Gjinushi: E majta ka plot alternativa të moralshme. Do marrim mbi 3 mandate

14 Qershor 2013, 19:46Politika TEMA

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi gjatë një aktiviteti elektoral në Tiranë, ftoi shqiptarët që të votojnë, qoftë edhe brenda të majtës, numrin 35, PSD-në.

Gjinushi tha se imoraliteti politik është zhgënjimi më i madh i shqiptarëve, duke shtuar se edhe në këtë pikë, e majta tregoi se ka moral të ndryshëm.

“E majta tregoi edhe së fundi se ka moral të ndryshëm nga e djathta, ajo e priti me skepticizëm hyrjen në koalicion të një pjesë të qeverisë, ndërsa të djathtët i pritën me duartrokitje  mercenarët”, tha Gjinushi, duke iu referuar LSI-së.

Gjinushi i ftoi shqiptarët që me votën e tyre të largojnë më 23 qershor qeverisjen 4-vjeçare PD-LSI, e cila sipas tij, e la Shqipërinë të fundit të parën në rajon për korrupsion, varfërinë, respektimin e standardeve zgjedhore, vjedhjen e votës, dhe të parën në nivelin e krimi, për ryshfete, etj.

Gjinushi bëri me dije se kjo forcë politike synon të ketë 3 mandate në Kuvend, ndërsa u shpreh edhe për një fitore të thellë të së majtës.

“Synojmë të përfaqësohemi me mbi 3 mandate në Kuvend. Jemi për një fitore sa më të thellë të opozitës, nga 74 në 80 mandate. Berisha nuk e pranon humbjen po nuk e munde thellë”, tha Gjinushi.

10 komente në “Gjinushi: E majta ka plot alternativa të moralshme. Do marrim mbi 3 mandate”

  1. raqi says:

    ju ka ju por ka kryesisht PARTINE SOCIALISTE TE SHQIPERISE!

    1. wwww says:

      ftojme te gjiteh shqiptarët që me votën e tyre, të largojnë më 23 qershor qeverisjen 4-vjeçare PD-LSI, e cila sipas tij, e la Shqipërinë të fundit të parën në rajon për korrupsion, varfërinë, respektimin standarteve zgjedhore, vjedhjen e votës, dhe të parën në nivelin e krimi, për ryshfete

    2. denisa says:

      imoraliteti politik i saliut dhe deleve te tij skllever te pushtetit është zhgënjimi më i madh i shqiptarëve, duke shtuar se edhe në këtë pikë, e majta tregoi se ka moral të ndryshëm, per nje rilindje

    3. nelson says:

      fitorja e partis socialiste ne keto zgjedheje eshte mese evidente , kudo do te triimfoj deshira per ndryshim dhe rilindje, u kalbem 8 vite smund te vazhdojme me gjate

    4. enia says:

      Shqipëria renditete para në rajon për korrupsion, varfëri, respektimin e standardeve zgjedhore, vjedhjen e votës, dhe të parën në nivelin e krimi, për ryshfete, etj… ndaj ka ardhur momenri qe ti japim fund te gjithe kesaj .. ne 23 qershor te votojme # rilindjen me ane te votes se lire te qytetareve te ,mbare shqiperise do te mund te zhdukim i here e pergjithmone berishen nga politika

  2. Ripjellje says:

    Shumë dakort do ripjellim duke filluar jo me nga 700 mijë por nga 7 milion €. Meta Kryeminisrër ?

  3. florenca says:

    ne keet rradhe do te kemi fitore te sigurt dhe te pa tundeshme , saliu do te shporret njeher e mire nga politika , ne kemi nje moarl dhe ato jane programi dhe pune ne dobi te qytetarit

  4. cimi says:

    e majta ka nje ndryshim thelbesor nga e djathta , saliu u detyron njerzit te shkojne nga mbrapa dhe i kercenon per vote , ndryshe nga ne qe jemi per nje vullnet te lire

  5. kevi says:

    E majta do te korre nje fitore histotike pas pak ditesh dhe do ta Rilinde shqiperin, per te bere realitet endrrat e Rinis shqipetare, per nje shqiperi ndryshe, per shqiperin europiane. Voto numrin 29, jepi vlere votes tende.

  6. bbb says:

    Une per vete si majte qe jam, do votoj Gjinushin ose Milon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje