Topi: FRD do kushtëzojë bashkëpunimin në qeveri me zgjidhjen e çështjes së pronës

15 Qershor 2013, 21:23Politika TEMA

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ishte i pranishëm në një takim në Gosë të Kavajës, ku u shpreh se banorët e kësaj komune janë viktimë e mungesës së përgjegjësisë të qeverisë dhe pushtetit vendor.

Banorëve të Gosës Topi ju premtoi se FRD në parlament dhe qeveri do të kushtëzojë bashkëpunimin me zgjidhjen e çështjes së pronës.

“Frika për rotacion politik ka përfshirë minjtë e pushtetit, ata e ndjejnë fitoren e FRD-së dhe përpiqen pa sukses ta pengojnë. Banorët e Gosës dhe të gjithë Shqipërisë do të bëjnë kthesën epokale për t’i dhënë fund tranzicionit të stërzgjatur”, u shpreh Topi.

Ai u bëri thirrje banorëve që të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votës.

Kryetari i FRD-së për komunën Gosë, Hajrullah Kalo, pasi nënvizoi me radhë problemet që hasin banorët e kësaj komune, që nga mungesa e zhvillimit e deri tek kujdesi shëndetësor, u premtoi atyre se FRD do të kujdeset për ccdo problem të tyre dhe do të stimulojë biznesin./ep

3 komente në “Topi: FRD do kushtëzojë bashkëpunimin në qeveri me zgjidhjen e çështjes së pronës”

  1. dinamo says:

    e ka fjalen per pronat e tij dhe ato qe kane vjedhur ato te pd kur topja hante pace ne presidence

  2. sokol says:

    Bravo Bamir, ti je i vetmi person ne politiken shqiptare qe ngjall respekt..ti i ke votat hallall se rrezaton edukate qytetare, etike , zgjuarsi dhe kur te degjova se fundi tek top chanell krijova nje simpati per vlerat qe ke… u shtofshin politikanet e tipit tend e poshte tirania e PD dhe PS dy partite me te ndyra qe kane mbajt peng kete popull per me shume se 22 vjet..

  3. pronari pa prona says:

    Po qe se e mban fjalen dhe i ben ato qe ke shkruar z.Topi, mbetet pak shprese per ne pronaret qe shtyjme muajin me pension e borxhe…jemi me ty.me ne fund ka nje alternative per te djathtet e vertete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje