Topi ne Gjirokaster: FRD elemnt kyc ne parlamentin e ri

16 Qershor 2013, 19:32Politika TEMA
Topi ne Gjirokaster: FRD elemnt kyc ne parlamentin e ri

Në vazhdim të takimeve zgjedhore në kuadër të fushatës zgjedhore Fryma e Re Demokratike, zhvilloi sot një takim me qytetarët në Gjirkoastër. Nga ky qytet kryetari i FRD bëri thirrje gjtihë shqiptarëve që një javë para zgjedhjeve të 23 qershorit, të intesifikojnë në maksimum takimet, të tërheqin dhe të bindin sa më shumë njerëz që  mbështesin alternativën e FRD-së duke i shndërruar 7 ditët deri në 23 qershor javën më të rëndësishme në vendimmarrjen e tyre.
Më tej ai foli për traditën dhe vlerat historike të Gjirokastrës ndërkohë që akuzoi qeveritarët për mungesë vëmendjeje  dhe projektesh  për restaurimin dhe mbrojtjen e objekteve historike të këtij qyteti.

Z.Topi tha se FRD shkon në zgjedhje me një bilanc shumë interesant: “Ajo është një forcë me moral dhe dinjitet, ajo ndëshkon dhe i qëndron larg abuzimeve dhe konflikteve”. Edhe nga Gjirokastra kryetari Topi sulmoi ashpër PD-në që sic tha ai: “ Është e ngjashme me partitë e majta sepse ka jo vetëm element të programit të së majtës por edhe kandidatë emblemë të së majtës tradicionale në Shqipëri”.

Pas 23 qershorit tha z.Topi Fryma e Re Demokratike do të jetë faktori më i rëndësishëm i vendimmarrjes parlamentare, e cila do të kushtëzojë cdo bashkëpunim me zbatimin e çdo pike të programit të saj. Ne shpresojmë vazhdoi ai që moderatori i parlamentit të ardhshëm të mos persekutojnë, ironizojnë perçajë dhe diktojnë deputetët, por të jetë një politikan i moderuar.

Duke përfunduar z.Topi ftoi gjirokastritët të vlerësojnë sic duhet momentin e pjesëmarrjes në votime, sepse sa më e lartë të jetë pjesëmmarrja në zgjedhje aq më e shumtë do të jetë  vota pro FRD-së, votoni FRD , votoni nr 66.

1 komente në “Topi ne Gjirokaster: FRD elemnt kyc ne parlamentin e ri”

  1. sasha says:

    bravo topi, dhe te gjithe kyetaret e partive te tjera

    le te bashkohen me eren e Rilindjes te partise socialiste..

    ne 23 qeshor duhet te largojme saliun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje