Ilir Meta në Bulqizë: Ndëshkoni PD-në, nuk i keni asnjë borxh

3 Qershor 2013, 13:52Politika TEMA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi në një miting elektoral në Bulqizë se ata duhet të ndëshkojnë me votë Partinë Demokratike, pasi nuk i kanë asnjë borxh.

“Bulqiza është një qendër shumë e rëndësishme për të gjithë vendin dhe është njëkohësisht pjesë e qarkut të Dibrës i cili bashkë me Bulqizën janë më të harruarit dhe të më neglizhuarit nga qeveria aktuale. Prandaj më 23 qershor, me votën tuaj ju do të ndëshkoni këtë harresë, këtë neglizhencë. Ju nuk i keni asnjë borxh Partisë Demokratike. Përkundrazi, është ajo që ka detyrime pa fund ndaj popullit tuaj. Ju bë kaq kohë që çdo dy vjet sa herë ka zgjedhje lokale apo zgjedhje parlamentare. Premtohet rruga e Arbrit dhe hidhet një grusht asfalt elektoral. Po ju e dini shumë mirë se po të vazhdohet me këto ritme do të duhet nja 80 vjet për të përfunduar rrugën e Arbrit. Pranvera vjen çdo vit, por rinia vjen vetëm një herë. Jam i bindur se populli i Bulqizës e sidomos të rinjtë dhe të rejat e Bulqizës, Peshkopisë, Maqellarës, Matit, Klosit, nuk do të pranojnë më të mashtrohen nga premtimet boshe të Berishës. Por të gjithë së bashku do të votojmë që Bulqiza dhe i gjithë qarku i Dibrës më 23 qershor të bashkohen me rrotacionin e sigurt, me ndryshimin e sigurt në mënyrë që të ecim më shpejt drejt Shqipërisë evropiane. Jam i bindur se ju do të bashkoheni me programin tonë për punësimin,” tha Meta.

“Sot edhe Berisha premton se do të hapë 250 mijë vende të reja pune për 8 vitet që vijnë. Por, gjatë këtyre 8 viteve më shumë vende pune u mbyllën sesa u hapën sepse mungoi vizioni, mungoi politika e mençur dhe e përkushtuar për të hapur vende të reja pune, në Bulqizë dhe kudo në gjithë qarkun tuaj dhe në shumë zona të tilla në të gjithë Shqipërinë. Prandaj, duke votuar për Përparim Spahiun ju keni votuar për veten tuaj, për fëmijët tuaj, ju keni votuar për shkolla më të mira dhe jo që fëmijët tuaj ta bëjnë shkollën siç e bëjnë edhe sot për shkak se nuk investohen as 2 lekë për të rikonstruktuar shkollën e mesme. Ndërkohë që ne angazhohemi që një pjesë e rentës minerare t’i kalojë pushtetit vendor që të ketë mundësi të financojë në të mirë të komunitetit për projekte të ndryshme sociale dhe ekonomike. Ashtu sikurse angazhohemi për t’u dhënë të gjithë minatorëve statusin e minatorit sepse kanë kaluar një jetë me sakrifica, me vuajtje dhe e meritojnë këtë solidaritet nga e gjithë shoqëria,” vijoi kryetari i LSI./ep

9 komente në “Ilir Meta në Bulqizë: Ndëshkoni PD-në, nuk i keni asnjë borxh”

  1. arberi says:

    po ne cfare borxhi te kemi qe vjen zotrote dhe na tregon nje mal me genjeshtra??? cfare borxhi te kemi te degjojme nje hajdut si puna jote??? po ik mo like bej dicka tjeter se politikan nuk di ta besh ne asnje moment, edhe pse ke filluar te marresh leksione nga Rama prap mbetesh i deshtuar. me njerez si ju behet gjithmone prapa ndersa ne duam te ecim PERPARA… ?

  2. turi says:

    o shkerdhata na cmendet me kete sali berishen! do ju zhdukim me 23 qershor dhe pushtetin tuaj legen!

  3. VERONIKA says:

    Hahahhahahahhahahahahahha ,Zot na mbaj mendjen ….ky ka me shum talent se aktoret e Portokallise
    Mos votoni Berishen …Votoni Mmmmmmmmmmmmeten mbas kepuces ….

    1. veronika says:

      O Vera po si nuk u lodhe o gru. Nuk e dija qe ishe nivel kaq i ulet per nder. Ua paska pare trute Enveri e nuk paskeni zene ment.

      1. VERONIKA says:

        Jo une jam klasa ‘over and over” ,por ama dhe ti nuk u lodhe duke ndenjur mbas meje …sepse me ngjan si ajo klasa qe sterviti xhaxhi enferri ….une nuk ze mend e kam plotesuar kuoten …por ti mund te ndryshosh …thjesht thuaj mendimin tend …mos jeto jetet e te tjereve ..pra leri spiunlleqet .Te fala Sadikut ,Havase ,Amerikes !

  4. Dean says:

    Te lumte ajo vrima e menderes tate te trash,o Ilir Meta,qe na flet si engjell.
    Luaje edhe pak rolin e engjellit,pa ne burg ke per te perfunduar edhe ti 1 dite o Shpellaraku i cepanit.

  5. arldi says:

    GOMAR, NE BURG DO PERFUNDOSH

  6. adoleshenti-FRANCE says:

    se mos ndalo njeri kamionat e Likes qe nisen nga Bulqiza duke ja bler kg femijeve qe roptohen tere diten me 30 lek, femijet e Metes as qe e di cfar esht kromi
    dita e ndeshkimit per keto njerez te ndyre do vije SB i pari

  7. ehe says:

    Ehe mire thote. Denoni pd ne dhe jepjani voten lesh e lise se nuk e ka plotesuar kuoten hajduti.
    Shtepine tre dylym e ka te vogel do te bej pak zgjerim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje