LSI ngre alarmin: Është në rrezik procesi i verifikimit të kartave të identitetit

17 Qershor 2013, 17:52Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim druhet se pas dështimit të verifikimit elektronik të kartave të identitetit në Tiranë, tani në rrezik është i gjithë procesi i verifikimit të kartave kudo në vend.

“Konkretisht në Shqipëri ka dështuar, për faj ekskluziv të qeverisë shqiptare dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, procesi i verifikimit elektronik të kartës në Tiranë, njëra prej dy risive teknologjike që ishin miratuar me shumë konsensus dhe me shumë dashamirësi nga partitë politike, nga Parlamenti shqiptar. Gjë kjo që praktikisht e vendos në vështirësi procesin e verifikimit ose heqjen e dyshimeve për karta false e kështu me radhë. Por, që sidoqoftë është një çështje e zgjidhur dhe unë jam sot këtu për ti bërë thirrje gjithë punonjësve të strukturës zgjedhore, anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit duke filluar nga anëtarët e LSI-së të tregojnë kujdes dhe përkushtim maksimal për të verifikuar qartë dhe në mënyrë të ndershme zgjedhësit që paraqiten për të votuar vetë në qendrën e votimit, me dokument identiteti, pra letërnjoftim elektronik ose kartë elektronike dhe pasaportë biometrike për të përmbushur kështu një detyrë ligjore, detyrë, të cilën nuk e përmbushi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Përkundrazi, harxhoi 2 milion euro për një detyrë të pabërë dhe përveçse dëmton procesin zgjedhor i ka shkaktuar dëm ekonomik këtij shteti, dëm, të cilin pas zgjedhjeve dikush do ta paguajë. Jua garantojmë këtë që dikush do ta paguajë. Kjo është e para,” tha nënkryetari i LSI, Ylli Manjani.

“E dyta, po vëmë re shenjat e para të personave të degjeneruar në pushtet që kanë administruar fonde publike në këto 8 vjet në tentativat e para për të joshur votues, për të blerë vota, apo për të krijuar situata të tilla, të cilat sipas Ligjit Penal, i hartuar me konsensus të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe gjithë partive politike, janë vepra penale të ndëshkueshme. Dhe jam këtu sot për të bërë thirrje që kushdo që tenton të përdorë para apo mjete të tjera për të joshur zgjedhësit në ditën e votimit është i ndëshkueshëm penalisht. Jua garantojmë edhe këtë që do të ndodhë, jo për hakmarrje por për drejtësi sepse është momenti që të flasë ligji, është momenti që të flasë drejtësia”./ep

5 komente në “LSI ngre alarmin: Është në rrezik procesi i verifikimit të kartave të identitetit”

  1. dridhe like dridhe says:

    Eh kur del ky kerrici Manjani. Nji muaj me pare slinte televizion pa dale dhe mbronte Saliun. E ktheu pllaken brenda dites ky kerric. Dridhe like dridhe .

    1. dulla says:

      ju e moret kerricin per disa vota me shume, apo jo ????
      Mbajeni fort, dhe do shihni stambollin

  2. fl says:

    Bashkpunimi PS-LSI qenka me tere mend strategjik dhe afatgjate, me sa po shof ?

  3. Edhe pse…Kërriç,siç thoni ju ….duhet përsëri….Në dasma i përdorin për të mbushur ujë në krua……Por,në 23 qershor,duhet se e njohin mirë mekanizmin e vjedhjes..dhe do ti kapin me presh në dorë hajdutët…veç në mos daçin ta bëjnë……(pas pazaresh që mund të jenë bërë…)Po pres 23,në fakt 24 qershorin unë..kam durim deri atëherë…!Pres këtë Manjanin të mbajë fjalën….!

  4. loni says:

    po se mos kene pune tjeter kta.keto gjera do bejne se humbjen e kane siguruar.tash u duhet me nxjerre ndonje bisht kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje