Studentët e Filologjikut: Na hoqën ekspeditat, qeverisë i duhen lekë për fushatë

29 Maj 2013, 09:23Sociale TEMA

Vendimi i dekanatit të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë për heqjen e “dietave” gjatë ekspeditave, ka irrituar studentët, të cilët kanë protestuar ditën e djeshme para fakultetit për të kundërshtuar vendimin.

Ata kanë kërkuar që të kryejnë ekspeditat në të gjithë vendin dhe atyre t’iu sigurohet të paktën fjetja.

“Ndryshe nga praktikat e ndjekura në vitet e kaluara, na është komunikuar se Universiteti i Tiranës nuk merr përsipër të mbulojë shpenzime dhe të organizojë ekspedita në largësinë mbi 100 metra larg Tiranës, me motivacionin se nuk është në kompetencë të tyre. Kjo është e padrejtë. Tarifa vjetore që paguajmë përfshin edhe mbulimin e këtyre shpenzimeve. Pse këtë vit u ndërprenë, apo pse sivjet qeverisë i duhen para për fushatë”, citohet një student në gazetën Shqip.

Kurse dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shezai Rrokaj, është shprehur se gjithçka është organizuar në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave. Ai i fton studentët të ndjekin axhendën që është miratuar dhe pritet të zbatohet më datë 1 qershor.

“Për sa kohë ky është një vendim i miratuar nga Këshilli i Ministrave, cili nga ju do ta thyente një vendim? Menjëherë do të konsiderohej shkelje”, ka deklaruar Rrokaj./A.XH

24 komente në “Studentët e Filologjikut: Na hoqën ekspeditat, qeverisë i duhen lekë për fushatë”

  1. fidel says:

    Si te mbrojme pjeserisht voten.
    Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
    1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
    Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
    2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

    Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.

    1. Kristina says:

      Qeveria per leke fushate ca nuk ka bere,ka mbytur me gjoba bizneset,ka marre borxhe gjasme per rregullime zyrash,ka marre rryshfete per tenderat dhe para ketyre ekspeditat nuk i llogarit fare
      Turp te kete plaku i marrosur qe demton keshtu arsimin.Turp
      Ne 23 qershor votohet vetem nr 29 qe kjo kasaphane te marre fund.Rilindje

      1. lini says:

        Te tjereve u ka hequr buken e gojes spo i jep rroga per ti mbajtur leket per fushate ju qaheni per ekspedita, me keq akoma su jep pensionet pleqve qe te beje fushate, leket e ilaceve e ju qaheni per ekspedita, cohuni nje her per pleqt e per familjaret e pastaj protestoni per ekspeditat.

        1. poli says:

          Saliu duhet denuar per te gjitha keto qe ka bere, per cdo abuzim me fonde publike e per cdo qindark qe ka marre padrejtesisht nga leket e popullit shqipetare, qe i bjen te denohet me nja 1 milion vjet burg. te gjith qe kane perfituar padrejtesisht duhen denuar.

        2. bashkimi says:

          Dicka duhet bere pra, dhe e vetmja qe qe mund te bejme eshte te largojme saliun ta zhdukim pleren qe po i pi gjakun ketij popull, nuk ka lene njeri pa vjedhur perversi, nuk mund te vjedhesh leket per femijet jetim e ti kalosh ne kanale te tjera e del liria e ben bamirsi me leket e shtetit.

        3. gozhda says:

          Ne si studente po protestojme per nje te drejte qe na eshte mohuar.Nuk po i kerkojme asgje kesaj qeverie veç asaj qe na takon.E dime se edhe kesaj radhe qeveria e Sali Berishes nuk do na e vere veshin.Mirpo edhe studentet ama diten e zgjedhjeve,do i bashkohen asaj pjese derrmuese te popullsise e cila kerkon prej kohesh rrezimin e kesaj qeverie.Studentet nuk e perfillin me kete qeverisje te padrejte,do jemi faktor ndikues ne rrëzimin e Saliut me vote kunder.

      2. pjeshka says:

        Po duhen leket dhe ju nje her ne 4 vjet do ju a marri pse beheni kaq merak, mir ju po keto te shtetit i jep 4 vjet rroga se ju mbajti nje ska gje besoj plus qe popullit po i vjedh 4 vjet leket juve ju mori vetem nje rrog, pse ja fusni kot bertisni keshtu.

      3. gjyshja says:

        Saliu nuk ka lënë gje pa vjedhur,edhe fondin e caktuar per ekspeditat e Studenteve ai e cungoi e cungoi per faktin se kerkon te hedhe sa me shume para’ ne kete fushate me qellim te mbetet ne qeveri.Mirpo Saliu harron se i ka bere vetes gropen pasi asnje nga studentet nuk e perkrah më.Ai nuk ka bere thuajse asgje ne politikat e ndjekura ne Universitete.

    2. fino alla fine says:

      Nuk eshte hera e pare u bene me shume se tre vjet qe Saliu premton ekspedita minimumi me fjetje mirpo kjo gje nuk u realizua kurre.Vit pas vti studentet genjehen me justifikimin:vitin tjeter eshte e sigurt qe ekspedita do jete me fjetje!

    3. gertjan says:

      Ore harrojeni se mund te kemi diçka te sakte ne kete vend sa te kemi ne krye kete mafjozin qe vetem te vjedhe di.Sa per ekspeditat, nuk u realizuan edhe kete vit ashtu siç i ka hije pasi nje pjese e fondit te tyre do shkoje per fushate ne dobi te kryeministrit dhe te Eqerem gjyzllykes.

    4. Elma says:

      Po me cfare ta beje fushten pastaj Saliu dhe studentet duhet ta kuptojne qrsimi vjen prap fushata e saliut dhe jozefines nuk kthehet me hahahahahah nje shtet qesharak. kjo eshte qevera e rrugeve ne rruge arsimi dhe cdo gje tjeter pas tij kjo eshte motoja PerPara.

  2. Zani says:

    Ska leke me, i ka marre te gjitha saliu, arsimi publik ka per te vdekur nese sala vazhdon te qendroje ne pushtet.

  3. alban4eva says:

    Zani, ti thua, “arsimi publik ka per te vdekur…” arsimi publik ka kohe qe ka vdekur. mjaft te shohesh statistikat, ndoshta jemi i vetmi vend ne bote qe kemi me shume universitete per fryme popullsie. qe ketu duket qe arsimi ka kohe qe ka vdekur ne Albanistan..!!

    shqpellari serb nuk do arsim, zgjuarsi, shkence, keto jane gjera per te cilat ai ka alergji. ai do rremuje, kaos, vrasje, therje, vjedhje, djegie, etj etj.. ashtu eshte mesuar ne shpellen e tij.

  4. agim says:

    saliu e ndjen friken per humbajen ai po qon arken e shtetit 0 po fut taksta e cdo gje vetem qe te marri fonde shtese per fushate

  5. Arbeni says:

    Rregulloren per ekspeditat e percakton Fakulteti, e con per miratim ne Rektorat dhe me pas behet nje VKM.

    Dekani Shezai Rrokaj dhe keshilli i Fakultetit duhet ta kene percaktuar me pare rregullat e ekspeditave.
    Studentet duhet ti kerkojne llogari Keshillit te Fakultetit dhe te njihen me rregulloren e propozuar.
    Absolutisht qe gjerat nisin nga Fakulteti, Rektorati dhe roli i Ministrise eshte gati i paperfillshem per keto problematika.

  6. agim says:

    po kur saliu ishte vet nje student si do ti dukej ati sikur kjo te ndodhte ne kohen e tij gjithmone para se ti besh dikuj dicka mendo per veten

  7. chufo says:

    Praktikat dhe ekspeditat jane pjese e rendesishme e kurrikules universitare,pa to dijet e studenteve mbeten te cunguara.

  8. Drini says:

    Sipas Saliut atyre i ka bere nder se nuk i lodhi ne ekspedita , kshtu do thote , dhe te koncerti duhet tu pagunin kengetaret se ska lezet, si quhet fushate atit po spati nja 10 kengetar me vete , qe ti thote dynjash shife si bojm mitingjet , pavarsisht se studentet rrin pa bere detyrat qe kan , ska gje nje keng me teper per ta nigju sala

  9. tea says:

    Nuk ka leke shteti se i duhen per fushate, kush po pyet per ekspeditat e juaja…Ja ky eshte pushteti yne mafjoz

  10. bato says:

    Nuk duhet te cohen ne protesta vetem studentet,por duhet te cohen te gjithe prinderit vellezerit dhe motrat e jo te rrine neper kafe.

  11. xhaferri says:

    PO ekspeditat per çfar i doni kur shkollen e merrni me lek, apo per argetim.

  12. agim says:

    ju hoqi nga ato ekspedita sepse i duhen lek per fushate po e ndjen humbjen

  13. agim says:

    keta student me ane te protestet kane treguar nje vyrty demokratik dhe jo si saliu nje diktatorial

  14. mira says:

    E di ti Arben se financat nuk i ka universiteti ;Por qeveria ajdute *Dhe sa per Dekanin e fakultetit tone nuk ka vend komenti juaj ;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje