Andi Bushati: Historia e filmimeve të arrestimit të Berishës dhe pse vendosa t’i transmetoj

17 Qershor 2013, 10:40Politika TEMA

Andi Bushati, drejtues i emisionit “Zonë e Ndaluar” në Vizion Plus, tregon në një intervistë për kryeredaktorin e DITA, Adrian Thano historinë e zhdukjes dhe rigjetjes së filmimeve të arrestimit të Sali Berishës më 29 nëntor 2000. Pamjet transmetohen sot në mbrëmje në orën 22.00 në Vizion Plus si pjesë e një dokumentari për karrierën politike gjysëmshekullore të Sali Berishës, që nga dita që hyri në politikë në vitin 1968 e deri më sot. Në dokumentar parakalojnë të gjitha momentet kyçe të karrierës së Berishës, një pjesë e të cilave të filmuara nga televizione të huaja: dita kur mori teserën e PPSH-së, kur bëri thirrjen pro Ramiz Alisë në dhjetor 1990, zgjedhjet e vitit 1996, rënia e piramidave, largimi nga presidenca rikthimi i tij i bujshëm më 2005, ngjarjet e Gërdecit dhe ato të 21 janarit.

Bushati, mësuam se në emisionin tuaj “Zonë e Ndaluar” do transmetohen sot në mbrëmje në ora 22 ndër të tjera dhe pamjet ekskluzive të arrestimit të Berishës në vitin 2000. Mund ta ndani me lexuesin, si ju ranë në duar këto pamje? Ka qenë i vështirë sigurimi i tyre?

Po është e vërtetë. Kanë një histori të veçantë këto pamje. I kisha parë vetëm njëherë në TV Klan menjëherë pas ndodhisë së arrestimit të Berishës. Pastaj dikush i zhduku ato filmime dhe nuk ekzistonin më. Nuk janë në asnjë arkiv televizioni. Ato janë pamje të një kamere gati amatore policie. Atëherë ndoshta qeveria e kryeministrit Meta, ishte ai që e urdhëroi këtë arrestim klandestin, ka pasur disa dilema. Disa njerëz pranë tij thoshin se pamjet nuk duhet të shfaqeshin se ato dëmtonin imazhin e një qeverie demokratike. Të mos harrojmë atëherë Ilir Meta kish hedhur shumë hapa në këtë rrugë. Nga ana tjetër ishin të tjerët që pretendonin se ky moment, që të majtët e konsideronin si thyerje hundësh për Berishën, trajtimin e tij si një keqbërës ordiner, duhej shfaqur në ekran.

Dhe kush opsion fitoi?

Fitoi i pari. Të trembur nga reagimi, ata që kishin bërë arrestimin vendosën për mos publikimin e pamjeve që tregojnë sesi Berisha ndalohet në rrugë, i nxirren forcërisht kryeshoqëruesi dhe shoferi nga makina, dhe vendin e tyre e zënë njerëz të armatosur me maska. Por, pasi vendosën që këto pamje mos bëheshin publike, poseduesit e tyre bënë edhe një lojë tjetër, ata i zhduken nga arkivat e TV-ve. Ndaj prej kohësh më ka intriguar historia e këtyre dhjetë minutave pamjeve të avulluara. I kërkova shumë edhe kur Meta me Berishën hynë në koalicion së bashku por më kot, të gjithë ata që mi premtonin vinin e më thoshin më pas: Aaaaa më fal, më ka humbur.

Jemi një jave para zgjedhjeve. Ju pse e përfshitë këtë moment në dokumentarin tuaj për karrierën e Berishës?

Sepse është një moment tejet sinjifikativ. Të mos harrojmë, Berisha vetë është njeri që ka zgjedhur gjithnjë rrugën e forcës. Dërgoi ushtrinë në ‘97 për mbytur protestat në jug të vendit. Mori kryeministrinë dhe TVSH-në me armë në shtator të 1998. Është e njohur batuta e tij e asaj kohe: e marr Tiranën me demokratët e Laçit dhe Mamurrasit. Edhe pas këtyre organizoi revoltë në Tropojë. Dhe prandaj ish- kryeministri Meta, bëri atë akt, gjysëm banditesk, për ta çuar forcërisht në polici. Po çuditërisht, dhe kjo është një pikë për t’u analizuar, që pas kësaj dite Berisha u bë më i butë dhe më paqësor…

27 komente në “Andi Bushati: Historia e filmimeve të arrestimit të Berishës dhe pse vendosa t’i transmetoj”

  1. Genti nga Vorri i Bomit says:

    I lumt palla Kolonel Niko Brahimit qe ja tregoi vendin si rrugac ordinier! Nga ky brume do Policia!

    1. Arberi says:

      SALI QELBESIRA KA PERFUNDUAR. POPULLI SHQIPETARE DO TE FITOJE KUNDER KETIJE KRIMINELI.

      1. fl says:

        Kush e fut ne burg kafshen, hallall ta kete kreun e socialisteve pas Rames.

    2. Amela says:

      Aty e ka vendin saliu, dhe nuk do vonoje ajo dite kur do vendoset drejtesi per te gjitha krimet qe ai ka bere, per te gjitha aferat korruptive qe ka bere dhe qe ka plackitur pasurine kombetare.
      Prandaj me 23 qershor do te jete dita kur ai do dale si fillim para drejtesise se popullit, do jene ata qe do ta gjykojne permes votes dhe pasi te clirohet drejtesia ai do te dale para ligjit te mbaje pergjegjesi.

    3. Saliu ordiner says:

      Saliu eshte 1mafjoz ordiner qe pusht-teti i la dor ete lire te luaj me jetet e Shqiptarve. Do Zoti ka kemben e mbare Sali mafjozi dhe e terheq zvarre ate kemben e shtrember deri ne birucen e Zani Caushit dhe Aldo Bares…..hahahhhaah

  2. POMPACHIU says:

    ty te lumte sepse u ke treguar te vertetn shqiptareve, e u ke hapur syte
    per kete ti duhesh shperblyer e jo share
    SHQIPTARET DUHET TE DINE
    SALI RAM BERISHA ESHTE ISH SEKRETAR KOMUNIST
    SOT AI ESHTE NJE MBETURINE E CILA PO SHKATERRON POLITIKEN E PO VJEDH POPULLIN!

    1. Azemi says:

      KTO JANE DITET E FUNDIT TE SALI SERBIT. KY ESHTE FUNDI I DIKTATORIT TE FUNDIT TE SHQIPERISE…

  3. Maksi says:

    Bere mire qe vendose te tregoje se kush eshte saliu dhe per me teper nje mafioz qe arrestohet dhe dele pa u lagur nga ai burg !! dhe per me teper avokati tij ishte Z.Krishni Spahiu !! dhe ky ne kete fusahte dele e ben propagande kundra saliut !! tmerr seriozisht !! jetojm ne nje vend qe te gjithe vejn maska e ftyra per nje grusht para !! Mos te dali e te bej me si cuni i virgjer saliu kur ca nuk po shofim per ate !! mos te dali e permendi me familjen e Edi Rames!! Edi Rama eshte me i miri

  4. hajriu says:

    Qenka bere saliu me i bute dhe me paqesor kur hengri prangat?
    Epo se shpejti saliu do perfundoje prapa kangjellave dhe do biem rehat njehere e mire, do shpetojme nga fatkeqesia me e madhe e ketij kombi.
    Me 23 qershor eshte dita e gjykimit te madh per te vendosur nese ne duam ta denojme saliun!

  5. Azemi says:

    KTO JANE DITET E FUNDIT TE SALI SERBIT. KY ESHTE FUNDI I DIKTATORIT TE FUNDIT TE SHQIPERISE.

  6. Ermir says:

    Berisha eshte nje kriminel, meriton nje burg te perjeteshem, per te gjithe gjakun e derdhur gjate qeveris se tij.

    97′, Gerdeci, 21 Janar. Ato jete nuk iken kote. Berisha duhet te paguaj, fillimisht duke u larguar nga qeveria me voten tone kunder tij e me pas i duhet te perballet me nj sistem gjyqesor te drejt e te pa-anshem qe do te mund te gjykoj te gjitha faktet.

  7. VEZHGUESI says:

    kete qe ka bere ilr meta duhet ta beje dhe edi rama qe ka shume fakte konkrete te shkeljeve te ligjit nga i mbaruari ‘Berisha’ sali.

  8. brace says:

    Ska ku shkon plaku kriminel e banditet e tije,shtepia e tyre do te jete burgu,po te jene burra pushtetaret mbase 23 qershorit plakun duhet ta cojne ne space,ose ne bulqize,atje e ka hake plaku te ngordhin si qene per krimet e tija te pa besa e barbare qe ka bere.Eshte i zhyture ne korrupsion e ne krim,duart e tija vrasese jane te lara me gjake.

  9. nosi says:

    Qe te beje dicka Rama duhet te beje edhe me Saliu edhe me Ilirin. Por Rama nuk eshte nga ata, ia mbath kur eshte keq. Kurse ky Bushati me shoke ushqejne teori konspiracioni si sahanlepires te njerit apo tjetrit. A e kuptoni mesazhin qe jep? I thote Rames qe te arrestoje Berishen e pastaj te ngrihen mbeshtetesit e berishes kunder Rames, te pushtojne rruge e sheshe (sic ka bere edhe Rama) qe Rama te dorehiqet e te mbetet Meta si alternative. Keta analiste apo pseudo-analiste thjesht paguhen per te nxitur skenare destabilizimi. Njerezit do votojne Ramen qe te zgjidhin probleme ekonomike, e te tjera te jetes se perditshme e jo te mbeten ne gracken e luftes politike. Kurse Bushati me shoke duan qe te mbijetojne me kockat qe u hedhin duke nxitur lufte artificiale politike qe te kene me cfare te merren. Keta sillen si te ishin nepunes te policise se fshehte. Mos bini ne gracken e tyre.

  10. analist si Zhei. says:

    O Bushat ule nje tulle,mos na u bej si sherlok holmes,Ne e njohim mire njeri tjetrin.Sa e bleve ,si ja more kaseten atij ish sigurimsit,se kur ja kerkova une ai bir kurve me kerkoi 10 mije Euro.Nejse kete si bicim artikulli e ke bere mire, duket sikur ja fut Berishes ,por ne fakt ja rras ketyre socialisteve.Mos ma tund koken ashtu si loqe e shfryre,skemi cte bejme duam leke vella,duam te jetojme,mos u bej pishman kure se sjemi vetem kemi dhe me legene se vetja.Cici,Cani Hoxha Fefziu,te tjeret jane numeror topi.

  11. Dike Mullai thote- says:

    “I Kerkova shume edhe kur Meta me Berishen hyne ne koalicion se bashku, por me kote” shprehet Bushati. Ilir FLORIRI (emertim i sakte nga Berisha) eshte i Zhytur ne BATAK Korrupsioni! Mban njeren dore ne REVANI e tjetren ne BAKLLAVA! Edi Rama duhet te bej SHUME KUJDES!!!

  12. Siri says:

    C’do njeri ne kete bote vuan gjynahet e tije. Kesaj nuk ka si i shoeton as BERISHA heret a po von. Shume e zgjati 8 vjet,por nuk ka gje ‘ me mire von se sa KURR. Me 23 Qershor populli do ta tregoje me vote. Por kujdes se…….lekuren e nderron’ por zakonin nuk e harron. Tmerri qe e ka kapur SALEN, ate e ben me te forte, prandaj duhet ruajtur vota, se AI vjedhjen e votave Ai e ka profesion, lere se c’far thuhet qe eshe “PR.Dr” ne mjekesi, Ate vet e ka braktisur deri sa SHENDETSIN e ka cuar ne “Zero”.
    C’ do njeri qe e quan vehten SHQIPTAR dhe QYTETAR, c’far do qofte, Demokrat a Socialist, i majt a i djathte, po ka sy e vesh, nuk ka si te mos ta ket pare e te mos shohe katrahuren e keti vendi dhe per kete ka vetem nje pergjegjes, e KY ESHT VETEM SALI BERISHA, qe duhet larguar nga PUSHTETI, pastaj te veproje ligji, sikurse ne ato vende qe kane DEMOKRACI.

  13. kosta says:

    Andi Bushati….me kete qe ke bere….po ngjall gjyshin tende nje percudnim i asaj klike te ndyre…por edhe babain tende nje sigurims nga me te ndyret e asaj kohe….dardha bie nen dardhe….nuk ndryshon ti….ke dale nga ajo pellgace dhe e tille do te mbetesh….

  14. Ajdin Kuksi says:

    Ju me te vertete besoni?
    ANDI BUSHATI bydhe -lepires.
    Te shikoshe emisjonin,ZONE E NDALUR te ketij mu…eshte sikur te hashe nje ….mu……
    Ky nuk eshte gazetar….ky eshte nje mu……

  15. ibrahim says:

    Ja ka dhen negjmija bushatit-rama po tregon qe kush nuk ha ngjala e pret burgu.kriminelet jane rilindja e rames.

  16. 123 says:

    dO I MERRNI TE KEQEN SALES TI Bushati i pari qe plase te behesh nje cike drejtor, nuk rrezohet demokracia me force dhe me perrallat e te kuqve!

  17. beni says:

    Po ju qe shkruani ketu te gjithe bijte, nipa ose familiare te sekretareve te PPSH, oficerave dhe sigurimsave jeni ? Sa te tille paskemi patur !

    Demokratet kane punuar 8 vjet fort dhe do ti blejne zgjedhjet, skane nevoje ti vjedhin. Jo me kot bota ( SHBA ) i la ne krye per 8 vitet e fundit…..

  18. Mali says:

    Andi Bushati loz me dy porta me shkrimet e tij dhe bisedat.Kujt i interesonky veprim i para 13-vjeteve?Kjo me duket shaka e keqe.

  19. Kur behet fjale per poshtersirat e trapit sali tifozet e tij koketrashe fikin televizorin.shikojeni kush eshte sali trapi.

  20. Cim peka says:

    Kurvat e saliut nuk i shikojne kto

  21. Reflection says:

    … “moment tejet sinjifikativ”, ‘sinjifikativ’ ?! Sa me dhimbseni edhe ju,gazetare, te cilet, per hir te te qenit intelktuale, ne vend qe te bazoni aftesine ne profesionizem, shkathtesi, zgjuarsi, per t’u dukur te tille(te zgjuar,pra) duket sikur rruge tjeter s’iu ka mbetur perveçese te perdorni fjale te huaja(sikur te kishim nje gjuhe te varfer, te pakten)….Pakez, shume pakez shpetojne nga ai mentalitet i kalbur, ne Shqiperi……. ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje