SONDAZHI/ Shumica e shqiptarëve: Të sekuestrohen pasuritë e të korruptuarve. Të pasurit të paguajnë më shumë taksa

17 Qershor 2013, 12:47Politika TEMA

Një sondazh interesant, i realizuar nga një projekt i Lëvizjes MJAFT, arrin në përfundime shumë interesante për disa çështje që shqetësojnë opinionin publik në Shqipëri.

Sondazhi është realizuar në faqen në internet votëmatësi.info dhe kanë marrë pjesë 786 qytetarë mbi 18 vjeç.

Mosha mesatare e të pyeturve ka qenë 34.7 vjeç, ndërkohë që në total kanë qenë më shumë meshkuj që kanë marrë pjesë në sondazh.

Më poshtë janë gjetjet e këtij sondazhi:

 

– Shëndetësia dhe arsimi janë dy çështjet që shqetësojnë shqiptarët më shumë. Çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare janë ato që i shqetësojnë më pak.

– Shqiptarët kërkojnë shtet të vogël.

– Shqiptarët në shumicë dërrmuese besojnë se të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa

– Shqiptarët janë kundër privatizimeve masive.

– Shqiptarët kërkojnë rritjen e ndihmës ekonomike nga niveli aktual prej 4 mijë lekësh në muaj për familje.

– Shqiptarët janë kundër privatizimit të sigurimeve të kujdesit shëndetësor.

– Në shumicë dërrmuese shqiptarët mendojnë se politikanëve duhet t’u sekuestrohen pasuritë e krijuara përmes korrupsionit. Në përgjithësi ka një qëndrim të pakompromis kundër korrupsionit në nivel të lartë apo të ulët. Për shembull, shqiptarët mendojnë se duhet të ketë një ndarje të qartë mes sektorit publik dhe privat në arsim dhe shëndetësi. Mjekëve dhe mësuesve nuk duhet t’u lejohet dypunësimi në shtet dhe privat.

– Shqiptarët janë kundër legalizimit pa kushte të ndërtimeve pa leje, kërkojnë që të paguhen më parë ish-pronarët.

– Opinionet janë të ndara sa i përket dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë, por mbi gjysma e shqiptarëve beson se vendi duhet të sakrifikojë investimet publike dhe të shlyejë me prioritet detyrimet ndaj ish- të përndjekurve.

– Shqiptarët nuk e pëlqejnë borxhin publik.

– Shqiptarët i mbështesin investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe vetëm një minorancë e tyre mendon se ato janë të dëmshme.

– Shqiptarët nuk e pëlqejnë sistemin aktual elektoral të proporcionalit rajonal me lista të mbyllura, më shumë se gjysma parapëlqejnë sistemin e vjetër të përzjerë maxhoritar me korrektim kombëtar.

– Shqiptarët nuk mendojnë se një shtet i qeverisur nga të pasurit është automatikisht më i ndershëm dhe më i pakorruptuar.

– Shqiptarët mbështesin masivisht hapjen e dosjeve të shërbimit sekret të kohës së komunizmit (Sigurimit të Shtetit), pavarësisht kostove që mund të ketë një veprim i tillë në drejtim të paqes shoqërore.

– Shqiptarët kërkojnë një president konsensual, mundësisht që të zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë nga populli.

– Shqiptarët mbështesin depolitizimin e sistemit të administrimit zgjedhor. Mbi 60 për qind pajtohen me idenë që mësuesit dhe mjekët të ngarkohen me numërimin e votave në zgjedhje.

– Shqiptarët shprehin neveri për ndryshimin e krahut politik pas zgjedhjeve nga ana e partive apo deputetëve. Mbi 74 për qind e tyre nuk e miratojnë këtë praktikë.

– Shqiptarët janë kundër kazinove në qendrat e qyteteve dhe kundër importit të mbetjeve.

– Shqiptarët nuk e duan industrinë e rëndë si fabrikat e çimentos apo termocentralet pavarësisht përfitimeve ekonomike që rrjedhin prej tyre.

– Shqiptarët mbështesin dënimin me vdekje.

– Mendimet për pyetjen nëse aborti duhet të konsiderohet vrasje apo jo janë të ndara. 53 për qind pajtohen pjesërisht apo totalisht që nuk duhet të konsiderohet vrasje. 45 për qind mendojnë që po, duhet të konsiderohet vrasje.

– Edhe qëndrimi ndaj eutanazisë është gjithashtu i ndarë mes ekstremeve, 54 për qind mendojnë se duhet të ndalohet.

– Shqiptarët në shumicë dërrmuese kërkojnë zëvendësimin e policëve rrugorë me kamera si një mënyrë për luftimin e korrupsionit.

– Mendimet janë gjithashtu të ndara në ekstreme mbi pyetjen nëse prostitucioni duhet të legalizohet.

– Shqiptarët janë kundër legalizimit të drogave të lehta si marihuana.

– Shqiptarët janë kundër financimit të universiteteve private nga buxheti i shtetit.

– Shqiptarët mendojnë se investimet në arsim janë më të rëndësishme se sa investimet në infrastrukturë.

– Opinioni publik mendon se alterteksti është një reformë e gabuar dhe duhet të anulohet.

– Mësuesve nuk duhet t’u lejohen kurset private. Opinioni publik është kundër përdorimit të uniformave në shkollat publike.

– Pedagogëve dhe mjekëve duhet t’u ndalohet punësimi në shtet dhe privat.

– Rritja e pagave të mjekëve mund të ulë ryshfetin. Shqiptarët besojnë te shërbimi shëndetësor universal.

– Shqiptarët kërkojnë që në qytetet tona të ketë më pak rrugë për makina dhe më shumë rrugë për këmbësorë dhe biçikleta.

– Shqiptarët mendojnë se është detyrim i shoqërisë për të ndihmuar romët.

– Shqiptarët janë në maxhorancë kundër legalizimit të martesave LGBT, opinionet janë shumë të ndara kur vihen përballë pyetjes nëse një njeri me orientim LGBT duhet të zgjidhet deputet. Në këtë rast, një maxhorancë mendon se duhet./ep

64 komente në “SONDAZHI/ Shumica e shqiptarëve: Të sekuestrohen pasuritë e të korruptuarve. Të pasurit të paguajnë më shumë taksa”

    1. POMPACHIU says:

      SHQIPTARET NUK DUAN ME FAMILJEN BERISHA QE TE VJEDHE PARA
      E DINI JU SA ESHTE SHIFRA QE ATA KANE NE DISPOZICION?
      40 MILIARD… EURO!!!!
      SIKUR KETO PARA NE VEND TE XHEPAVE TE FAMILJES KRYEMINISTRORE TE ISHIN TE INVESTUARA NE DO ISHIN NE BE TASHME!!!

      1. safeti says:

        Si more u sekuastroka prona private mbrohet me kushtetut

        1. yrjana says:

          Kjo qeveri me ne krye mafizoin sali vetem i ka rrjepur shqiptaret keto 8 vite, i ka plackitur cdo prone publike, albpetrolin, koncensionet e piseta te hec-eve, shiti detin e jugut vetem per tu pasuruar, i rropi me taksat e vena dhe shqiptaret gjithmone e me te varfer, ndersa familja e saliut gjithmone me e pasur, prandaj duhet ta ndalojme me 23 qershor kete grabitqar dhe t’i rikthehet popullit pasuria kombetare.

          1. dorjeta says:

            Eshte shume i verte sondazhi pasi ne nuk mund te pranojem te taksohemi ne menyre te pandershme nga nje qeveri e koruuptuar qe vetem ka vjedhur pasurite e vendit ne keto 8 vite. Duhet vene drejtesi per te gjitha abuzimet qe jane beredhe per me teper duhet te vendosim te gjithe abuzuesit para drejtesise per te mare venimin e duhur.

            1. e/ says:

              Sigurisht qe te gjithe shqiptaret duan qe tu rikthehen pasurite publike qe ju jane vjedhur. Kjo eshte afermendsh. Pavaresisht se sa do ti mbroje qeveria aktuale ata pak biznesmene qe i ka kthyer ne miliardere, pasurite jane ne te vertete te te gjithe shqiptareve e ketyre duhet tu kthehen prape pas Rilindjes!

            2. stela says:

              Te gjithe kemi te drejten per te kerkuar me te miren per veten dhe per femijet e prinderit tane. Po keshtu sic i kane ndare pasurite e shqiptareve kater apo pese hajdute me sekser Shkelzen apo Argita Berishen, e gjithe pasuria jone publike ka perfunduar ne xhepat e pak njerezve. Per kete sot me shume se kurre na duhet Rilindja!!!

            3. hajriu says:

              Mua me duket shume e drejte taksa progresive qe permendet ne programin e PS. une i bie qe te kursej nje rroge ne vit per familjen time, dhe me kete do te mund te paguaj taksen e shkolles se femijeve qe kam ne universitet, sepse eshte bere e paperballueshme, 350 mije secili.

              1. Demo says:

                Taksa Progresive nuk eshte shpikur nga Edi Rama apo PS. Taksa progressive eshte Injoruar dhe luftuar nga Familja Berisha per interes te saj dhe te Klanit te tij. Vendet me te perparuar te botes e kane ate primare sepse luftojne qe te gjithe njerzit e varfer dhe te klases mesatare te bejne nje jete te denje, duke i pasur te gjitha mundesit per te jetuar ne nje bote e cila eshte
                ndare ne menyre te pa drejte. Merni nje shembull nga Franca, ku Presidenti I sa po zgjedhur e ngriti taksen per te pasurit deri ne 75%. Natyrisht nuk u zbatua kjo, por tek 50% ajo shkoj. Ndersa Hajduti Berisha lufton qe taksa 10% te jete per te gjithe njerzit,duke I dhene mundesine te pasurve te behen me te pasur dhe te varferit gjithmone e me te varfer.Edhe ne SHBA Presidenti Obama e ngriti pagesen e Taksave per te pasurit nga 35% ne 39.5%.
                Eshte e nevojshme qe rotacioni eshte me shume se I nevojshen tani ne Shqiperi. Faktet jane koke forte.votoni per Ps sepse vetem ne kete pike te premtimeve te saj ajo eshte dashamirse per popullin e vuajtur te Shqiperise.

              2. Desantila says:

                jo more sa i zgjuar qe je, ti te paguash 5 % nga rroga jote si takse kurse nje tjeter qe eshte biznesmen te taksohet 20 ose edhe 30% nga te ardhurat e tij mujore??? e perse dmth me pak fjale hajt tja fusim bizneseve se kane leke e te perfitojne shtresat e tjera qytetare. pse zoteri te duket e drejte ty, qe taksa jote ti ngarkohet ne kurriz dikujt tjeter, ti aq mundesi ke je nje punetor i thjeshte, nje tjeter eshte i suksesshem dhe ka biznes, por kjo sdo te thote qe te taksohet me shume se ti.

            4. kastrioti says:

              Shqiperia ka rene ne nje gjume total dhe letargjik prej 22 vitesh tashme. E kane droguar disa politikane populiste, ish komuniste, tashme armiq te komunizmit, sic eshte Sali Berisha me shoke. Po me zgjedhjet e 23 qershorit, kemi shansin ta leme pas te gjithe kete kapitull te lodhur tranzicioni, mbushur me vjedhje alla Sali. Rilindja eshte nje domosdoshmeri ne kete pike!!!

            5. detroit says:

              Une si demokrat,jam gati te behet kjo pune,por duke nisur nga te gjithe plehrat bashke PS,PD,LSI,PR, e me rradhe

            6. Matilda Rushiti says:

              po perse po taksohesh ne menyre te pandershme, nderkohe qe tarifa eshte e njejte per te gjithe 10% mbi shumen e te ardhurave mujore. ty te duket me e ndershme taksa progresive qe ti te paguash 20% dhe nje tjeter te paguaje 5%? seshte fare e ndershme dhe e drejte, sepse ndaj qytetaret jane tendare ne shtresa te ndryshme ekonomike, njeri eshte biznesmen e tjetri eshte ne rrogetar i thjeshte. por kjo nuk do te thote qe ai qytetar qe ka nje biznes te paguaje 3 ose 4 fishine taksave te ne punonjesi te thjeshte sepse kjo eshte njesoj si tja ngarkosh barrene tja vjelesh pjesen me te madhe te taksave biznesmeneve.

        2. vetetima says:

          O Safet koqja, po mire mor djale po sikur ajo prone te jete e vjedhur a ka kushtetute ta mbroje? Apo do na nxirrni prape kushtetuten e saliut. Hajdutet ne burg ,prona tu sekuestrohet dhe ti ndahet popullit qe ska te haje.Pastaj ty pse te djeg apo ke mare dhe ti nanje kocke a i vrare?

        3. Beni says:

          Prona private qe ta ka lene yt ate po, nuk sekuestrohet. Ate qe e ke bere si i shkathet qe je, duke ma vjedhur mua, ate duhet te ta marrin nje me nje, a me kuptoveeeeeeeeeeeeee?

      2. Alban says:

        Ky eshte nje konfirmim qe shqipetaret duan nje sistem ndryshe nga ky qe ka ndertuar Saliu. Ata po e kuptojne se Berisha per 8 vjet i ka rrjepur dhe i ka rrenuar. Prandaj kerkojne ndryshim, por ndryshimi do te vije me Rilindjen dhe jo me Berishen.

        1. Elma says:

          Eshte shume e vertete qe kush fiton me shume duhet te paguaj me shume sepse vetem ne kete menyre mund te kemi nje taksim te ndershem dhe jo nje barre te rende ne taksa per shtresen e mesme.

          1. qamili says:

            Shqiptaret jane te lodhur nga nje korrupsion sistemik qe i ka plackitur te gjitha pasurite e tyre. Prandaj qe vendi te ece perpara duhet medoemos te kete nje rishperndarje te te githa pasurive qe jane dhene me tendera korruptive, miqve te Zenit apo Argites. DUhet tu kthehet Shqiptareve ajo qe eshte e shqiptareve, me Rilindjen!!!

      3. sasha says:

        duhet te sekusetrohen pasurite e te korruptuarve

        nuk eshte aspak e drejte qe bizneset e vogla te paguajne taksa te larta

        dhe biznesmenet e medhenj te taksohen njelloj…ndaj duhet RILINDJE

      4. @POMPACHIU says:

        meqenese qenke punonjes ne regjistrimine pasurive, te lutem mund te na e thuash sesa psuri disponon aktualisht Edi Rama ne llogari bankare ne Shqiperi dhe ne Zvicer??? sa biliarda euro?

    2. Eltoni says:

      Me ne fund ue kuptuan edhe shqiptaret se taksimi progresiv eshte i nevojshem, te varferit skane me buke per te ngrene nderkohe qe te pasurit vezhdojne te vjedhin gjithmone e me shume.

      1. Dona says:

        Eshte e patolerueshme qe keto pushtetare kane vjedhur dhe kane abuzuar me pasurine tone kombetare por kjo nuk mund te zgjese dhe shume se pas 23 qershorit ne do i japim pergjigjen e merituar qeverise se deshtimit dhe korrupsionit.

    3. dani says:

      kjo i jep edhe nje here tjeter me shume te drejte takses Progresive qe propozon Rama dhe PS per kete duhet te kemi besim te Rama sepseai di se cben i ka idete e qarta dhe kupton shume mire se kush jane kerkesat e popullit

    4. Janaq says:

      Duhet qe me 23 qershor t’i japim fund ketyre qeveritare qe jane pasuruar ne kurriz te shqiptareve, te gjithe barkthare qe zbriten nga malet dhe qe plackiten pasurine e shqiptareve, te gjithe duhet te dalin para ligjit dhe te paguajne per gjithe c’kane bere.

      1. ne dime cfare duam says:

        Ne e kemi shume qarte se cfare duam, qe te na rikthehet pasuria kombetare, qe most e jete me cdo gje private, por te jete publike dhe e aksesueshme nga te gjithe, qe pronat shteterore te mos I marre nje familje e vetme, qe taksat ton ate mireadministrohen mos te perdoren per udhetime e vila luksoze per qeveritaret tane, prandaj me 23 qershor ne do ta debojme kete qeveri qe po na e pin gjakun qe prej 8 vitesh.

        1. Majli says:

          Eshte nje politike e felliqur kjo qe eshte bere neketo 8 vite ne kete vend ku te gjithe kane privatizuar dhe kane pervetesuar pasurine e vendit ne menyre te padrejte por te gjithe me vote duhet ti kunderpergjigjemi kesaj padrejtesie qe na eshte bere.

    5. Vlora says:

      jo vetem te sekuestrohen por edhe te denohen per pasurite e vjedhura.

      rama duhet ta beje patjeter se i ka premtuar ketij populli qe po i jep te drejten per te qeverisur.

      e kunderta do ta barazonte me berishen.

    6. Realdo says:

      Ne nje vend ku taksa e sheshte ka cuar ne nje paradoks social, vetem taksa progresive mund te ndryshoje gjerat. Poshte saliu bashke me gjithe taksen e tij te shenjte, takse qe ka pasuruar hajdutet e ketij vendi.

      1. Vlora says:

        jo vetem te sekuestrohen por edhe te denohen per pasurite e vjedhura.

        rama duhet ta beje patjeter se i ka premtuar ketij populli qe po i jep te drejten per te qeverisur.

        e kunderta do ta barazonte me berishen.

    7. D12 says:

      qe Rama kishte te drejte kur propozoje taksen progresive te gjithe ne qe jemi shtresa e ulet dhe e mesme dhe jemi 95perqind e kishim kuptuar por nuk do ta pranoje saliu sepse per vete dhe familjen e tij qe ka leke pafund nuk i pelqen se paguajne me shume, por taksat duhet ti sherbejne interesave te vendit dhe jo pasanikeve qe po pasurohen cdo dite e me shume

    8. Andi says:

      Shqipetaret mendojne se shteti aktual eshte totalisht i coptuar dhe qe kerkohet ndryshim i menjehereshem. Prandaj nuk ne duhet te bejme cdo gje per ta rrezuar kete shtet dhe per te sjell nje qeveri per shqipetaret.

    9. genci dhe agimi says:

      Ja pra miq, ketu vihet ne perdorim taksa progresive qe demokratet dhe saliu i opozohen kaq shume
      dhe do thoni ju pse? sepse kjo takse ju merr ato pasurite pa fund qe ka
      miliona pafud qe i sherbejne vendit, investime e nxjerrje nga skamja!

    10. dudu says:

      prandaje te gjithe ne menyre masive duhet te votojme per te sjelle ne pushtet PS qe ka program me social dhe mendon per ata qe kane me te vertet nevoje dhe jo si PD dhe Berisha qe mendon vetem per shtresen e pasanikeve te te cilet hyn edhe ai vete. Gjithsesi eshte nje hap pozitiv qe shqiptaret e paskan kuptuar se nuk duhet te votojne me tifozllik partiak por per interesin e tyre dhe ate te familjeve te tyre

    11. tiransi. says:

      me nje fjale:shqiptaret jane kunder berishes pasi te gjitha ato qe shqiptaret nuk pelqejne, jane pikerisht ato qe berisha i ka miratuar.

      berisha cdo gje e ka bere vetem per vete pa menduar se cfare duan shqiptaret.

    12. rita says:

      shqiptaret e paskan kuptuar ne mase se ajoqe i intereson pjeses me te madhe te popullsise eshte taksa progresive ajoqe propozon lideri modern i shqiptareve Edi Rama dhe jo ajo pacavure taks qe ka bere saliu per interesat e tija te ngushta familjare

    13. denisa says:

      Shqiptarët mendojnë se është detyrim i shoqërisë për të ndihmuar romët, nderkohe qe saliu u jep karta per ti blere voten e i le rrugeve si perher, romet kurre skan pasur mbeshtetje nga qeveria dhe sdo te kene

    14. censura says:

      Shqiptarët në shumicë dërrmuese besojnë se të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa, ndaj duhet taksa progresive dhe jo ajo e sheshta qe thote saliu se i leverdis per oborrin e tij jo per qytetarin e thjeshe

    15. sonil says:

      Shqiptarët janë kundër financimit të universiteteve private nga buxheti i shtetit dhe kjo eshte normale sepse universitete vene goxha lek me studentet kur paguajen 3 mij euro vitin , dhe universitete e shetit skan kushtet mini male

    16. Sandri says:

      Pedagogëve dhe mjekëve duhet t’u ndalohet punësimi në shtet dhe privat, se jane bere te gjithe afarista, dhe per me teper nuke bejen punen sic duhet ndaj nje pune u del se dhe ate spoe bejne tamam jo me 2

    17. mm says:

      Fillojme nga Angjeli, Poci dhe vazhdojme me Saliun Lulin dhe e mbyllim me Ramen e Kokedhimen.
      Ky vend ka marr fund me kohe ktu luftohet per te zgjedhur tiranin e rradhes.

    18. Maksi says:

      sakuestrohet qe nga mbreti i ketij klani mafiozesh i cili eshte Z.Berisha!! ai eshte mafiozi me i madh qe kam pare !!e ka mesuar keq ket popull duke vjedhur dhe duke dhen rryshfete !! spo punon me asnje te gjithe jan te varur nga mafia e saliut !! po pate lek tregon qe je ne krahun e saliut !! kush eshte me te drejten nuk ka lek e vuan varferi totale dhe friken qe dita dites ti vi dikush e ti thote qe te dali nga shpija se ai e ka privatizuar

  1. Besnik says:

    Shqipetaret duan qe te vendoset drejtesia ne vend dhe mbeshtesin programin e Rilindjes. Nje konfirmim se te gjithe do te votojne Ramen me 23 qershor. Rilindja eshte shume afer.

  2. lini says:

    Ja pra kjo eshte taksa progresive, bravo rma eshte gjetje e mrekullueshme, taksa e ndershme do te beje te fitosh keto vota

  3. Ibrahim Telhaj says:

    aha… mjafti e paska bere.
    keto jane shume serioze dhe aspak te pa-anshem.

    mos beni lajme me forumin rinor te erion velise aman…

  4. tea says:

    Eshte e drejte qe te kekohet sekuestrimi i pasurive te bosave te pushtetit qe jane pasuruar me djersen e shqiptareve te ndershem..

  5. ibro says:

    POPULL te pasurit jane ato qe i japin zhvillim vendit nuk duhesh te jesh i varfer te denosh te pasurit sepse kete e ben vetem sistemi komunist mos harroni te shkuaren e ketij sistemi.

  6. kevi says:

    Eshte shume e drejte qe te kerkohet sekuestrim i pasurive te pushtetareve hajdute qe u bejne miljardera ne kurriz te shqiptareve…Une dua qe te vihet ne vend djersa ime dhe e te gjithe shqiptareve te citet keta maskarenj i varferuan per tu pasuruar per vete.

  7. alban4eva says:

    nese shumica e shqiptareve kane dhene keto pergjigje ne kete pyetesor (sondazh), atehere mund te konsiderohen mesatarisht popull europian. hiq ate pjese e denimit me vdekje, ku shumica e shqiptareve jane pro ketij denimi. kjo eshte shqetesuese..!!

    per te tjerat, eshte shume domethenes ky pyetesor, sepse qarteson edhe me tej deshiren e shqiptareve per te jetuar si qytetare europiane..

  8. gjethi says:

    Rilindasi taze Celibashi eshte betuar per koken e gruas, qe do ia sekuestroje pasurite e paligjshme hajdutit, camorristit(importi i mbeturinave kimike),naftetarit te Sigurimit te shtetit dhe vrasesit te Gerdecit, Fatmir Medihoxhes dora vete!
    O derra shqiptare po puna e komisarit ishte loje e ka pas luajtur rrolin Ndrek Luca.

  9. rea says:

    Po edhe une jam kategorikisht pro sekuestrimit te pasurive te zyrtareve te larte…Dhe atehere te dale ne shesh e verteta e pasuris se Berishes dhe femijeve te tije. Le te flasi pastaj Kryeministri ne ikje per shtepine tij 120m katrore.

  10. Ajdin Kuksi says:

    Kete e dine edhe djali i babes tim

  11. king says:

    Jam edhe une per kete te parin Edi Ramen qe deklaron 3mije euro pas tije Koqo kokdhimen

  12. Gezimi says:

    Cdo pushtetar apo deputet duhet ne menyren me te qarte dhe transparente te deklaroje pasurite e tij. Ne se keto pasuri nuk justifikohen me pagen, tu sekuestrohen menjehere dhe ata vete te dalin para drejtesise. Ne se nuk behet kjo (qe dhe na eshte premtuar), atehere nuk kemi bere gje tjeter, vetem i kemi shtruar rrugen vazhdimesise se pervehtesimit, kemi devijuar nga drejtesia dhe kemi mashtruar elektoratin. Kjo kurrsesi nuk duhet te ndodhe!

  13. DANJA says:

    Te gjithe shqiptaret duan vendosjne e drejtesis, duan dhe sigurisht meritojne te bejhet trasparence per pasurit e pushtetareve…Ku i moren, nga u bene miljardera ata qe erdhem me kstum te mare borxhe ne parlament? Sigurisht qe shqiptaret meritojne nje pergjigje.

  14. deniel says:

    duke filluar nga familja serbe berisha me gjitha cfare ka femije niper e mbesa ,fatos nano po ashtu, ilir meta, pastaj gjithe deputet cfaredo lloj qofshin pd ps gjithe spiunave e servilave drejtore gjykates prokuror mjek pa perjashtim ti sekuestrohet pasuria dhe te futen ne burg me gjithe femije te sekuestrohet cdo gje e vjedhur duke filluar nga viti 1991e deri sot me gjithe femije niper e mbesa sepse nuk kane lene gje pa i bere ketij populli skane lene nene pa veshur me te zeza dhee kane pak seps epo te ishte ligji me varje do ishte mire ti var nim te gjithe pa perjashtim vetem keshtu pastrohet vendi dhe shpetojne shqiptaret te fillojne te jetojne pak me mire sepse te marim veten duam 300vjet nga gjithe poshtersite qe i jane bere ketij populli.edhe vdekjen me gjithe gra femij niper e mbesa e kane pak keta qe thashe me lart

  15. Agimi says:

    Ngado degjohet te vendosim drejtesi, te denohen te koruptuarit, shperdoruesit e fondeve etj. Sapo degjuam Z.Erjon Brace ne lajme qe denoncoi mbi nje milion euro shperdorime ne Minsitrin e mbrojtjes. Pse Prokuroria nuk fillon ceshtjen penale kryersisht; Pse Kontrolli i larte i Shtetit nuk vepron menjehere dhe te bashkpunoi me Prokurorine e Pergjitrhshme, Pse Presidenti ne cilesine e Komandantit te Pergjithshem hersh.Keto jane shuma maramendese dhe nuk mjafton vetem te konfiskohen por te hetoen thelle dhe te denohen ata qe i shkaketojne pasi jane vepra me dashje dhe qellim. Turp Turp per ministra e Ministri te tilla

  16. SKENDER BEU I VJETER says:

    SHTETI MBRON PRONEN E FITUAR ME DJERSEN E BALLIT O SAFET.SHTETI NUK MBRON PRONEN E VENE NGA KORUPSIONI.TE DJEG MIZA NE SHAPKE SAFET SPSE SI MBROJTES I BERISHES DO KESH VENE DHE TI PASURI ME KORUPSION.PAS 23 QERSHORIT DO HANI BERTHAMAT E QERSHIVE NE BITHJE O SYFET.

    1. Babloku says:

      O Skenderbe Qm Plako asi llaf stkm Marr vesh nga ato qe ke Shkrujt ! Po tem nigjosh mu i hudh dh i Sy tjeter Abetares po esht mir Ta fillosh te Pjesa Mira merr nje Molle se mas Ksaj Fjalis Veshtirsohet si tekst Mesimor ///

    2. Berti-G says:

      Kujt i Thu Safet mer PK se na e Bone jeten Malore me kto Shkrime ?

  17. Bamiri says:

    O admino mos kandido gjo dhe ti ket Vit Si Deputet se je bo i Flakt fare ?

  18. Albert says:

    Sec kam nje Pershtypje qe Do rrjeshtohet Tema te Lista ktyre:
    http://khg-cr3w.org/portfolio

  19. teo says:

    SONDAZH NGA MJAFT

    KAQ MJAFTON

    DE FACTO ESHTE ERJON VELIAJ AKOMA KRYETAR I MJAFT

  20. shqiptari says:

    Eshte mese normale,deri sa neve si Popull nuk kemi fuqi te ndrhyjme dhe te bejme ndonje permiresim ! Haroni gjithcka , duam apo nuk duham ne keta do ti gezojme edhe per nja 50-vjete te tjera.
    Te pakten duhem te jemi te kenaqur qe jetojme dhe duhet te kenaqemi qe kotheret e bukes nuk do te na ndahet nga jeta.Se ka edhe me keqe,qe plumbat e krimineleve(paguajne per te vrare kundershtaret) me ndimen e te Forteve “Aleate te qiellit” te marin jeten.Me mire i vdekur se sa “Skallve i Demokracise se Komunistave”

  21. ali says:

    Vetem sekuestrimi i pasurise se grabitur,vjedhur e mashtruar duke ushtruar dhunen pushtetare, do te jete

    nje fare venje drejtesise ne vend, ndryshe Edi e PS do te ”rrahe uje ne havan”. Saliu dhe bashibuzuket e tij

    megallomane pikerisht ketu e kane hallin ,te shpetojne pasurine e grabitur popullit shqiptar. Prandaj akti i

    pare i luftes kunder korrupsionit eshte te krijohet nje komision qendror per te investiguar pasurite e te gjithe

    pushtetareve dhe familjeve te tyre si kane siguruar ata keto pasuri. Vini re njeri pas tjetrit kryeministrat ball-

    kanike po bien ne burg per korrupsion. Ndersa pushtetaret shqiptare deri me sot nuk ika hyre gjemb ne

    kembe. Te shohim cdo te ndodhe ne te ardhmen. Quo Vadis ?!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. l
    love doll

    ラブドール 賢明なシリコーンのセックス人形の運命はあなたが思っている以上に役立つセックス人形はセックス人形と大人のおもちゃの道徳的な批判の違いを認めるべきです

    Përgjigjjuni
    1. Y
      YourDoll株式会社

      男 ラブドール あなたが崇拝人形で喜ぶであろう5つの驚くべきインサイダーの事実

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje