje