Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me profesionistët e rinj, studentë të sapodiplomuar në profesione të ndryshme.
Të rinjtë kanë shprehur shqetësimin e mungesës së hapësirave për t’u punësuar në qytetin e Gjirokastrës, por edhe në qytete të tjera ku ata kanë tentuar të punësohen pasi janë diplomuar.
“Sot ne jemi përballë një situatë kaotike, fillimisht në arsim e më pas për rrjedhojë edhe në hapësirat e punësimit. Sot të gjithë ne e dimë që ka me mijëra juristë të sapodiplomuar, por që nuk ka punë për ta. Sot ne e dimë që ka me mijëra ekonomistë të sapodiplomuar, por ushtrimi i këtij profesioni shumë specifik është gjithashtu i vështirë. Kjo e gjitha është pasojë e një sistemi arsimor universitar që ndodhet në kolaps, i keqmenaxhuar dhe klientelist. Kjo situatë duhet të marrë fund sa më parë sepse një jurist i sapo diplomuar nuk mund të punojë kamerier, është e pafalshme”, deklaroi Veliaj.
Duke u ndalur tek reforma në sistemin arsimor, Veliaj deklaroi se projekti i PS ndryshon si nata me ditën kundrejt politikës arsimorë të qeverisë aktuale, e cila paratë publike i ka vënë në shërbim të arsimit privat.
“Ndërsa ne do të mbështesim arsimin publik përmes fondeve private,” tha Veliaj.
Veliaj ka garantuar të pranishmit se “qeveria e pas 23 qershorit do të krijoje vende pune për të rinjtë mbi bazën e meritokracisë dhe jo bindjeve partiake, praktike e cila ka mbytur administratën publike duke e kthyer atë në gangrenën e shtetit dhe mbytur vizionin për të rinjtë profesionistë”./ep
BRAVO ERION. DJALE ME VLERA E PARTI PREMTUESE. SUKSESE, KEMI BESIM TEK JU
Veliaj eshte nje politikan me mend dhe shume intelektual qe ka menduar perhere me te rinjte asnjehere nuk ka luftuar per karrige por vetem per te miren e qytetareve ky djale ka per te hecur perpara. bravo i qofte
guximi dhe krujajoja e madhe kur bashkohen me vullnetin dhe vizionin q eka ky njeri ka bere gjera te mrekullueshme per rinine dhe kjo e ka bere rinine shqipatre qe ta kete idhull kete djal t etalentuar
qeveria e PS dhe Rilindjes pas 23 qershorit do të krijoje vende pune për rinine mbi bazën e merites dhe jo militantizmit sic po e ben qeveria e deshtuar e sali antiplumbit e cila do te mbaje pergjithmone damken e nxjerrjes ne rruge te te rinjve
duhet qe te gjithe te kujdesemi per rinine, pa nje rini aktive dhe intelektuale nuk mund te kemi te ardhme! ju uroj fitoren juve z.Veliaj dhe bashke me ty gjithe te rinjve kudo qe ndodhen!
Kur shikoj Erion Veliaj ne Tv, direkt me krijohet nje sens zhgenjimi i papare dhe neverie sepse me kujtohet se si na genjeu dhe perdori gjate periudhes se qeverise Nano kunder tij permes levizjes Mjaft.
Mbaj mend si organizoheshim te gjithe dhe besonim tek levizja Mjaft, besonim edhe tek erjoni.
Me pas erdhi zhgenjimi kur ky pranoi te behej pjese e asaj ish-qeverie qe kishte luftuar dhe sot eshte nder ushtaret me te betuar te asaj partie.
S’ka me keq se te zhgenjesh dhe shperdoresh te rinjte. edhe pse mbas 10 vjetesh akoma sme hiqet hidhtesia nga stomaku sa here shoh veliajn me te rinjte.
Ne vazhdim te commentit tend po shtoj…Ishte koha kur Berisha “sulmonte” Ramen,jo se tani s’ben te njejten gje,por me duket se i ka fituar trupi “imunitet”….Kisha disa dokumenta qe e nxirrnin nga sikleti “legenin”,por s’kisha pike kontakti me te..I them “Eres”:- dergoja keto materiale Rames(fcb)…Me pergjigjet:- Flm,por dergoja me mire vete se ai eshte “i zoti i punes”,une s’kam lidhje…dhe me jep emailin…Me kujtoi “Monalizen” dhe “drite-hijet” e saj…S’po i hyj “Soros-it” kur zihej si legen me Nikun e “spahijve” per tendera….dhe ky flet me meritokraci??Deri te “Merita” dhe arrin,por concepti “cratia” eshte sh i gjere per mendjen e tij “te ngushte”,por sh i ngushte per “culon” e tij te gjere..
ca thu oooo goc ka gje nano ne ps?? te gjith nanoiste jan zhdukur rama i ka ber nje reformim total ps si nga anetaret si nga vizioni! po ja fut kot
rinia e cila eshte lene ne meshire te fatit nga kjo qeveri qe mendon vetem per vete ka per ti dhene ndeshkimin me te madhe ne keto zgjedhje sepse nuk mund te duroj me papunesine dhe diskriminimin qe po i ben sala
po normale qe te rinjte do te zgjedhin rilindjen dhe PS sepse eshte e vetmja alternative politike qe ka nje program te qart mbi strategjine e punesimit te rinise dhe Rama e Veliaj kane treguar perhere qe dine ti japin prioritet rinise si motorri i shtytjes perpara te nje vendi moderne
njerez te tille i duhen politikes shqiptare qe te ken ide te jene intelektuale dhe te kene miresine te degjojne hallet e popullit dhe jo te shajne e te vjedhin. veliaj do jete nga deputetet qe do te bej me shume ne legjislaturen e ardhshme per te rilindur vendin dhe rinine
rinia eshte e gjitha e papune dhe faji eshte i gjithi i saliut qe nuk di te koordinoje fuksionimin e shtetit dhe nuk di te stimuloje punesimin ne vend sepse sipas vete INSTATI-t te papunet jane shtuar frikshem ne vend qe te ulet numri i tyre
te rinjte nese duan te ndryshojne jeten e tyre te ndryshojne realitetin e hidhur ne te cilin jetojne duhet te bejne nje zgjedhje te qarte kleto zgjedhje dhe ajo eshte vetem rruga e Rilindjes, sepse eshte e vetmja alternative qe ofron ide te qarta se si mund te integroje rinin ne tregun e punes
Me ne fund nje i ri i edukuar ne perendim i cili jo vetem qe ka
deshiren e mire per te investuar vlerat ne Shqiperi, por eshte mese
i hapur te ndihmoj te gjitha ata qe, njelloj si Veliaj, kane aftesi dhe duan te cajne perpara ne baze te njohurive dhe jo njohjeve.
Suksese skuadres se Riindjes, brezi i ri ka nevoj per perfaqesues si ju.
erion veliaj eshte nje njeri shume me vlera dhe nje deputet i mrekullueshem qe po investon shume per te rinjte qe po investon shume per emigrantet dhe eshte nje deputet i mrekullueshem i ardhshem i parlamentit shqiptar
ky cun eshte nje model fantastik dhe shembull super i mire qe cdo i ri shqipatr dueht te ndjeke per te pasur nej arriere te sukseshme dhe per te ber mire per popullin,bravo bravo bravo
Shpresoj shume te jete e vertete pasi kemi vite qe po vuajme klientelizmin berishian..kjo duhet te ndryshoje sa me shpejte!
erjon veliaj eshte gjithmon shume i perkushtuar ndaj te rinjve prandaj edhe te rinjte e duan shume dhe e votojne masivish. jo si gjyshi qe mendon vetem per xhepat e tij dhe nuk e ka idene se cfare kerkojne te rinjte
ndaj cdo i ri gjirokastrit duhet te mebshtese me vote pro erion veline dhe laternativen e tij sepse e meriton se ka dhene shume per cdo te ri shqiptar e po jep epr cdo gjirokastrit
bravo zoti veliaj, fryma jote e optimizmit dhe se gjerat te shkojne mire eshte e padiskutueshme , ju po beni nje pune te shkelqyer ne gjirokaster dhe te rinjte duhet te kene nje mbeshtetje
mbeshtetja qe duhet ti jepni te rinjve eshte shume e rendesishem, te rinjt jane nje force e madhe qe i duhet dhene mundesi per te shpalosur idet dhe punen e tyre , kush me mire se vzoti veliaj e bene kete
Mese e drejte cdo gje qe po lexoj ! Tamam demokraci e jo komunizem sic po shofim sot !! Secili te mari vend pune ate qe merito dhe qe eshte i denje ta bej !! Se un vetem kam pare militante neper zyra jo njerez qe jan me parti tjeter ! Bravo Erion Veliaj
cdo gje ne shqiperi eshte bere e veshtire , puna per te rinjt eshte kthyer ne nje makth te keq nqs ti ska para , mike, ose teser partie te pd , kjo nuk duhet te jete me , sepse ne fillim eshte aftesi dhe arsimi, merita dhe cdo gje tjetre. kam besimin e plote qe veliaj do te bej kete gje , jemi me ty dhe shume krenar per ty
ja kush jane njerzite e skuadres se rilindjes, njerz me vullnet dhe deshire per pune , me vizion , ide dhe punesim per nje forc te madhe sic eshte rinia , erion veliaj bravooo po ben nje pune te papare, per tu marre shembull
erion veliaj meriton respektin dhe voten e cdo te riu shqipatrpor konkretisht e qarkut te gjirokastres ku ai kandidon sepse ka dhene shuem per projekte dhe alternative per punesimin dhe integrimin e te rinjve ne shoqeri
Erion te lutem perdorni nje tjeter term dhe jo “meritokraci”
Kur qe Nano-pijaneci ne pushtet thoshte qe do aplikojme sistemin e meritokracise, por ne qe kishim 30 vjet eksperience ne pune ( edhe ne instuticine kerkimore shkencore) mbetem te papune dhe ate kodosh zyre te meritokracise kerkuam e kerkuam dhe as e gjetem dhe as nano-kurva nuk na i tha se ku ishte, qe ne te provonim se sa vlenim.
O Erion
Si u be ajo puna e agresionit te Griseldes se kryebashkiakut te Kavajes ?
Jo per gje , por prandaj ke koeficient te larte besueshmerie.
Dhe e dyta, sa zili i ke te sapodiplomuarit. A e ke marre diplomen apo jo ?
Prandaj Erioni ka lene fushaten e spoteve te PS ne dore te Arbrit, vellait te vet? Per meritokraci…. sigurisht.
asgje e re ne kete fushat,vetem premtime nga te dy partit.te gjitha komentet e mesiperme jane ber nga stafi i erionit kete jua them me garanci te plot dhe pa shtuar asgje sepse po e jetoj nga afer situaten zgjedhore.sali berisha duhet te iki nje ore e me pare nga pushteti dhe kjo eshte e vetmja arsye pse duhet te mbshtesim edi ramen por,erjon veliaj eshte i pa besushem dhe nje shembull i keqe per rinin shqiptare sepse eshte nje servil i kryetarit dhe ska asnje merit ne ps.turp per qarkun tone dhe per tepelenen qe do duhet te na perfaqsoj nje njeri i tillDashua do ishte njeriu i duhur qe duhej te vendosej ne liste i 3-ti ne qark dhe jo ky mashtruesi.
ka plot te reja por thjesht kur verberohesh nga berisha normal qe do harrosh dhe mireqenien afatgjat qe do te dhuroj rilindja me ne krye ramen!!
PËRPARËSI RINISE QE KA PS NUK E KA PAS ASNJE FORC POLITKE DERI ME SOT:
1. Ngritje e Programit Kombëtar për Nxitjen e Sipërmarrjes Rinore.
2.Futje në kurrikulat e shkollave të mesme dhe të larta të kurseve për formim të aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë përmes Programit për Sipërmarrjen Rinore.
3.Krijim i “Inkubatorëve të Biznesit Rinor” që u mundësojnë të rinjve sipërmarrës hapësira për zyra, kryerjen e aktivitetit dhe lehtësira administrative.
4.Nxitje sistemit të kredive dhe mikrokredive, si dhe krijimi i lehtësirave fiskale për sipërmarrjet e të rinjve.
5.Mbështetje punësimit dhe sipërmarrjes rinore përmes krijimit të lehtësirave për të gjithë ata të rinj të aftë që duan të fillojnë një sipërmarrje.
6. Trajnim brenda 6 muajve i të gjithë të rinjve nën 25 vjeç që janë regjistruar si punëkërkues dhe trajinim brenda dy viteve i të gjithë punëkërkuesve.
7.Krijim i Programit Kombëtar të Formimit Profesional në punë, i cili do të krijojë lehtësira fiskale për të gjithë ata sipërmarrës a kompani që duan të përfshijnë praktikantë të rinj në aktivitetin e tyre.
8. Rritje e numrit të të rinjve rome që edukohen dhe marrin profesion të përshtatshëm për punësim.
9.Dhënie fund nepotizmit dhe vendosje e sistemit të meritokracisë në punësimin e të rinjve në administratën publike.
10.Formimi i Korpusit Kombëtar të të Rinjve.
11.Përparësi, në rast aplikimi për pozicione pune në administratën publike, për të gjithë të rinjtë pjesëmarrës në Korpusin Kombëtar të të Rinjve.
12.Krijim i lehtësirave në ndjekjen e shkollës së lartë për ata të rinj që zgjedhin të angazhohen në programe që synojnë zhvillimin e zonave të prapambetura.
13.Transformim i shkollave, pas mësimit, në qendra komunitare me aktivitete në shërbim të komunitetit ku ato ndodhen.
14.Rritja e kompetencave të Bordit të Prindërve në pasurimin e jetës komunitare në territoret e shkollës.
15. Institucionalizimi i klubeve të debatit që do të zhvillohen dhe inkurajohen me mbështetje nga shteti.
16.Nxitje e vullnetarizmit si motor i angazhimit të të rinjve në komunitet përmes kontributit të të rinjve të shkollës së mesme me punë vullnetare të paktën 15 orë në vit.
17.Krijimi i përfaqësive rinore dhe mbështetje e financim i tyre si partnerë në vendimmarrje dhe sigurimin e përfaqësimit rinor në politikbërje.
18.Mbështetje e liderve të së nesërmes përmes krijimit të programit kombëtar që i jep mundësi të rinjve të vendit t’i atashohen për dy javë në vit një zyrtari të lartë publik.
19.Themelim i qendrave lokale rinore në çdo qytet për të frymëzuar krijmtari dhe bashkëpunim.
20.Ngritje e qendrave Multifunksionale të Krijimtarisë dhe Pasurisë Kulturore ku të rinjtë e talentuar do të ndihmohen e fuqizohen për zhvillimin e potencialit të tyre krijues.
21.Krijimi i qendrave rajonale kulturore me fokus fshatin dhe synim për të angazhuar të rinjtë e fshatrave.
22.Zhvillim i turneve kombëtare “Kultura në Lëvizje” duke përfshirë artistët e rinj dhe studentët e artit në pasurimin e jetës kulturore në të gjithë vendin.
23. Kthim i Qendrave Rinore Multifunksionale në mjet dhe nxitës të zhvillimit personal të çdo të riu në vështirësi.
24.Hartim i një ligji të veçantë për të drejtën rinore brenda një pakete ligjore drejtuar të rinjve dhe të drejtës së personave nën 18 vjeç që përfshihen në krim.
25.Ngritje e dy Qendrave te Rehabilitimit për të rinjtë e akuzuar apo dënuar për shkelje ligjore.
26. Fuqizim i Zyrës së Komisionerit kundër Diskriminimit duke e kthyer realisht në shërbim të grupeve të diskriminuara apo në rrezik diskriminimi.
27.Pajisja e qendrave shëndetësore me mjedise miqësore për të rinjtë.
bravo Erjon, me kete lajm i bere nja 20 vete per gojore.
mendo per ndonje gje tjeter
shikoni se sa shume njerez te diplomuar jane pa pune!Sistemi arsimor ne Shqiperi ka deshtuar!Berisha hap sa me shume kuota per studentet,ne menyre qe ata mos ta ndjenje efektin e papunesise.ka ardhur koha ta rrezojme kete diktator te cmendur.
Bravo Erion…Na dole djal i mire, por…me bllokun e Ilir Metres c’u be valle? Ke ndonje te re?
Ata qe pretendojen se jane diplomnuar apo kane diplome nga keto kioskat e ashtuquajtura universitete private ta harrojne se kane shkolle… c’tu bej atyre qe vijne nga jashte nga universitete e shkolla ku te rrjedh djersa curk per te marre shkollen e qe jane ne shqiperi pa pune…. Ky erioni qe s’ma mbush mendjen nuk ka punuar nje dite po vetem llogje ka bere dhe nuk eshte aq i kulluar sa duket. Shefi i tij po qe duhet ta ribeje ate braingainin ne kryeministri dhe tu kthejne dinjitetin atyre qe vertete kane studiuar e i kane ato diplomat me mund.
mos ja qaj hallin erjonit ti tesoro se erjoni pervec se ka mbaruar studimet ne nje nga universitete me te mira ne amerik por dhe ne angli esht tip misionari ai!! cdo ze qe ka ngritur e ka ber per shqiptaret dhe jo per parti!! ska marr asnje her rryshfete nga rama e ku ta di un!! ka denoncuar dhe ka bertituar per padrejtesit qe pushteti i ka ber shqiperis gjith keto vite !!
dhe se ka ber per asnje por vetem per shqiptaret!! pikerisht ben pjes ne skuadrene e rilindjes se zeri i tij ska pushuar per mbrojtjen e interesave shqiptare!!
erioni eshte vetem nje trillues i ps
O erjo ku je erjon,
Therret gjyshja ne ballkon
Po erjoni sot mungon
sepse shoket po ndihmon
Ne mesime kush calon…..
Aaaaa pika ne bashke me keta sumatrice rrilindje.
Lum ju qe ja bete mendjen rames pordhe.
Mjere ne me ju…..
Botoje Arban.