TemA TV/ Meta: Do e zgjidhim çështjen e legalizimeve brenda pak muajsh (VIDEO)

13 Qershor 2013, 11:18Sociale TEMA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të LSI-së në Njësinë Bashkiake nr.8 në Tiranë, Dritan Ylli dhe Matilda Tyli, ka zhvilluar një takim me banorët në këtë njësi.

“Besoj se vota e juaj dhe përkrahja juaj do të na inkurajojë më tej për të ecur në këtë drejtim. Sepse mungesa e bashkëpunimit konflikti politik ngërç që ka kaluar vendi ngadalësuan mjaft procesin e integrimit evropian, por sollën dhe një stanjacion ekonomik dhe probleme sociale në rritje. Ndaj LSI-ja si një forcë serioze mori edhe vendimin e duhur në kohën e duhur,” tha Meta.

“Çështja kryesore me të cilët ne duhet të ndeshemi është ajo e rritjes ekonomike të vendit e rritjes së prodhimit në vend dhe përmes kësaj rritjeje, uljes së importeve dhe rritjes së eksporteve, zbutjes sa më të shpejtë të deficiti tregtar. Pra, garantimi i një ekonomie që rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt, sepse vetëm kjo siguron bazën e një punësimi të sigurt dhe afatgjatë dhe vetëm kjo siguron mundësinë për të luftuar varfërinë edhe për shumë banorë të kësaj njësie edhe të kryeqytetit dhe të Shqipërisë”.

Kryetari i LSI tha se ata do i japin fund edhe ankthit të legalizimeve.

“Është për të ardhur keq që Partia Demokratike që në vitin 2005 përpara zgjedhjeve premtoi legalizimet dhe pothuajse nuk ka bërë asgjë përveçse e ka vështirësuar e burokratizuar këtë proces, ua ka sjellë shpirtin njerëzve në majë të hundës dhe i ka lënë ata realisht ende peng të tekave dhe kapriçove të drejtuesve të caktuar të ALUIZNI-t, por në fund të fundit ky është rezultat i mungesës së vullnetit politik për të zgjidhur këtë çështje një herë e mirë. Ndaj unë dua t’iu siguroj për vendosmërinë e LSI-së për të zgjidhur menjëherë brenda pak muajve në qeverisjen e ardhshme çështjen e legalizimeve dhe për t’u dhënë të gjithë tapitë dhe certifikatat e pronësisë në duar”, tha Meta./ep

5 komente në “TemA TV/ Meta: Do e zgjidhim çështjen e legalizimeve brenda pak muajsh (VIDEO)”

  1. Mirgen says:

    O Ilir ceshtja e e legalizimeve ka kohe qe po zgjidhet. me shume se gjysma e qytetareve kane mbaruar pune me legalizimet. cdo dite neper gazeta dalin nga 300 a 400 emra familjesh qe po legalizojne pronat e tyre. Premto dicka te re e mos u mburr me punet e te tjereve.
    puna e 40 perqindshit e tregoi qarte se cfare pazarxhiu je ti. Vemja e ketij populli qe po e grin avash avash.

    1. SOCIALIST---PA PARTI says:

      Edhe nje here qe e majta po fitonte,erdhe ti mor pis i ndyre,dhe na le prape ne opozite me duket.Kete gabim nuk ja fal Rames.Vota ime eshte NUL

  2. safeti says:

    E vetmja gje qe ti zgjidh esht centrali gimit 700 evro, po ti je koqe more legen ku ke ti eksperienc ne trajtimin e pronave ti vetem shkrin per skrap fabrikat e enverit me mafiozat e durrsit dhe italis. Ti blen aborigjenin Arvizu e kujton se ke bler SHBA. Sa debil qe je more ilir metah.

  3. roland says:

    ne shqiperi duhet te kthehet denimi me vdekje, dhe nga ky ligj ilir meta duhet te jete i pari qe te perfitoje! shqiptaret do te qetesohen vetem kur ky dhe vucidolsi te japin shpirt!…plumbat qe vrane shqiptaret me 21 janar u leshuan qe ky morracak te haje i qete byrek me kumbulla me burrin e vet moniken!

  4. bbb says:

    Kryetari i Lëvizjes Skraparlliste për Inkriminim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të LSI-së në Njësinë Bashkiake nr.8 në Tiranë, Dritan Ylli dhe Matilda Tyli, ka zhvilluar një takim me banorët në këtë njësi.

    “Besoj se vota e juaj dhe përkrahja juaj do të na inkurajojë më tej për të ecur në rrigene antiligjit dhe korrupsionit. Sepse zbatimi i ligjit e konflikti politik do sjellin ngadalësim mjaftme rendesime procesin e cintegrimit evropian, dhe duke sjellenjë stanjacion ekonomik qe neve na intereson si LSI se ujku mjergull do. Ndaj LSI-ja si një forcë serioze mori edhe vendimin e duhur me 2009, në kohën e duhur duke bere aleance me Sali Gerdecin,” tha Meta.

    “Çështja kryesore me të cilët ne duhet të ndeshemi është ajo e rritjes korrupsiont dhe vjedhjeve uljes së exporteve dhe rritjes së importeve, zbutjes. Pra, garantimi i një korrupsioni që rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt, sepse vetëm kjo siguron bazën e një shktrrim i të sigurt dhe afatgjatë dhe vetëm kjo siguron mundësinë për të luftuar ligjin per ta bere Shqiperine si Kolumbia ”.

    Kryetari i LSI tha se ata do i japin fund edhe ankthit të legalizimeve.

    “Partia Demokratike që në vitin 2005 përpara zgjedhjeve premtoi legalizimet dhe pothuajse nuk ka bërë asgjë përveçse e ka rrituar ndertimet pa leje e cburokratizuar këtë proces. Pas 23 qershorit militantet tane nga Policani do shtojne ndertimet pa leje. Ndaj unë dua t’iu siguroj për vendosmërinë e LSI-së për të zgjidhur menjëherë brenda pak muajve levizjene lire te skarparllinjve drejt tokave te lira ne Tirane dhe kjo eshte piknisje clegalizimeve dhe për t’u dhënë të gjithë tapitë dhe certifikatat e pronësisë në duar atyre qe kane zaptuar e zaptone prona”, tha Meta./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje