Prishtinë, 5 qeshor – (E plotësuar) Kreu i komunës së Skenderajit, Sami Lushtaku, është liruar nga të gjitha akuzat në gjykimin e rastit “Birn”. Pos kryetarit të Skenderajt, nga akuzat janë liruar edhe Rexhep Hoti, Avni Azemi, Riza Hajdari dhe Qani Mehmedi.
Kryetari i Skenderajt akuzohej për veprën penale të shkeljes së statusit të barabartë të banorëve dhe kanosje sepse në periudhën maj-qershor 2009 në bashkëpunim me disa persona të tjerë kishte nisur një fushatë mediale kundër Jeta Xharrës, drejtoreshë e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.
Bashkë me të akuzohej edhe ish-deputeti e PDK-së dhe botuesin e InfoPress, Rexhep Hoti, gazetarët Qani Mehmedi, Avni Azemi dhe Rizah Hajdari.
Lirimin nga të gjitha akuzat rreth rastit BIRN të Sami Lushtakut dhe të tjerëve e ka konfirmuar sot edhe EULEX-i nëpërmjet një komunikate. Në komunikatën e EULEX-it thuhet se “një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjyqtarëve kosovarë i liroi të pesë të pandehurit në rastin BIRN, pasi që u vërtetua se aktet për të cilat ata akuzoheshin nuk përbëjnë vepra penale.
Në aktakuzë, Sami Lushtaku, Rexhep Hoti, Avni Azemi, Rizah Hajdari dhe Qani Mehmedi, akuzoheshin për veprën penale të shkeljes së statusit të barabartë të banorëve të Kosovës dhe për veprën penale të kërcënimeve.
Rasti ka të bëjë me një fushatë të pretenduar të kërcënimeve kundër gazetares Jeta Xharra dhe një punonjëse të saj në Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) prej anës së gazetës Infopress në qershor të vitit 2009 pas transmetimit të një programi televiziv (të drejtuar nga Jeta Xharra) që gjoja e kishte kritikuar kryetarin e Skenderajt dhe rajonin e Drenicës.
Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror special nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)”.
Ndërkohë,Prokurorja në rastin “Lushtaku vs Xharra”, Mariah Bamieh do të ankohet kundër vendimit lirues ndaj kryetarit të Skënderajt dhe të tjerëve. “Ajo çfarë kemi parë në këtë rast, dhe për të cilën shpresonim që gjykata do të pajtohej me ne ishte se të akuzuarit e kanë vënë Jeta Xharrën në situatë frikësuese.
Kërcënimet dhe shpifjet e bëra kundër saj kishin qëllim të qartë. Të akuzuarit donin ta frikësonin Jeta Xharrën dhe ekipin e saj, ata donin ta poshtëronin atë dhe me e rëndësishmja, donin që ta hiqnin nga skena një gazetare kritike dhe të besueshme, e cila kishte guximin që t’i vinte në pikëpyetje të arriturat politike të zotit Lushtaku, një figurë e fuqishme politike dhe shoqërore”, ka thënë prokurorja.
Sipas saj, ky është rasti më i rëndësishëm për lirinë e medias në Kosovë, dhe tregon sa demokratike është Kosova, prandaj duhet menjëherë që Gjykata e Apelit ta shqyrtojë ankesën për lirimin./Koha.net/
Une e kam njohur ne kohen e luftes se Kosoves Sami Lushtakun. Ai eshte nje hero lufte. Ate e do populli i Drenices dhe i Kosoves. Nuk mund te denohen njerez te tille.
Ti as e ke njohur dhe as qe ke njohurine me te vogel per te sepse kete person populli i Kosoves e urren me shume se cdo kend.
une jam kunder kcnimeve te gazetarve dhe mediave por saiperket zonjes xharra ajo eka treguar vehten me intervisten me borko stevanovic icile ishte ne udhheqje ndaj saj dhjet hapa pra endjer asht gazetarija e kosoves qe nji rrjet si rrjetin hulumtues e udhheq jeta xharra pra aq kam qen nervoz duke e prcjell intervjun me stevanovic saqe kamqen nji momennt i gatshem qe ta thej televizijonin pra mendoj ekranin sepse jeta xharra asht marrja e gazetaris kosovare,, pra perseri po them se nuk jam qe asnji gazetari ne kosov dikush ti thot se dota mbys ose tjeter menyr idiote . ,,, ., pra jeta xharren e financion gjorgj soros te cilin franjo tugjman eka ndjek menjihere nga kroacia sepse aj eka perdetyr qe ne qdo shtet te ri te hyn dhe ta keqsoj gjendejn ne qdo menyr si moralisht ashtu edhe kulturore ,
EULEX mos luaj me zjarrin, ose me mire te thuash po luan keq me zjarrin. MJAFT ME!