Meta vlerëson ambasadorin Arvizu: Është i balancuar, SHBA nuk do bëjnë sehir

5 Qershor 2013, 20:01Politika TEMA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në një intervistë për Albanian Screen, thotë se fakti që debatin se kush do jetë Kryeministër i të majtës e ka hapur e djathta, tregon se ata janë të bindur se Berisha nuk do jetë më Kryeministër pas 23 qershorit.

“Ndërsa se kush do të jetë nga e majta, kjo do të jetë në respekt me votën e qytetarëve shqiptarë dhe është një çështje që Kushtetuta e zgjidh në mënyrë të qartë,” tha Meta.

I pyetur nëse KQZ po lihet pa plotësuar për të pasur një alibi për humbjen e zgjedhjeve, Meta thotë: “Nuk ekziston asnjë dëshirë për të krijuar apo për të pasur një alibi sepse fitorja e opozitës është e padiskutueshme. Nuk ka përse opozita të përpiqet të harxhojë energji për të justifikuar për atë që nuk mund të ndodhë, humbja e saj. Por natyrisht që nuk është përgjegjësi e opozitës që të restaurojë një KQZ të cilën e gjymtoi z. Berisha dhe nuk ekziston një reflektim i tij për atë që bëri”.

Ndërsa deklaratën e Kastriot Islami se Rama nuk e plotëson KQZ-në sepse ka frikë se Meta certifikon zgjedhjet, Meta e komenton kështu: “Mendoj se është një diversion jo shumë i kualifikuar, duke pasur një konsideratë begraundin shkencor të z. Islami. Aq më tepër që edhe ai e di po kaq mirë sa edhe unë që diferenca është kaq e madhe sa nuk ekziston asnjë merak dhe shqetësim i opozitës se si do të justifikohet nesër një rezultat tjetër”.

I pyetur nëse ai synon karrigen e kreut të Partisë Socialiste, Meta thotë: “Absolutisht nuk ekziston ky synim sepse unë kam themeluar një forcë politike si Lëvizja Socialiste për Integrim dhe shikoj kontributin tim në të ardhmen në funksion të kësaj force”.

Kryetari i LSI thotë se ka pasur një raport shumë pozitiv dhe bashkëpunues me Lulzim Bashën. “Por, natyrisht që pas 1 prillit secili vazhdon në pozicionin e tij. Megjithatë, unë mund them se në politikë bindjet janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër. Ndërsa në raportet shoqërore, njerëzore, etika, respekti duhet të mbeten të pacenuara nga politika. Kjo varet edhe nga niveli, edhe nga shkalla e emancipimit të gjithsecilit”.

Sipas Metës, sondazhet tregojnë se LSI do të jetë një parti me tregues 2 shifror në zgjedhjet e 23 qershorit.

Meta thotë se nuk është e vërtetë se Berisha ka shumë përkrahje në Kosovë.

“Mendoj se është më shumë një përpjekje e vetë Berishës për të paraqitur një përkrahje të jashtëzakonshme që ekziston në Kosovë për të. Mendoj se përkrahja është shumë e balancuar dhe se Kosova në të gjitha kohërat tek kryeministri i Shqipërisë, te Presidenti, nuk shikon thjeshtë individin por shikon vetë Shqipërinë dhe rolin e saj. Kështu që përpjekjet për të personalizuar raportet janë të parëndësishme dhe kalimtare dhe se nuk duhet të harrojmë se ishte qeveria socialiste që mbajti peshën kryesore gjatë krizës së Kosovës, gjatë luftës së Kosovës, gjatë përballimit të jashtëzakonshëm të menaxhimit të një krize humanitare të përmasave të jashtëzakonshme,” theksoi Meta.

Kryetari i LSI ka komentuar edhe debatet në lidhje me qëndrimin e ambasadorit amerikan në Shqipëri. Meta thotë se ambasadori është i balancuar dhe shton se SHBA nuk do jenë spektatore për këto zgjedhje.

“Së pari duhet të kemi parasysh që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kudo qoftë në botë dhe kuptohet edhe në Shqipëri, është përfaqësues i drejtpërdrejtë përveç i Departamentit të Shtetit dhe i shtetit amerikan, në radhë të parë i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra ambasadori ka një rol tepër të rëndësishëm dhe tepër përfaqësues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për debatet të cilat ne i kemi vënë re, unë dua të bëj një vlerësimin tim për ambasadorin Arvizu, i cili mendoj se në tërësi gjatë këtij aktiviteti tre vjeçar, ka qenë vlerësoj i balancuar, dhe vazhdimisht ka shprehur mendime apo qëndrime të ndryshme, që një herë mund të jenë paraqitur nga njëra palë si në përkrahje të saj dhe si kritikë ndaj palës tjetër, dhe herës tjetër e kundërta”.

“Absolutisht që SHBA-të nuk mund të rrinë dhe nuk do të rrinë si spektatorë, pavarësisht se nuk mund të zëvendësojnë rolin dhe vullnetin që duhet të tregojnë qytetarët shqiptarë dhe respektin qytetarët tanë duhet ta tregojnë në radhë të parë për veten e tyre, duke marrë pjesë më këto zgjedhje dhe duke u shprehur për të ardhmen e tyre”./ep

12 komente në “Meta vlerëson ambasadorin Arvizu: Është i balancuar, SHBA nuk do bëjnë sehir”

  1. E verteta says:

    Epo se shan dot Lulin se ha darka me te

  2. safeti says:

    SHBA do bejn sehir se neve jemi shtet sovran kemi kushtetuten, jemi antar te NATO nuk jemi shtet afrikan.

    1. rudini says:

      OR SAFET:sala ka gelltitur diku çorbe te prishur!dhe kesaj rradhe del ne pension.nuk jam militant si ti dhe i shof gjerat pa tifozllik.por qe te jete akoma saliu ne krye te vendit,eshte herezi edhe per amerikanet kete rradhe……..prandaj shko kerko azil ne ndonje vend afrikan,se ne evrope nuk ju japin me!!!!!!!!!!!!!NUK MBAHET PUSHTETI ME DHUNE OR SAFET PALLA.

  3. vlora 1912 says:

    Ilir, ambasadori nuk kane nevoje per vleresimit e tua. Ai nuk eshte hajdut i ndyre dhe njeri pa karakter si puna jote!

  4. Ar xhinda Kryemadhi says:

    Per te majten e demokracine shqipetare je me i keq se Berisha.
    ATA TE KANE NE DORE PRANDAJ MBAJTE NE KEMBE NJE QEVERRI KUKULL PER 4 VJET E MBAN NE KEMBE NJE BASHKIAK KUKULL.VULA E KORRUPSIONIT NUK KA PER TU NDARE ASNJEHERE.PO KA IDJOTE TE TE VOTOJNE EDHE 3 HERE.

  5. shqiptari says:

    Vlora ka qene dhe do te mbete Histori vedni Heroki i Heronjeve.
    Me shume te drejte Volra,ne koment ashtu eshte.
    Por nuk i dihet dhe Lojrave te Votimeve.
    http://www.Odiseja e nje Detektivi.Lexoni dhe kaloni kohen,se me Votimet dhe kush do te jete ne pushte edhe nja 50 vjete nje Zote e di.

  6. shqiptari says:

    Vlora ka qene dhe do te mbete Histori vendi Heroik i Heronjeve.
    Me shume te drejte Volra,ne koment ashtu eshte.
    Por nuk i dihet dhe Lojrave te Votimeve.
    http://www.Odiseja e nje Detektivi.Lexoni dhe kaloni kohen,se me Votimet dhe kush do te jete ne pushte edhe nja 50 vjete nje Zote e di.

  7. Fllad says:

    O komentues, si merni mundimin dhe i pergjigjeni atij safet malokut. Lerini te shkretin te haje persheshin qe i ka dhene sal SRB-i.

  8. Fllad says:

    O komentues, si merni mundimin dhe i pergjigjeni atij safet malokut. Lereni te shkretin te haje persheshin qe i ka dhene sal SRB-i.

  9. vjollca says:

    Kesaj radhe te iki Sala se e meriton por ti je njeriu me I peshtire dhe me pa karakter ne kete dynja.
    Je hajduti me I madh I ketij kombi dhe mbi te gjita me I shpifuri si per nga figura ashtu edhe nga goja.Ajo goje cfare nuk ka nxjere dhe njerezit nuk I harojne.Ti kerkon drejtesi per 21 janarin po ti nuk duhet te flasesh po te fshihesh se bashku me ate grua qe u be e semure me kancer qe Dritan Prifti te mos nxirte ate video qe ti e di me mire se kush do se cfare permban dhe shume njerez e dine po nuk ja vlen qe te thuhet se ju jeni plerat me te deshtuara te ketij kombi.Me mire do te ishte qe te iknit nga ky vend me gjithe ato lek qe keni dhe te mos ju shikonim me se ngjallni neveri dhe kerkoni qe te beheni te dy deputete.Po kush jeni ju mo pleta ishalla ky popull e kupton se sa ju vlen lekuta dhe ju nxjer jashte loje qe te dyve.Ti u bere deputet radhen e kaluar me votat e ps qe haram I qofte qe ti dha dhe ti cfare nuk nxore nga ajo goje.Si nuk u bere nje here burre per te kundershtuar Saliun,qe ky vend te mos shkonte ketu ku eshte se ti je pergjegjesi me I madh I kesaj katastrofe.Kujtohu se ke njerez ke vene ne krye te ministrive qe kishe ti jashte cdo rregulli dhe regulloreje pa mbaruar akoma shkollat(ose me diploma te shumta te universiteteve private) ishin drejtore drejtorije 23 dhe 24 vjecare per te te qendruar ty lepe peqe dhe per te vjedhur sa me shume.
    Cfare te themi se ti ke aq shume bema sa do te duhen shekuj per te shkruar……………….
    Populli shqiptar u zgjofte nga gjume dhe te fitoje ndoshta kesaj radhe me I miri se ky popull me kete vend qe e ka bekuar Zoti per cdo gje te jete ne kete gjndje ekonomike qe eshte se ti dhe te tjere vetem e kane vjedhur aq shume sa ju nuk dini ku ti fusni leket dhe te tjeret nuk kane buke te hane.

  10. maria says:

  11. qytetar says:

    Z Arvizu si ambasador i ShBA te njeh mire se cili je ti i di shume mire pislleqet e hajdutlleqet e tua dhe jo vetem te tuat por eedhe te atij malokut qe te mbajti kaq vjet per interes edhe te ketij psikopatit tjeter qe po i ngjitesh si muti pas kepuces po per interesin tuaj vetjak.Problemi eshte se vendin ty edhe atyre horrave qe ju ngjitesh ti duhet tja u tregojme vendin ne dhe vetem ne,dhe atehere e sheh ti se cili eshte ambasadori amerikan ne te vertete.Uroj qe kjo dite te vije me 23 Qershor ku bashke me shpellorin te qerrohesh edhe ti me shpurren tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje